tung
nje mos kujdes kushton shume andaj me mire ti ruajm ne CD apo DVD ateher do te jene me te sigurta keto shenime.
mos te shpresojm tek softweret kjo ndoh njeher qe te rikthehen.![]()
tung
nje mos kujdes kushton shume andaj me mire ti ruajm ne CD apo DVD ateher do te jene me te sigurta keto shenime.
mos te shpresojm tek softweret kjo ndoh njeher qe te rikthehen.![]()
E po ja që ndodh të zhduken ndonjëherë pa dëshirën tonë. Prandaj kur ndodh kjo njeriu mund të gjejë një shpresë për ripërtëritjen e diçkaje që kushtimisht mund të quhet e vdekur.
Kodi:Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë
Ky dreq[Recover my files] nuk ti kthen skedaret zip dhe exe, megjithate po patet ndonje serial qe ben edhe per versionin 2.84 ma dergoni me pm.Postuar më parë nga Patrioti
Fotjon të dërgova diçka unë. Shpresoj se të bën punë.
Kodi:Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë
Mbase jam njeci vone, por pashe ne mesazhin e Asgjesikunderdielli pjesen ku shkruan se e ka pase driverin te ndare fizikisht.
N.q.s. nuk ak ndodh ndonje gabim ne instalimin e pare. atehere nuk mendoj se eshte problem i madh. Hape komputerin dhe hiqe diskun fizkisht. Pastaj lidhe ne nje komputer tjeter dhe kopjo datat.
N.q.s. nuk ke mundesi shkruaj ketu se c'fare veshtiresie ke has dhe te shofim mos te ndihmojme.
Megjithate sic thote Albo kjo gje ia vlen per pak data por po pate me GB nuk ia vlen. Megjithate n.q.s. ben ate qe thashe me lart dhe i shef infot atehere ka mbaru puna.
Nuk e di ku je ti lal por une jam ne ceki dhe ketu ka nja tre kater firma te specializuara per keto pune qe te japin garanci 100%.
Nje gje harrova: nuk vura re se c'fare dike ke pas IDE apo serial ATA. Po qe se i ke pas IDe menyra qe thashe me lart te funksionon 100%. Po qe se i ke pas serial ata (SATA) atehere kjo eshte problemi kryesor i tyre. n.q.s. nuk e ke diskun e dyte Slave ose mirrored atehere data nuk i shef me ne asnje menyre. Mu me ka ndodh disa here ke komputerat e firmes dhe njehere ke serveri. nuk kishte mundesi te merrje data sepse ishin SATA drivers Primary dhe Slave.
M'u desh te shkoja ke nji kompni ketu qe per 600$ m'i dha komplet (100%) te gjitha datat.
Let's see what will be your result.
Cheers,
Oni
per rikthim te skedareve te humbura ne harddrive mund te perdorni edhe programin Spin Rite 6 nga Gibson research
faqja kryesore me prezantim video te programit
http://www.grc.com/sr/spinrite.htm
komente/pyetje /pergjigje per spinrite6 ne kete adrese
Faqja nuk ofron link shkarkimi per prove te programit
mund ta merrni tek www.albinfo@quickmailcom
fjalekalimi shqiponja
jane 3 skedare
shikoni ne fund te mesazhit Srite
per skedaret e bashkangjitur
nuk e kam provuar por duket te jete program shum i mire
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Nese ti ben nje format te HD ate here ndryshon configurimi i tij . Sistemi le te themi shkaterron organizimin e pare te HD ne sektore dhe cluster dhe vendos nje organizim te ri .
Me pak fjale kjo do me thene qe skedaret qe ti me pare formatimi nuk i shkaterron porse sistemi nuk eshte ne gjendje ti gjeje e lexoje sepse pas formatit ka nje riorganizim te Hard Diskut (sektore,cluster) cka teorikisht do te thote se deri ne nje fare mase mund ti rikthesh nepermjet programesh recovery.
Nese ne HD e formatuar ti vazhdon te save skedare te tjere atehere keta skedare fshijne perfundimisht ate cka ishte e rregjistruar me pare dhe rikthimi i tyre tani edhe teorikisht eshte i pamundur .
Nese dikush do te riktheje keta skedate duhet te mos instaloje asgje ne HD e formatuar .Merrni nje HD tjeter instaloni sistemin e operimit dhe lereni HD qe gabimisht formatuat si HD te dyte pergjithesisht si slave ose perdorni folene e dyte te IDE per te lidhur HD.
nuk e duroj dot i-ne pa pike.
Përdorni njëherë këta programet që gjinden tek ky sajti:
http://www.lostcoders.net/index-single-524.htm
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Kam patur ne kompjuter disa albume muzikore disa te marra nga interneti e te tjera nga CD. Ishte muzika ime me e preferuar. Sot hapa kom dhe mendova te degjoje pak muzike por…..te gjitha ato albume ishin zhdukur sikur ti kishte fshire njeri. A mundet ndonjeri te me thote pse ndodh kjo? Dhe a kam mundesi per ti rigjetur perseri ato? Faleminderit !
Ka shume mundesi qe skedaret kur i ke shkarkuar,te jane futur ne direktorine e skedareve te perkohshem" temp files"Kenget e shkarkuara nga interneti ne disa raste ruhen ne kete direktori C:\Documents and Settings\emri jot\Local Settings\Temporary Internet Files.Kur shkarkon nje kenge nga interneti dhe shtyp nje link/buton shkarkimi te kenges,atehere kenga ruhet ne direktorine e mesiperme.Cndodh?Vjen nje kohe dhe te duhet te pastrosh kompjuterin.Pastrimi i kompjuterit,me ndonje program pastrimi mirembajtje apo thjesht me klik ne browser(tools/internet options/pastro temp files,pastro cookies,pastro histori ben qe te fshihen edhe kenget nga direktoria me lart /temporary internet files.
Mund te ekzistoje edhe nje rast tjeter,ndodh qe kur kerkon kenget ne windows,mund te jesh duke kerkuar ne nje direktori gabim.Per te verifikuar nese kenget i ke ne kompjuter ose jo klikohet ne start/search.Ne search fut ekzakt *.mp3 Ka mundesi qe ne rezultatet e kerkimit te te jepet lista e gjithe kengeve ne format mp3 me direktorite se ku ndodhen anash.Te njejten gje mund te besh per kenge ne real player format.Futet ne kerkim *.ra ose *.rm Fut ne search *.TMP A sheh kenge mp3 te rezultatet? Ne qofte se nuk gjen asgje atehere te duhet te perdoresh programin File Rescue Plus version 3 qe arrin te riktheje gjithe kenget e hequra nga pastrimi kompjuterit.http://www.softwareshelf.com/files/p...e=_at_a_glance Link shkarkimi http://www.softwareshelf.com/HTML/pr...uePlusDemo.zip Kur shkarkohen kenge nga faqe ne internet mire eshte ti behet klik me te djathte linkut te kenges qe do shkarkosh dhe zgjedh"save as(kurseje si).Aty zgjedh nje direktori psh C:\My documents ose C:\Documents and Settings\My music files ose direktori tjeter,por jo ne direktorine e Skedareve te perkohshem(temporary files).Kjo e drejton shkarkimin te behet ne direktorine qe zgjedh vete dhe ruhet kenga aty per ta degjuar.Ne qofte se i ben linkut te kenges klik me te majte atehere me default windowsi e shkarkon kengen ne Direktorine e skedareve te perkohshem.Nje pastrim i kompjuterit e pastron boshatis gjithe kete direktori.Prandaj dhe kenget nuk i shef.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Beno rrofsh bera sic me the ti dhe i gjeta ato skedare. Edhe nje here faleminderit!
Nuk e di nese ju ka ndodhur ndonjëherë kjo qe ndoshta mund ta quani absurde.
Kisha disa shënime shumë më rendësi, të cilat i kisha ruajtur në një follder në kompjuterin tim personal, ku nuk ka qasje askush perpos meje.
Para dy ditësh shkova për t'i hapur ata skedar por ja çfarë ndodhi, nuk ekzistonte asnjë skedar madje as follderi.
Dhe me te vertetë kjo me habiti, shiqoj në mos i kam fshirë gabimisht por jo.
Kërkoj në gjithë PC, dhe nuk gjej dot as follderin në fjalë e as skedarët.
Instalova disa programe si:
Undelete files, Recovery my files, Get Data Back etj, dhe nuk gjeta askund atë follder me ato shënime.
Gjeja shumë fajlla tjerë qe i kam fshirë por ato qe i kerkoja jo.
Edhe pse aty kisha disa shenime pak a shumë me rendësi,nuk me duhen edhe as shumë, por më shumë jam kurreshtar të di si ka ndodhë kjo, ku mbeten shënimet?
Kjo është pyetja qe për momentin nuk kam pergjigje.
Ku mbeten fajllat?
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Pershendetje Besart! Shume njohuri nuk kam por shiko se mos tek "properties" i ke bere "hidden"? nese po, duhet te shkosh tek "tools--folder options--view--show hidden files and foldersPostuar më parë nga besart
Aldi Shuli
Besart, lexo postimet më lart se mbase të zgjidhin problemin.
Mos i ke patur skedarët në ndonjë disk të rrjetit ose në ndonjë disk portativ (flopi, CD)? Mos i ke patur në dosjet e përkohshme temp? Mos i ke patur në dosjen e ndonjë programi dhe kur ke hequr programin është fshirë dhe dosja (psh: Kazaa)? Mos i ke ngjeshur në ndonjë arkivë ZIP, RAR, ACE? Në cilën dosje kanë qënë dokumentat që kërkon?
Provo të kërkosh edhe njëherë skedarët sipas prapashtesës. Tek kutia e kërkimit të skedarëve shkruaj *.prapashtesa ku prapashtesa mund të jetë mp3, txt, doc, xls, ppt, wav, etj. Psh: *.doc gjen të gjithë skedarët e krijuar në MS Word ose Wordpad. Nëse skedarët i ke në kompjuter atëherë do dalin me patjetër në listën e rezultateve të kërkimit.
Gjithashtu kujtohu se me cilin program i ke hapur skedarët për herë të fundit dhe shko tek menuja "File > Recent documents" ose "File > Open" e atij programi.
Edi
Flm Aldi1 dhe Edspace per mendimet dhe këshillat tuaja.
E para kompjuteri ku i kisha te ruajtura shenimet nuk ka qasje ne internet, e dyta i kisha zipuar kopjet, por i kisha edhe skedarët e pazipuar.Skedarët i kisha në HDD ku mbaj vetëm shënime.
Kam kontrolluar me prapashtesa dhe me ermin e plotë Edi madje edhe në follderat e fshehur, por asnjë rezultat.
Nuk di çfarë të bëj?,përpos të harroj ketë që ka ndodhur dhe t'ja filloj nga e para.
Por jam shumë kurreshtar të di se ku mbeten skedarërt?
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Krijoni Kontakt