Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    Arrow Del patenta e re nė qarkullim

    Patenta e re kushton 5 mijė lekė, ka 20 elemente sigurie dhe ėshtė e nevojshme pėr tė udhėtuar nė BE

    Florian Papadhimitri
    Patenta e re ka nisur tė prodhohet dhe tashmė tė gjithė ata qė duan tė pajisen me tė mund ta bėjnė fare kollaj, kjo pėr njė pagesė prej 5 mijė lekėsh tė reja. Dje gjatė prezantimit tė saj, ministri i Transportve Spartak Poēi, ka bėrė tė ditur se patenta e re ka 20 elemente sigurie dhe se ajo fare mirė mund tė shėrbejė dhe si mjet identifikimi. Patenta e re prodhohet nga njė shoqėri hungareze dhe do tė jetė e vlefshme edhe pėr komunitetin evropian. Nė njė prononcim tė bėrė pėr “Shekullin” para pak kohėsh, drejtori i pėrgjithshėm i DPSHTRR, Shpėtim Cami, ka thėnė se modeli i pėrzgjedhur ėshtė modeli qė pėrdoret nė vendet e BE-sė dhe se pėrmbush tė gjitha direktivat qė janė botuar nė fletoren zyrtare tė Komisionit Evropian. Patenta e re do tė ketė 20 elemente sigurie, ku do tė jenė tė shėnuara ngjyra e syve, shenjat e gishtėrinjve, grupi i gjakut si dhe shumė elemente tė tjerė, tė cilėt janė tė njėjta me standardet e kėrkuara nga komuniteti evropian. Patenta ekzistuese do tė vazhdojė tė jetė nė qarkullim, pasi ajo ėshtė pjesė e njė konvente tė nėnshkruar prej vitesh. Tė gjithė qytetarėt qė kanė patentėn ekzistuese, por qė do tė dėshirojnė tė kenė lejen e re tė drejtimit tė automjetit, mund tė pajisen me tė, duke u paraqitur pranė drejtorive rajonale, ku do tė dorėzojnė njė formular me emrin dhe mbiemrin e tyre, shenjat e gishtave. “Mė pas formularėt, nga drejtoritė rajonale do tė vijnė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme nė Tiranė dhe brenda njė afati prej pesė ditėsh shtetasi mund tė marrė patentėn e re”, -thotė drejtori i pėrgjithshėm i Shėrbimit tė Transportit Rrugor. Nė shkallė vendi janė rreth 450 mijė shtetas tė pajisur me leje drejtimi tė kategorive tė ndryshme dhe mesatarisht nė njė vit pajisen rreth 30 mijė persona me leje drejtimi pėr automjete. Patentat ekzistuese do tė vazhdojnė tė jenė nė qarkullim, por ato nuk do tė njihen nė vendet e BE-sė.

    Shekulli

  2. #2
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Warrior na fike fare....

    Po ne qe kemi patenta fallco si i behet...

    Eh varja kjo e imja s;ka date skadence.Kane harruar tia vene

  3. #3
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    Talking

    hehehehe
    Edhe une kur isha 17 vjec e kisha ate fallcon...rrezultoja 24 tek letra looool

    Tani e kam Italiane (origjinale) jam rehat!

  4. #4
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Eh ia me ket rast po futem dhe une per kurs...

    Do futesha nga vera po e shpejtojme icik...

    Po i gje te cudit te shkrimi me siper po ta vesh re...

    Per te marr patenten e re thuhet qe duhen dhene shenjat e gishtave

    Cudi se ne as per pashaporte nuk i japim shenjat e gishtave ne Shqiperi.

    Eh kjo puna jone edhe i pune e bejme me koke poshte po ske faj baj ca thote Europa...

  5. #5
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Po per ne qe e kemi humbur dhe te vjetren thuhet ndonje gje aty.....???

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    PO mire kujt i moren leje dhe kush e miratoi ligjin per kartat e identitetit. Ne britani po behet gjema per nje ligj te tille, ne shqiperi kalon si pa u ndjere. SI ka mundesi qe patentat including shenjat e gishtave... Patenta britanike qe njihet dhe ne USA
    ( e kam fjalen kur shkova une me thane qe me kete mund te rrish sa te duash ne amerike e kisha fjalen per te perdorur makine, ) nuk perfshin shenja gishtash por vetem nje foto.

    Po sikur une neser te futem ne data base te policise dhe te bej nje lemsh me patentat dhe te figuroje qe gishtat e mi ti pergjigjen fytyres se IKSIT....

    Hajde ai eshte shtet vella,,,rrumpalle hesapi

  7. #7
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191
    me thene te drejten as ne itali nuk merren shenjat e gishtave ja kan fut kot ato me duket sa me bo figure te bukur para europes...
    Do merrkan dhe grupin e gjakut dhe shenjen e syve....pfffff
    Besoj se kto te dhena kan per te qene fakultative...apo skemi ngene ne shqiptaret me i bo gjonat ne kte menyre.Fut nje foto e nje emer aty edhe mirupafshim.

Tema tė Ngjashme

  1. Patenta (driving licence) shqiptare nė Evropė
    Nga Lelab nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 12:24
  2. Sapo doli ne qarkullim revista e re KERKIM
    Nga isidor nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 09:37
  3. 2000 (20 000 te vjetra) lekshi ne qarkullim!
    Nga OO7 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 08:33
  4. Banka e Shqiperise: Jane futur ne qarkullim kartmonedha te falsifikuara
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 06:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •