tung
kam formatruar diskun dhe pa shkas kam humbur plot shenime ne te qe kam pasur si mund ti rikthej shenime nese keni mundesi me ndimoni.
tung
kam formatruar diskun dhe pa shkas kam humbur plot shenime ne te qe kam pasur si mund ti rikthej shenime nese keni mundesi me ndimoni.
o kiki ji me i sakte ne cfare kerkon dhe o FI pse e paske me kaq "qejf" kikin![]()
Ekziston nje teme qe trajton kete problem. Nuk mund te rikthesh informacion pasi ke formatuar diskun. Ka programe te avancuara qe mundohen te bejne kete por nuk ia vlen bara qirrane dhe nuk te garantojne qe do te rikthesh informacionin. Informacioni sipas te gjitha gjasave eshte akoma ne hard drive, por formatimi ka prishur clusters qe organizojne dhe lexojne informcionin, keshtu qe sistemi yt nuk e njeh me ate informacion dhe nuk e lexon dot. Kerko ne keto forumet e informatikes per nje teme tjeter ne lidhje me kete problem.
Adresa per te raportuar probleme sigurie qe ju shkaktojne antare te vecante ne forum eshte albo@forumishqiptar.com.
Albo
Djema vertet me vjen te qesh me ju tek lexoj ndonjerin, perdor kete mund ti rikthesh keshtu apo ashtu. Nje HDD i formatuar mund te riktheje vetem copeza programi kurre nje te plote, vete llogjika duhet tju punoje qe nje program apo direktori file te ndryshme njohin dhe formate te ndryshme, pra e pamundur mos jene fshire pjese te asaj qe ju kerkoni te riktheni. Une merrem 24 ore me kompjutera kam tentuar me gjithfare formash te rikthej informacione te humbura <
> . Mos flisni si fillestare ju lutem se kush ju lexon ve doren ne koke nga cka lexon. Pra jo pa llogjike kerkohet qe nje HDD te ndahet ne particione per te vetmin shkak qe e prishe vete apo tu prish vetvetiu programi, cdo gje e ke te ruajtur. Nje format i tipit Format c: eshte si ti japesh nje gerryerje suvase se vjeter te shtepise. kush e beri ate gafe pa ruajtur dokumentacionin e tij ti rrojne cka per zemer se dokumentat e lane.
Hajt shendet e mos degjoj kesi brockullash![]()
Odeon,
Do ishte më mirë të përqëndroheshe te ndihma e anëtarëve dhe jo tek gjykimi i përgjigjeve. Ka dhjetra programe për rikthimin e skedarëve dhe kjo tregon se kjo ka mënyra të suksesshme për ti kthyer mbrapsh. Jo të gjitha mënyrat e formatimit i fshijnë disqet siç duhet, prandaj në disa raste mund ti tërheqësh skedarët. Në pyetjet që janë shtruar më lart, AsgjeSikurDielli, me programin recovermyfiles arriti të kthejë mbrapsh shumicën e skedarëve.
Duhet të mësosh që të mos flasësh me 100% siguri në lidhje me kompjuterat. Vetëm sepse nuk ke gjetur ti mënyrën, nuk do të thotë se nuk ekziston.
Në lidhje me forumin, po mund të ndihmosh të tjerët, je i lutur të shkruash. Gjykimet e anëtarëve të tjerë janë të tepërta.
Edi
Odeon, si gjithmone....Postuar më parë nga Odeon_relax
Ti hard diskun mund ta formatosh, ta riformatosh, ta riformatosh perseri (dmth 3 here deri tani e kam thene si shprehje) dhe ka programe qe te bejne rikthimin e te dhenave. Formatimi nuk ben zhdukje totale te informacionin odeon, ai thjeshte sa i cakton clusterat si boshe keshtu qe me nje instalim te windowsit a cdo gje tjeter ato clustera fillojne dhe mbushen me informacion. E vetmja menyre qe te humbasesh gjithshka ke ne kompjuter pa mundesi rikthimi mund te behet vetem ne formatim te nivelit te ulet nga biosi (low level formatting).Njerezit po rimarrin te dhenat nga hard disqe te djegur e te shkrumbuar kurse ti me besimin me te plote thua e pamundur. E permend shpesh here qe merresh 24 ore me kompjutera, dhe ta siguroj qe nuk je i vetmi, po e shikoj qe dhe niveli aty le shume per te deshiruar.Ji me kokeulur kur kthen pergjigje, do respektohesh dhe vleresohesh me shume.
Ju pershendes edscape:Postuar më parë nga edspace
Menyra ime e te pergjigjurit eshte pergjigje e sakte dhe keshillim, pra s`ermban piken e ofezes me minimale apo gjykim te mirfillte. Gjithsesi meqe je i bindur qe kthehen keto skedare qe reklamon kaq teper, reklamova rastin E:/Format c: por edhe Eormat c:/q pra ne te dy rastet me te perdorura keto opsione si fshirje te thelle dhe perciptasi kane te njejtin destinazion shkaterrojne njeshat dhe zerot ne faqen e veshur me argjend te 8 disqeve qe permban harddrive, besoj kupton gjuhen time teknike pasi kam vene re qe je i afte ne tastiere por jo ne ndertimin e brendshem te nje pc. Keni pergezimet e mija si nje njohes mjaft i afte i windows dhe ndihma juaj do me jete e vlefshme persa i perket programeve te ndryshme. Ndertimi i HDD perbehet prej 8 disqeve te emaluara me argjend dhe permbajtje te vogla platini per te krijuar nje lidhje sa me rezistente ndaj goditjeve lazer ose te quajtura ndrushe gripim ne gjuhen teknike qe ju i njihni badsector. Normalisht cdo informacion i hedhur ne nje disk permban njesha dhe zero te koduara per cdo byte dhe nese nje nga keto kode prishet atehere i gjithe skedari apo sistemi nuk funksionon normal dmth zinxhir. Ka pjese te HDD qe eshte e pamundur ti fshih por gjithsesi e pamundur ti rikuperosh nese ke krijuar komanden Format c: ose sipas ratit D F: E: . Gjithmone kjo cka flas eshte pas komandes format. Cdo informacion i rikuperuar eshte ne menyre absolute theksoj ne menyre absolute gjysmak kurre jo i teri.
Edscape gjithsesi persa thashe edhe me lart ndihma juaj me eshte e vlefshme gjithmone si nje artist ne programim.
Me respekt Odeoni.
Odeon,
Po vazhdon me të njëjtën gjuhë, duke ngritur veten e duke ulur të tjerët.
Jo të gjithë tolerojnë sa mua, prandaj është mirë të përqëndrohesh tek tema, jo tek anëtarët. Po ti them këto para se të lindin konflikte me anëtarët e tjerë. Lexo ç'të ka shkruar Xemlo.
Edi
Para tre muajsh formatova gabimisht HD ne komp. tim.
HD ishte fizikisht i ndare dhe i formatuar ne FAT32.
Perdora programin Recover my files v2.18 dhe RECUPEROVA nje sere filesh (kryesisht fotografi). Them nje sere filesh sepse nuk arita ti recuperoja te gjitha, nuke di nese per fajin tim (tentova me pare ta beja me nje program tjeter)
apo se programi me te vertete nuk i recuperon te gjitha filet.
Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.
Asnjë program nuk i kthen të gjithë skedarët, sidomos nqs hedh skedarë të rinj pasi bën formatimin. Zakonisht kthen mbrapsh skedarët e vegjël që zënë pak vend, si fotografitë ose ndonjë dokument me tekst, html, php, etj.
Mos prit që të kthesh mbrapsh gjithë windowsin ose programet që ke instaluar.
Edi
Krijoni Kontakt