Prishtinë, 13:40, Sot
Një nëpunës i Komesariatit të Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) në Kosovë është akuzuar për tregtinë me njerëz dhe për abuzim seksual të të miturve, lajmërojnë agjencitë, duke iu referuar mediumeve të Prishtinës.
Organet e drejtësisë e Kombeve të Bashkuara akuzuan shtetasin pakistanez Rashidun Kan se ka pranuar shërbime seksuale prej dy vajzave të mitura, që kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz.
Policia ka arrestuar Kanin në janar së bashku me një grua që është dyshuar se është udhëheqëse e rrjetit të tregtarëve me njerëz.
Misioni i KB-ve në Kosovë në disa raste ishte kritikuar se është indiferent lidhur me veprat penale të ndërlidhura me tregtinë me njerëz, në të cilën janë të përzier nëpunës të saj. /Makfaks/
Krijoni Kontakt