Për shijet mashkullore sivjet tendencat në bregdet, ndryshojnë më shumë tek ngjyrat. Ndërkohë që rrobat e banjës tip bokser dhe slip nuk do të mungojnë edhe sivjet. Për meshkujt më klasikë sugjerohen boksera të bollshme ose të puthitura pas lëkurës, ndërsa për më të rinjtë që duan të ekspozojnë gjithcka, zgjidhja unikale mbeten rrobat e banjës të tipit slip. Për ngjyrat sivjet mund të flitet shumë, pasi e bardha, e verdha dhe e zeza, konsiderohen më të pëlqyerat dhe kjo sipas ekspertëve të modës, lidhet ngushtë me kombinimin e ngjyrës së tonifikuar të trupit dhe rrobave të banjës.
Nuk duhet harruar fakti që për rrobat e banjës slip, këtë verë ngjyrat e sugjeruara do të jenë pak shokuese, pasi në zonat erogjene stilistët kanë dizenjuar materiale transparente, duke mos fshehur asgjë. E vecanta tjetër anë bokserat e sugjeruara nga Guillermo Mariotto. Bëhet fjalë për boksera të shkurtra me rreth tejet të shkurtër, tipike braziliane, të cilat të nxjerrin në pas një pjesë të vidheve.
PS:
Lereni PDG per kete teme ejani te flasim ketu sepse eshte nje teme e bukur dhe te marin pjese me shume antare![]()
Krijoni Kontakt