Sot pata nderin qe te gjej nje materialmbi jeten edhe theniet e nje prej Eterve te viteve te fundit ne Mal te Shenjte, At Paisios.

Une e kam permendur edhe me pare, kundrejt disa prej atyre, qe duan te diskretitojne besimin ortodoks me disa 'historira' personale keqedashese me greket, edhe te mbyllin syte se ne ate vend kane dale edhe yje te tille shpirterore, gjigande te krishterimit qe me jeten e tyre treguan se cdo te thote te qenit i krishtere ne kuptimin praktik e teorik te tij. Jerondin e mesiperm une nuk pata mundesi ta shoh vete, por ai ka qene drejtuesi shpirteror i disa prej eterve te nderuar misionare greke, qe erdhen te ndihmojne Kishen ortodokse shqiptare pas 90-tes, edhe kam shume deshmi edhe te te tjereve per kete shenjt.

Ne nderim te Atit shpirteror te aq shume besimtareve ortodokse shqiptar, Arkimandrit At. Theollogut, nje misionari grek nga Mali i shenjte,ne ndihme te Kishes sone, i cili ka qene edhe nxenes personal i te bekuarit At. Paisios!
============================================

Jerond Paisios i Malit te shenjte

Jeta

At. Paisios u lind ne Kapadoqi (Turqine e sotme), ne 25 Korrik te 1924. Menjehere pas lindjes se tij, familja e tij u detyrua te largohet menjehere me eksodin e pergjithshem te detyruar te refugjateve greke nga Azia e vogel. Ata u vendosen ne Eperos ne Veri-perendim te Greqise. Per here te pare, ai e vizitoi Malin e Shenjte ne 1949, pas sherbimit te tij ushtarak.

Ne 1950 u rikthye edhe pas nje kohe te shkurter ne mehallat e Karies, u vendos ne manastirin e Esfigmenit. Ne 1954 ai vesh si murg rasofor me emrin Averkios. Po ne ate vit, ai shkoi ne manastirin e Filotheit. Pas du vitesh iu dha Skima e vogel edhe emri Paisios.

Ne 1958, At. Paisios e la Malin e Shenjte edhe vajti ne manastirin e Konices, ne veri te Janines. Qendroi atje deri me 1962 edhe me pas vajti ne Malin Sinai, ku jetoi ne skitin e Shen. Epistimit. Ne 1964 u rikthye ne Mal te shenjte.

Fjeti ne 12 Korrik 1994.

Kujtoj se tek ai shkonin nga gjithe greqia, apo nga e gjithe bota per keshillim ne ceshtje shpirterore madje edhe ne fusha te tjera. Shume deshmonin se para se te shkonin tek ai, para se te arrinin ne kasolloen e tij, ai i therriste me emer, edhe pse si njihte, edhe pa ilene te flsnin, ai u tregonte se c'duhej te benin!

Shume deshmouan edhe per mrekullite e ketij shenjti, ndoshta do ti permend here tjeter.

Theniet

Meqe e di qe shume nuk do ta kuptojne ate, po sjell ato shkrime qe jane sipas mendimit tim me te kuptueshme per lartesine e forumit!



Persa i perket prifterise

Jerondi tha: Nje murg qe e njoh, i ndodhi qe te shkoje ne nje ekskursion me nje grup. Njeri prej tyre nuk besonte fare ne Zot. Meqe ishte nje mik, te tjeret e kishin marre si garant, se ai nuk besonte edhe kaq. Kur te tjeret filluan te flasin me njeri-tjetrin, murgu iu afrua mosbesimtarit edhe me metoden e tij e nxorri jashte mosbesimit - por pa e vene re te tjeret. Vete personi e kuptoi se c'ndodhi. Ai pesoi nje ndryshim edhe besoi me ndermjetimin e murgut.

Jerondi tha: shpesh ne takojme nje person edhe i themi nja dy fjale shpirterore edhe ai ndryshon....

viojon....