Panorama
--
vrasje per nder
ngjarja
BURREL/ Gruaja rrėfen nė polici: Mė kishte hyrė tri herė nė shtėpi
Tenton ta pėrdhunojė, e vret
Zbraz njė karikator ndaj komshiut, arrestohet
BURREL/ Roland Nikolli
Eshtė gjetur disa herė e vetme pėrballė tij dhe ka mundur tė shpėtojė nga pėrdhunimi i komshiut. Ditėt ishin kthyer nė njė tmerr tė vėrtetė pėr Zalire Xhafėn, kur e mendonte se si do kalonte natėn qė do tė vinte.
E pėr mė shumė nuk guxonte tė dilte nė rrugė, pasi do tė gjendej nėn morinė e fjalėve dhe ngacmimeve tė Mahmut Kadiut, 61 vjeē, tė cilat tashmė i ishin bėrė tė pandashme. Prej muajsh, gruaja 45-vjeēare qė jetonte larg tė shoqit ėshtė gjendur nėn njė terror psikologjik. Kjo deri mbrėmjen e sė shtunės, kur ka derdhur plot njė karikator kallashnikovi nė drejtim tė komshiut, i cili i kishte hyrė brenda nė shtėpi. Brenda pak orėsh, policia ka mbėrritur nė fshatin Gurrė e Madhe tė Burrelit, ku ka bėrė arrestimin e gruas dhe shoqėrimin e bashkėshortit tė saj.
Ngjarja
Kishte provuar dy herė mė parė dhe nuk i kishte dalė gjė. Por Mahmut Kadiu kishte vendosur qė tė mos tėrhiqej derisa tė arrinte nė realizimin e dėshirave tė tij. Pėrdhunimi i 45-vjeēares tashmė ishte kthyer nė njė fiksim pėr tė. Duke pėrfituar edhe nga largėsia e bashkėshortit tė Zalire Xhafės, i cili punonte si murator nė Tiranė, komshiu 61-vjeēar kishte vendosur qė ta provonte edhe herėn e tretė. Tė shtunėn, rreth orės 21.00, Mahmut Kadiu i ėshtė afruar banesės sė familjes Xhafa. Duke qenė se gruaja e shtėpisė ishte e vetme, futja nė shtėpinė e saj nuk ka qenė njė problem. Por me rezistencėn e Zalires ai ishte ndeshur edhe dy herė tė tjera. Pasi ėshtė futur nė banesėn e saj, mėsohet se e ka kapur me forcė dhe ėshtė pėrpjekur qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė. Nė pėrleshje e sipėr, e cila mendohet qė tė ketė zgjatur disa minuta, Zalirja ka rrėmbyer njė automatik qė mbante nė shtėpi dhe e ka derdhur tė gjithė karikatorin nė drejtim tė tij. Asgjė nuk mund ta shpėtonte nga vdekja Mahmutin, i cili ishte bėrė shoshė nga plumbat. Nuk kanė vonuar dhe pranė banesės nė fshatin Gurrė e Madhe tė Burrelit, kanė mbėrritur edhe komshinj tė tjerė, tė cilėt kanė lajmėruar policinė pėr atė qė ka ndodhur.
Hetimet
Pėr policinė nuk ka qenė i vėshtirė ndėrtimi i natės sė masakrės. Ka qenė vetė protagonistja, Zalirja e cila ka rrėfyer tė gjitha detajet e vrasjes sė komshiut. Nė vendgjarje poliicia ka bllokuar edhe automatikun kallashnikov qė familja Xhafa mbante pa leje bashkė me gėzhojat e shumta qė kishin mbuluar dyshemenė. I vetmi moment qė nuk ėshtė zbardhur plotėsisht nė kėtė ngjarje tė rėndė ėshtė roli i bashkėshortit tė Zaliresė. Xhavit Xhafa, prej muajsh punonte si murator nė Tiranė, duke e lėnė familjen vetėm nė fshat. Ai ėshtė shoqėruar nga policia disa orė pas arrestimit tė bashkėshortes sė tij. Ai ėshtė kapur nė momentin qė i ėshtė afruar shtėpisė, pasi kishte ardhur nga Tirana. Sipas hetuesve, ėshtė duke u hetuar edhe njė variant i dytė pėr ngjarjen.
Dyshohet se bashkėshorti i Zaliresė mund tė ketė qenė nė shtėpi atė natė kur ka ndodhur vrasja, duke qenė edhe pjesėmarrės nė tė. Mė pas, pėr tė humbur gjurmėt ai ėshtė larguar pėr tu kthyer disa orė mė vonė, gjoja sikur ka ardhur direkt nga Tirana. Megjithatė, ky ėshtė njė variant nė hetim e sipėr dhe policia nuk jep asgjė zyrtare pėrveē variantit tė parė, mbi tė cilin ėshtė marrė edhe masa e arrestit pėr gruan. Ndėrkohė qė Xhavit Xhafa ėshtė vetėm i shoqėruar dhe pritet qė tė sqarojė detaje tė tjera nė lidhje me ngjarjen e rėndė. Nga vetė largėsia e fshatit ku ka ndodhur ngjarja, edhe detajet nė lidhje me tė kanė qenė tepėr tė pakta nga ana e policisė. Ora e vonė kur ėshtė shėnuar, rreth orės 21:00, koha qė i ėshtė dashur policisė pėr tė mbėrritur nė vendngjarje, shoqėrimi disa orė mė vonė i bashkėshortit, kanė sjellė edhe vonesa tė konsiderueshme nė zbardhjen e saj nga ana e hetuesve. r.n
..
He me te lumte Pushka..
kjo eshte shqiptare e vertete..
..........
Krijoni Kontakt