Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Bibla dhe kundershtaret.

    Jam perseri duke sjelle nje teme tjete, rreth Bibles se Perendise dhe kundershtareve te saj. Ne kete forum kristian, kam sjelle nje sere shkrimesh rreth Bibles dhe deshmise qe ajo permban ne vetvete, por ne kete shkrim do te sjell nje dicka edhe me konkrete , persa i perket Shkrimit te Perendise dhe kundershtareve te saj.
    Ky shkrim eshte i vlefshem per ata qe besojne tek Krishti ,por njekohesisht edhe per ata qe duan te vijne ne njohjen e se Vertetes ,Zotin Krisht .
    # BIBLA.
    Bibla eshte i vetmi liber qe pershkruhet prej nje frymezimi jo njerezor. Pra bibla permban dhe shpreh nje LLogjike mendimi ,jo te njejte me ate te njeriut. Pikerisht kjo gje ,e ben biblen te vecante nga cdo liber tjeter. Bibla na deshmon se autori i ketij libri eshte vete Zoti Perendi, Krijuesi i gjithesise.
    Por perse Biblen, nje pjese e madhe njerezish e kundershtojne?
    Jezus Krishti na jep nje raport te qarte , midis besimtareve dhe kundershtareve te Perendise. Ai thote: RRuga e shkatrimit eshte e gjere, dhe te shumte jane ata qe shkojne ne te. Ndersa RRuga e shpetimit eshte e ngushte, dhe te paket jane ata qe ecin ne te.
    Ne thame se Bibla eshte nje liber krejt i vecante nga cdo liber tjeter, dhe duke qene i vecante, ai ka dhe nje menyre krejt te vecante per tu kuptuar. Pra Bibla eshte i vetmi liber qe kerkon nje "CELES", nepermjet te cilit njeriu do te mund te NJOHE, MARE dhe PRANOJE, diturine dhe misteret e Perendise.
    #Perse nevoitet "CELESI"?
    Per kete Perendia thote: Sepse Dituria e njeriut eshte marezi per Perendine, dhe dituria e Perendise eshte marezi per njeriun.
    Ky eshte nje nder vargjet me fondamentale, nepermjet te cilit une do ta trajtoj kete teme.
    Perendia , icili eshte dhe Krijuesi yne, na tregon per nje pozite krejt te kundert qe ekziston midis njeriut dhe Perendise. Perendia na tregon se, zgjuarsia njerezore e ka te pamundur te zbuloje Perendine dhe Udhet e tij te mistershme.Romak:11:33. Pra rruga e njeriut drejt njohjes se Perendise , eshte e mistershme dhe e pamundur. Ky fakt na nxjer ne konkluzionin se :Cdo gje varet prej Perendise, vetem Ai e ka plotesisht ne dore qe ti zbulohet njeriut Gjon:15:16. Po ne dore te njeriut a varet dicka? Po. Njeriu ka ne dore te PERZGJEDHE dhe te pranoje ,ose te mos pranoje, me ane te perzgjedhjes se tij te lire.
    # Perse kundershtaret e Perendise e kundershtojne fjalen dhe zbulesen e Perendise, te dhene nepermejte Bibles?
    Me qendrimin qe njeriu mban ndaj Bibles, tregon mardhenien e tij me Perendine. Te kundershtosh Biblen do te thote: te kundershtosh konkretisht Perendine. Kundershtaret e Perendise permblidhen ne TRI GRUPE:
    Grupi i pare: Jane ata qe nuke pranojne ekzistencen e Perendise, te cilet thone: nuk ka Perendi.
    Grupi i dyte: Jane ata te cilet i kundervihen Perendise , duke qene kundershtare te hapur te JEzus Krishtit.
    Grupi i trete : Jane ata te cilet ne vend te Perendise se vertete , adhurojne perendira te reme , ne shume menyra dhe forma te ndryshme.
    Jezusi na jep nje zbulese te qarte tek Mark:9:38-41. Ai thote midis te tjerash se, ata qe mbledhin per mua , jane me mua, dhe ata qe shperndajne , jane kundra meje.
    JEzusi ketu na tregon per nje ndarje DRASTIKE midis Besimtareve dhe jobesimtareve. Per Perendine ka vetem dy Grupe: Besimtare dhe jo besimtare. Te gjithe jo besimtaret qe nuk besojne tek Krishti , nuk jane gje tjeter , vecse kunder Perendise, pavaresisht nga format apo menyrat. Pra Jezusi i permbledh te tri kata grupe , ne nje Grup qe quhet: Joibesimtare dhe kundershtare te Perendise. Pra nese nuk pranon Krishtin si te vetmin Zot e Perendi shpetimtar, je i vetshpallur kundershtar i Perendise .
    # Kush qendron pas kundershtareve te Bibles?
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Bibla dhe kundershtaret.

    #Kush qendron pas kundershtareve te Bibles.
    Perendia na tregon se kundershtari dhe armiku i tij i betuar eshte : satani dhe engjejt e tij . Kjo eshte fuqija dhe fryma , e cila qendron kunder Perendise. Te gjithe ata qe nuk e pranojne ekzistencene Perendise, ata qe jane kunder Birit te Perendise, si dhe ata qe kane ndruar Perendine ne shembelltyra te kalbshme dhe krijime njerezore te cioat dhe i adhurojne, kane te njejtin inspirues dhe frymezues, te ligjun satana. Pra piknisja , mesimi dhe njohuria e tyre , kane per burim satanin dhe doktrinen e tij.
    "Mjeti" me ane te te cilit satani lufton kunder Perendise eshte , njeriu. Ai e pushtoi dhe e skllaveroi njeriun qysh ne kopshtin e Edenit, dhe e perdor ate ne qellime t e tij te mbrapshta, duke pasur per qellim :kundervenien ndaj Perendise.
    Cili eshte mesazhi dhe e verteta qe Bibla na tregon?
    Asnje liber tjeter para tij nuk na jep refimet dhe deshmite e Bibles. Ky fakt dhe plot te tjere, e vednosin Biblen mbi cdo liber tjeter, i cili pretendon te jete liber dhe fjale Perendie. Fakti tjeter qe verteton dhe deshmon se Bibla eshte fjala dhe zbulesa e Perendise JEhovah, eshte mesazhi dhe e verteta qe ky liber shpall.
    Bibla shpall dhe na njeh:
    Me krijimin, renien e njeriut ne mekat, ceshte mekati, natyren dhe karakterin e Perendise, TRinine e Shenjte: Ati Fjala dhe Fryma e Shenjte, vullnetin e Perendise, vullnetin e njeriut, satanin dhe mbreterine e tij te erresires, vdekjen e njeriut per shkak te mekatit, Birin e vetmelindur te Perendise Zotin Jezus,vepren e Krishtit ne kryq, rrugen e vetme te shpetimit dhe Shpetimtarin Jezus Krisht, Ferrin dhe Parajsen, Profecite, Ligjin e shenjte, kohen e fundit dhe ardhjen e Jezusit per te mare te Zgjedhurit, si dhe fillimin dhe mbarimin e kesaj bote.
    Asnje liber tjeter para tij (por dhe mbas tij) nuk ka deshmuar gjera te tilla , mbase me pas kane dale dhe libra te tjere, te cilet hera heres perpiqen te imitojne Biblen e Perendise, por me kopimet e tyre te shtremberuara , verteteojne se nuk kane azgje te perbashket me Biblene Perendise.
    I ligu satana perdor te gjitha menyrat per te mbajtur ne erresire njeriun , ai e megjithse keqkopjon pjese te shkrimit te Perendise, ai nuk mund te shpalle dot te VERTETEN (JEzusin), sepse e VERTETA nuk eshte ne te, bibla deshmon se Ai ishte ginjeshtar qe prej fillimit.
    # Fjala e Perendise eshte e paster si nje ar i pastruar shtate here ne furre.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Bibla dhe kundershtaret.

    #Fjala e Perendise , eshte si nje Ar i kulluar shtate here ne furre.
    Ky eshte percaktimi i mrekullueshem qe psalmisti David , i ka bere fjales se Perendise. Le te shohim konkretisht se cfare do te thote: "AR i Kulluar shtate here ne Furre".
    ARI eshte nje metal i cmuar , i cili ka nje vlere shume te madhe nder metalet e tjere. Ari ne gjendjen e tij "bruto", ka plot mbeturina dhe papasterti, te cilat edhe megjithese jane se "bashku" me Arin, ato nuk jane pjese e tij perberse. Ari nese kalon ne nje proces pastrimi ne furre, ai behet sa vjen edhe me i paster. Pastrimi i tij shate here ne furre na jep cilesin maksimale te ketij metali te cmuar. Te gjitha keto papasterti , te cilat dalin prej procesit te Pastrimit, quhen papasterti ose "zgjyra" e Arit.
    Pyetja eshte: Perse Davidi na tregon se Fjala e Perendise , eshte si ky AR i kulluar shtate here ne furre?
    Se pari Davidi na tregon se Ari i kulluar, qe eshte fjala e Perendise ne bibel , eshte e pastruar nga cdo "Zgjyre" , ku "Zgjura" eshte intiligjenca dhe ndikimi njerezor pergjate shkruarjes se ketij libri. Pra nepermjet ketij vargu te Davidit ne marim mesazhin se , Fjala e Perendise e cila eshte e shkrojtur ne Biblen e Perendise, qendron e kulluar, pavaresisht ndikimit dhe intiligjences njerezore. Ndikimi dhe intiligjenca njerezore , eshte vecse nje "Zgjyre", e cila nuk mund te humbase apo te shperbeje vleren e "Arit te Kulluar", dmth. rendesine, qellimin dhe te verteten e Fjales se kulluar te Perendise se Shenjte.
    Le ta shohim te konkretizuar kete fakt ne Bibel.
    Ne pranojme dhe deshmojme se, Bibla eshte Fjala e shkrojtur e Perendise se Gjalle, dhe Psalmisti na deshmon se kjo Fjale eshte: " Ar i kulluar". Pyetej eshte : Meqense Fjala e Perendise eshte e kulluar, pra si nje AR i kulluar, atehere kush eshte Papasterita , e cila eshte dhe qendron jashte Fjales se Perendise?
    Kjo pyetje eshte nje pyetje shume e rendesishme. Le ta shohim ate me poshte .
    Fjala e Perendise u shkruajt prej Frymezimit qe Perendia i beri njeriut, keshtu njeriu i Frymezuar prej Perendse , hodhi ne pergamen mesazhin dhe deshmine e Perendise. Pra njeriu si nje qenie jo e perkryer, u perdor prej Perendise ne shkruarjen e Shkrimin e tij te Shenjte. Perendia e dinte dhe e njihte poziten e dobet te njeriut, por meqenese njeriu eshte krijesa me e dashur per te , dhe njekohesisht Fjala e tij ishte direkt per njeriun, Ai e perdori ate pergjate Shkrimit te tij te shenjte, duke e bere pjestar te planit te tij shpetues.. Ai "pranoi" edhe "Papasterite " qe do te vinin pergjate shkruarjes se Shkrimit te tij prej njeriut, si rezultat i DOBEISE njerezore, por nuk lejoi qe kjo dobesi ose "Papasterti" te humbte vleren dhe qellimin e Fjales se Perendise. Prandaj pak me siper thashe se , Papasterita ose zgjyra , eshte se "bashku" me Arin , por nuk eshte pjese e tij. Davidi thote se, Fjala e Perndise eshte si nje AR i Kulluar shtate here ne furre.
    Shifra "shtate" ka kuptimin e Shenjterise ne bibel. Ky fakt tregon se, Fryma e Perendise lot rolin vendimtar ne njohjen dhe zbulesen e Fjales se Perendise. Fryma e Shenjte ndan dobesine e njeriut nga e Verteta, Ai ndan "Arin e kulluar " , nga "papasterita", dmth.nga ndikimi dhe inteligjenca njerezore . Pra jashte Frymes se Shenjte , askush nuk do te mund te kuptoje thelbin dhe qellimin e Fjales se Perendise . Askush nuk do te mund te mare mesazhin qe Bibla percjell tek njeriu. Jo me kot Jezusi ju tha apsotujve se, kur Fryma e Shenjte te vije tek ju , ai do tju MESOJE( zbuloje) te gjitha keto qe une ju kam thene. Gjon14:26:
    Perse Apsotulli Pal tek letra e Timoteut thote se : Shkrimi i Perendise eshte i Frymezuar prej Frymes se Perendise? Me kete ai tregon se vetem nen ndikimin dhe mesuesin Fryma e Shenjte , njeriu do te mund te njohe dhe te zbuloje Fjalen e Perendise. Po keshtu apostujt , gjate gjithe kohes qe ndenjen me Jezusin , nuk ishin ne gjendje qe te kuptonin mesimin dhe Shembelltyrat e tij, kjo sepse Fryma ende nuk ishte dhene ne bote. Prandaj Jezusit i duhet qe cdo shembelltyre dhe cdo fjale , tja u shpjegonte dishepujve te tij.
    Kjo eshte arsyeja se, perse shume njerez nuk e kuptojne Biblen e Perendise, bile jo vetem ata qe jane kundershtare te Krishtit, por edhe ata , te cilet mund te kene nje TRADITE familjare te krishtere, por qe nuk kane bere pranimin e Krishtit ne Zemern e tyre. Pa pranim dhe besim te Krishtit , nuk ka Fryme te Shenjte, nuk ka zbulese te Fjales, dhe fjala ,"ZBULESE" do te thote: te dallosh "ARIN e Kulluar",nga "Papastertia" ose "Zgjyra".
    # Njeriu perpara "Arit te kulluar" dhe "Zgjyres".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 19-08-2002 mė 00:17

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Njeriu perpara Arit te kulluar dhe "zgjyres".

    Duhet te kemi koncept te drejte mbi kuptimin e fjales:" Ari i kulluar" dhe "Zgjyra" ose papastertia qe del si rezultat i pastrimit te Arit. Nese sheh procesin termik te Arit te kulluar ,gjate pastrimit qe atij i behet ne furre , i cili matet ne karat, tregon: Cmueshmerine dhe Vleren e ketij metali te cmuar, ndersa zgjyra qe del prej procesit te pastrimit ne furre, eshte mbeturine e ketij metali te cmuar, e cila nuk ka asnje vlere. Pikerisht duke ju referuar konkretisht njohjes se pastrimit qe i behet Arit ne procesin termik, ne vijme ne nje njohuri te plote, neperemjt konceptit te se ciles, ne mund te kuptojme se, perse psalmisti David e quan Fjalen e Perendise: Ar te kulluar. Duke zbuluar plotesisht kuptimin e vertete te simbolit qe Davidi ka perdorur persa i perket Fajles se Perendise, ne na jepet mundesia qe te mund te dallojme ne Bibel : Fajalen e Perendise, Arin e kulluar, si dhe ndikimin e njeriut nepermjet shkrimit qe ai i beri Bibles, e cila eshte Papasterita e ketij Ari te pasturuar ne Furre shtate here.
    Fjala "zgjyre", perasa i perket Arit te kulluar, fjales se Perendise ne Bible, nuk ka kuptimin e dickaje te keqe dhe te mekatshme, kjo fjale ka vetem kuptimin: e PAVLEFSHME. dmth: Ari vlen sepse eshte i cmueshem, ndersa Zgjyra nuk vlen dhe eshte e pavlefshme. Me kete dua te them se "Agjenti" NJERI , i cili u perdor prej Perendise per shkruarjen e Fjalese se Perendise, nepermjet "ndikimit" te tij, te cilin ne po e formulojme me fjalen "Zgjyre", nuk e humb dot Vleren e Arit te kulluar, e cila eshte Fjala dhe mesazhi i Perendise. Dhe ne rastin konkret nese shohim Arin dhe Zgjyren , zgjyra asjnehere nuk mund ta humbe VLEREN dhe CMUESHMERINE e Arit.
    Po keshtu Perendia nuk mund te lejoje qe njeriu me ndikimin e tij , te cilat vijne prej aftesive te tij te kufizuara, te mund te denigroje Fjalen e Perendise. Kjo eshte arsyeja Baze se perse Bibla eshte Bibel dhe ka qendruar perballe cdo sulmi , dhe shpall dhe deshmon Zotin e vertet, Krijuesin e vetem dhe te plotfuqishem. Po keshtu shpall dhe te vetemen RRuge per tek Ati Perendi: Jezus Krishtin.
    Bibla eshte i vetmi liber qe eshte lexuar nga pjesa me e madhe e mbare njerezimit , si dhe eshte i vetmi liber qe ka gjetur prekethim pothuajse ne te gjitha gjuhet e botes. Por duhet thene se jo te gjithe jane ne gjendje qe te marin ARIN e KULLUAr te Perendise , si dhe mesazhin dhe te verteten qe Bibla deshmon.
    Pak me siper thashe se , bibla eshte i vetmi liber te cilin njeriu me aftesite e veta nuk mund ta eksploroje dhe ta kuptoje, prandaj atij i nevoitet "CELSI" per te hapur deren e diturise dhe ky "CELES " i jepet njeriut prej Perendise. "CELSI" dhe menyra e vetme per te njohur dhe ardhur ne Paqe me Perendine , eshte Jezus Krishti. Njeriu e mer kete "CELES" vetem nepermjet Besimi tek Krishti, jashte Krishtit nuk ka asnje mundesi per te njohur Perendine dhe Fjalen e tij ne Bibel. I krishteri , i cili e ka kete "CELES" ne zemer te tij, eshte ploteisht ne gjendje qe te Dalloje Arin e kulluar dhe "Zgjyren". Ai di te mare te Cmuaren , dhe te mos pranoje te pavlefshmen. Kjo eshte arsyeja se perse te krishteret nuk i quajne te rendesishme"gabimet" si psh: Tek Ungjilli i shkrojtur pas Gjonit, Gjoni thote se Jezus sheroi dy te verber, ndersa Mateu ne Ungjillin eshkrojtur prej tij thote se, Jezusi sheroi nje te verber. Ne bibel do te hasesh ne plot "gabime" te tilla si, ngatrime emrash, datash , numrash, vendesh e tjera, pasi Bibla eshte nje liber qe eshte shkrojtur prej mijra vitesh, nga njerez te ndryshem , ne vend te ndryshme, ne momente te ndryshme , ne kultura dhe zhvillime te ndryshme kohore. Pra te gjitha keto ne i quajme nje "ZGJYRE" ne krahasim me ARin e cmueshem dhe te kulluar qe ky liber permban
    thelb te tij. Edhe sot nese marim nje liber te cfardodoshem , i cili eshte shtypur dhe formuar si liber nen nje ndikim te rrepte kolegjilo- redaktues, dhe mjete te sofistikuara moderne , nese lexon ate, pa tjeter qe ne te do te gjesh gabime te ndryshme ortografike.
    Por cfare ndodh me jo te krishterin kur ai lexon Biblen? Ai duke mos pasur "CELSIN" , nuk eshte ne gjendje qe te dalloje Arin e kulluar , Fjalen dhe diturine e Perendise, vullnetin dhe rrugen e shpetimt , vete Shpetimtarin. Perkundrazi , ai eshte kunder Shpetimtarit, dmth. eshte kunder Perendise. Por nese je kunder Perendise, si do te mundte njohesh Mendimin dhe mesimin e Fjales se tij ne Bibel? Nese shihni me kujdes kundershtaret e Bibles, gjeja qe te bije ne sy eshte fakti se, ata fokusohen ne bibel pikerisht ne gjerat e pavlefshme ("zgjyra), pra tek njerzorja. Nese do te lexoni te gjitha shkrimet e kundershtareve biblike , gjeja qe do te te bjere ne sy dhe konkluzioni i tyre i gabuar qe ata kane ndaj fjales se Perendise ne Bibel, eshte se ata fokusohen ne ceshtje datash, emrash , numra njerezish , ushtaresh, e tera te ngjashme si e keto. Keshtu ata dalin ne konkluzionin se, Bibla eshte ndryshuar nga njeriu. Por a ka epersi zgjyra ndaj Arit ? Ata nuk kane asnje mundesi per te pare arin e kulluar qe bila ka ne themel te vet. Ata asnjehere nuk mund te flasin per mesazhin biblik dhe premtimin e Perendise , per ardhjen e Shpetimtarit , i cili fillonn qysh ne Eden , kur kombet ende nuk kishe erdhur ne ekzistence, e cila me pas vazhdon me Ligjin dhe profetet, dhe ne dhjaten e re gjejeme realizim te plote ne perputhje me premitmin, shkrimin, Ligjin dhe profetet, ne njeriun Jezus Krisht , i cili lindi , veproi , vdiq dhe u ringjall ploteisht ashtu sic ishte parathene per te. NE kete pike bibla eshte plotesisht AR i KULLUAR dhe kete Ar e marin vetem te krishteret, ndersa "zgjyra"eshte per kundershtaret , per ata qe luftojen krishterizmin, te cilet neser do te gjenden fajtor para Perendise, per shkak te mohimit dhe perndjekjes qe i kane bere Birit te Perndise dhe kishes se tij. Kjo eshte arsyeja se perse kundershtaret nuk mund te shohin dot Arin e kulluar te Bibles.
    Me kujtohet njehere kur nje musliman me pyeti dhe me tha: Perse Perendia ka lejuar qe ne biblen e tij, sipas jush, te kete dhe 'gabime" te tilla? Se pari, i thashe: Perendia e pranoi njeriun ashtu sic ai eshte, me aftesi te kufizuar, dhe e perdori per planine tij. dhe se dyti: qe te ngartohen ata qe nuk besojne dhe nuk e njohin Perendine Jehovah, por rendin pas perendirave te tyre. Ai pasi u mendua nje cope here me tha: Si llogjike qendron.
    # "Fokusimi tek njerezorja"
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 25-08-2002 mė 00:56

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Fokusimi tek njerezorja.

    Psalmisti thote: fjala e Perendise eshte si Ari i kulluar shtate here ne furre.
    Fjala i "kulluar", ne kuptimin biblik do te thote: Fjala e paster e Perendise , e cila eshte e xhveshur nga cdo ndikim , mendim dhe vullnet njerezor. Pra mesazhi dhe e verteta biblike , eshte e paster dhe e kulluar nga cdo gje , ajo vjen direkt nga goja e Perendise. Vetem nje i krishtere , eshte ne gjendje qe te pranoje dhe te mare Fjalen e kulluar dhe mesazhin e Perendise.
    Ku eshte dobesia dhe fokusimi i njeriut, persa i perkat bibles se Perendise?
    Midis njeriut dhe Perendise ka nje "HUMNERE" e cila quhet mekat. Njeriu me mendjen dhe aftesine e tij, kurre nuk eshte ne gjendje qe te "DEPERTOJE" nepermejt kesaj "HUMNERE" dhe te kuptoje ploteisht mesazhin e mendimin e Perendise. Pali tek Korinthasit thote se , ne qe besojme tek Krishti kemi mare MENDJEN e tij , dhe keshtu jemi ne gjendje qe te kuptojme mendimin dhe diturine e Perendise. Pra ky eshte kushti numur nje , per te njohur Perendine dhe fjalene tij. Jashte kesaj menyre nuk ekziston asnje mundesi , per te njohur Perendine dhe Fjalene tij.
    Cfare na tregon Bibla?
    Bibla na zbulon se , njeriut se pari mbi cdo gje i duhet qe te pranoje Perendine. Por cfare do te thote te pranosh Perendine dhe perse duhet ta pranosh?
    Se pari: Te pranosh Perendine do te thote , ta lejosh ate qe te te te zbuloje vetveten.
    Se dyti:Duke e njohur Perendine , nepermjet perzgjedhjes dhe pranimit qe i ke bere Perendise, ke mundesine e veteme per te mare diturine e tij, dhe per te njohur te verteten.
    Pra vetem keshtu njeriu eshte ne gjendje te plote, qe te njohe diturine dhe Fjalen e Prendise ne Biblen e tij . Pa erdhur tek Perendia nuk mund te deshmosh per te. Bibla thote se : Ai qe eshte ne drite , deshmon per driten.
    Ne vertet dolem ne kete konkluzion, por : Si e njohim Perendine?
    A mund ta shohin syte e njeriut Perendine?
    Bibla eshte i vetmi liber qe na zbulon natyen dhe karakterin e Perendise.
    JEzusi rreth ketij fakti deshmon: "Perendia eshte Fryme..."
    Pra mundesia e njeriut per ta pare Perendine ne menyre FIZIKE , eshte e pamundur . Atehere meqenese njeriu e ka te pamundur qe te shohe Perendine , si mund ta njohe dhe ta pranoje ate?
    Pikerisht Perendia erdhi i veshur ne TRUPIN e njeriut, ne menyre qe njeriu ta njihte, ta shihte ta prekte dhe ta pranonte ate si te vetmin shpetimtar. Gjoni e deshmon kete fakt qysh ne fillim te Ungjillit te Krishtit: "Ne fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte Perendi , dhe Fjala u MISHEZUA dhe u be njeri , dhe ky ishte Jezus Krishti". E vetmja mundesi qe njeriu ka per ta pare Perndine, per ta njohur dhe per ta pranuar ate , eshte Jezus Krishti. Prandaj JEzusi tha: Une jam RRUGa e VERTETA dhe JETA , askush nuk mund te veje tek Ati pervecse nepermjet mejej. Te gjitha besimet pa perjashtin, te cilat nuk kane ne qender te tyre JEzus Krishtin , nuk jane gje tjeter , vecse nje rruge apo menyre e gabuar per tek Perendia.
    Keshtu duke mos njohur Jezusin , do te thote : te mos njohesh Perendine. Por te mos njohesh Perendine , do te thote:te mos njohesh dhe te mos kuptosh dhe pranosh Fjalene tij ne Bibel. Dhe kjo do te thote: te mos maresh Arin e Kulluar te Bibles , mesazhin dhe lajmin e Shpetimit. Konkretisht le ti rikthehemi edhe njehere fokusimit qe kundershtaret e Bibles , kane ne librin e Perendise.
    Perse ata nuk meren me analizimin dhe trajtimin e mesazhit dhe qellimin kryesor te Bibles? Shfletoni te gjitha Shkrimet e tyre , dhe ju siguroj se ne asnje vend nuk do te shihni , prononcimin e tyre ne lidhje me MESAZHIN dhe te VERTETEN qe bibla predikon. Verberia e tyre konfirmon te qenit e tyre ,larg Perendise, te qenit larg JEzus Krishtit si e vetmja mundesi ku syte e njeriut do te mund te shohin Perendine e vetem dhe te Vertete Jehovah.
    Pra ne asnje vend ata nuk flasin rreth profecive dhe zbatimin e tyre ne njeriun Jezus Krisht. Ata nuk shohin deshmine qe Shkrimi jep per JEzus MESINE. Ata nuk shohin qellimin e Ligjit te Perendise dhene kombit te Izraelit. Ata nuk shohin rrugen e shpetimit dhe ate te shkatrimit. Ata nuk shohin zbatimin e profecive dhene per ditet e fundite , ne te cilat ne po jetojme. Ata nuk shohin shkakun dhe arsyen se perse Jezusi vdiq ne kryq dhe u ringjall te treten dite. Ata nuk mund te dine dhe te kuptojne se cfare eshte per njeriun , sakrifica e Jezusit ne kryq. Ata nuk dine te dallojne dhe te kuptojne se perse Perendia e veshi njeriun. Ata nuk dine te dallojne se, Perendia eshte nje Ate i dashur i dhemshur dhe meshireplote. Pra perfundimisht themi se: kundershtaret e Bbiles, duke mos njohur Perendine dhe Fjalen e tij te kulluar ne bibel, e cila eshte gjeja me e CMUAR per njeriun, fokusohen vetem tek gjerat e PAVLEFSHME te Bibles, dmth. tek Njerzoreja.
    Se fundi me lejoni qe te bej nje konkluzion , nepermjet nje shembulli konkret.
    # Perse kundershtaret e bibles , jane te gabuar ne rrugen e tyre?
    Deshmuesi i Krishtit.:t

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse kundershtaret e bibles jane te gabuar ne rrugen e tyre?

    Do te periqem qe te sjell vetem nje argument nepermjet te cilit, dua te tregoj themelin ku jane ndertuar kundershtaret e bibles dhe te Perendise.
    Meqenese islamizmi eshte nje nder fete qe e sulmon krishterizmin , dua te sjell nje fakt per te vertetuar se sulmi i tij ndaj krishterizmit dhe ndaj bibles se Perendise, eshte nje sulm i hapur ndaj Perendise , dhe i mbeshtetur ne argumente dhe themel njerezor.
    Ka plot shembuj, ku nepermjet te cilave mund te sjellesh nje kendveshtrim real midis krishterizmit dhe islamizmit, se kush besim eshte i vertete, dhe se cili besim permban dhe deshmon vullnetine Perendise se vertete, dhe une po ndalem vetem tek nje fakt.
    Le te shohim konkretisht engjellin Gabriel.
    Do te ishte gabim nese do te benja nje krahasim midis Bibles dhe kuranit , pasi nuk kane te njejtin autor. Pra llogjikisht gjithmone krahasohen dy gjejra te njejta ne sens dhe ne lloj, por une per efekt studimi po sjell vetem nje fakt midis bibles dhe kuranit ,per te pare se kush shpreh te verteten. Le te shohim konkretisht ne Bibel.
    Engjeli Gabriel eshte engjelli , te cilin Perendia e dergoi per ti dhen lajmin e mire Maries. Te gjithe e dime kete histori, pra nuk dua te ndalem ne tregimine saj. Fjalet e tij drejtuar Maries ishin:
    "Ti do te mbetesh shtatzane dhe do te lindesh nje djale dhe do tja vesh emrin Jezus. Ai do te jete i madh dhe do te quhet Bir i shume te Lartit Perendi; dhe Zoti Perendi do ti jape fronin e Davidit atit te tij, dhe do te mbreteroje mbi shtepine e Jakobit perjete, dhe mbreteria e tij nuk do te kete kurre te sosur."
    Bibla na pohon dhe deshmon per nje fakt, i cili kandodhur plotesisht rreth 2000vjet perpara.
    Le te shohim tani ne kuran.
    Kurani na tregon se engjelli Gabriel(xhibrill), erdhi tek nje shpelle dhe i dha Muametit kuranin si nje liber te perendise. Pyetja eshte: cfare permban kurani ne qender te tij ne lidhej me Femijen e lindur nga Marija?
    . Kurani thote:
    Jezusi nuk eshte Bri i Perendise.
    . Bibla thote:
    Jezusi eshte Biri i vetemelindur i Perendise .
    .Kurani thote:
    Jezusi nuk u kryqezua dhe nuk u ringjall.
    .Bibla thote:
    Jezusi vdiq ne kryq per mekatet e njeriut, dhe u ringjall te treten dite per drejtesimin e njeriut.
    .Kurani thote:
    Jezusi nuk eshte Fjala Perosni i dyte i Trinise , dhe si i tille ai nuk eshte Perendi.
    .Bibla thote:
    Jezusi eshte Fjala e Perendise, Personi i dyte i Trinise se Shenjte.
    .Kurani thote :
    Jezus eshte vetem nje nder profetet e Izraelit.
    .Bibla thote:
    Jezusi eshte vete Perendia i zbritur ne toke.
    Nuk po sjell me shembuj te tjere , mbasi keto jane mjaft. Le te shohim konkluzionin midis ketyre fakteve qe une solla.
    Ketu shohim se, kemi nje kundershtim krejt te kunder midis kuranit dhe Bibles. Pyejta ime eshte: A mund te sillte engjelli Gbriel prej Perendise, dy LAJME te kunderta? Nese dikush thote po , me mire te mos e lexoje kete shkrim.
    Pra ketu kemi nje fakt , i cili na deshmon qarte se Perendia nuk mund te sillte dy mendime te kunderta, ku i dyti kundershton te parin. Por si mund ta vertetojme se cili LAJM i sjelle prej engjellit GABIRIAL eshte i verteti , dhe e ka burimin prej Perendise?
    Perendia nuk mund ta lere veten e tij pa deshmi, Ai na e deshmon vertetesine e tij nepermjet shume fakteve. Le te ndjekim faktet qe bibla pohon ne lidhje me lajmin e sjelle prej engjellit Gabriel.
    Zanafilla 3:15.
    Pasi njeriu i pare Adami dhe Eva rane nen mekat, Perendia i tha satanit:
    " Une do te shtije armiqesi midis teje dhe GRUAS(ne rastin konkret MARIES),midis fares sate(mekatit) dhe fares se saj(Fara qe doli prej GRUAS ishte JEZUSI njeri). Farra e saj (JEzusi) do te shtype koken tende(fitorja e Jezusit me ringjalljen nga vdeka), dhe ti(satan) do te plagosesh (kryqezimi) thembren (tradhetia e Judes) e farres se saj."
    Ketu fillon premtimi i Perendise per ardhejen e Shpetimtarit , i cili do te vije prej GRUAS.
    A ka ketu perputhej midis lajmit te engjellit Gabriel dhene Maries, dhe premtimit te Perendise te bere qysh ne Eden, kur ende kombet nuk ekzistonin. Perjudha kohore midis premtimit te Perendise ne Eden , dhe sjelljes se lajmit te mire prej engjellit Gabriel tek MAria , ka nje perjudhe kohore mijera vjecare. Ky eshte nje fakt qe na ben te besojme se: engjelli Gabriel ka sjelle nje lajm te Perendise , i cili e ka burimin e tij tek premtimi qe Perendia beri qysh ne kopshtin e Edenit. Ku Perendia na zbulon se Shpetimtari do te lindet prej GRUAS, se Shpetimtari do te ndeshet me Satanin dhe farren e tij Mekatin. Se Shpetimtari do te tradhetohet tinzash prej dikujt dhe do te shkoje ne kryq. Po keshtu Shpetimtari do te shtype koken e Satanit, dhe kjo eshte Ringjallja e Jezusit nga vdekja. Ky eshte nje fakt i pamohueshem.por le te vazhdojme me tej.
    Isai thote : "Prandaj vete Zoti do tju jape nje shenje: Ja e virgjera(MARIA) do te mbete me barre dhe do te linde nje femije dhe do ta quaje Emanuel(Zoti me ne).
    A ka perputhje lajmi i sjelle i Gabrielit tek MAriaj e
    VIRGJER , me kete profeci te Isajt? Ai eshte qind%i njejte ne thelb. Isaia e ka thene kete profeci qindra vjet parpara se Gabrieli te vinte tek Maria.
    Lete shohim faktin tjeter. Davidi ne psalmin e tij thote:
    Psalmi:22:
    "Sepse qente(romaket) me kane rrethuar, nje grup keqberesish(dy kriminelet ne kryq) me ri rrotull; me kane shpuar duart dhe kembet (kryqezimi), une mund ti numuroj te gjitha kockat e mija ato me shikojne dhe me keqyrin(rrahja me kamzhik qe Jezusit ju be perpara se te kryqezohej). Ndajne midis tyre rrobate mija, dhe ndajne me short tuniken time(ndarja qe i bene rrobave dhe pelerines se JEzusit ne momentin e kryqezimit)
    A kemi ketu nje peruthje te plote me deshmine e bibles mbi kryqezimin e Jezusit? Por cfare i thote Gabirieli Maries ne lidhje me kete fakt??
    " Ai dote mbreteroje perjete dhe mbreteria e tij nuk do te kete kurre te sosur."
    Pra cfare do te ndodhe pas kryqezimit me Jezusin , sepse Gabirieli thote se MBreteria dhe ai do te jene perjete, por ketu shohim se Jezusin e kryqezojne : atehere?
    JA cfare thote perseri Isaia.Isai:45:13:
    " Une (thote Perendia) e ngalla ate(Jezusin nga vdekja) ne drejteisne time dhe do te sheshoj tere rruget e tij.."
    Ketu gjen zbatim dhe peruthje te plote deshmija biblike dhe lajmi i engjellit Gabriel dhene Maries, rreth Jezus Krishtit. Ringjallja e Jezusit tregon se ai eshte i perjetshem , ashtu sic i deshmoi dhe Gabrieli Maries , kur i tha: ai do te jete i perjetshem. Dhe konkretiosht ashtu ndodhi , Jezusi vdiq ne kryq per mekatet e njeriut, dhe u ringjalle nga vdekja per drejteismin e njeriut , dhe kush dote besoje ne te , nuk do te vdese asnjehere, por do te jete i perjetshem ashtu si ai eshte.
    Perfundimisht themi se Lajmi i sjelle prej engjellit Gabriel tek Maria, ishte vertet nje lajm i derguar prej Perendise, sepse ishte ne pepruthje te plote me premtimin , shkrimin, profecite dhe ligjin e Perndise.
    Le te shohim kuranin.
    Ai i hedh poshte te gjitha keto fakte qe bibla i deshmon katerciperisht. Por cilat jane faktet ne te cilat kurani mbeshtetet dhe verteton se Gabirieli i ka sjelle vertet lajmin e Perendise Muametit?!
    Kurani nuk ka asnje fakt ne te cilin do te mund te deshmohet se, ai eshte ne perputhje te plote me Fjalen dhe vullnetin e Perendise. Ne radhe te pare , kurani eshte nje liber i dale mijeravjet pas bibles( bibla per mua fillon qysh ne EDEN), dhe nuk ka asnje shkrim profetik ne te shkuaren, mbi te cilin ai te mbeshtetet. Atehere ju ftoj qe te beni vete konkluzionin. Une vertetova me ane te bibles se Lajmi i engjellit Gabriel ishte ne peruthje te plote me Premtimin e Perndise, qysh ne Eden, me shkrimin, ligjin dhe Porfecite. Pra Gabrieli solli ploteisht lajmin e Perndise. Nese jemi te bindur dhe e pranojme kete fakt, atehere bije poshte versioni se Gabrieli do te mund te kete sjelle nje lajm tjeter , mijera vjet me pas, per te cilin myslimanet pretendojne se eshte nje mesazh prej Zotit. Un enuk kam qellim qe tju kundervihem atyre dhe kujdo qofte, por solla vetem nje kendveshtirm , ne te cilin vertetohet e verteta.
    Ketu ne kete shkrim solla Mesazhin dhe Arin e Kulluar qe Perndia
    i dha njeriut , dhe ky Ar eshte vetem per ata qe e pranojne Birin e Perendise Zoti Krisht. Po keshtu nepermjet ketij shkrimi, zbulova themelin ne te cilin mbeshteten ata qe jane kundershtare te Perendise dhe Fjales se tij ne Bibel.
    Ja cfare thote Jezusi ne lidhje me pasurin dhe Arin e kulluar.
    Zbulesa:3:18:
    " Te keshilloj te blesh nga une Ar te kulluar ne zjarr qe te behesh i pasur; dhe petka te bardha qe te vishesh qe te mos duket turpi i lakuriqesise sate, dhe vajos syte e tu me kolir qe te shohesh."
    Me lejoni shkurtimisht qe tja u shpjegoj kete varg.
    Ari i kulluar, eshte Fjala e Perendise , mesazhi dhe mesimi i bibles.
    Pasuria, eshte HIRI shpetues dhe vepra e Krishtit ne kryq, si i vetmi "mjet" clirimi nga mekati dhe vdekja.
    Petkat e bardha, jane veshja qe Perendia i jep te krishterit, i cili ka rilindur se bashku me Jezusin nga vdekja. Pra njeriu i ri i krijuar simbas natyres se Krishtit, dhe keto Petka jane:Drejtesia dhe Shenjteria e se Vertetes Efes:4:24:
    Vajosja me Kolir, eshte marja e Frymes se Shenjte nepermjet te cilit i krishteri sheh Perendine, ndjek Perendine dhe ben vullnetin e Perendise duke njohur plotesiht Fjalen e tij. Bibla thote se Fryma deshmon ne zemrat tona , se ne jemi bij te Perendise.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 25-08-2002 mė 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •