Biografia e Shejh Albanit
Ai ėshtė Muhamed Nasirud-Din Ibn Nuh Ibn Adem Ibn en-Nexhati. Ai u lind nė Shkodėr, asokohe kryeqytet i Shqipėrisė, nė vitin 1332/1914. Ishte muhadith (dijetar i hadithit), fekih (dijetar i jurisprudencės) dhe thirrės nė Librin dhe Sunetin, dhe ishte nė metodologjinė e Selefus-Salih-it, shkrimtar i saktė e Dijetar i aftė pėr tė dhėnė fetva. Babai i tij, Haxhi Nuhu ishte prej dijetarėve mė tė mėdhenjė Hanefi nė vendin e tij. Me ardhjen e regjimit sekularist tė Ahmed Zogut nė pushtet, Haxhi Nuhu migroi me tė gjithė fėmijėt e tij, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Muhamed Nasirud-Din. Ai u shpėrngul pėr hir tė fesė sė tij nė tokėn e Shamit pėr shkak tė asaj qė ishte pėrmendur nė lidhje me tė prej virtyteve dhe cilėsive tė shquara nė Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Nė kėtė vend edhe u vendos. Pas pėrafėrsisht pesėmbėdhjetė vitesh, Shejhu migroi nė Aman, kryeqytetin e Jordanisė. Dhe aty jetoi deri nė fund tė jetės sė tij, si njė Dijetar, mėsues, fekih (jurist) dhe edukator.
Ai i mori studimet e tija bazike nė Damask, kryeqyteti i Sirisė, qė ishte njė strehė e diturisė sė gjeneratave tė kaluara. Ai mėsoi nga njė numėr Dijetarėsh dhe njerėzve tė diturisė, siē ishte babai i tij, Haxhi Nuhu, Shejh Seid el-Burhani dhe tė tjerė pėrveē kėtyre. Allahu i Madhėruar e bėri shkencėn e Hadithit Pejgamberik tė dashur pėr tė nė pjesėn e hershme tė jetės sė tij dhe gjatė rinisė sė tij. Dhe kjo ishte kur ai lexoi artikujt e Shejh Muhamed Rashid Ridasė nė revistėn el-Menar, nė pėrgenjėshtrimin e rrėfimeve tė pabaza qė Ebu Hamid el-Gazali (v.550h) i citoi nė librin e tij, Ihja Ulmud-Din.
Ai pranoi njė ixhaze (letėr-lejim) nga Shejh Muhamed Ragib et-Tebak historian dhe muhadith i Alepos qė tė rrėfejė rrėfimet qė gjinden nė koleksionin e tij tė quajtur, el-Envarul-Xhalije fi Mukteseril-Ithbatil-Helebije. Kjo ishte kur ai pa talentin e tij tė jashtėzakonshėm, mendjeprehtėsinė, tė kuptuarit dhe mendjen e tij tė shkėlqyer, si dhe dėshirėn e tij tė flaktė pėr arritjen e shkencave Islame dhe diturisė sė Hadithit. Ai filloi tė shkruaj nė tė njėzetat e hershme tė tija. Kėshtu qė shkrimi i parė i tij qe ngritur mbi Fikh (jurisprudencė), njohjen e dėshmisė dhe fikhun krahasues, ishte libri, Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kubur Mesaxhid. Ky libėr qe botuar disa herė. Ndėrsa prej shkrimeve tė para tė tija nė lidhje me historinė dhe metodologjinė e hadithit ishte libri, er-Reudetun fi Tertib ue Tehrixh Muxhemit-Teberanijil-Kebir, dhe kjo ende mbetet nė formė tė pabotuar.
Ai qe ftuar nga drejtime tė ndryshme prej universiteteve Islamike dhe Instituteve tė edukimit dhe mėsimit, qė tė merr pozitė tė lartė nė to. Sidoqoftė, ai me respekt e arsyetoi veten pėr shkak tė aktiviteteve tė tija mėsimore. Ai qe caktuar mėsues nė Departamentin e hadithit Pejgamberik nė Universitetin Islamik tė Medines nė kohėn e hapjes sė tij. Ai qėndroi atje nė njė periudhė prej tri vitesh, duke filluar prej vitit 1381H. Nga ajo qė ndodhi si rezultat i tij ishte fillimi i njė ringjallje tė gjerė nė diturinė e hadithit, e cila u pėrhap duke arritur tė gjitha anėt e botės. Dhe kjo po ashtu gėzoi njė rishfaqje mbi nivelin konvencional kur universitetet i dhanė njė rėndėsi tė pėrgjithshme duke prezentuar qindra libra nė fushėn e specializimit tė hadithit. Kjo gėzoi rishfaqje si njė fushė e studimit kur njė numėr i madh i studentėve e pėrqendruan vėmendjen drejt studimit tė diturisė sė hadithit dhe specializuan nė tė. Dhe kishte tjetėr pėrveē kėsaj nga ajo qė ndodhi pas tij, pėrmes ndikimit tė tij. Dėshmia mė e madhe pėr kėtė ėshtė ajo se shumė libra tė hadihtit qenė kontrolluar, dhe shumė indekse qenė shkruar pėr hadith nga ajo qė praktikisht ishte e panjohur para tij. Pra ky ndikim i veēantė pėr shkak tė madhėshtisė dhe dėlirėsisė sė vet smund tė mohohet nga askush, madje as nga kundėrshtarėt e Shejhut tonė tė cilėt e kundėrshtojnė atė nė menhexhin (metodologjinė) e tij.
Dijetarėt mė tė mėdhenj tė epokės sonė e kanė lavdėruar atė, pyetur atė, pranuar atė, kanė dhėnė vendime pėr tė dhe i kanė shkruar atij. Nėse do ti njehsonim ata Allahu i ruajt tė gjallėt nga mesi i tyre dhe i mėshiroftė tė vdekurit prej tyre nuk do tė mund ti numėronim. Dhe nė krye tė tyre ėshtė Shejhu Fisnik, el-Allame Abdul-Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz (v.1420H); pra ai respektohej dhe admirohej nga ai mėshira e Allahut qoftė mbi ta. Studentėt e Shejhut, qoftė ata tė cilėt morėn dituri nga ai nė universitet, apo nė hallkat e tij tė studimit, ose thjesht nga tė lexuarit e shkrimeve tė tija shumė prej tė cilave janė botuar gjinden nė tė gjitha anėt e botės duke pėrhapur dituri autentike dhe duke thirrur nė menhexhin e pastėr me forcė dhe qėndrueshmėri.
Shejhu rahimullahu teala mbeti thirrės nė Allahun e Lartėsuar mbi besire (mendjehollėsi, depėrtim) gjatė tėrė jetės sė tij. Thirrja e tij qe bazuar mbi metodologjinė e et-Tesfije uet-Terbije (pastrim dhe edukim). Ajo qe ndėrtuar nė dituri dhe kultivim si njė mėsues bujar dhe edukator besnik.
Ai ua mėsoi tė tjerėve shumė gjėra me menhexhin, pozitėn, sjelljen, moralin dhe karakterin e lartė dhe zemrėn e butė.
Shejhu rahimullahu teala kishte shumė karakteristika tė lavdėrueshme, nga mė tė qartat dhe mė evidentet ishin: saktėsia e tij, serioziteti, zelli, kėmbėngulėsia dhe qėndrushmėria nė arritjen e tė sė vėrtetės dhe tė kthyerit nė pozitėn e duhur. Ai ishte durimtar ndaj vėshtirėsive qė erdhėn krahas diturisė dhe daues (thirrjes nė Islam), dhe ai i qėndroi vuajtjes nė atė rrugė, duke qenė i durueshėm dhe gjithherė duke shpresuar shpėrblimin. Prej gjėrave qė mė sė shumti e dallonin Shejhun nga vėllezėrit e tij nga mesi i dijetarėve ishte shėrbimi i tij ndaj Sunetit dhe njerėzve tė tij, dhe pėrgėnjeshtrimi qė ua bėnte devijantėve me sqarime tė qarta dhe anekdota nė lidhje me nivelet e tyre tė ndryshme.
Vėrtet Muslimanėt e drejtė nga e gjithė bota shkruajtėn pėr Shejhun rahimehullah me njė pranim tė madh dhe famė tė lartė ai qe prezentuar nė tė gjitha kėndet e botės, megjithėse ai nuk e kėrkoi atė, as qė shkoi tek ajo (fama). Mė saktė, ai largohej dhe pėrpiqej ti ikte. Ai vazhdimisht thoshte, Dėshira pėr tu parė ia then shpinėn njeriut. Nuk ka ndonjė prej krijesave tė Allahut, tė cilit Ai i dhuroi shkelqėsi e qė ai nuk ka qenė bujar nė ēfarėdo ēėshtje prej ēėshtjeve tė botės. Kėshtu qė dituria e tij ishte mjeti i tij ndėrsa durimi i tij ishte parimi udhėzues. Ai u bė i dalluar pėr shkak tė meritave tė tija, durimit kėmbėngulės, punės sė vyer, madhėshtisė dhe inteligjencės. Shejhu rahimehullah asnjėherė nuk u ndal nga tė kėrkuarit e diturisė, durimin nė tė shkruar, duke e arritur atė me zell derisa i bėri tetėdhjetė e gjashtė vite nė moshė. Ai nuk pushoi sė shkruari dhe kontrolluari deri nė dy muajt e fundit tė jetės sė tij, pėr shkak tė humbjes sė forcės pėrkundėr zemrės sė tij qė ende ishte e ngjitur ndaj kėsaj derisa shkoi qė ta takojė Allahun e Madhėruar pak para perėndimit tė diellit tė Shtunėn, tetė ditė tė mbetura nga Xhumadel-Ahire tė vitit 1420, qė korrespondon me 10/02/1999p.e.s.
Vėrtet, njerėzit e falėn gjenazen e Shejhut nė mbrėmje tė sė njėjtes ditė nė tė cilėn ai vdiq; ata ishin mbi pesėmijė veta. Pėrkundėr kėsaj, pėrgatitja e tij, namazi dhe varrimi u kryen nė kohėn mė tė shkurtė qė qe e mundur, nė pėrputhje me testamentin e tij nė tė cilin ai theksoi pajtueshmėrinė me Sunetin e Pejgamberit dhe zbatimin e tij. Vėrtet, Dijetarėt, studentėt dhe njerėzit e rėndomtė qenė prekur nga vdekja e tij. Kėshtu qė ai qe pėrmendur dhe lavdėruar nga njerėzit e dalluar tė diturisė me arritjen nė vendin e vdekjes sė tij; prej tyre qenė eminenca e tij, Shejh Abdul-Aziz Ibn Abdullah alush-Shejh Muftia i madh i Mbretėrisė sė Arabisė Saudite dhe Shejhu Bujar Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin, si dhe Shejh Abdullah Ibn Xhibrini dhe Shejh Salih Ibn Abdul-Abdul-Aziz Ibn Muhamed alush-Shejh dhe tė tjerė pėrveē kėtyre.
Mendimet e dijetarėve selefi tė kėtij shekulli mbi shejhun, muhadithin dhe luanin e kėtij shekulli nė lėminė e hadithit: Muhammed Nasirud-din Albani
1.Shejh Abdul Aziz bin Bazi -All-llahu e mėshiroftė-.
2.Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin - All-llahu e mėshiroftė-.
3.Shejh Muhammed el-Emin esh-Shankiti- All-llahu e mėshiroftė-.
4.pr. Muhibud-din el-Hatib.
5.Shejh Muhammed el-Faki - All-llahu e mėshiroftė-.
6.Ish-Muftiu i Saudisė, shejh Muhammed bin Ibrahim Aal shejh - All-llahu e mėshiroftė-.
7.Shejh Zejd bin Fijad - All-llahu e mėshiroftė-.
8.Shejh, muhadithi nga Jemeni Mukbil el-Vadi - All-llahu e mėshiroftė-.
9.Dr. Emin el-Misri.
1.Shejh Abdul Aziz bin Bazi -All-llahu e mėshiroftė
Nė kėtė kohė nuk kam parė nė sipėrfaqen e tokės dijetar tė hadithit si dijetari (alametu) Muhammed Nasirud-din Albani. Po ashtu ėshtė pyetur shejh bin Bazi pėr hadithin e Pejgamberit alejhi selam: "All-llahu dėrgon pėr kėtė ymmet nė krye tė ēdo njėqind viteve dikėnd qė e rigjallėron fenė e Tij, dhe se kush ėshtė ai qė e rigjallėron fenė nė kėtė shekull? E ai -Allahu e mėshiroftė - u pėrgjegj: Sipas mendimit tim, ai qė e rigjallėron fenė nė kėtė shekull ėshtė Shejh Muhammed Nasirud-din Albani. All-llahu e di mė sė miri.
2. Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin - Allahu e mėshiroftė
Ajo ēka unė di pėr shejhun (Albanin) ėshtė pėrmes disa takimeve qė kam pasur me tė - e qė janė tė pakta - se ai kujdeset dhe pėrpiqet shumė qė tė punojė me sunnet dhe (perpiqet) nė qortimin e bidatit, pa marrė parasysh se a ka qenė bidati nė akide apo nė vepra. Po ashtu kėtė e kam mėsuar edhe nėpėrmjet librave tė tija qė i kam lexuar, si dhe (pėrmes librave te tij) kam kuptuar se ai nė shkencėn e hadithit ėshtė ekspert dhe se Allahu i Lartėsuar ua ka bėrė tė mundshme muslimanėve qė tė kenė shumė dobi prej asaj qė ka shkruar ai, qoftė dituri (fetare), qoftė nė metodologji, apo nė tė nxiturit ata nė tė mėsimin e shkencės sė hadithit. Dhe e tėrė kjo ėshtė njė dobi e madhe pėr muslimanėt, e falėnderimi i takon vetėm All-llahut.
Po ashtu ka thėne me njė vend tjetėr, kur ėshtė pyetur pėr tė - Allahu e meshiroftė -:
Albani - Allahu e mėshiroftė - ėshtė dijetar, muhadith, fakih, edhepse nė hadith ka qenė mė i fortė sesa nė fikh, dhe nuk di ndonjė fjalė tė tij qė aludon se ai ėshtė murxhia. Mirėpo, ata qė dojnė t'i bėjnė njerėzit kafira shpifin kundė tij dhe tė ngjashmit me tė (prej dijetarėve), gjoja se janė murxhia! Dhe kjo nuk ėshtė tjetėr vetėm se nėnēmim dhe ofendim me etiketime tė kėqija (shpifėse). Dėshmoj pėr shejh Albanin - Allahu e mėshiroftė - pėr qėndrimin, mendimet e shėndosha dhe qėllime tė mira; mirėpo me kėtė nuk themi se ai ėshtė i pagabueshėm, sepse nuk ka tė pagabuar pos pejgamberėve - paqa dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi ta. Ėshtė pyetur shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin - All-llahu e mėshiroftė - pėr atė qė thotė se shejh el-Albani ėshtė murxhia. Ai ėshtė pėrgjegjur duke thėnė: Kush thotė se shejh el-Albani ėshtė murxhia vetėm se ka gabuar. Ai ose nuk e njeh Albanin, ose ai nuk i njeh murxhiat.
Albani ėshtė burrė prej ehlu-sunnetit - Allahu e mėshiroftė - dhe mbrojtės i saj (sunnetit), imam nė lėminė e hadithit dhe nuk njoh njeri qė mund tė krahasohet me tė, mirėpo disa njerėz - e lusim Allahun qė t'i falė - kanė nė zemrat e tyre smirė (xhelozi) dhe tė tillėt nėse shohin se njė njeri ėshtė ngritur me dituri, fillojnė qė tė shpifin gjėra kundėr tij, sikur gjestet e hipokritėve tė cilėt shpifin pėr muslimanėt e sinqertė.
Kėtė burrė - Allahu e mėshiroftė - e njohim pėrmes librave tė tij dhe pėrmes disa takimeve: Selefi nė akide (besim) dhe menhexh (metodė) tė pastėr. Mirėpo disa njerėz dėshirojnė t'i bėjnė kafira robėrit e Allahut, ata tė cilėt nuk i ka bėrė kafira All-llahu, pastaj thėrret nė atė se kush e kundėrshton mendimin e tij nė kėtė tekfir, ai ėshtė murxhia - gėnjeshtra tė qarta dhe fjalė tė kota - dhe mos dėgjoni fjalė tė tilla prej cilitdo njeri qė tė burojnė (tė thotė). Allahul mustean.
Ue la haule ue la kuvete il-la bil-lahil alijjul adhim .
3.Shejh Muhammed el-Emin esh-Shankiti -All-llahu e mėshiroftė
Shejh Muhammed el-Emin esh-Shankiti - All-llahu e mėshiroftė - ka qenė deti (nė dituri fetare) qė nuk njihet si ai nė kohėn e tij nė lėminė e tefsirit dhe gjuhės arabe. Ai e ka respektuar shejh Albanin me njė respekt tė ēuditshėm, sa qė kur e ka vėrejtur duke kaluar nė xhaminė e Pejgamberit - paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė - e ka ndėrprerė ligjeratėn (dersin) ėshtė ngritur dhe e ka pėrshėndetur atė (Albanin) me njė respekt tė ēuditshėm ndaj tij.
(shejh Abdul Aziz el-Hedehu)
4. pr. Muhibud-din el-Hatib
Prej thirrėsve tė sunnetit, i cili tėrė jetėn e kaloi nė rigjallėrimin e tij (sunnetit) ėshtė Ebu Abdurrahman Muhammed Nasriud-din Nuh Nexhati - Albani.
5. Shejh Muhammed el-Faki -All-llahu e mėshiroftė
Vėllai selefi shejh Muhammed Nasriud-din Albani.
6. Muftiu i Saudisė shejh Muhammed bin Ibrahim Aal shejh -All-llahu e mėshiroftė
Ish-muftiu i Saudisė, shejh Muhammed bin Ibrahim Aal shejh - Allahu e mėshiroftė - kur ka folur pėr shejh Albanin ka thėnė se ai ėshtė pasues i sunnetit dhe ndihmues i sė vėrtetės, pengesė pėr ithtarėt e sė kotės.
7.Shejh Zejd bin Fijad - Allahu e mėshiroftė
Shejh Zejd bin Fijad - Allahu e mėshiroftė - ka thėnė pėr shejh Albanin: Me tė vėrtetė shejh Albani ėshtė prej flamujve mė tė njohur nė kohėn tonė dhe ai i cili na i tregoi (qartėsoi) rrugėt e transmetimit tė hadithit, njerėzit, shkallėn dhe gjendjen, i vėrtet apo i dobėt, dhe kjo ėshtė njė punė e shkėlqyeshme, prej mė tė mirave, e cila u sjelli dobi tė shumta muslimanėve, dhe ai (Albani) ėshtė si dijetarėt e tjerė: ia qėllojnė dhe gabojnė, mirėpo ne obligohemi qė tė njohim mirėsitė e tija dhe tė falėnderojmė pėr kujdesin ndaj kėtij kėrkimi tė hadithit.
8.Shejh Mukbil el-Vadi, muhadith nga Jemeni -Allahu e mėshiroftė
Si shejh Albani nuk ka njeri nė lėmin e hadithit, dhe nga ai dhe librat e tija pėrfituan shumė njerėz. Dhe ajo nė tė cilėn unė jam i bindur ėshtė se: shejh Albanin ėshtė prej atyre qė rigjallėrojnė, mbi tė cilin bie fjala e pejgamberit - paqa dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė - Allahu do tė dėrgojė pėr kėtė popull nė krye tė ēdo 100 viteve dikėnd qė e ripėrtrin fenė e tij trans. Ebu Davudi dhe e ka vėrtetuar el-Iraki dhe tė tjerėt.
9. pr.dr.: Emin el-Misri
Pr.dr. Emin el-Misri - Allahu e mėshiroftė - kryetar i shkallės sė tretė nė fakultetin Islamik tė Medines (ka qenė mė herėt): "Pėr fat tė keq, jemi zgjedhur pėr shkak se mbajmė doktoratura nė ligjėrimin e lėndės sė hadithit nė fakultete, kurse ka tė atillė qė janė mė tė mirė se ne (ka pasur pėr qėllim shejh Albanin), qė nuk e meritojmė tė jemi nxėnės tė tij nė kėtė lėmi, por kjo ėshtė rregull dhe pasim "
E pas gjithė kėsaj qė lexove mė lart, vėlla i dashur, prej fjalėve dhe lavdėrimeve nga dijetarėt (e selefit) eminentė tė kėtij shekulli, a thua ka zbrazėti qė dikush tė del (dhe kjo pas vdekjes se tyre, sepse sa ishin gjallė nuk kanė pasur dituri - dhe ende nuk kanė - qė t'i kontestojnė vendimet e tyre) e tė thotė fjalė tė tilla, si ata tė mjerėt tė cilėt nuk janė gjė tjetėr vetėm se pengesė e thirrjes sė shėndoshė, thirrje tė cilėn e kumtoi Pejgamberi - paqa dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė - shokėt e tij dhe pasuesit e tij deri nė ditėt tona dhe e cila (thirrje) do tė vazhdojė deri nė ditėn e Gjykimit; a thua a do tė jemi ne nga ata qė kapemi pėr kėtė thirrje...?????
A ėshtė shejh Albani kreu i dijetarėve tė hadithit nė kėtė kohė?
Pėrgjigje nga Muhadithi, Dijetari i nderuar, Rrebia ibnu Hadij Umejr el Medhali, Allahu e ruajt dhe i lartėsoftė gradat e tij ne dunja dhe nė ahiret:
Betohem nė Allahun se tė kėtij mendimi kanė qenė dijetarėt: Ibnu Bazi, Uthejmini dhe dijetarė tė tjerė tė cilėt e njohin atė! Tė gjithė janė tė mendimit se ai nuk arrihet, nuk arrihet kurrė! Madje pėr disa shekuj me radhė, askush prej dijetareve nuk kishte arritur nė gradėn qė arriti shejh Albani! Ka pasur dijetarė qė kanė pas mėsuar pėrmendsh mė shumė se ai, por nė lexim, studim, nė pėrveshjen e mėngėve me seriozitet nė kėrkime dhe hulumtime, ky njeri nuk ka pasur shok!
Ai i ka ofruar njė bibliotekė tė pasur islamit, tė cilėn as shtetet apo institucionet e tyre nuk e pėrgatisin dot! Kushdo qė shkruan nė shkencėn e hadithit nė kėtė kohė, pėrfiton prej librave tė tij, madje nuk bėn dot pa to!
Arabėt nuk i kanė njohur tė drejtat e tij, madje i kanė bėrė padrejtėsi atij! Atė e nxorri Allahu nga zemra e Europės dhe e vendosi nė bibliotekėn Dhahirije, e cila ishte biblioteka mė e mirė nė vendet e lindjes, ku qėndroi pėr gjashtėdhjetė vjet me radhė duke ofruar pėr ne gjithė kėtė mund tė madh!
Por, si u shpėrblye prej nesh?!
Ėshtė pėr tė ardhur keq pėr faktin se vlerat e tė mėdhenjve nuk i njohin veēse tė mėdhenjtė! Dijetarėt qenė te vetėdijshėm pėr kontributin e tij. Ibnu Bazi, Uthejmini e tė tjerė prej dijetarėve islamė, dijetarėve tė Indisė, Pakistanit, Marokut etj., tė gjithė ata e njohėn gradėn e kėtij njeriu dhe ēfarė ofroi ai nė shėrbim tė Sunetit tė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin me tė!)!
Allahu e mėshiroftė dhe e shpėrbleftė pėr kontributin e tij ndaj Fesė sė Allahut tė Madhėruar dhe ndaj Sunetit tė tė Dėrguarit tė Tij (Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin me tė!) me shpėrblimet mė tė mira, me tė cilat Ai shpėrblen ata qė punojnė dhe i shėrbejnė Fesė dhe Sunetit tė tė Dėrguarit tė Tij!
Sheikh 'Ashish thot per pergjigjiet e tij :"Nga pėrgjigjet e tij, nga fillimi deri nė fund, asnjėherė nuk kishte ndonjė pėrgjigje tė qartė nga sheikhu. Pra kjo nuk do tė thotė asgjė pėrveē modestisė ekstreme tė tij."
Shejh Salih el-Fewzan, Allahu e ruajt, thote:
Ai eshte nga ehlus-sunneti dhe fjala e tij eshte fjale e ehlus-sunnetit."
Kur eshte pyetur nga disa nxens nga Iraku ne lidhje me shej Albanin rahimullah me daten 7 Dhul-Hixhe, 1424h
Imam Ibn Uthejmin:
"Mos degjoni ata qe akuzojne Shejh Albanin me Irxha dhe se Shejh Nasir eshte Murxhi'i (ai eshte Seferi, bashke me Selmanin) sepse ata jane tekfirijun, dhe kane deshire ti bejne njerezit qafira duke u bazuar ne Batil (pavertetesi), dhe kjo eshte genjeshter e madhe per Shejh Albanin.
... Shejh Alaamah Ibn Uthejmin u pyet nga nje vella nga Algjeria... O Shejh, a na keshillon te degjojme kasetat e S. H dhe S .el-A .emrat e ketyre dijetareve nuk po i paraqes se nuk me takon mua te shpalle dijetaret jane te mir apo te kqinje por nese kerkoni kjo eshte thenje e shejh Feuzanit dhe do e paraqes patjeter me ndihmen e Allahut )
Shejhu : JO . Ju keshilloj te degjoni kasetat e Shejh Ibn Bazit, Shejh Albanit, dijetareve qe jane te njohur per dituri dhe 'Itidal (drejtesi) (kaseta eshte e gatshme)
shejh Ali Hasen el-Halebi
ne njeren prej bisedave te tij lidhje me disa gjykime rrethe lensit te Haxhit dhe agjerimit thot :
Dhe nė fund, theksoj qė zgjedhja qė kam bėrė nė ēėshtjen e gjykimit me tjetėr pos asaj qė ka shpallur Allahu - nė vetvete - ėshtė zgjedhje e mėsuesit tonė, luanit tė Sunetit, el-Alame, el-Muhadith, el-Fakih, shejh Muhamed Nasirud-Din el-Albani, dhe po ashtu e mėsuesit tonė, el-Alame, imami i shkathtė, shejh Abdul-Aziz Ibn Baz - Allahu e strehoftė nė mėshirėn e Tij.
Vėrtet, Shejhu jonė, dijetari i fikhut Nasirudin el-Albani ka thėnė: mėnyra mė e mirė pėr Muslimanėt qė ta ndryshojnė tė keqen ėshtė qė ti pendohen Zotit tė tyre, ti pėrmirėsojnė besimet e tyre, dhe ta edukojnė veten dhe familjet e tyre sipas Islamit korrekt, siē thotė Allahu Vėrtet, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, pėrveē nėse ata e ndryshojnė veten e tyre. (er-Rad 11).
Qdo njeri eshte gabimqare dhe shejh Albani eshte njeri , e i pagabueshem eshte vetem Allahu dhe i derguari i tij .
E lus All-llahun e Lartėsuar qė tė na hapė rrugėt e diturisė dhe tė shohim qartė se kush janė dijetarėt e selefit dhe cilat janė librat e tyre, nė mėnyrė qė tė kemi dobi nė dunja dhe nė ahiret.
selamualejkum nga vellau juaj ne Islam
Krijoni Kontakt