
Postuar më parë nga
hasanii
pasi pash se ne temen e mevludit eshte shkru shume rrethe risive dhe ata qe e sqaruan risin atu nuk shkojne me large vetem deri tek imam Shafiu , e pastaj duke e pranuar ate si ne rregull , bejn sote te ashtequajturat bidate te mira ne fene Islame .Shejhu i nderuar na fol me poshte per kete gje .Dhe mbyllet tema sikur te merret ndonje fetva per lejimin e ketyre gjerave ne fene Islame.
Sqarim i dyshimeve në lidhje me risitë
Nga Shejhu Bujar Salih ibn el-Feuzan
1. Prezentimi i risisë në gjuhë
Kjo është një formë valide e risisë, është një risi të cilës nuk i ka paraprirë diçka e ngjashme. Dhe prej kësaj është thënia e Allahut të Lartësuar, “Shpikësi i Qiejve dhe Tokës” (Bekare, 117)
Kjo është, Shpikësi i këtyre dy gjërave në tjetër përveç ngjashmërisë paraprake. Thënia e të Lartësuarit, “Thuaj, unë s’jam i ri prej mesit të të Dërguarve” (Ahkaf, 9)
Kjo do të thotë, ‘Unë s’jam i pari që erdhi me porosi prej Allahut për robërit, por para meje kanë paraprirë shumë nga mesi i të Dërguarve.’
Dhe mund të thuhet, ‘Filani e shpiku (ibtede’e) një risi (bidat)’, që do të thotë se ai ka shpikur një mënyrë duke mos pasur paraardhës për të.
Të shpikurit ndahet në dy kategori:
- Të shpikurit në ‘adet (zakone/shprehi/kulturë etj): siç është të shpikurit e risisë në të folur, dhe kjo është e lejuar (mubah), sepse parimi fundamental në lidhje me adetet (zakonet) është ai i lejushmërisë (ibahe).
- Të shpikurit në fe; kjo është e ndaluar sepse parimi fundamental në lidhje me këtë është ai i Teuekufit (kufizimit në tekstet autentike). Ai (salallahu alejhi ue selam) ka thënë, “Kushdo që shpikë (ahdethe) në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar,” (Buhari, Muslim) Dhe në një transmetim tjetër, “Kushdo që e bën një vepër e cila s’është në pajtim me çështjen tonë, ajo refuzohet.” (Sahi Muslim)
2. Të shpikurit në fe është dy llojesh:
Lloji i parë: Të shpikurit në thëniet e besimit, siç janë thëniet e Xhehmive, Mu’tezilëve dhe Rafidhave, si dhe sektet e devijuara përgjithësisht të njohura dhe besimet e tyre.
Lloji i dytë: Të shpikurit në aktet e adhurimit; Siç është adhurimi i Allahut me një akt të adhurimit që nuk është i legalizuar. Dhe kjo ka ndarjet e veta,
Ndarja e parë: Kjo s’ka origjinë (asël) në adhurim, më saktë kjo është një formë e shpikur e adhurimit e cila s’ka origjinë në ligj (Sher’); Siç është të shpikurit e namazit që s’është bërë ligj, apo agjërimit që s’ka origjinë Sheriatike të legalizuar, apo ditë të festimit siç është festimi i ditëlindjeve, dhe tjetër përveç kësaj.
Ndarja e dytë: Ajo që ekziston prej shtesave në adhurimin e legalizuar; sikur nëse ndokush do të shtonte rekatin e pestë në namazin e Drekës (Dhuhër), apo për shembull në atë të ikindisë (Asr).
Ndarja e tretë: Ajo që ekziston në karakteristikat e bërjes së adhurimit të legalizuar - Ta ekzekutojmë atë në mënyrën e cila s’është e legalizuar; siç është bërja e përkujtimeve (Dhikrit) të legalizuar me zëra të njëhershëm dhe melodik, dhe siç është të qenit ekstrem ndaj vetvetes në adhurim deri në atë masë sa të lihet Suneti i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam).
Ndarja e katërt: Ajo që ekziston prej specifikimit të kohës për adhurim të legalizuar, e cila s’ka qenë specifikuar nga ligji (Sher’), siç është specifikimi i natës së mesme të muajit Shaban dhe ditës së tij për agjërim dhe namaz. Pra, vërtet agjërimi dhe namazi kanë bazë në fe, por të specifikuarit e tyre në një kohë prej kohërave ka nevojë për dëshmi.
3. Vendimi mbi risinë në fe me të gjitha llojet e saja:
Çdo risi në fe është e ndaluar dhe devijim për shkak të thënies së të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) “Dhe ruajuni nga çështjet e shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është risi, dhe çdo risi është devijim.” (Ebu Daud, dhe Tirmidhi i cili tha, hasen sahi) Dhe thënia e tij (salallahu alejhi ue selam), “Kushdo që shpikë në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar” Dhe në transmetimin tjetër, “Kushdo që ekzekuton një vepër që s’është në pajtim me çështjen tonë, ajo është e refuzuar” (Sahi Muslim). Pra këto dy hadithe tregojnë se të gjitha gjërat e shpikuara në fe janë risi, dhe çdo risi është devijim i refuzuar,(1) dhe domethënia e kësaj është se të shpikurit në besim dhe adhurim është e ndaluar. Sidoqoftë, ndalesa e saj është sipas shkallës në llojin e risisë, dhe prej saj është mosbesimi (kufri) evident siç është të bërit qark rreth varreve me qëllim që të afrohet më shumë ndaj banorëve të tij, prerja e kurbanëve për ta dhe betimi me ta, të luturit atyre dhe të kërkuarit shpëtim prej tyre. Dhe siç janë thëniet ekstreme të Xhehmive dhe Mu’tezilëve. Prej kësaj është ajo që është mënyrë e shirkut siç është ngritja e varreve, të falurit dhe të luturit drejt tyre. Dhe prej kësaj është ajo që është mosdëgjueshmëri në Akide siç është risia e gjymtyrëve nga Kaderitë, si dhe Murxhiat në thëniet dhe besimet e tyre në kundërshtim me dëshminë e Sheriatit. Dhe prej kësaj është edhe përmbajtja nga seksi dhe të agjëruarit në diell, si dhe tredhja me qëllim të ndërprerjes së të gjitha dëshirave. (shiko ‘el Iltisam’ i esh-Shatibit 2/37).
Vërejtje:
Kushdo që e ndanë risinë (në fe) në risi të mirë (bid’a hasene), dhe risi mëkatare (bid’a seji’e), atëherë ai ka bërë keq, dhe ka kundërshtuar thënien e tij (salallahu alejhi ue selam), “Çdo risi është devijim.” Sepse i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) e ka shpallur atë risi – të tërën – devijim,(2) ndërsa kjo thotë se s’janë të gjitha risitë devijim; më saktë, se ka edhe risi të mirë. El Hafidh Ibn Rexheb tha në komentin e tij të ‘el Arbain’: ‘Pra, thënia e tij (salallahu alejhi ue selam), “Çdo risi është devijim” është prej fjalës gjithpërfshirëse, duke mos përjashtuar gjë prej saj. Dhe kjo është prej parimeve më të mëdha prej parimeve të fesë. Kjo është e lidhur me thënien e tij (salallahu alejhi ue selam), “Kushdo që shpikë në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar.” Pra, kushdo që shpikë gjëra dhe ia atribuon ato fesë, dhe ajo s’ka origjinë në fe, atëherë ajo është devijim, dhe feja është e pastër prej këtyre gjërave. Dhe të barabarta me këtë janë çështjet e besimit, veprat, apo thëniet qofshin ato të fshehura apo të dukshme.” (Xhami’ul Ulum Uel Hikam, f.233)(3)
Dhe s’ka ndonjë dëshmi për ta se ekziston risia e mirë, përveç thënies së Umerit (radiallahuanhu) në lidhje me namazin e teravijes, “Sa risi e mirë është kjo!” (ni’imatul bide’tu hedhihi).
Ata gjithashtu thonë, ‘Vërtet ka pasur gjëra të cilat qenë shpikur, dhe ato s’janë kundërshtuar nga Selefi, siç është përmbledhja e Kur’anit në libër, shkrimi i haditheve si dhe regjistrimi i tyre.’ Pra, përgjigja ndaj këtyre është ajo se këto janë çështje të cilat kanë origjinë ne ligj (sher’), andaj këto s’janë të shpikura. Dhe thënia e Umerit (radiallahu anhu) “Sa risi e mirë” - ai me këtë ka patur për qëllim risinë ghuhësore, e jo risinë fetare (el bida’tul Sher’ije). Pra, çkado që e ka origjinën në ligj, i kthehet atij. Nëse thuhet se ajo është risi, atëherë ajo është risi në gjuhë e jo në Ligjin Islamik. Risia fetare është ajo që s’ka ndonjë origjinë që t’i kthehet asaj. Përmbledhja e Kur’anit e ka origjinën e vet, sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e ka urdhëruar shënimin e Kur’anit, por ai ka qenë shkruar i shpërndarë ashtu që Shoqëruesit (sahabët) e përmblodhën atë në një libër për ta mbrojtur atë. Vërtet, pejgamberi i ka falur teravijet me Shoqëruesit e tij çdo natë, dhe ata preferonin frikë në lidhje me caktimin e Imamit, dhe vazhdimi i Sahabëve në të falurit në grupe të ndara gjatë jetës së pejgamberit dhe pas vdekjes së tij (salallahu alejhi hi ue selam) s’është risi ne fe. Të shkruarit e hadithit po ashtu ka origjinë në Ligj. Vërtet, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) urdhëroi shkruarjen e disa haditheve për disa nga sahabët e tij, ashtu që ta studiojnë atë.(4) Dhe kishte edhe paralajmërim kundër të shkruarit në letër të rëndomtë sipas këshillës së tij (salallahu alejhi ue selam) duke u frikuar se do të përzihej me Kur’anin ajo që s’është prej tij. Pra, kur pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) vdiq, ky paralajmërim përfundoi – sepse Kur’ani qe kompletuar dhe memorizuar para vdekjes së tij (salallahu alejhi ue selam). Kështu që muslimanët pas kësaj e shënonin hadithin, duke e ruajtur atë prej shkatërrimit. Dhe Allahu e shpërbleftë Islamin dhe Muslimanët me të mira kur ata e ruajnë Librin e Zotit të tyre, dhe Sunetin e pejgamberit të tyre (salallahu alejhi ue selam) prej shkatërrimit, si dhe nga përqeshja e përçmuesve.(5)
Fundnota
(1) Shumë prej njerëzve të risisë thonë se ‘kullu’ në hadithin në lidhje me çështjet e shpikura s’do të thotë çdo gjë. el-Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbeli thotë në ‘Xhami Ulum Uel Hikem‘(2/89) në komentin e pjesës së hadithit, “dhe ruajuni nga çështjet e shpikura…”
“Thënia e tij, ‘ruajuni nga çështjet e shpikura, dhe çdo bidat është devijim’ përmbajnë paralajmërim për Umetin nga të pasuarit e risive të shpikura, dhe ai e theksoi këtë duke thënë, ‘dhe çdo risi është devijim’. Domëthënia e bidatit është çdo gjë që është e shpikur e që s’ka bazë ne Sheriat që do ta dëshmonte atë. Sa i përket asaj e cila ka bazë në Sheriat që do ta dëshmonte atë, atëherë kjo s’është bidat në Sheriat edhe nëse ajo do të ishte bidat në aspektin gjuhësor. Në Sahinë e Muslimit prej Xhabirit (radiallahu anhu) nga pejgamberi, se ai thoshte në predikimet e tija, ‘fjalimi më i mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, dhe çështjet më të këqija janë çështjet e shpikura dhe çdo bidat është devijim…’ Imam Ahmedi transmeton nga ‘Gadif Ibnul Harith esh-Shimali’, ‘Abdul Malik ibn Meruan e dërgoi dikë tek unë dhe tha: Vërtet ne i mbledhim njerëzit për shkak të dy çështjeve: ngritja e duarve (gjatë lutjes) në minber në ditën e Xhumasë dhe dhënien e këshillave pas namazit të sabahut dhe ikindisë. Ashtu që ai tha: Sa i përket këtyre dy çështjeve, këto janë shembuj të risive tuaja sipas mendimit tim dhe unë s’do të pranoj gjë prej tyre, sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë, ‘Njerëzit nuk prezentojnë një risi, përveç se e njëjta me këtë të ngrihet prej sunetit (d.m.th. të harrohet apo neglizhohet) dhe mbajtja me sunet është më mirë se të shpikurit dhe risia.’ Diçka e ngjashme është transmetuar nga Ibn Umer…
Sa i përket asaj që ka ndodhur nga disa prej Selefit në të shpallurit e tyre të disa bidateve si të mira, atëherë kjo ka të bëjë me bidatin në kuptimin gjuhësor, e jo në atë Sheriatik. Dhe nga këto është thënia e Umerit (radiallahu anhu) kur ai i mblodhi njerëzit për namazin e Ramazanit pas Imamit…(ai jep arsye për këtë se pse kjo është kështu, por këto tashmë janë përmendur në artikujt tjerë, dhe disa prej tyre edhe mësipër, ashtu që s’do t’i përsëris ato)
Dhe prej tyre: ezani i Xhumasë që është shtuar prej Uthmanit për shkak të nevojës së njerëzve…. Është transmetuar nga Ibn Umeri të ketë thënë se kjo ishte bidat. Ndoshta ai ka menduar atë që babai i tij e ka menduar ne lidhje me namazin gjatë muajit të Ramazanit.
Dhe prej tyre: mbledhja e Mus-hafit në një libër…dhe pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) urdhëronte që shpallja të shkruhej dhe s’ka dallim në këtë në mes të shkruarit atë ndaras apo si një përmbledhje, më saktë, një përmbledhje ka më shumë dobi…(duke përmendur shembuj të tjerë)…
Ebu Nu’ejm transmeton me zinxhir të transmetimit nga Ibrahim ibn Xhunejd i cili tha: Kam dëgjuar esh-Shafiun (rahimehullah) duke thënë: ‘bidati është dy llojesh…’ Dhe ai mbështetej në thënien e Umerit (radiallahu anhu), ‘sa bidat i mirë që është kjo dhe domethënia e esh-Shafi’iut (rahimehullah) është ashtu siç kemi përmendur paraprakisht: se fundamenti për bidatin e qortueshëm është ajo që s’ka bazë në Sheriat të cilës mund t’i referohemi – dhe ky është bidat në traditën e Sheriatit. Sa i përket bidatit të lavdërueshëm, atëherë kjo është ajo çka përputhet me Sunet – që do të thotë se ajo ka bazë në Sunet të cilës mund t’i referohemi, dhe ky është ‘bidat’ në kuptimin e vet gjuhësor e jo në kuptimin e vet sheriatik, për shkak të pajtueshmërisë së tij me Sunet.
Një thënie tjetër është transmetuar nga esh-Shafi’i e cila e shpjegon këtë, e kjo është: ‘çështjet e reja të shpikura janë dy llojesh…’”
Pra, çdo risi është devijim, e kundërta me atë në të cilën disa dëshirojnë që ju të besoni.
(2) Thënia e supozuar e Imam esh-Shafi’ut është një tjetër dredhi e përdorur nga njerëzit e bidatit të cilët përpiqen t’i legalizojnë risitë e tyre në Fenë e plotë dhe të përsosur të Allahut.
Shejh Selim el-Hilali thotë, “ata që përpiqen t’i bëjnë risitë e mira dhe të pranueshme pohojnë se Imam esh-Shafi’i – Allahu e mëshiroftë – pajtohet me konceptin e ‘risisë së mirë’ – dhe ata e kanë marrë atë me atë çka i është atribuar atij – Allahu e mëshiroftë atë – në lidhje me risitë: ‘çështjet e shpikura janë dy llojesh: ajo që është e shpikur dhe është në kundërshtim me Librin, Sunetin, transmetimin, apo ixhmanë – kjo është risi e devijimit, dhe: ato gjëra të cilat shpiken dhe të cilat nuk e kundërshtojnë ndonjëren nga këto – kjo është novacion i cili s’është i qortueshëm. Umeri ka thënë në lidhje me namazin e natës në Ramazan: ‘sa risi e mirë është kjo’ që do të thotë diçka e re që s’është prezentuar paraprakisht, e cila nëse bëhet nuk hedh poshtë asgjë që ka ekzistuar më parë. (Transmetuar nga el-Bejheki në ‘Menakibush Shafi’i (1/469) nga er-Rebi ibn Sulejman. Unë them: zinxhiri i tij i transmetimit përmban Muhamed ibn Musa el-Fadlin dhe unë s’mund të gjej ndonjë biografi për të.)
Është transmetuar me fjalët: “Risia është dy lojesh: risia e lavdërueshme dhe risia e qortueshme. Pra, çkado që pajtohet me Sunetin është e lavdërueshme, dhe çkado që e kundërshton Sunetin është e qortueshme,” Dhe ai përdori si dëshmi thënien e Umerit (radiallahu anhhu) – në lidhje me namazin e natës në Ramazan: ‘sa risi e mirë është kjo’ (Transmetuar mga Ebu Nu’ejm në ‘Hiljetul Eulija’ (9/113) nga Hurmule ibn Jahja. Unë them: zinxhiri i tij i transmetimit përmban Abdullah ibn Muhamed el-Atshin, i cili është përmendur nga el-Hatib el-Bagdadi në ‘Tarik’-un e tij dhe nga es-Sem’ani në ‘el-Insab’ por ata nuk përmendin xherh (kritikë) apo te’dil (lavdërim) për të.)
a) Thënia e Imam esh-Shafi’ut – edhe nëse është autentike – s’mund të përdoret që të kundërshtohet apo partikularizohet gjeneraliteti i hadithit të të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam), meqë vetë esh-Shafi’i – rahimehullah – është transmetuar nga studentët e tij të ketë thënë se thënia e një sahabiu të vetëm s’është dëshmi, dhe s’është obligative për ata pas tij që ta pasojnë atë (si në ‘Tehrixh Furu ala el-‘Usul’ të ez-Zenxhenit (f.179) me kontrollimin e Muhamed Adib es-Salih, ‘Mu’esetur Risale’)
……Dhe kjo është çka dijetari verifikues Ibnul-Kajim ka konfirmuar në ‘I’ilam el-Mueki’in’ e tij (4/121-123)
Pra, si mund të jetë thënia e Imam esh-Shafiut dëshmi nëse thënia e një sahabiu s’është dëshmi?!
b) Si mund që esh-Shafi’i – Allahu e mëshiroftë – të jetë një prej atyre të cilët janë pajtuar me ‘risitë e mira’ derisa ai e ka thënë thënien e famshme: ‘kushdo që shpall diçka të mirë, ai e ka bërë atë pjesë të Sheriatit’, dhe ai tha në ‘Er-Risale’ (f.507), ‘shpallja e gjërave si të mira (istihsan) është formë e ushtrimit të dëshirave’.
Prandaj, kushdo që do t’i shpjegojë fjalët e esh-Shafi’ut – Allahu e mëshiroftë – le ta bëjë këtë me rregullat dhe fundamentet e esh-Shafi’ut – gjë që kërkon të kuptuarit e parimeve të tija. Kjo është diçka e aplikushme në çdo degë të diturisë. Pra, ai që është injorant ndaj terminologjisë së specialistëve të tyre do të jetë injorant edhe ndaj domethënies së thënieve të tyre, dhe do ta shpjegojë gabimisht domethënien e tyre. Ja ku është një shembull që të tregojmë se çfarë mendojmë:
i) Fjala ‘e dakorduar’ me dijetarët e hadithit do të thotë atë që është transmetuar nga Buhari dhe Muslim. Sidoqoftë, sipas Ebu Berakat Abdus Selam Ibn Tejmije, autori i ‘Muntekel Ahbar’, kjo do të thotë ajo që është transmetuar nga Ahmed, Buhari dhe Muslim.” (el-Bid’a f.63-66)
Edhe sikur kjo thënie të ishte autentike, kuptimi i saj do të ishte i bidatit gjuhësor siç është thënë nga Ibn Rexheb, dhe në do të sqarojmë më tutje në shënimin vijues mbi el-Hafidh ibn Haxher.
(3) Shejhu, Salih el-Feuzan citoi nga el-Hafidh ibn Rexheb, kështu që do të jetë e dobishme që ta citojmë diskutimin e plotë: El-Hafidh ibn Rexheb tha në komentimin e këtij hadithi, ‘kushdo që prezenton në çështjen tonë diçka që s’është pjesë e saj, ajo duhet të refuzohet.’ Dhe hadithin, ‘kushdo që e bën një vepër të cilën ne se kemi urdhëruar, ajo duhet të refuzohet’:
“Ky hadith përmban një parim të madh prej parimeve të Islamit, dhe mu ashtu siç hadithi ‘veprat janë sipas qëllimit’ është masë (që të gjykohet vepra në) formën e tij të mbrendshme, ky hadith është masa (ndaj veprës në) formën e tij të jashtme. Ashtu siç asnjë vepër që s’bëhet duke kërkuar Fytyrën e Allahut të Lartësuar nuk i dhuron asnjë shpërblim autorit, çfarëdo vepre që s’është urdhëruar nga Allahu dhe i Dërguari i Tij është e refuzuar. Dhe kushdo që shpikë në fe atë për të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij s’kanë dhënë leje, ajo është asgjë në fe…
Hadithi në formulimin e tij tregon se çdo vepër e cila s’është urdhëruar nga Ligjdhënësi refuzohet, dhe kuptimi i saj tregon se çdo vepër që është urdhëruar nuk refuzohet. Domethënia e “urdhërit të tij” këtu është “feja dhe ligji i tij”, siç është domethënia e thënies së tij në një tjetër transmetim, ‘kushdo që prezenton në çështje tonë diçka e cila s’është pjesë e saj, ajo duhet të refuzohet.’ Prandaj, domethënia është vepra e kujtdoqoftë që është jashtë Sheriatit dhe s’është e kufizuar nga Sheriati, është e refuzuar. Dhe thënia e tij, ‘atë të cilën ne se kemi urdhëruar’ tregon se është e domosdoshme për veprën e autorit që të bie nën rregullat dhe rregullativat e Sheriatit, dhe atë se rregullat e Sheriatit të vendosin për urdhërimin apo ndalimin e tyre. Pra, vepra e kujtdoqoftë që bie nën rregullat dhe rregullativat e Sheriatit, në pajtim me to, atëherë kjo vepër është e pranuar, dhe përndryshe refuzohet…..dhe kushdo që kërkon që të afrohet më shumë te Allahut me vepër të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij se kanë caktuar si mënyrë për t’iu afruar Allahut, atëherë vepra e tij është e gënjeshtërt dhe e refuzuar...
I Dërguari (salallahu alejhi ue selam) e pa një person duke qëndruar në diell dhe ai pyeti për të, dhe është thënë në përgjigje, ‘ai është betuar se do të qëndrojë në këmbë dhe s’do të ulet apo të strehohet nën hije, dhe do të agjërojë.’ pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e urdhëroi atë që të ulet, të strehohet nën hije dhe ta plotësojë agjërimin e tij (Buhari). Ai (salallahu alejhi ue selam) nuk e bëri qëndrimin dhe ekspozimin e tij në diell mënyrë për afrim (ndaj Allahut) të atillë që do të kërkonte përmbushjen e betimit. Dhe është transmetuar se kjo ngjarje ka ndodhur në ditën e Xhumasë në kohën e dëgjimit të hutbes (ligjeratës) së Pegamberit (salallahu alejhi ue selam) derisa ai ishte në minber. Pra, ky njeri qe betuar se do të qëndrojë e të mos ulet apo të kërkojë hije përderisa i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) ta mbante ligjeratën e tij, në madhërim/respekt ndaj dëgjimit të ligjeratës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), dhe megjithatë i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) nuk e bëri këtë mënyrë për afrim ndaj Allahut për atë në ihram. Pra, kjo tregon se çdo gjë që është mënyrë e të afruarit ndaj Allahut në një rast të veçantë, s’është mënyrë e të afruarit në çdo rast. Më saktë, individi duhet të pasojë atë që gjindet në Sheriat në vendin e tij korrekt për çdo gjë... “ (është e njohur në Sheriat se betimi i cili përfshinë mosdëgjueshmëri ndaj Allahut s’kërkon përmbushje)
(4) Sa i përket mashtrimit të njerëzve të bidatit në thënien se koleksionimi i haditheve të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) është risi, atëherë kjo thjesht s’është e vërtetë.
Prej Ebu Kabilit i cili tha: Ne ishim me Abdulllah ibn Amr Ibnul As dhe ai qe pyetur se cili qytet do të pushtohet së pari, Konstandinopoja apo Roma? Ashtu që Abdullahu kërkoi një valixhe të mbyllur dhe tha: Nxirre prej saj një libër. Pastaj Abdullahu tha: Derisa ishim me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam) duke shkruar, i Dërguari i Allahut qe pyetur: Cili qytet do të pushtohet së pari, Konstandinopoja apo Roma? I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha: “Së pari do të pushtohet qyteti i Heraklitit”, do të thotë Konstandinopoja. (Transmetuar nga Ahmedi 2/176, ed-Darimi 1/126 dhe el-Hakim 3/422) Pra, ky transmetim tregon se disa nga Sahabët i shkruanin hadithet e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) në praninë e tij.
(5) Ibn Haxher mbi bidatin sikur në ‘Fet-h (13/314) dhe Kitabul-I’tisam, Kapitulli: Pasimi i sunenit të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).
“Thënia e tij, ‘dhe çështjet më të këqija janë çështjet e shpikura...’, ‘ ...hadithi do të thotë se çështjet e shpikura që s’kanë bazë në Sheriat, dhe ato sipas traditës së Sheriatit quhen– ‘bidat’, ndërsa ajo e cila ka bazë në Sheriat që do ta dëshmonte atë, s’është bidat. Pra, bidati në traditën e Sheriatit është i qortueshëm në cenim ndaj gjuhës, sepse gjuhësisht çdo gjë që është e shpikur, qoftë ajo e qortueshme apo e lavdërueshme, quhet bidat... dhe esh-Shafi’i ka thënë, ‘bidati është dy llojesh... ‘ Transmetuar nga Ebu Nu’am përmes rrugës së Ibrahim Ibn Xhunejd, dhe po ashtu na vjen edhe prej Shafiut ajo që është transmetuar nga el-Bejheki në ‘Menakib’ –in e tij, ‘çështjet e shpikura janë dy llojesh...’. Dhe disa nga dijetarët e kanë ndarë bidatin në pesë kategori të ahkamit (rregullave) dhe kjo është e qartë. Është vërtetuar nga Ibn Mes’ud të ketë thënë, ‘vërtet, ju jeni pjekur në fitre (natyrshmëri të pastër), por ju do të shpikni dhe do të shpiken gjëra për juve, kështu që kur ta shihni risinë, atëherë mbahuni për udhëzimin autentik’... Imam Ahmed transmetoi me sened të mirë prej Gadif Ibnul-Harith i cili tha, ‘el-Malik ibn Meruan e dërgoi dikë tek unë dhe tha: vërtet ne i mbledhim njerëzit për dy çështje: ngritjen e duarve (për dua’) në minber në ditën e Xhumasë dhe dhënien e këshillave pas namazit të sabahut dhe ikindisë. Kështu që ai tha: sa i përket këtyre të dyjave, atëherë sipas mendimit tim këto janë shembuj të shpikjeve tuaja dhe unë s’do të pranoj gjë prej teje sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë, ‘nuk e prezenton një popull ndonjë bidat, përveç se suneti i ngjashëm me të ngrihet (d.m.th. Harrohet apo neglizhohet)’ dhe të mbajturit me Sunet është më mirë se prezentimi i një bidati’. Pra nëse kjo ishte përgjigja e këtij sahabiu në lidhje me çështjen e cila ka bazë në fe, atëherë çfarë mendoni se do të ishte rasti në lidhje me një çështje e cila s’ka bazë në fe? Dhe çka nëse ajo përfshinë gjëra atë cilat e kundërshtojnë Sunetin?...Kjo çështje (dhënia e këshillës) qe e pranishme gjatë kohës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) por s’është bërë vazhdimisht sikur hutbet e Xhumasë por bëhej ashtu siç e diktonte nevoja. Dhe sa i përket thënies së tij në hadithin e Irbadhit, ‘vërtet çdo bidat është devijim’ pas thënies, ‘dhe ruajuni nga çështjet e shpikura’ dëshmon se çështjet e shpikura quhen bidat. Dhe thënia e tij, ‘dhe vërtet çdo bidat është devijim’ është parim i plotë Sheriatik në formulim dhe të kuptuar. Sa i përket formulimit, atëherë kjo është sikur të thuhet, ‘vendimi në lidhje me këtë dhe këtë është se kjo është bidat dhe çdo bidat është devijim’ dhe kështu kjo s’do të ishte nga Sheriati sepse Sheriati, në totalitetin e vet, është udhëzim... dhe domethënia e fjalëve të tija ‘çdo bidat është devijim’ është ajo që është prezentuar dhe për të cilën s’ka dëshmi as në mënyrën specifike as në atë të përgjithshme... Ibn Abdis Selam tha në në fund të ‘el-Kauaid’: bidati ndahet në pesë klasifikime... (duke përmendur të pestat dhe disa shembuj të tyre)” (Përfundimi i fjalëve të Ibn Haxherit)
Këtu duhet që të njihen disa pika:
1. Ibn Haxher citon prej Imam esh-Shafiut pasi e bën të qartë atë se në gjuhë bidati është dy llojesh, ndërsa në Sheriat vetëm një.
2. Që tregon se ai e kupton thënien ‘bidati i lavdërueshëm’ në kuptimin gjuhësor ashtu siç e kupton Ibn Rexheb.
3. Citimi i tij prej Ibn Abdis Selam në klasifikimin e tij të bidatit në pesë kategori por ai vetë thotë, ‘dhe domethënia e fjalëve të tija ‘çdo bidat është devijim’ është ajo çka është prezantuar dhe nuk ka dëshmi as në mënyrën specifike as në atë gjenerale’ dhe deklarata tjera të ngjashme.
Dhe vërtet Allahu i Lartësuar e di më së miri.
Krijoni Kontakt