Close
Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 76 deri 90 prej 324
  1. #76
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    [QUOTE=el7]Beni thnx, Nuk arij te kuptoj pse nuk duhen instaluar ne te njejtin drive ku u fshi programi ose folder.Kam dhe nje prog "recovery my comp" po ne kerkim nuk ariti te gjeje ate qe kerkojae bera install dhe ne te njejtin drive.do provoj edhe keto progs qe me dhe(gabimish fshiva nje projekt ne adobe prem pro me *.ppj)[/QUOTE
    Nqs do futesh programin e rikoverimit ne drajverin c ku ke humbur skedaret dhe do e punosh programin atje,atehere programi do kete nje direktori ku do fuse skedaret e rikoveruar.Cdo te ndodhe.Gjate rikoverimit kur programi te kaloje skedaret qe ti ke hequr"delete" qe jane markuar ne disk si "delete"programi do rishkruaje ne diskun C dhe do i fuse skedaret ne direktorine C\Emri programit te rikoverimit\output.Atehere ky sektor i diskut output do rishkruaje mbi te dhenat e vjetra ne disk,skedaret e markuar si delete.Aty do futen nje pjese programe dokumenta qe programi do rikoveroje,por njekohsisht do fshihen ne disk nga sektori output. disa programe dhe dokumenta qe ndodhen ne te njejtin sektor ku eshte vendosur skedari Output.Nqs folderi output i programit jep si rezultat ne perfundim te procesit 6 gb skedare te rikoveruar,kjo do te thote qe ke humbur 6 gb te tjera me programe dokumenta qe jane ndodhur pikerisht ne kete sektor disku ku ndodhet folderi Output.Si rezultat do kesh shume humbje,nuk do te rikoverohen te gjithe skedaret.Programi kur ben kerkim,nuk shkruan ne disk,nuk ben asnje dem.Kur fillon procesi i rikoverimit ai fillon te shkruaje.procesi i shkrimit fillon menjehere kur ai i kalon skedaret ne folderin OUtput.Nqs Output do jete ne C te harddrajveri qe do rikoverosh humbjen do e kesh 50%.Nuk rekomandohet te punohet brenda drajverit ku do besh rikoverim.Dmth te shkarkosh programe te tjera,te besh defragmentarizim,te kryesh procese mirembajtjeje,pasi kjo rishkruan ne disk.Mire eshte qe rikoverimi te behet sa me shpejt,menjehere pas humbjes se tyre me heqjen aksidentalisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 18-05-2006 më 21:51
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #77
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Mos u lodh se nuk i gjen dot ato.Te dhenat ruhen ne regjister ne windows.Me formatim eshte fshire dhe regjistri.Per pasoje ke bere formatim,ke fut nje windows te ri i cili nuk i ka te dhenat e emrit,perdorusit(user).Windowsi i ri e ka regjistrin me te dhenat default per perdorusit,guest, administartor dhe nuk ka se si ta kete nje profil te ri qe ti e ke krijuar te windowsi i vjeter.Me nje fjale te mungojne celsat ne regjister per emrin,llogarine e perdorusit .Ajo qe duhej te beje perpara formatizimit,do ishte ti beje nje imazh windowsit,ose kopje rezerve(backup).Ka shume programe qe e bejne kete pune si Acronis True Imazhe,Norton Ghost etj.Gjithashtu edhe per te dhenat e desktopit ,te windowsi i ri te mungojne celsat ne regjister.Mund ta rikoverosh regjistrin kur ai eshte i demtuar,mungojne disa celsa,por nuk mund ta rikoverosh ne qofte se formaton windowsin.Mund ta arrish te rikoverosh regjistrin,ne qofte se i ben nje kopje backup regjistrit dhe e hedh ne cd ose i ben nje imazh komplet windowsit me programet me lart.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2005
    Postime
    57

    flm per pergjigjen

    te falenderoj per pergjigjen edhe pse sme pelqeu se qenka me dhimbje ,por kesaj i thone mend per here te tjera
    faleminderit
    Ishim mire atehere kur ishim keq!?

  4. #79
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Është fshirë profili dhe dokumentat (my documents)

    Mbas nje poshtersie te vogel nga im bir, i cili si pa dashje e hoqi spinen e kompjuterit nga priza me del sikur Windows nuk mund ta gjej akountin e vjeter.
    E fika dhe rindeza disa here por prape e njejta gje, nuk me dalin as fotot, as muzika...asgje qe kam pase me perpara te rujtun ne kompjuter.
    Me dalin programet, por jo files. Mundohem ti bej switch users po prape te e njejta account me del e njejta gje..?? A ka mundesi qe vetem nje heqje prej prize i ka fshi gjithe files qe kane kene ne kompjuter...? A ka ndonje rrugezgjidhje se kam foto qe nuk i kam neper Cd dhe me vjen keq ti humb.
    Flm.

  5. #80
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Provo ti kerkosh nje here me search.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #81
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    E njëjta gjë i kish ndodhur dhe një anëtari tjetër në forum dhe ai arriti të kthente shumicën e dokumentave me programin Recover My Files. Megjithatë, para se të përdorësh këtë program, provo këto më poshtë:

    I - Së pari, shiko se mos ke ndonjë kopje të dokumentave te My Computer\C\Documents and Settings\. Aty gjenden dosjet e llogarive. Në situata të tilla, dosja origjinale mund të jetë dëmtuar dhe Windows krijon një dosje të re. Pra, hapi dosjet nën Document and Settings me radhë dhe shiko nëse do gjesh skedarët e humbur.

    II - Së dyti, nëse mban mend emrin një prej skedarëve të humbur, provo ta kërkosh atë tek start > search. Aty shkruaj emrin e skedarit dhe shiko nëse do dalë në ndonjë dosje tjetër. Për të gjetur të gjitha fotografitë që ke në kompjuter, tek kutia e kërkimit shkruaj "*.jpg" ose "*.jpeg" ose "*.gif" pa thonjza.

    III - Nëse dhe kërkimi nuk jep rezultat, atëherë të ngelet të përdorësh programin Recover My Files. Ky program bën një kërkim më të thellë të hard diskut dhe mund të gjejë shumë skedarë të vjetër. Për të rritur shanset e kthimit të skedarëve, mos bëj asnjë ndryshim të kompjuterit. Duhet të tregosh kujdes që të mos ndryshojë struktura e tanishme e skedarëve sepse, nëse lëviz, hedh, ose shton skedarë të rinj, mund të mbishkruash (fshish) skedarët e vjetër. Me pak fjalë, mundohu ta përdorësh sa më pak kompjuterin deri sa të kthesh mbrapsh skedarët e humbur.

    Biles, nëse ke dy hard disqe në kompjuter, edhe programin Recover My Files këshillohet ta instalosh në hard diskun e dytë (jo atë ku kanë humbur skedarët).

    1. Shkarko programin Recover My Files:
    http://download.getdata.com/RecoverMyFiles-Setup.exe
    2. Instaloje në kompjuter dhe hape nga menuja start > recover my files
    3. Hap menunë help > activate product dhe përdor numrin e regjistrimit
    4. Pastaj shtyp butonin "start search" për të kërkuar skedarët e humbur. Ka disa mënyra kërkimi por në fillim provo "fast file search".
    5. Prit sa të mbarojë kërkimi dhe në listën e skedarëve zgjidh skedarët që do të kthesh mbrapsh. Është e rëndësishme që t'i zgjedhësh të gjithë skedarët përnjëherësh sepse nëse bën prapë kërkimin, mund të mos gjesh përsëri të njëjtët.
    6. Në fund shtyp butonin "save files" dhe ruaji në një dosje tjetër. Nëse ke ndërmend të kthesh mbrapsh skedarë të tjerë, atëherë është e rendësishme që t'i ruash skedarët në një hard disk të dytë, disk USB, ose CD/DVD.
    7. Pasi t'i kesh ruajtur skedarët, provo t'i hapësh dhe shiko a janë kthyer të plotë.

    Nëse Recover My Files nuk jep rezultat, hapin 4 përsërite me "complete file search". Kjo do marrë më shumë kohë por gjen më shumë skedarë të humbur.

    Nëse edhe Recover My Files nuk jep rezultat, mund të përdorësh programe të tjera por nuk besoj të kesh rezultate më të mira pasi pak a shumë të njëjtën gjë bëjnë të gjithë. Lexo temën Rikthimi i skedarëve të fshirë/formatuar për të gjetur emrat e programeve të tjerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 12-06-2006 më 18:32
    Edi

  7. #82
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anëtarësuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168
    Beji nje Restore te your pc lol.Psh nje muaj me perpara, apo dhe nje dite, jave...
    S`do te thote gje te heqesh nga spina comp.
    Une cdo nate para se te fle, e bej nje verpim te tille-heq cdo fishe nga korrenti
    per te mos konsumuar teper energy lol.Po ashtu dhe diten kur dal me ore te gjata.
    Ju sugjeroj "System restore".

  8. #83
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Heqja e spines nga priza kur kompjuteri ka qene duke punuar,mund te kete shkaktuar,prishje te skedareve te windowsit,ne sistemin 32.Per ta rikthyer kompjuterin ne rregull ashtu sic ishte,klik ne start\run.Ketu fut ekzakt kete shprehje C:\WINDOWS\system32\Restore\rstrui.exe Klikohet ok dhe do hapet dritarja e sistem restore.Klikohet ne "next",poshte.Te dritarja tjeter kliko ne kalendar te ndonje date e djeshme ose e pardjeshme.Sigurohu qe data kalendarike qe do zgjedhesh te kete numra te shkruar trashe. Klikon perseri ne next.I ben exit ndonje programi qe ke hapur.Dhe vazhdon me instruksionet deri ne perfundim.Windowsi do te ktheht ashtu si ishte.
    Menyre tjeter eshte te futesh CD-ne e windowsit, fikesh kompjuterin.Ne ndezje do hapet windowsi nga CD.Te opsionet aty zgjidh'Last known good configuracion"
    Kjo do e riktheje windowsin ne situaten kur ai ka qene ne rregull.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #84
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gjithcka ca me keni keshillu e bana por prape se prape pa rezultat, me kete recover my files i gjeti shumicen e fotove po nuk mund ti bej save se nuk ka vend te Folder D per to....kund tjeter si pranon. Mi burn ne CD ka kohe qe sme punon
    drive F dhe sdi qe sdi ti bie ne te. Po per me shume tashi me thote dhe kete poshte, hajde sa here qe fiket e ndezet kompjuteri ti bej gjitha nga fillimi.
    A ka ndonje menyre qe ta kthej normal te pakten ca te bej tashi, te mbesin aty per heren tjeter kur te log in..fotot u pa puna nuk merren mbrapsht.


    Windows cannot find the local profile and is logging you on with a temporary profile. Changes you make to this profile will be lost when you log off.

  10. #85
    i/e regjistruar Maska e Studenti 2006
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    51
    ben mire ta mesosh tet bir te mos luaj me me spinen e korrentit
    JETA ESHTE NJE LIBER.
    KAPAKET E TE CILIT JANE LINDJA DHE VDEKJA
    NDERSA FLETET DITET
    JETOJENI SA ME SHUME

  11. #86
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    Gjithcka ca me keni keshillu e bana por prape se prape pa rezultat, me kete recover my files i gjeti shumicen e fotove po nuk mund ti bej save se nuk ka vend te Folder D per to....kund tjeter si pranon. Mi burn ne CD ka kohe qe sme punon
    drive F dhe sdi qe sdi ti bie ne te. Po per me shume tashi me thote dhe kete poshte, hajde sa here qe fiket e ndezet kompjuteri ti bej gjitha nga fillimi.
    A ka ndonje menyre qe ta kthej normal te pakten ca te bej tashi, te mbesin aty per heren tjeter kur te log in..fotot u pa puna nuk merren mbrapsht.


    Windows cannot find the local profile and is logging you on with a temporary profile. Changes you make to this profile will be lost when you log off.
    ---
    Folderi D cfare eshte,kujt i perket?Eshte particion? Ka mundesi qe D-ja te jete CD-Romi prandaj Recover my files nuk ti ruan.Duhet te zgjedhesh C:\ per ti ruajtur.Po te klikosh dy here ne ikonen my computer do shohesh gjithe drajverat.
    Shiko D-ne,duhet jete CD-Rom drajv ose pjese e hard drajverit(particioni d,particioni pare eshte c-ja).A eshte recover my files i regjistruar.Provo te klikosh ne help/about.Ne qofte se jep emer aty dhe thote e regjistruar,programin e perdor pa kufizime,programi nuk te pengon ti ruash fotografite. Ketu ke nje artikull per te rregulluar difektin e mesazhit qe te jep.http://support.microsoft.com/kb/318011/en-us
    Si te kopjosh materialin nga nje llogari user e korruptuar ne nje llogari te re user.
    http://support.microsoft.com/kb/811151/
    Fotografite mund tja dergosh vetes duke shkuar dhe hapur emailin ne Hotmailin.
    Aty kompozo nje email fotografia e pare,i ve nje titull sipas pamjes qe ka. Klik ne Attachment dhe e fut fotografine e pare dhe ja dergon vetes ne adresen e emailit ne yahoo.Keshtu ben edhe me fotografite e tjera.Mjafton ti vesh nje titull cdo fotografie qe te marresh vesh se cfare jane.Te gjitha fotot do i kesh ne inbox ne yahoo.Te opsionet e emailit ne yahoo,krijo nje email folder me emrin fotografite.I kalon gjithe fotografite nga inboxi ne folderin fotografite.Cfaredo qe te ndodhe me kompjuterin,prishje windowsi,format,riinstalim,fotografite do i kesh te sigurta ne yahoo mail te folderi fotografite.Ose perdor Yahoo briefcase.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #87
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Tashi spo kam fort hallin e fotove sa po kam hallin ta bi ne terezi si ka kene me perpara. Sa here qe bej log off humbet cdo gje. Dhe me nxjerr kete mesazh.

    Windows cannot load the locally stored profile. Possible causes of this error include insufficient security rights or a corrupt local profile. If this problem persists, contact your network administrator.
    DETAIL - Error performing inpage operation
    .

    Plus me del dhe kjo sa hap internetin...:
    DDE Sever Window : uexplore.exe-aplication error.
    The instruction at"0x7c9105f8" referenced memory at "0x01110010". The memory
    could not be read.

    S'di ca te bej.

  13. #88
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Te eshte demtuar llogaria e perdorusit(user profile account damaged).Ke nje artikull ketu.Eshte e thjeshte http://support.microsoft.com/?kbid=555473
    Krijimi i nje llogarie te re mund te rregulloje difektin.Klikohet start/zgjedh fik kompjuterin.Zgjedh opsionin Restart.Kur kompjuteri te filloje te ndizet,menjehere mbaj shtypur butonin F8.
    Windowsi do hyje ne "Safe Mode"
    Ben login si administartor duke futur emrin administrator dhe passwordin.(nqs kompjuterit nuk i ke krijuar password administratori godit ne tastjere Enter dhe fushen e passwordit e len bosh) Klikon ne start/kontroll panel/user accounts/ Aty krijo nje llogari user te re. Pasi mbaron krijimin e llogarise e mbyll kompjuterin dhe e ndez.Kjo mund te rregulloje difektin.
    Per gabimin qe te jep DDE SERVER WINDOW: IEXPLORE.EXE - APPLICATION
    ERROR.
    Klikohet lart ne Tools/internet options/advanced.Te lista qe do shohesh pastro katrorin nga shenja e v-se aty ku thote "Enable 3rd party browser extensions"Mundet qe kompjuteri te kete spyware.Kur te hapet spyboti ose Adware,apo ndonje program tjeter qe ke per spywaret si fillim klikohet ne "update" buton.Pasi ngarkohet skedari i azhurnimit(update),klikohet ne scan.Te rezultatet i vendos shenjen e V-se perpara ne kuti cdo rreshti dhe klikohet ne Fix(ose clean) buton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 14-06-2006 më 17:57
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #89
    Orfeu Maska e heron
    Anëtarësuar
    07-10-2005
    Vendndodhja
    karrik para kompjuterit
    Postime
    225

    Thumbs up Ndihm

    Pershendetje kam shlyer nje video ne windows media player prej media library de me duhet ajo video si mund ta gjej e ta kthej se e lypa ne shport (recycle bin ) mirpo nuk ishte ka qen e downloduar prej interneti .
    Windows media player e kam versionit 9 .
    Ju lutem ndihm me duhet ajo video me ndihmoni ta kthej pra kur e kam shlyer nuk e kam gjetur ne shport fare .

  15. #90
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    1. Shkarko programin Recover My Files:
    http://download.getdata.com/RecoverMyFiles-Setup.exe
    2. Instaloje në kompjuter dhe hape nga menuja start > recover my files
    3. Hap menunë help > activate product dhe përdor numrin e regjistrimit
    4. Pastaj shtyp butonin "start search" për të kërkuar skedarët e humbur. Ka disa mënyra kërkimi por në fillim provo "fast file search".
    5. Prit sa të mbarojë kërkimi dhe në listën e skedarëve zgjidh skedarët që do të kthesh mbrapsh. Është e rëndësishme që t'i zgjedhësh të gjithë skedarët përnjëherësh sepse nëse bën prapë kërkimin, mund të mos gjesh përsëri të njëjtët.
    6. Në fund shtyp butonin "save files" dhe ruaji në një dosje tjetër. Nëse ke ndërmend të kthesh mbrapsh skedarë të tjerë, atëherë është e rendësishme që t'i ruash skedarët në një hard disk të dytë, disk USB, ose CD/DVD.
    7. Pasi t'i kesh ruajtur skedarët, provo t'i hapësh dhe shiko a janë kthyer të plotë.

    Nëse Recover My Files nuk jep rezultat, hapin 4 përsërite me "complete file search". Kjo do marrë më shumë kohë por gjen më shumë skedarë të humbur.

    Nëse edhe Recover My Files nuk jep rezultat, mund të përdorësh programe të tjera të përmendur më lart, por nuk besoj të kesh rezultate më të mira pasi pak a shumë të njëjtën gjë bëjnë të gjithë.
    Edi

Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •