Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    FA: Tė pamundurėn pėr Liverpulin

    Federata Angleze e Futbollit (FA) vazhdon "luftėn" e saj me UEFA-n pėr t'i siguruar Liverpulit njė vend nė edicionin e ardhshėm tė Ligės sė Kampioneve. Drejtori ekzekutiv, Brajan Baruik, deklaroi: "Do tė mundohemi deri nė fund t'i japim mundėsi Liverpulit qė ta mbrojė trofeun e fituar." Liverpuli fitoi ndaj Milanit, pas gjuajtjeve tė 11-metėrshave nė finalen e Stambollit, por e pėrfundoi kampionatin nė vend tė pestė tė renditjes. Tė enjten, UEFA deklaroi se nuk do t'i ndryshonte rregullat pėr tė lejuar Liverpulin tė merrte pjesė nė edicionin e ardhshėm tė Championsit, por federata angleze shpreson akoma:

    "Do tė vazhdojmė tė bisedojmė me UEFA-n. I kemi dėrguar njė kėrkesė UEFA-s, para se Liverpuli tė fitonte nė finale, dhe do tė vazhdojmė tė insistojmė pėr njė ndryshim tė rregullave. Situata pėr UEFA-n ėshtė shumė e ēuditshme, pasi Liga e Kampioneve vitin tjetėr nuk do tė ketė kampionin e saj. Vetė logjika e kėsaj fjalie tregon se ēfarė vendimi duhet marrė", - pėrfundoi Baruik. Ky rast nuk ėshtė i ri nė Champions, pasi nė 2001-shin, Reali fitoi kupėn, por u rendit i pesti nė kampionat. Nė atė rast, federata spanjolle vendosi tė linte jashtė Saragozėn e vendit tė katėrt, pėr tė lejuar madrilenėt tė mbronin trofeun nė sezonin pasardhės. "Ky vendim i takon vetėm federatės angleze. Rregullat janė rregulla dhe duhen zbatuar," - deklaroi zėdhėnėsi i UEFA-s.


    Bekenbauer: Liverpuli e meriton Championsin

    Rregulli i UEFA-s nuk lejon qė njė vend tė pėrfaqėsohet nė Champions, me mė shumė se katėr ekipe. Federata Angleze e Futbollit ka vendosur qė katėr ekipet e kualifikuara janė Ēelsi, Arsenali Manēesteri dhe Evertoni. Liverpuli, i cili u shpall kampion i kėtij edicioni, nuk do ta ketė tė drejtėn pėr tė mbrojtur trofeun e fituar. Sipas Franc Bekenbauerit, presidentit tė komitetit organizativ tė Botėrorit 2006, duke qenė kampion, Liverpuli ka tė drejtė tė marrė pjesė nė edicionin e ardhshėm: "Ekipi anglez ka tė drejtė tė ketė mundėsinė ta mbrojė trofeun e fituar."
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ouen: Nuk jam i penduar pėr largimin

    Sulmuesi i ekipit tė Realit tė Madridit, Majkėll Ouen, nuk pendohet pėr largimin e tij nga "Anfield Road", edhe pasi Liverpuli u shpall kampion Europe. Anglezi u shpreh i lumtur pėr suksesin e ish-ekipit tė tij. "Jam i lumtur qė shokėt e mi fituan Ligėn e Kampioneve, por jam po aq i lumtur qė vendosa tė luaj te Reali i Madridit. Nga njė pikėpamje neutrale, ndeshja ishte e mrekullueshme. Tre gola nė gjashtė minuta ishin tė pabesueshėm. Pasi shėnoi golin e parė, Liverpuli filloi tė besonte vėrtet pėr pėrmbysjen e rezultatit," - deklaroi Oueni.

    Sulmuesi 25-vjeēar kaloi te Reali, verėn e kaluar, pėr shumėn e 15 milionė dollarėve dhe nė sezonin e tij tė parė ka shėnuar 12 gola nė kampionat, edhe pse shumicėn e ndeshjeve i ka filluar nga stoli. Kalimi i Ouenit te Reali nuk solli suksesin e pritur nga anglezi. "Merengesėt" u eliminuan nė 1/16 tė Ligės sė Kampioneve nga ekipi i Juventusit dhe nuk mundėn tė shkonin mė shumė se vendi i dytė nė kampionat. "Kam arritur tė fitoj shumė gjėra te Liverpuli. Fitova Kupėn UEFA, Superkupėn Europiane, Kupėn e Ligės dhe Kupėn e Anglisė. Natyrisht, Liga e Kampioneve ėshtė shumė mė e rėndėsishme dhe unė do tė doja ta fitoja me ekipin e Realit. Ndihem mirė kėtu dhe dėshiroj tė fitoj gjithēka me kėtė klub," - pėrfundoi Oueni.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Traore: Milani po festonte nė pushim!

    Asnjė nuk ndihet. Kapiteni Xherrard dhe futbollistėt e tjerė tė Liverpulit i bėjnė lėvdata fitores sė tyre ndaj njė Milani dhe mjeshtrisė sė Benitezit pėr tė karikuar njė skuadėr qė u fut nė dhomat e zhveshjes me njė disavantazh 0-3. Por e vėrteta duket se ėshtė njė tjetėr..., sipas versionit tė mbrojtėsit Xhimi Traore. Forca dhe euforia e Liverpulit nė pjesėn e dytė, sipas mbrojtėsit francez, ėshtė shkaktuar pikėrisht nga Milani.

    Ai tregon: "Kur u futėm nė dhomat e zhveshjes, dėgjuam futbollistėt e Milanit qė kishin filluar tė festonin fitimin e Championsit. Festonin sikur gjithēka tė kishte marrė fund, sikur tė ishin kampionėt e Europės. Dhe kjo na dha nerv, ngrintė, kurajo dhe forcė pėr tė luajtur nė pjesėn e dytė. Dėshira pėr hakmarrje na dha mundėsinė tė barazonim dhe tė fitonim me penallti." Traore pėrjetoi njė makth tė vėrtetė nė pjesėn e parė, kur shkaktoi faullin ndaj Pirlos. Faull nga i cili Maldini shėnoi golin e parė pėr Milanin, vetėm pas 45 sekondave lojė. Mbrojtėsi vazhdon rrėfimin e tij:

    Ishte shumė e vėshtirė tė dėgjoje fjalėt e trajnerit nė pushim. Ai po pėrpiqej tė na shpjegonte se ēfarė duhej tė bėnim pėr tė marrė kontrollin e lojės dhe pėr tė gjetur golin. Sinqerisht nuk besoja se do t'ia dilnim mbanė. Mė duhet tė pranoj qė Milani na ndihmoi me festėn e parakohshme. Pas golit tonė tė parė, kuqezinjtė u trembėn dhe u shtynė nė mbrojtje. Aktivizimi i Hamanit ishte vendimtar, mesfusha jonė fitoi grintėn dhe eksperiencėn e tij. Benitezi mė tha: shėnoni nė dhjetė minutat e para tė pjesės sė dytė dhe Milani do tė shokohet." Mė pas, sipas Traores: "Kontrolli i barazimit u bė i mundur falė Karragerit dhe Xherrardit, tė cilėt drejtuan me mjeshtri repartet e tyre. Derisa erdhi fundi i ndeshjes, ku bėri gjithēka Dudek. Me pritjen e tij ndaj Shevės dhe me pritjen e penalltisė sė Pirlos na dha kupėn." Traore sezonin e ardhshėm shpreson tė qėndrojė te Liverpuli, pavarėsisht interesimit tė Evertonit. Trajneri Benitez, i pyetyr nė lidhje me deklaratat e Traores, u shpreh se do ta kishte tė vėshtirė t'i konfirmonte: "U futa i fundit nė dhomat zhveshjes, e bėj gjithmonė diēka tė tillė dhe, tė jem i sinqertė, nuk pashė njeri tė festonte.

    Por nė dialogjet e futbollistėve tė Milanin, nė pritje pėr tė filluar ndeshjen, pashė njė lloj vetėkėnaqėsie. Edhe unė jam latin, por nuk e di nėse do tė kisha festuar pas njė pjese tė parė nė avantazh 3-0. Gjithsesi, jam i lumtur pėr kupėn e fituar dhe pėr entuziazmin qė ka pėrfshirė skuadrėn time. Vitin e ardhshėm na duhet ende punė pėr tė arritur Ēelsin, Arsenalin dhe Manēesterin." Nė fund, trajneri i Liverpulit thotė pėr krahasimet qė i janė bėrė kėsaj skuadre me Porton e Mourinjos, apo Greqinė e Rehagelit: "Nuk e di nėse fituam duke ndjekur shembullin e kėtyre dy skuadrave, di vetėm qė ashtu si ne, edhe ata e merituan suksesin. Milani? Eshtė njė nga skuadrat mė tė mėdha nė botė, por nė rast se mė vjen njė ofertė e tyre, mė duhet ta refuzoj, sepse nė Liverpul ndihem njeriu mė i lumtur nė botė. Pas largimit nga Valencia e kisha tė vėshtirė tė mendoja se do tė gjeja gjithė kėtė entuziazėm."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    E vėrteta qė nuk na intereson


    Nga Gabriele MARKOTI

    1. E dashur Itali!

    Mjaft shkrove e the se sulmet e "Heiselit", qė sollėn shembjen e murit, janė fryt i "ēmendurisė vrasėse" dhe mbi tė gjitha e motivuar nga huliganėt (meqė ra fjala, mjaft e pėrdorėm termin "huliganė" pėr tė shquar tifozėt anglezė nė trasfertė: "huliganėt" janė tė dhunshmit qė e pėrdorin futbollin si njė justifikim pėr dhunosjen, nuk ėshtė njė term pėrgjithėsues pėr tifozėt anglezė). Motivimi ishte i madh dhe ēdokush do tė kishte marrė dylbitė pėr tė parė se ēfarė kishte ndodhur herėn e fundit qė njė skuadėr italiane ishte ndeshur me Liverpulin, pėrveē Juventusit (e ndeshur disa muaj mė parė nė Ligėn e Kampionėve) duhet ta dijė.
    Flasim pėr finalen e Kupės sė Kampionėve njė vit mė parė: Roma-Liverpul, e fituar nga tė kuqtė me penallti si dhe finalja tjetėr e mėpasme, qė tė gjithė duhet ta harrojnė. Nė atė rast, tifozėt e Liverpulit u sulmuan, u rrahėn dhe u therėn nga rrugaēė tė kamufluar si tifozė tė Romės (apo mbase ishin tifozė tė vėrtetė, nuk do ta mėsojmė kurrė). Dhe, akoma mė e rėndė, shumė nga kėto ngjarje u zhvilluan nėn hundėn e policisė, e cila ishte mė shumė e shqetėsuar pėr t'u hequr fishekzjarret, orėt dhe monedhat (tė gjitha objekte-dihet- tė rrezikshme) anglezėve nė hyrjen e stadiumit (pėr tė mos i kthyer mė mėpas). Jashtė stadiumit ishte tendosur njė treg i vėrtetė me bajoneta dhe thika (shumė thika). Kjo edhe pse shoferėt e autobuzėve e kishin ndarė mendjen pėr tė ikur nėpėr shtėpi, duke i lėnė nėpėr rrugė anglezėt.
    Vini re mirė qė, duke parė kostot e asaj trasferte dhe tė faktit se Liverpuli nė ato vite ishte njė prej qyteteve mė tė varfra e tė dėshpėruara tė Europės (jo se ka ndryshuar shumė nga ky kėndvėshtrim), udhėtimin e kishin ndėrmarrė kryesisht familjet, por ndryshimi me 180 gradė ishte se 12 muaj mė pas do tė vinte Brukseli (udhėtim mė i thjeshtė dhe mė i lirė edhe pėr huliganėt). Kėta varfanjakė u shėnjestruan pa mėshirė dhe pėr ta rritur edhe ca faturėn e ngjarjeve - sipas dėshmitarėve - ishte ardhja e papritur e disa ultrasve lacialė, tė mbėrritur nė "Olimpiko" pėr t'ua nxirė jetėn verdhekuqve. Por mė e keqja do tė vinte mė pas. Tifozėt e Liverpulit dhe disa banda me motorė, rrugaēė tė vėrtetė, i dhanė jetė njė gjuetie tė vėrtetė alla angleze, me dhjetėra tė therur, midis tė cilėve edhe njė djalosh njėmbėdhjetė vjeēar, qė mori tetėdhjetė qepje nė fytyrė. Ose mbase nga fakti qė disa pronarė hotelesh hapėn dyert dhe hodhėn nėpėr rrugė valixhet e anglezėve, duke i braktisur nė fatin e tyre. Ose mbase nga fakti qė rreth 200 tifozė tė Liverpulit u detyruan tė strehohen nė konsullatėn britanike, vendi i vetėm qė mund t'i merrte nėn mbrojtje.
    E gjithė kjo la pėr trashėgim njė ndjenjė tė rėndė hakmarrjeje ndaj italianėve. Njė hakmarrje - e punėsuar, pa asnjė dyshim, edhe nga ekzagjerimet qė, nė kėto raste, janė njė ritual - qė u manifestua kundėr juventinėve nė "Heisel". T'i dėnojmė me tė drejtė tifozėt anglezė nė "Heisel" (dhe bashkė me ta autoritetet belge, UEFA-n si dhe pjesėn e mbeturve tė legenave). Por tė mos ia fusim gjithnjė kot. Motivet ishin.

    2. E dashur Angli!

    Mjaft e justifikove veten se tifozėt e Liverpulit ishin provokuar nga "huliganėt" italianė nė sektorin Z. Ultrasit e Juves (meqė ra fjala, njerėz tė mirė, ashtu siē e pamė nė Anfild marsin e shkuar) ishin nė njė sketor tjetėr. Dhe mjaft the se ishte vetėm njė tentativė pėr tė shuar njė zjarr dhe tifozėt italianė tė frikėsuar ia mbathėn dhe u ra muri nė kokė. Tamam, pikėrisht kėshtu. Ju vazhdoni tė flisni pėr njė komunizėm tė fshehur, prej sė cilės mbėrriti njė mbathja-mbathja e pėrgjithshme e mė pas njė mur, qė papritur ra nė mėnyrė tė pashpjegueshme mbi kokėn e italianėve, duke vrarė 39 veta. Lexoni pėr tė besuar. Ja ēfarė shkruante ueb sajti zyrtar i Liverpulit: www.liverpoolfc.tv/lfc_story/heysel/.
    "Pėr ju, sjellja e djemve tuaj solli vetėm diēka tė vogėl, njė kontribut tė rastėsishėm nė tragjedi. Pėr ju, Heiseli ėshtė si njė Cunami, njė fakt tragjik, por i pashpjegueshėm. Tė gjitha broēkulla. Njė pjese prej jush e ka kuptuar atė qė ka ndodhur dhe ka kėrkuar falje. Njė pjesė prej jush vazhdon tė bėjė sikur nuk ka ndodhur asgjė. E ndėrmjet kėtyre, fatkeqėsisht, je dhe ti, i dashur Liverpul Futboll Klub, sė bashku me pesė kupat e tua tė Champions-it".
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    UEFA, drejt zgjidhjes sė dilemės "Liverpul"

    Organizata Europiane e Futbollit (UEFA) kėrkon tė gjejė njė zgjidhje pozitive pėr Liverpulin, i cili kėrkon tė drejtėn pėr tė luajtur nė Championsin e ardhshėm. Elita e klubeve europiane ka ndėrhyrė pėr kėtė problem dhe presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson, tha: "Do tė mundohemi tė gjejmė njė zgjidhje pozitive, qė tė jenė tė gjithė tė lumtur."
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Pse Deklarata e Shpalljes sė Pavarėsisė...
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 21:01
  3. Shorti, "kupa e vogėl" - UEFA, pėrcakton sfidantėt!
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 14:38
  4. Legjenda Manchester United!
    Nga Cool_Durrsak nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-04-2004, 13:34
  5. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •