Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50

Tema: Aknet

  1. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Aknet

    Kur akne kanė zonjat

    Problemet dhe lekura e shndritshme, nuk jane me ceshtje vetem e adoleshenteve. Tani, ashtu si dhe rrudhat, shqetesojne edhe tridhjete vecaret apo edhe moshat me te medha. Ja shkaqet dhe menyrat e sherimit te nje shqetesimi te ketyre koheve

    Njehere e nje kohe, pucrat kishin nje afat. Nisnin te shfaqeshin rreth moshes dymbedhjete - trembedhjete vjecare dhe zgjasnin gjate periudhes se adoleshences. Ne njefare menyre ishin shenje e turbullimeve qe perfshinn trupin dhe ndjenjat ne ate periudhe. Pastaj zhdukeshin, diku perpara ditelindjes se njezete, per te mos u kthyer me. Nje clirim, liria pas nje bashkejetese te sforcuar, pergjegjese per shume probleme, edhe psikologjike. Sot megjithate duket se gjerat kane ndryshuar dhe ato pucra, qe te shfaqura ne adoleshence mund te ngjallnin ndjesine e njomeshtise, vazhdojne te dalin edhe tek te tridhjetat, ne tridhjete e pese apo edhe ne dyzete vjec. Dhe njomeshti kane vertete shume pak.

    Pergjegjesit kryesore

    Ne pamje te pare, problemet e lekures se adoleshenteve dhe te atyre ne moshe madhore, ngjajne si e njejta gje. Ne te vertete, ndryshimet ekzistojne dhe jane te medha. Aknet tradicionale, ato qe godasin gjate adoleshences, shkaktohen nga nje rritje e ndjeshmerise se gjendrave qe sekretojne hormonet (dhe jo nga ndryshimet hormonale sic mendohet gabimisht). Ndjeshmeri qe provokon nje rritje te sekrecioneve dhjamore. Perkundrazi, aknet qe godasin femrat ne moshe madhore nuk jane domosdoshmerisht akne: problemi eshte i ndryshem por pasojat mbi lekure jane te njejtat. Arsyet mund te jene te shumefishta. Ketu hyjne ne loje turbullimet hormonale. Dhe pikerisht per kete arsye problemi vihet re gjate periudhes paramenstruale. Por a eshte nje problem qe ka te beje vetem me hormonet? Ne shumicen e rasteve duket se eshte pikerisht keshtu. Shpesh megjithate ndryshimet e tyre varen nga stresi. Dhe ky nuk eshte justifikimi i zakonshem per cdo lloj problemi: ankthi dhe nervozizmi jane me te vertete pergjegjes per ndryshimet kimike dhe hormonale. Keshtu eshte shpjeguar se perse kjo forme e aknes se vone eshte nje shqetesim tipik i diteve te sotme. Pergjithesisht eshte keshtu. Tensioni, te cilit i nenshtrohemi sot, nuk ekzistonte njezete vjet te shkuara. Por ndoshta grate e brezave te meparshem nuk e kishin kete shqetesim, sepse jeta e tyre, perfshire edhe ate hormonale, ishte e ndryshme. Benin me teper femije, plakeshin me shpejt. Tani perkundrazi, ekuilibrat kane ndryshuar.

    Ceshtje te dietes dhe kozmetikes

    Nese stresi dhe hormonet jane shkaktaret kryesore, eshte gjithashtu e vertete qe ekzistojne te tjere faktore qe nxisin shfaqjen e pucrave tek lekurat e moshes se pjekur. Si perdorimi i disa loj ilaceve, tip kortizoni, qe dobeson sistemin imunitar dhe lehteson perhapjen e baktereve qe infektojne poret. Apo ndotja: smogu dhe pluhurat e pranishem ne ajer mund te bllokojne poret duke e ndaluar keshtu yndyren te dale te siperfaqe te lekures. Ka raste te tjera qe shkaku duhet kerkuar tek ushqimi. Dhe kjo nuk ka te beje me sallamin apo cokollaten sic besohet. Problemi mund te jete thjesht nje intolerance ushqimore. Dhe ne fund, edhe produktet kozmetike te gabuara per llojin e lekures mund te shkaktojne probleme. Pastruesit teper te forte eleminojne shtresen e siperme, qe mbron lekuren, duke e veneate perpara kushtit per "t'u mbrojtur", kur ajo prodhon me teper yndyre. Por edhe kremrat teper te pasura mund te shkaktojne deme, duke bllokuar poret, qe pastaj infektohen.

    Pucrat apo rudhat?

    Problemi i zgjedhjes se kozmetikeve te pershtatshem eshte ndoshta edhe me i veshtire ne rastin e lekures se moshave madhore qe kane probleme me aknet. Duket ne fakt e veshtire te arrijme te bejme bashke perdorimin e produkteve specifike, ne menyre qe te normalizojme sasine e yndyres ne lekure, me trajtimet kunder moshes, te cilat jane me te pasura. Por ceshtja duket me e lehte nga sa ngjan. Objektivi i produkteve kozmetike te lekurave miste apo te yndyrshme, nuk eshte "te thajne", por te rregullojne sekretimin e yndyres dhe te arrijne nje hidratim te vertete dhe normal te lekures. Produktet e reja kunder pucrave jane shume me pak agresive se ato te dikurshmet, nuk kane nje veprim te forte anti-estetik si ne te shkuaren. Nje kompromis i duhur do te ishte te zgjidhje produktet qe ne baze te tyre kane alfahidroziaket, si acidi glikoloik, retinoik, citrik, te gjitha me aksion te dyfishte. Nga njera ane, rinovojne shtresen me siperfaqesore te epidermes, "hapin" poret; nga ana tjeter kane perberes hidratante dhe antirrudhe. Ata perdoren ne rastet e lekures te prirur per t'u mbushur me akne. Ne Shtetet e Bashkuara acidi glikolik perdoret deri edhe per te kuruar aknet klasike.

    Pastrues delikate

    Ne rastet e lekures se papaster, eshte i persosur "peeling"-u me acid glikolik. Ne radhe te pare pastron lekuren ne thellesi dhe per me teper, u lejon trajtimeve te aplikuara me pas te veprojne me mire. Persa u takon trajtimeve, qe behen vete ne shtepi dhe jo ne klinikat apo sallonet e bukurise, duhet pasur parasysh qe te mos perdoren kurre pastrues agresive, edhe pse mund te japin ndjesine qe "pastrojne" lekuren. Me mire eshte te zgjidhen sapune - jo sapune, shkuma delikate dhe qumesht pastrues qe nuk e heqin krejtesisht filmin mbrojtes te siperfaqes se lekures. Nese "make-up"-i i te shkuares mund te jepte ndonje problem, sot situata ka ndryshuar. Sepse pika e forte e ketyre produkteve ne ditet e sotme nuk eshte me trukimi por menyra sesi hiqet ky truk: ne fund te dites eshte e detyrueshme te eleminosh cdo mbetje te grimit, per te evituar qe te infektoje poret. Po scrub-i? Duhet te jete i lehte, dhe te mos behet me teper se nje here ne jave. Per te thithur yndyren e tepert, ideale jane locionet, picetat e posacme qe permbajne pastrues dhe krempudra me efekt matifant. Funksionon si te ishte puder talk qe perthith yndyren.

    Revista Klan, Maj 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 28-05-2005 mė 17:41
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Plus nje kritike te vogel:

    Acidi glikolik nuk perdoret ne Sh.B.A. per te kuruar aknet klasike sic thote artikulli. Nqs. perdoret ( qe une nuk di), mund te jete si thjesht dicka komerciale, por nuk mban asnje lloj vend nderi ne listat e mjekeve me sa di une.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #13
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne Shtetet e Bashkuara acidi glikolik perdoret deri edhe per te kuruar aknet klasike.
    *********************************
    Acidi glikolik perdoret edhe ketu madje me shume efikasitet. Nuk eshte dicka komerciale por perdoret nga nje profesionist per mrekulli dhe nese zbatohen kriteret ai te jep rezultate te shkelqyera.
    Aknet kane terapite e tyre te cilave u paraprin bashkepunimi. Estetistja dorezohet ne rastin e abuzimeve. Kur nuk je e afte t'i permbahesh dietave te pasura me vitamina dhe te varfera ne yndyrna nuk mund te kesh sukses.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #14
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Jodjo mi cupke! Nje pike aty ku e ke hallin e je per mrekulli.

  5. #15
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Lilac
    Jodjo mi cupke! Nje pike aty ku e ke hallin e je per mrekulli.
    Jodjo ka vend tė parė nė zhdukjen nė kohė rekord tė puērave....flasim pėr 1 ditė, e shumta 2 dhe nuk e ke mė problemin .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 28-05-2005 mė 23:58

  6. #16
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Proactive kam pas perdorur mė perpara per zhdukjen e pucrrave te fytyres- jo keq, por duhet perdorur per nje kohe relativisht te gjate (rreth 2 jave) qe te beje efekt.

  7. #17
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Mina te pershendes.
    Nga burimet e mia acidi glikolik nuk eshte nje ingredient aktiv, dmth. akneve s'ju ben gje ai. Ne ndonje perzierje mund te sherbeje thjesht si vegla ose mediumi ku te hidhet brenda tij dhe te perzihet ingredienti aktiv kunder akneve.

    Benzoyl peroxide nga ana tjeter eshte nje ingredient i njohur aktiv kunder akneve, qe jepet dhe rekomandohet ne mase nga mjeket ne Sh.B.A. sepse ka nje funksion te perkufizuar farmakologjik: ben reaksion me yndyrren ne fytyre dhe si rrjedhoje vret Propionium bacterium te akneve, dhe sjell tharjen e tyre.Per shembull sapo lexova qe benzoyl peroxide qenka ingredienti aktiv tek Proactiv i Rebeles. Benzoyl peroxide eshte ingredienti aktiv edhe ne Clearasil, marke e njohur dhe kjo. Ndryshimi midis Proactiv dhe Clearasil pra nuk eshte ingredienti aktiv, i cili kryen punen qe duam ne, por thjesht vegla ose tretesi ku benzoyl peroxide gjendet. (Vegla ose tretėsi si puna e acidit glikolik, eshte pergjegjes per tejcimin sa me efikas te ingredientit aktiv atje dhe ashtu sic duhet ne lekure, jo se eshte fare pa rendesi dhe ajo.)

    Nje tjeter ingredient aktiv eshte acidi salicilik, sepse tret shtresat e vdekura ose qelizat e vdekura mbi lekure dhe i heq ato. Ne te kundert keto qeliza te vdekura do rrinin mbi lekure dhe do bllokonin poret duke sjelle akne. Resorcinoli dhe sulfuri, ingrediente aktive, veprojne ne te njejten menyre si acidi salicilik kunder akneve gjithashtu, keratolitikė.

    Te gjitha keto me siper mund t'i blesh pa recete.
    Kurse me recete jepen antibiotike: tetracikline ose erithromicine nqs. bakteriet jane shkaku kryesor (por tetraciklina s'mund t'ju jepet femijeve).
    Gjithashtu me recete ka dhe dose te ulet kontraceptivesh orale, per femrat mbi 15 vjec. Jo gjithmone punon, varet nga femra.

    Pastaj kur s'te ben derman asgje, ja fusin me isotretinoin (derivativ sintetik i vitamines A), me e njohur me firmen Accutane® qe punon ne 90% te rasteve (shifer shume e mire), por mund te kete shume efekte anesore... nder kryesoret deformitete te femijes ne rast se ngelesh shtatzene ose i jep gji per femrat, ose ne rast se ngel partneren shtatzene per meshkujt.
    Gjithashtu me rralle jane verejtur edhe depresion dhe tendenca vetevrasjeje. Uppsss!


    Tani per akne te lehta ekspozimi ne rreze dielli ndihmon dhe qeteson inflamimet, sadopak. Rrezet ultraviolet mund te sherbejne si nje antibakterial i lehte. Por sidoqofte ekspozimi i tepruar me budallek ne diell s'eshte mire per lekuren dhe sidomos rrudhat, dihet.

    Kshu, kshu puna....
    angeldust.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #18
    Perjashtuar Maska e korcaprincess
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Detroit MI
    Postime
    510
    Edhe un ashtu si Rebi , rekomandoj PROACTIVE. rekomandohet dhe per sensitive skin in curing the acne. Shume produkte qe shiten over the counter for curing acne, jane kaq te ashpra dhe me perqindje te larte salycid acid or benzoyl perocide that they actually irritate the skin so much that it can make the acne worse.

  9. #19
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ka shume keqkuptime persa i perket akneve. Pastrimi i siperfaqes se lekures nuk eshte vecanerisht efektiv ne parandalimin apo sherimin e akneve, sepse bakteria qe shkakton ato jeton thelle ne gjendrat e yndyres. Deri me sot, kerkimet shkencore nuk kane treguar ndonje lidhje direkte midis akneve dhe dietes.

    Zakonisht, dermatologjistet rekomandojne mjekime antibakteriale si erithromicine apo klindamicine, pasi keto te fundit kane treguar efikasitet ne luftimin e bakterjes propioni. Megjithate, perdorimi i teperuar i antibiotikeve shkakton efekte te tjera anesore si psh. zhdukjen e mikrobiotes normale, dhe per kete nuk eshte i rekomandueshem per nje kohe te gjate.
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #20
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Aknet nuk i shkakton bakteria. Aknet shkaktohen nga grumbullimi i sebos qe eshte sekrecion i gjendrave yndyrore. dhe ky sekrecion akumulohet poshte pikave te zeza qe sherbejne shpesh si tapa dhe bllokojne rrjedhjen e lengut seborrik. Pikerisht ky sekrecion eshte terren bakteriesh dhe nese keni vene re, aknet skuqen dhe fryhen per shkak te zhvillimit e shumezimit te bakterieve. Pastrimi i fytyres eshte i domosdoshem pikerisht per kete fakt. Ky trajtim ben me se miri eksfoljimin e lekures dhe heqjen e pikave te zeza, ushqyerjen, hidratimin etj. Aknet kane terapi te vecante qe ekuilibron sekrecionin e yndyres.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •