Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri turk viziton Izraelin

    1 maj 2005

    Z. Erdogan ėshtė mė i ftohtė ndaj Izraelit

    Kyeminisitri turk, Recep Tayyip Erdogan, mbėrrin tė dielėn nė Izrael pėr njė vizitė.
    Kjo do tė jetė vizita e parė e tij nė kėtė vend qė nga koha kur u vu nė postin e kryeministrit tė vendit para dy vjetėsh e gjysėm.

    Z. Erdogan, qė shoqėrohet nga mbi 100 biznesmenė, do tė takohet me presidentin izraelit, Moshe Katsav dhe kryeministrin Ariel Sharon.

    Pas kėsaj, ai do tė udhėtojė ditėn e hėnė drejt Bregut Perėndimor pėr tė takuar udhėheqėsit palestinezė.

    Njė korrespondent i BBC-sė nė Turqisė thotė se z. Erdogan ėshtė mė i ftohtė ndaj Izraelit sesa disa nga pararendėsit e tij.

    Por ai shton se Turqia mbetet aleat strategjik dhe ushtarak i Izraelit.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Vizita e Erdogan ne Shtepine e Bardhe

    8 qershor 2005



    Fjala e mbajtur nga Bush dhe Erdogan pas takimit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-06-2005 mė 13:30

  3. #13
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Halucinacioni i perkohshem i BE-se mbi ceshtjen turke eshte thjeshte nje ceshtje kohe dhe asgje me tej. turqia po perpiqet te arrije standartet e kerkuara dhe mendoj se do i arrije, Askush nuk ka te drejte te ndaje nje komb nga te tjeret, do ishte absurde te ndodhte ky fenomen.
    Reklamoni armiqesine e madhe qe turqia ka me fqinjet e saj!!! me thoni nje vend te europes lindore dhe ballkanit i cili shkon mire me fqinjet? Pra kjo nuk paraqet asnje problem per turqine si nje nder shtetet potencialisht i fuqishem ne arenen europiane.
    Turqia sot eshte e afte te perballoje cdo kosto, qofte kjo ekonomike apo ushtarake nese e lyp nevoja, turqia sot ka sistemin e vet industrial qe eshte per tu patur zili, kjo fale perkrahjes totale ameriane si shperblim te favoreve turke kundrejt Usa-ve (Fillo qe nga instalimi i raketave berthamore ne luften e ftohte e deri ne lejimin e trupave amerikane mbi nderhyrjen ne irak).
    Pra thjesht eshte ceshtje kohe pranimi i turqise ne BE.

    Dito.

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Halucinacioni i perkohshem i BE-se mbi ceshtjen turke eshte thjeshte nje ceshtje kohe dhe asgje me tej. turqia po perpiqet te arrije standartet e kerkuara dhe mendoj se do i arrije, Askush nuk ka te drejte te ndaje nje komb nga te tjeret, do ishte absurde te ndodhte ky fenomen.
    Reklamoni armiqesine e madhe qe turqia ka me fqinjet e saj!!! me thoni nje vend te europes lindore dhe ballkanit i cili shkon mire me fqinjet? Pra kjo nuk paraqet asnje problem per turqine si nje nder shtetet potencialisht i fuqishem ne arenen europiane.
    Dito.

    Ja dhe vezet u skuqen... Ku e kishim fjalen ? Ah, tek Turqia. Po mire, halucinacion ?! Jo, nuk mendoj ashtu. Ēeshtja e Turqise nuk eshte aq e lehte sa thuhet. Europa i ka kembet ne toke, dhe deshiron te eci po ashtu. Nganjehere i rreshqet kemba, nganjehere me paterica, por ama pertoke. Une quaj me teper halucinacion kete thenie te Ditos se madh : "Askush nuk ka te drejte te ndaje nje komb nga te tjeret..." Po kush po e ndan kete komb dhe cili eshte ky komb ? Po flasim per Turqine, i nderuar, dhe jo per Kroacine apo Rumanine. Europa kur eshte krijuar ka qene nje grup i ngushte (6 anetare) dhe tani jane 25. Por kush jane keto shtete ? Jane shtete qe bejne pjese gjeografikisht ne Europe. Asnje shtet nuk eshte pertej Uralit. Turqia nuk eshte nje shtet europian, kjo duhet pranuar. Megjithese ajo eshte perzier gjithmone me punet e Europes, perandoria turke dhe ardhja deri ne portat e Vienes, ajo ka nje popullsi aziatike e cila nuk identifikohet si europiane, megjithe shkelqimet e Stambollit. Nqs do te ishte keshtu si thoni ju, atehere i bie qe edhe arabet, po themi ne Maroku, duhet te hyje ne Europe sepse arabet kane qene deri ne Poitiers (ne France, dhe Poitiers eshte pak lart ne thellesi te Frances) rreth viteve 700. E pra Maroku neser do jete europian e pastaj do kerkoje dhe Algjeria, e pastaj pse mos ta erresojme edhe pak e te zbresim tek Nigeria, nuk jane edhe aq te keqinj, punojne te shkretet...

    Nje Europe me kufinj Irakun, dhe boten turkomane qe shtrihet pas Turqise, u shti friken te gjitheve. Po mire, e keni menduar qe edhe Rusia mund te doje te hyje ne BE ? Sot nuk deshiron por neser, ku i dihet... Dhe pastaj jemi fqinj me japonezet dhe mongolezet dhe kinezet, dhe pastaj edhe kinezet mund te jene demokratike dhe o burra... po e provojme edhe ne Europen, edhe pastaj o shoke... hidh nje bombe atomike me mire se nuk e merr vesh i pari te dytin...

    Nejse, ka akoma per te folur por... edhe buke duhet ngrene nganjehere...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Arrow

    .. Ku e kishim fjalen ? Ah, tek Turqia. Po mire, halucinacion ?! Jo, nuk mendoj ashtu. Ēeshtja e Turqise nuk eshte aq e lehte sa thuhet. Europa i ka kembet ne toke, dhe deshiron te eci po ashtu. Nganjehere i rreshqet kemba, nganjehere me paterica, por ama pertoke. Une quaj me teper halucinacion kete thenie te Ditos se madh : "Askush nuk ka te drejte te ndaje nje komb nga te tjeret..." Po kush po e ndan kete komb dhe cili eshte ky komb ? Po flasim per Turqine, i nderuar, dhe jo per Kroacine apo Rumanine....
    Highlander shoh se mendimi juaj mund ter perifrazohet keshtu: “Turqia eshte bote tjeter dhe nuk mund te behet pjese e BE-se.”
    Gjerat nuk jane aq te thjeshta sa thote Dito tek shprehja qe ju citoni por, ne te njejten kohe, s’jane as aq te thjeshta sa ju i shihni. Nuk dua te bej avokatin e Turqise ketu dhe te them se e meriton apo jo - nuk me intereson shume kjo gje - por thjesht dua te sjell disa fakte ne lidhje me zhvillimet ne vitet e kaluara.

    Integrimi i Turqise ne BE nuk eshte nje ēeshtje e re. Turqia eshte nje shtet qe ka qene gjithmone per “bashkim” me Perendimin. Nje gje e tille shihet qofte ne vizionin qe M.K. Ataturku eshte munduar t’i jape qofte edhe ne qendrimet politike te viteve te mevonshme. Turqia ka luajtur nje rol te rendesishem gjate Luftes se Ftohte duke u pozicionuar ne Bllokun Perendimor. Ka qene Turqia nje nga pengesat me te medha per perhapjen e komunizmit ne Lindjen e Mesme…Pra, Turqia nuk eshte nje vend shume “i huaj” per Perendimin.

    Nga ana tjeter, nuk eshte thjeshte nje “dashuri platonike” per BE-ne kjo e Turqise. Turqia dhe BE-ja “duhen” prej vitesh, highlander, pavaresisht se njera prej tyre nuk eshte shume e sinqerte. Ēfare ka bere Turqia per kete “dashuri”?
    Turqia ka bere shume ndryshime ne legjislacion, ka pakesuar influencen e ushtrise ne politike, ka ndermare reforma demokratike ne shume aspekte. Ka permiresuar ligjet qe kane te bejene me te drejtat e njeriut, ka hequr denimin me vdekje (megjithese donte shume te vriste A. Oxhalanin). Gjtihashtu ka ndjekur politika shume paqesore karshi Qipros dhe gjithmone ka favorizuar zgjidhjen e ketij problemi ne nje menyre sa me paqesore. Edhe ne aspektin ekonomik turqia ka bere hapa perpara; qofte ne liberalizim e ekonomise qofte edhe ne parametrat e tjere. Qe nga viti 2002, kur erdhi ne pushtet qeveria e sotme, Turqia eshte nje nga vendet me rritjne me te madhe ekonomike ne Evrope.

    Nuk i them te gjitha keto per te treguar se Turqia eshte “e mire” dhe se “e meriton”, por per t’ju dhene nje pasqyre te asaj ēfare Turqia ka bere per nje bashkim me BE-ne. Dhe te gjitha keto jane bere me direktivat e Evropes nen premtimin e nje antaresimi ne te ardhmen. Por, me sa duket, megjithese i ka bere mire detyrat e shtepise nuk do marre me shume se nje kater dhe do e ngele klasen...Megjitahte, ju kujtoj se ka edhe nga ata nxenes ngeles qe ne te ardhmen behen te medhenj...Mbase nje dite, "diku tjeter", Turqia do "shkelqeje" dhe keta "profesoret" do behen pishman....


    P.S. Nuk jane aq te thjeshta gjerat…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 11-06-2005 mė 06:31

  6. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Turqia ka qene dhe mbetet nje fuqi ushtarake... Te thuash te drejten, ne rajonin e vet, vetem Izraeli mund t'ja sjelle mire shpirtin ne maje te hundes, sa per te tjeret, as qe i prishet gjumi fare.
    Gjithsesi, per t'i hyre temes ne rrenje fare...
    Evropa kundershton hyrjen e Turqise ne BE vetem e vetem me aresyetimin qe Turqia eshte vend myslyman. PIKE! Gjerat e tjera, si psh arsyet ekonomike, etj, jane perralla te vjetra me gogole... u ka ikur koha, dhe nuk i ha me njeri.(te pakten ne te medhenjte ) Vetm me vrimat buxhetore vjetore te Italise dhe Spanjes, mund te ekuilibrohej fare mire ekonomia Evropiane me ate turke.
    Po thuaj, pse te rregullohet nje Turqi myslymane, kur ka ende pune per te bere per te mbyllur vrimat ne tubat e nje Italie mafjoze dhe dembele dhe nje Spanje qe nuk ka lene ndonjehere nam per aftesi te medha?(qe mbi te gjitha, jane dhe vende te "krishtera", apo jo?)
    Une kam patur rastin e mire te ndjek debate ne televizionet franceze, italiane dhe angleze... Te them te drejten, dhe me ndershmeri, permendeshin dhe probleme gjeostrategjike(si psh fakti qe Turqia vetem nje "thua" ka ne Evrope), sic permendeshin dhe disa klauzola ekonomike, por qe ishin dukshem argumente pa shtylle kurrizore... Ende sot e kesaj dite me kumbon ne vesh shkaku i te qenit myslyman...
    Puna thjeshtohet se tepermi me ane te sondazheve qe edhe publikohen nganjehere; sepse populli i shkrete(anonim) nuk ka dhe shume rezerva per te mbajtur ne te shprehur kunder myslymanizmit; gje qe nuk guxojne ta bejne udheheqesit e tyre(pervec Berluskes; po ai eshte prototip vallahi )
    Do te ishte shume me e thjeshte sikur gjerat te ishin vertete ato qe thuhen ne forum(mendimet tuaja); por, mos harroni qe ka dhe nje Greqi qe naten cirret kunder Turqise ne BE, dhe diten i mban ison dhe i shtron sixhadet kur te kaloje Ataturku me padishahet e tjere...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ANP
    Anėtarėsuar
    08-12-2005
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    35
    Turqia gjeografikisht nuk ndodhet ne Evrope. Pranimi i Turqise do te dhunonte vete emrin BE. Cfare do ta ndalte Marokun apo Egjiptin per te pretenduar te njejten gje? Turqia nuk i duhet Evropes si anetare. Nisur nga popullsia e tyre kjo do te rezultonte ne nje numer te madh perfaqesuesish turq ne parlamentin evropian, si rezultat Turqia do te kishte me teper fuqi vendimarrese se te gjitha 10 shtetet e reja te pranuara te bera se bashku p.sh. Te nenshkruhen marreveshje ushtarako-ekonomike dhe kaq. Pastaj, Turqia nuk permbush kushtet e BE-se per pranim (jane 30 e ca detyrime). Perse atehere u dashka te pranohet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ANP : 18-12-2005 mė 21:35

  8. #18
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Wink

    Turqia eshte me shume ne Evrope sesa Luksemburgu; faktikisht eshte 10 here me shume ne Evrope me shume sesa Luksemburgu. Eshte me shume se San Marino, Vatikani, Monako, Andorra, Lihteshtajni, Sllovenia... Te pakten gjeografikisht; themi gjeografikisht, se Evropa gjeografike nuk ka te njejten pike rendese me Evropen politike. Nderkohe qe, etnografikisht, Turqia eshte me shume ne Evrope sesa Belgjika, Portugalia, Norvegjia, Finlanda, Irlanda, Hungaria etj.(ka me shume turq ne Evrope sesa portugeze, finlandeze, norvegjeze apo irlandeze, etj....) Pse nuk qenka Turqia ne Evrope?!?
    A nuk jane dhe gjermanet te ardhur njesoj si sllavet apo turqit? Apo thuaj, topi eshte i Gjermanise(psh) dhe penalltine e gjuajne vete...
    Ne anen tjeter, nese do te flasim per kritere apo kushte pranimi, Greqia nuk plotesonte as edhe nje kusht te vetem. Po ashtu edhe Spanja, Portugalia e ca te tjera.(Italise i eshte terhequr veshi me dhjetra here, madje edhe eshte paralajmeruar per perjashtim; Italia, njera prej ideatoreve dhe themeluesve te Bashkimit racist Evropian.)
    Per mua, islamizmi i Turqise nuk ka shance te ndikoje as per mire, as per keq ne gjendjen e mjeruar ku ndodhet "krishterimi" i kalbur dhe kultura e shthurrur evropiane. Ceshtja eshte raciste, dhe pike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 18-12-2005 mė 22:08
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #19
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Turqia ka disa probleme qe BE nuk i perballon dot ne qoftese anetaresoet Turqia. Problemi i pare esht emigracioni. Te gjithe e din qe te hyje Turqia ne BE do te thot viza falas per te gjith dhe fluksi do jet me milion dicka qe asnji komb nuk e do sidomos Gjermania, Franca, Italia...I njejti problem mbetet dhe per Shqiperine kan frik te na anetaresojn se e din qe Shqiptaret me kalime ne kufinjt pa viza do turren te gjith! Ligji i BE esht qe nuk pranoet emigracion ndermjet 2 vendeve qe jan anetar te BE.
    Problemi i dyte esht terorizmi! Mund te jet e lehte per ata qe hyjn ne Turqi dhe pastaj ne Evrope. Sdo te thot qe Turqit jan teroristet por do jet shum e lehte per grupet si Al-Qaeda te deportojn ne Evrope nga Turqia!
    Problemi i trete esht ekonomia Turke. Stambolli mund te duket i bukur por i gjith vendi vuan dhe nuk ka siguri qe te permisoet edhe ne qofse anetaresoet.
    Nuk duhet harruar qe Turqia vuan me problemet e te drejtave te njeriut dhe nuk i respekton sic duet!

    Evropa mund te gjej me miliona arsye pse mos ta anetaresojn Turqine dhe duhet pare dhe aspekti ekonomik ku Evropes do ti duen te shpenzojn me biliona dollar qe te ndertojn Turqine dhe vendet e tjera qe sapo kan hyr!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e ANP
    Anėtarėsuar
    08-12-2005
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    35
    banished.

    Stambolli ndodhet brenda kufijve te Evropes, jo Turqia. Edhe ai Stamboll dikur ka qene qytet bizantin qe otomanet e dikurshem e pushtuan. Le te jete popullsia e Stambollit 9 milion e ca, ata nuk jane Evropian nga identiteti, kultura, menyra e te jetuarit e nga 100 e ca gjera te tjera. Pastaj, Evropa nuk ka nevoje te zmadhohet edhe me teper! Gjithsesi pse? Nuk ndodhet ne Evrope, nuk permbush kriteret, si dhe nuk ekziston ndonje arsye tjeter per te zmadhuar me teper BE-ne. Pastaj Evropa eshte e care keshtu sic eshte tani, jo me me Turqine.
    guxo, frikės thuaji JO!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Disa data historike
    Nga urtesia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  3. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •