Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 81
  1. #31
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Ti ke te drejte deri diku se mendon se ne po bejme propagande fetare duke permendur emrin e Profetit te fundit si njeriu me i zgjuar ne bote, por qe ne fakt s'ka te beje fare me fene dhe besimin. Per shume arsye qe une s'kam kohe ti permend, Profeti Muhamed a.s eshte njeriu me i zgjuar ne bote.

    Per te shmangur cdo keqkuptim merre si nje pergjigje jo-fetare, por si mendimi personal i joni i cili ka baza dhe arsye.
    HOLLAND...

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ok, e shoh qe jeni lodhur shume. Po ju rrefej se cfare ngjahu ne ate ore mesimi ku secilit prej nxenesve i duhej te raportonte perpara klases dhe para profesorit i ulur ne nje banke se cili ishte njeriu me i zgjuar ne bote dhe si kish dale ne kete perfundim.

    - Nxenesi i pare tha: Ajnshtajni, pasi shpiku Teorine e Relativitetit dhe fale saj prodhuam energjine nukleare dhe bomben nukleare. Profesori i dha 10 pike nga 100 te mundshme.

    - Nxenesi i dyte tha: Tomas Edisoni, pasi beri plot shpikje qe njerezit i perdorin edhe sot e kesaj dite ne jeten e tyre te perditshme. Profesori i dha 20 pike nga 100 te mundshme.

    - Nxenesi i trete tha: Bill Gates, se eshte njeriu me i pasur ne bote dhe kompjuterat e tij perdoren nga gjithe bota. Profesori i dha 40 pike nga 100 te mundshme.

    - Nxenesi i katert tha: Profeti Muhamed eshte njeriu me i zgjuar ne bote pasi Kuranin e tij e lexojne dhe mesojne 1.3 miliard muslimane ne gjithe boten. Profesori i dha 60 pike nga 100 te mundshme.

    - Nxenesi i peste tha: Jisu Krishti eshte njeriu me i zgjuar ne bote se ai u ngjall se vdekuri. Profesori i dha 80 pike nga 100 te mundshme.

    - Nxenesi i gjashte tha: Fadili eshte njeriu me i zgjuar ne bote. Te gjithe nxenesit dhe vete profesori u shtangen pasi nuk njihnin ndonje Fadil per burre te zgjuar. E pyesin ne nje ze studentin: Kush eshte ky Fadil qe qenkerka njeriu me i zgjuar ne bote? Jeton tek lagjia ime dhe e takova tek lokali i filanit teksa kerkoja njeriun me te zgjuar.
    - Po perse mendon se eshte njeriu me i zgjuar ne bote?
    - Sepse kur e pyeta se kush eshte njeriu me i zgjuar ne bote, me tha qe jam une, dhe kur miku i tij ne tavoline e kundershtoi duke thene se ishte ai, Fadili bertiti me te madhe se ai ishte njeriu me i zgjuar ne bote dhe shoku i tij i tavolines ishte vetem nje cope budalla. Aq shume bertisnin dhe ulerisnin sa pronari i lokalit i perzuri fare, por Fadili bertiste me fort se shoku i vet. Nxenesi i 6 mori 100 pike nga 100 te mundshme.

  3. #33
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Ky Fadili amerikan ishte?????????????????

  4. #34
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk ishte surprize Albo, pritej nje pergjigje e tille.
    Meqe tema eshte tek lojra dhe rebuse s'kam çte them, tek e fundit loje eshte, secili luan per qejf te vet.
    Po s'me rrihet pa kundershtuar pak...le te luajme me te njejtat rregulla.

    Profesorin e ke perngjasuar me veten apo jo?

    Sidoqofte kush eshte morali i kesaj loje sipas teje nese e ka nje te tille, apo e leme dhe kete pa rregulla secili te nxjerre konkluzionet e tij, per nxenesit, per pergjigjet, per Fadilin e mbi te gjitha per profesorin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #35
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    SG mos me zhgenje , vete emri FADIL eshte i tille qe duhet te te beje te mendosh

  6. #36
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Nuk ishte surprize Albo, pritej nje pergjigje e tille.
    Meqe tema eshte tek lojra dhe rebuse s'kam çte them, tek e fundit loje eshte, secili luan per qejf te vet.
    Po s'me rrihet pa kundershtuar pak...le te luajme me te njejtat rregulla.

    Profesorin e ke perngjasuar me veten apo jo?

    Sidoqofte kush eshte morali i kesaj loje sipas teje nese e ka nje te tille, apo e leme dhe kete pa rregulla secili te nxjerre konkluzionet e tij, per nxenesit, per pergjigjet, per Fadilin e mbi te gjitha per profesorin.

    Shko ke tema e po te njejtit autor qe titullohet :"Sa budalla je?" dhe lexo komentet e autorit per personin e tij dhe do te kuptosh pse Fadili eshte me i zgjuari ne bote.
    HOLLAND...

  7. #37
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Pritja nje pergjigje shume me ndryshe.

    Nejse...

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Me sa shoh, ju keni lexuar me lart por nuk keni kuptuar gje se cfare u mesoi profesori nxenesve te tij ate dite. Po mundohem tua bej akoma me te qarte.

    Ai qe zgjodhi Fadilin si njeriun me te zgjuar ne bote, edhe pse Fadili mund te ishte nje budalla ne syte e gjithe klases, mori me shume pike se gjithe te tjeret, pasi ndryshe nga te tjeret, ai nuk u ul te mendonte se kush ishte njeriu me i zgjuar ne bote, por doli e pyeste njerezit ne rruge derisa te gjente njeriun me te zgjuar ne bote. Nga kjo duhet te kuptoni se profesori u kenaq nga studenti i tij, jo nga personi qe ai gjeti, por nga fakti se ai nuk u tregua subjektiv ne menyren se si doli ne ate perfundim; nuk e vrau mendjen deri te dilte me nje emer, por pyeti te tjere per te mesuar se kush ishte njeriu me i zgjuar. Ky ishte mesimi i pare kryesore mbi subjektivizmin dhe objektivizimin.

    Mesimi i dyte i madh qe te gjithe nxorren nga vleresimi i profesorit ishte se profesori u dha me shume pike atyre qe i njohin, ose shpenzojne me shume kohe me personat apo produket e tyre ne jeten e perditshme. Ajnshtajni shpiku teorine e relativitetit dhe bomben atomike, por sa prej jush perdorni energji nukleare apo bomba atomike perdite?! Edisoni shpiku elektricitetin dhe mori me shume pike se Ajnshtajni, pasi te gjithe ndezin nje llampe kur bie nata. Bill Gates mori me shume pike se Edisoni, pasi te gjithe shpenzojne ore te tera perpara nje kompjuteri cdo dite. Muhamedi mori me shume pike se Bill Gates, pasi miliona njerez lexojne profecite e tij ne Kuran perdite. Jezusi mori me shume pike se Muhamedi, pasi njerezit jo vetem lexojne mesimet e tij ne Bibel, por edhe i luten atij perdite si Zot.

    Mesimi i trete dhe i fundit, mbi te cilin te gjithe rane ne nje mendje se Fadili ishte njeriu me i zgjuar ne bote ishte nje surprize e kendshme per te gjithe, kur profesori nxorri nga goja e tij fjalet:

    - A ka njeri me te zgjuar se budallai?!

    E kam te qarte qe shume nga ju edhe kete pyetje retorike do ta keqkuptoni, keshtu me mire po ua shpjegoj me pak fjale. Dallimi midis njeriut te urte te perulur dhe atij budalla eshte se i urti asnjehere nuk e mban veten per te zgjuar, kurse budallai asnjehere nuk ben njeri me te zgjuar se vetja. Prandaj edhe Fadili ulerinte me te madhe se ai ishte njeriu me i zgjuar ne bote dhe prandaj i thoshte shokut ne tavoline qe u hoq si me i zgjuar se ishte vetem nje cope budalla.

    Budallai eshte aq i zgjuar sa te kuptoje se e vetmia menyre qe ai te behet i zgjuar eshte duke i bere te gjithe te tjeret si vetja, budallenj.

    Albo

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Faleminderit per sqarimet. Mi konfirmove ato qe mendoja, veçanerisht per Profesorin. Lum si ne per keta profesora. Sidoqofte shume veta duhet ta kene nxjerre nga nje mesim prej ketej.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nje nate ne nje avion te vogel qe fluturonte mbi NJ me 5 njerez ne bord te cilet ishin: piloti, Michael Jordan, Bill Gates, Dalai Lama dhe nje hipi.
    Papritur avioni pesoi difekt dhe filloi te nxjerr tym. Piloti doli dhe thote- zoterinj kemi lajme te mira dhe lajme te keqija. Te keqijat jane qe do biem ne NJ. te mirat jane qe kemi 4 parashuta dhe nje nga ato e kam une!
    Pasi tha keto piloti mori parashuten dhe u hodh.
    Michael Jordan u ul ne gjunje dhe filloi t'ju lutej te tjereve: -Zoterinj une jam basketbollisti me i mire ne bote dhe bota ka nevoje per sportist si mua. Mbasi tha keto mori nje parashute dhe u hodh.
    Pas tij Bill Gates u ul ne gjunje dhe ia dhe tha: - Zoterinj une jam njeriu me i zgjuar ne bote dhe mendoj qe njeriu me i zgjuar ne bote duhet te kete parashuten e tij. Mori nje dhe u hodh.
    Dalai Lama dhe hipi u pane ne sy dhe Dalai Lama i hote : - ti duhet te marresh parashuten se je i ri dhe e ke jeten perpara kurse une kam jetuar. Merr nje parashute dhe hidhu.
    Hipi duke qeshur i tha:
    - Mos u shqeteso se njeriu me i zgjuar i botes sapo u hodh me çanten time.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  4. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •