Perderisa kur lexoj prezentimin e antarve tjere ketu, me duket vetja me i afert me ata, vendosa qe edhe une te beje nje prezentim te shkurter qe te beje nje hap per t'u afruar une me ju, dhe anasjelltas, ju me mua.
Jam 25 vjec, kam lindur ne Prishtine.
Jetoj ne Stockholm te Suedis dhe ne te njejten kohe studioj per fotografin(gjithcka rreth fotografis).
Njeriu per mua nenkupton arsyen e vet jetes, me c'rast jam munduar cdo here te jem i afert me te gjithe, packa edhe me ata qe truri u ka fjetur ne xhep dhe mund te te ulin dhe nencmojne ne ndonje rast, une jam munduar t'i dua dhe t'i beje te duan.
Shumica ketu jane student, ose kan qene dhe mund ta kuptojne regjimin e nje orari te ngjeshur qe mund ta kene brenda nje dite pune. Edhe une e kam nje orar te tille tash kur edhe studioj edhe punoj ne te njejten kohe. Mirepo, eshte fat qe ekziston edhe koha e lire te cilen e kaloj me rrethin e ngushte familjar dhe me shoqeri. Libri eshte pjese e pandashme e imja, cka nenkupton se i kushtoj nje kohe te mjaftushme. Muzika, sidomos ajo shqiptare deri ne vitet e '90 me ka terhjek dhe me terhjek si magnet. Ne sport njeriu nuk mund te ndihet keq ne njerin apo tjetin, mirepo une per vete pelqej notimin bukur shume.
Ne futboll kam qene simpatizant i Real Madridit nje kohe te gjate, mirepo koheve te fundit kam hy dhe po shfletoj disa faqe te Barcelones perkunder se jam munduar t'i percjell duelet kryesore, dhe dalngadal po me rritet shija edhe per Barcelonen.
U mundova te paraqes nje pasqyr te shkurter per veten time. Me mban shpresa se do te jem i mirseardhur tek ju!
Pershendetje krejt juve!
Krijoni Kontakt