Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Te lumt pushka oj Zalire..

    Panorama

    --


    vrasje per nder
    ngjarja

    BURREL/ Gruaja rrėfen nė polici: Mė kishte hyrė tri herė nė shtėpi


    Tenton ta pėrdhunojė, e vret

    Zbraz njė karikator ndaj komshiut, arrestohet

    BURREL/ Roland Nikolli
    Eshtė gjetur disa herė e vetme pėrballė tij dhe ka mundur tė shpėtojė nga pėrdhunimi i komshiut. Ditėt ishin kthyer nė njė tmerr tė vėrtetė pėr Zalire Xhafėn, kur e mendonte se si do kalonte natėn qė do tė vinte.

    E pėr mė shumė nuk guxonte tė dilte nė rrugė, pasi do tė gjendej nėn morinė e fjalėve dhe ngacmimeve tė Mahmut Kadiut, 61 vjeē, tė cilat tashmė i ishin bėrė tė pandashme. Prej muajsh, gruaja 45-vjeēare qė jetonte larg tė shoqit ėshtė gjendur nėn njė terror psikologjik. Kjo deri mbrėmjen e sė shtunės, kur ka derdhur plot njė karikator kallashnikovi nė drejtim tė komshiut, i cili i kishte hyrė brenda nė shtėpi. Brenda pak orėsh, policia ka mbėrritur nė fshatin Gurrė e Madhe tė Burrelit, ku ka bėrė arrestimin e gruas dhe shoqėrimin e bashkėshortit tė saj.

    Ngjarja
    Kishte provuar dy herė mė parė dhe nuk i kishte dalė gjė. Por Mahmut Kadiu kishte vendosur qė tė mos tėrhiqej derisa tė arrinte nė realizimin e dėshirave tė tij. Pėrdhunimi i 45-vjeēares tashmė ishte kthyer nė njė fiksim pėr tė. Duke pėrfituar edhe nga largėsia e bashkėshortit tė Zalire Xhafės, i cili punonte si murator nė Tiranė, komshiu 61-vjeēar kishte vendosur qė ta provonte edhe herėn e tretė. Tė shtunėn, rreth orės 21.00, Mahmut Kadiu i ėshtė afruar banesės sė familjes Xhafa. Duke qenė se gruaja e shtėpisė ishte e vetme, futja nė shtėpinė e saj nuk ka qenė njė problem. Por me rezistencėn e Zalires ai ishte ndeshur edhe dy herė tė tjera. Pasi ėshtė futur nė banesėn e saj, mėsohet se e ka kapur me forcė dhe ėshtė pėrpjekur qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė. Nė pėrleshje e sipėr, e cila mendohet qė tė ketė zgjatur disa minuta, Zalirja ka rrėmbyer njė automatik qė mbante nė shtėpi dhe e ka derdhur tė gjithė karikatorin nė drejtim tė tij. Asgjė nuk mund ta shpėtonte nga vdekja Mahmutin, i cili ishte bėrė shoshė nga plumbat. Nuk kanė vonuar dhe pranė banesės nė fshatin Gurrė e Madhe tė Burrelit, kanė mbėrritur edhe komshinj tė tjerė, tė cilėt kanė lajmėruar policinė pėr atė qė ka ndodhur.

    Hetimet
    Pėr policinė nuk ka qenė i vėshtirė ndėrtimi i natės sė masakrės. Ka qenė vetė protagonistja, Zalirja e cila ka rrėfyer tė gjitha detajet e vrasjes sė komshiut. Nė vendgjarje poliicia ka bllokuar edhe automatikun kallashnikov qė familja Xhafa mbante pa leje bashkė me gėzhojat e shumta qė kishin mbuluar dyshemenė. I vetmi moment qė nuk ėshtė zbardhur plotėsisht nė kėtė ngjarje tė rėndė ėshtė roli i bashkėshortit tė Zaliresė. Xhavit Xhafa, prej muajsh punonte si murator nė Tiranė, duke e lėnė familjen vetėm nė fshat. Ai ėshtė shoqėruar nga policia disa orė pas arrestimit tė bashkėshortes sė tij. Ai ėshtė kapur nė momentin qė i ėshtė afruar shtėpisė, pasi kishte ardhur nga Tirana. Sipas hetuesve, ėshtė duke u hetuar edhe njė variant i dytė pėr ngjarjen.
    Dyshohet se bashkėshorti i Zaliresė mund tė ketė qenė nė shtėpi atė natė kur ka ndodhur vrasja, duke qenė edhe pjesėmarrės nė tė. Mė pas, pėr tė humbur gjurmėt ai ėshtė larguar pėr t’u kthyer disa orė mė vonė, gjoja sikur ka ardhur direkt nga Tirana. Megjithatė, ky ėshtė njė variant nė hetim e sipėr dhe policia nuk jep asgjė zyrtare pėrveē variantit tė parė, mbi tė cilin ėshtė marrė edhe masa e arrestit pėr gruan. Ndėrkohė qė Xhavit Xhafa ėshtė vetėm i shoqėruar dhe pritet qė tė sqarojė detaje tė tjera nė lidhje me ngjarjen e rėndė. Nga vetė largėsia e fshatit ku ka ndodhur ngjarja, edhe detajet nė lidhje me tė kanė qenė tepėr tė pakta nga ana e policisė. Ora e vonė kur ėshtė shėnuar, rreth orės 21:00, koha qė i ėshtė dashur policisė pėr tė mbėrritur nė vendngjarje, shoqėrimi disa orė mė vonė i bashkėshortit, kanė sjellė edhe vonesa tė konsiderueshme nė zbardhjen e saj nga ana e hetuesve. r.n


    ..








    He me te lumte Pushka..

    kjo eshte shqiptare e vertete..







    ..........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vret dashnorin ne bashkepunim me burrin

    Vret dashnorin ne bashkepunim me burrin

    E Marte, 31 Maj 2005


    Zoja (Vitore) Xhafa pasi u pikas nga bashkeshorti i saj Xhaviti, se kishte nje raport intim me Ramiz Kadiun, e qellon ate me automatik duke i marre jeten. Burre e grua fshehin kufomen. Si i shoqi u shtir sikur iku ne Kamez pas dyshimeve per tradhetine e gruas dhe arrestimi i te dyve. Alibia e rreme, e nje perdhunimi imagjinar

    TIRANE - Burre e grua bashkepunojne ne nje vrasje pasi zbulohet tradhetia bashkeshortore. Ngjarja ka ndodhur ne nje fshat te Matit dhe sipas burimeve zyrtare te Policise se Shtetit, e dyshuara Zoja (Vitore) Xhafa, e cila akuzohet se ekzekutoi me automatik, 44 vjecarin Ramiz Kadiu, kishte nje raport intim me viktimen e saj. Policia tha se gruaja 41 vjecare nuk ishte e vetme ne krim, pasi u ndihmua nga i shoqi 47 vjecar, Xhavit Xhafa, te pakten per te transportuar te vrarin nga dora e bashkeshortes. Dy te dysdhuarit u arrestuan ne Kamez prane kryeqytetit dhe dje i kaluan per hetime te metejshme, Komisariatit te Policise ne Mat.

    Ngjarja

    Ne oret e vona te pasdites se shtune, Xhaviti 47 vjecar i thote gruas se tij se ishte duke shkuar ne Kamez te te aferm, si per fundjave. E shoqja qendron ne shtepi, por pa e kuptuar se i shoqi po i ngrinte nje kurth, tregojne per "Korrierin", burimet zyrtare te Policise se Shtetit. kur Zoja (Vitorja), besoi se i shoqi ishte "zhdukur" te kusherinjte ne Kamez, i dashuri i saj 44 vjecar Ramiz Kadiu, u afrua ne shtepi. Te dy, prej kohesh kishin nje lidhje intime dhe keto dite, burri i Zojes kishte nuhatur dicka. Prandaj ai vendosi te mos shkoje ne Kamez. Ka qendruar ne fshat, Gurre e Madhe ku kane vendbanimin e perbashket dhe ka ruajtur castin kur mund t'i kapte "mat" te shoqen me dashnorin. Skena, sikurse tregojne hetuesit, referuar thenieve te Xhavitit, ka qene e njejte me dyshimet e tij. E shoqja ishte duke flirtuar me te dashurin e saj 3 vjet me te madh dhe kjo skene nuk mund te kaperdihej nga Xhaviti.

    Por nese Xhaviti, s'mund te percillte faktin qe e shoqja e tradhetonte me nje burre tjeter te fshatit, vete Zoja, duhet te dilte sa me e lare nga kjo situate. Burimet e policise se Shtetit qe i referohen grupit hetimor, thane se 41 vjecarja kur eshte pikasur nga i shoqi qe ishte me Ramizin, ka sajuar nje perdhunim te rreme. Ne kete pike, afron ekzekutimi, ku policia ende nuk ka qartesuar pozicionin e ciftit. Paraprakisht, dyshohet se vrasja eshte bere nga burre e grua ne bashkepunim, por mendohet qe plumbat e automatikut, t'i kete zbrazur Zoja.

    Krimi i kryer duhet te mbulohej ne menyre qe te mos kishte gjasa te zbulohej nga fqinjet dhe sidomos policia, vecanerisht autoresia e ciftit Xhafa. Ndaj Xhaviti me Zojen, pasi vrane Ramizhin ne brendesin te baneses se tyre, e kane nxjerre jashte ate, duke e terhequr mbi 200 metra larg shtepise. Policia tha se trupi i viktimes, u transportua nga cifti i dyshuar si vrases, ne nje vend disi te fshehur. Pak minuta pas ngjarjes, qe te dy, jane larguar nga Gurra e Madhe duke hyre ne mat dhe me tej, i jane drejtuar rruges per ne kryeqytet, duke u ndalur ne Kamez, ku jetojne te aferm te tyre. Nuk kaluan 24 ore nga ngjarja dhe mbremjen e se dieles, te dy rane ne pranga kurse dje ne mengjes, u rikthyen serish ne Mat, por tashme, ne qelite e paraburgimit te Komisariatit te Policise. Ed.Ku

    Cifti i dyshuar ne Burrel, u kap ne Kamez
    E Marte, 31 Maj 2005
    TIRANE - Dy autoret e dyshuar te vrasjes, u larguan nga Gurra e Madhe dhe mberriten ne Kamez. Forca te shumta nga Komisariati i Policise Nr. 6 ne Tirane, te dielen arriten te lokalizojne vendndodhjen e ciftit Xhavit dhe Zoja (Vitore) Xhafa, duke i vene ne pranga. Ne bashkepunim dhe me prokurorin, jane kryer te gjitha veprimet proceduriale per ngjarjen e ndodhur, si dhe eshte bere e mundur gjetja e armes se krimit, automatik i cili mbahet pa leje, i cili eshte sekuestruar nga policia. Ndersa vazhdojne hetimet per zbardhjen e te gjithe ngjarjes, dy te dyshuarit u derguan ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise ne Burrel.

    Marre nga Korrieri.

    P.S Brar vellai, femra ka fut shejtanin ne shishe e jo dashnorin ne varr . E hane apo se hane meshkujt...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 31-05-2005 mė 20:00
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-07-2004
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    48
    sa me hyri ne zemer ky rasti i pare ? si nuk lejohen AK-47 ktu ne angli e ? interesant.......

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    s'merret vesh ketu...lumt zalirja qe paska dashenor ? qe kishte desha te thoja

    Atehere eshte genjeshter? Nuk e perdhunoj? Apo akoma nuk eshte marr vesh ngjarja e vertet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 01-06-2005 mė 13:12
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga *~Rexhina~*
    s'merret vesh ketu...lumt zalirja qe paska dashenor ? qe kishte desha te thoja

    Atehere eshte genjeshter? Nuk e perdhunoj? Apo akoma nuk eshte marr vesh ngjarja e vertet.
    Rexho,

    Si thua ti ? A vertet nuk kish mujt ai me e per - dhunu Zalirjen???

    Po dashnori ne dhe me mire, e Zalirja me burrin prape ne shpi
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ja si mė dhunoi kolegia nė sy tė nxėnėsve

    Ja dhe nje trimeri "Burnesheje" :

    Pogradec, mėsuesja u dhunua pas njė grindjeje banale me motrėn e tė “dashurės” sė tė birit
    Ja si mė dhunoi kolegia nė sy tė nxėnėsve

    Mėsuesja Rajmonda Turshnika kėrkon ndjeje penale pėr studenten e ciklit tė ulėt

    Bardhyl Berberi


    POGRADEC- Tre ditė pasi u dhunua nga kolegia e saj e ardhshme, pas njė grindjeje krejt banale, mėsuesja Rajmonda Turshnika ka dalė dje nė punė, ndėrsa ka bėrė dhe denoncimin zyrtar ndaj autores. Mėsuesja e ciklit tė ulėt, nė shkollėn 9- vjeēare “Koli Gusho“, nė Pogradec, ndihet e fyer nga ajo qė ndodhi rreth orės 13:15 tė ditės sė premte. Sipas mėsueses Turshnika ka qenė Manjola Mihilli, nga fshati Tushemisht, aktualisht studente e vitit tė katėrt pėr cikėl tė ulėt nė Universitetin “Fan Noli “ nė Korēė, ajo qė ka shkuar nė shkollėn 9- vjeēare “Koli Gusho“ dhe i ka kėrkuar tė bisedojė. “Nė bisedė e sipėr Manjola filloi tė mė kėrkojė llogari se pėrse nuk e lija djalin tim, Ervinin 27 vjeē, qė tė martohej me motrėn e saj Pranverėn, nxėnėse nė vitin e tretė nė shkollėn e mesme “Gjergj Pekmezi“, nė Pogradec”,- tregon Rajmonda. Sipas saj, nė oborr kishte shumė nxėnės dhe mėsues. Kėta tė fundit e kėshilluan Manjolėn se kjo punė u takonte tė rinjve qė ta zgjidhnin. “Ndėrsa isha duke shoqėruar nxėnėsit e mi pėr nė klasė Manjola me motrėn e saj, Pranverėn, si duket me kanė ndjekur nga pas. Sapo mbėrrita nė korridor, nė sy tė nxėnėsve, Manjola me kapi pėr flokėsh, duke mė goditur fort nė tė gjitha pjesėt e trupit dhe sidomos nė kokė, ndėrsa motra e saj qėndronte nė distancė. “Mė ra tė fikėt nga dhuna qė ushtroi studentja e mėsuesisė. Kur u pėrmenda, pashė se pranė mė ishte afruar njė burrė. M’u prezantua me emrin Gjergji. Mė tha se ishte avokat dhe mik i familjes Mihilli. Ai mė kėrkoi qė tė mos ankohesha nė polici pėr dy motrat, qė sipas “avokatit”, dolėn jashtė kontrollit”,- tregon mė tej mėsuesja Turshnika. Duke pėrfunduar ajo thotė se “nuk kam tė bėj me ēėshtjen qė pretendojnė dy motrat. Ervini ėshte djalė i pjekur. Kur e pyeta pėr kėtė histori ai mė tha se me motrat ishte njohur nė njė Pab dhe kishte pirė vetėm njė gotė limonatė . Nuk kishte asgjė tjetėr me to”. Gjokė Ambo, drejtor i shkollės “Koli Gusho“, e vlerėsoi dhunėn ndaj mėsueses si njė ngjarje tė shėmtuar, e cila ka tronditur dhe nxėnėsit qė kanė parė me sy dhunėn e ushtruar ndaj saj. Ndėrsa zv/drejtoresha e shkollės, Viktori Hamzallari, tha se ėshtė dhunuar institucioni i shkollės. “Rajmonda punon prej 30 vjetėsh si mėsuese dhe ka qenė serioze gjatė ushtrimit tė profesionit. Tė dhunosh njė mėsuese 54- vjeēare brenda institucionit ėshtė vėrtet e pafalshme. Me shkurtimin e rojeve tė shkollave, me urdhėr tė Ministrisė sė Arsimit, kėto institucione janė bėrė si han, ku mund tė hyjė dhe tė dalė kush tė dojė”,- pėrfundon Hamzallari.

    Mjeku ligjor

    Mėsuesja Rajmonda Turshnika iu nėnshtrua ekspertizės mjeko-ligjore. Pas vizitės, mjeku Hasan Laho ka lėshuar njė akt ekspertize ligjore, nr 66, ku thekson se Rajmonda Turshinka ka hematoma nė krahun e djathtė, nė kokė dhe nė qafė

    Policia

    Shefi i komisariatit, Shehbi Beēoku, ka thirrur dje dy familjet Trushinka dhe Mihilli. Manjola ka kėmbėngulur se Pranvera e do Ervinin, porse pengesė pėr kėtė dashuri ėshtė bėrė e jėma e tij, mėsuesja
    Rajmonda Turshnika

    Tė rinjtė

    Manjola sipas burimeve tė policisė ka thėnė se u tregua e dhunshme me mėsuesen, pasi motra e saj i kishte thėne se nėse “nuk e marr atė djale unė do t’i jap fund jetės duke u varur”. Ervini e ka mohuar njė lidhje me Pranverėn

    Mėsuesja

    Pavarėsisht pretendimeve mėsuesja ka marrė dje raportin mjekėsor dhe bashkė me tė ka bėrė denoncimin pėr studenten Manjola Mihilli, si autore e dhunės sė ushtruar ndaj saj. Mėsuesja Rajmonda Turshnika ka kėrkuar ndjekje penale




    07/06/2005
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet. Shekulli
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Per t'i shpetuar dhunes se burrit, hidhet nga pallati

    Per t'i shpetuar dhunes se burrit, hidhet nga pallati
    E Merkure, 15 Qershor 2005
    LUSHNJE - Nje grua u perpoq te shpetonte nga dhuna e bashkeshortit duke u hedhur nga pallati ku banonte dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Ngjarja ndodhi dje pasdite ne lagjen "Skender Libohova" te qytetit te Lushnjes. Nje burim i grupit hetimor qe shkoi ne vendngjarje, i tha "Korrierit", se viktima eshte Anila Malaj, rreth 30 vjece, lindur dhe banuese ne qytetin myzeqar. Autor i dyshuar i ushtrimit te dhunes dhe shtytjes nga pasiguria dhe frika, ne hedhjen nga pallati, eshte 38 vjecari Alfred Manaj, nga i njejti vendbanim. Gjithcka ka nisur dje ne mesdite, kur Alfredi, sipas burimeve ne vendngjarje, ne gjendje te dehur, ka shkuar ne shtepi dhe eshte konfrontuar me bashkeshorten e tij. ai ka nxjerre madje dhe nje pistolete duke e kanosur dhe duke e goditur me qyten e armes se zjarrit, nje TT. Anila, e ndodhur ne kushte te nje frike dhe pasigurie, i eshte afruar dritares se katiti te dyte te pallatit ne te cilin banojne dhe eshte hedhur qe andej duke rene poshte ne asfalt. Menjehere e plagosura eshte derguar ne spitalin vendor te Lushnjes, ku mjeket thane se gjendja e saj eshte e rende. Policia pasi ka marre edhe kallezimin e viktimes, ka bere arrestimin e 38 vjecarit Alfred Manaj. Xh.B

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Per t'i shpetuar dhunes se burrit, hidhet nga pallati
    E Merkure, 15 Qershor 2005
    LUSHNJE - Nje grua u perpoq te shpetonte nga dhuna e bashkeshortit duke u hedhur nga pallati ku banonte dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Ngjarja ndodhi dje pasdite ne lagjen "Skender Libohova" te qytetit te Lushnjes. Nje burim i grupit hetimor qe shkoi ne vendngjarje, i tha "Korrierit", se viktima eshte Anila Malaj, rreth 30 vjece, lindur dhe banuese ne qytetin myzeqar. Autor i dyshuar i ushtrimit te dhunes dhe shtytjes nga pasiguria dhe frika, ne hedhjen nga pallati, eshte 38 vjecari Alfred Manaj, nga i njejti vendbanim. Gjithcka ka nisur dje ne mesdite, kur Alfredi, sipas burimeve ne vendngjarje, ne gjendje te dehur, ka shkuar ne shtepi dhe eshte konfrontuar me bashkeshorten e tij. ai ka nxjerre madje dhe nje pistolete duke e kanosur dhe duke e goditur me qyten e armes se zjarrit, nje TT. Anila, e ndodhur ne kushte te nje frike dhe pasigurie, i eshte afruar dritares se katiti te dyte te pallatit ne te cilin banojne dhe eshte hedhur qe andej duke rene poshte ne asfalt. Menjehere e plagosura eshte derguar ne spitalin vendor te Lushnjes, ku mjeket thane se gjendja e saj eshte e rende. Policia pasi ka marre edhe kallezimin e viktimes, ka bere arrestimin e 38 vjecarit Alfred Manaj. Xh.B

    Korrieri.
    Mister BIG (Xhuxhumaku ) mua me duket se e ka hedhur ai dhe ajo nuk tregon nga frika.
    Mbase e kam gabim.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Era e detit,

    C'ndryshim ka per jeten e saj .

    Ti jeton vete ketu dhe e kupton me mire se ata "te jashtmit" qe vetem lexojne nga gazetat jeten shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ajo rron ,Mr BIG (se me pelqente shume ky Big-u nuk merzitesh ti ) dhe ka frike sepse kam degjuar dhe lexuar shume raste keqtrajtimesh qe e tregojne te verteten vetem kur ndihen te sigurt plotesisht qe nuk ju ndodh gje.
    Tani edhe une "e jashtme" jam dhe vetem gazeta ne internet lexoj .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 15-06-2005 mė 18:38
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kanuni i Lekė Dukagjinit
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 285
    Postimi i Fundit: 07-02-2022, 20:03
  2. DERI KUR DO TĖ KĖRCASĖ PUSHKA E TRADHĖTISĖ NĖ DRENICĖ?
    Nga dilaver nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •