PRISHTINË, 20 MAJ-
Edhe pse vitin e kaluar MASHT-i i kishte dhënë licencën Fakultetit të Gazetarisë “Faik Konica” vetëm për vitet e dyta dhe të treta, zyrtarët e fakultetit patën marrë vendim të një anshëm dhe pranuan 50 studentë, për t’i ndjekur mësimet në lëmin e gazetarisë. Vendimi në fjalë mund të ndikoi negativisht në tërë procesin e licencimit të këtij institucioni. Ndryshe nga ajo që tuhet në MASHT, se ende nuk jan të plotësuara kushtet për licencë, dekani i gazetarisë, Ramiz Kelmendi, u premton studentëve që të “flenë dath” sepse do ta fitoj licencën.
Fakulteti i Gazetarisë “Faik Konica” vitin e kaluar pat fituarlicencën vetëm për vitin e dytë dhe të tretë, por këtij institucioni nuk i ishte dhënë e drejta për të regjistruar studentë të rinj. Ndryshe nga vendimi i atëhershëm i MASHT-it, vitin e kaluar “Faik Konica” u pasurua edhe me 50 studentë. Vendimin e një anshëm që kishin marrë drejtuesit e Fakultetit për të pranuar studentë, zyrtari i lartë për Arsim Privat në MASHT, Fehmi Krasniqi, e cilëson si të gabueshëm dhe njëkohësisht edhe mjaft të rrezikshëm.
“Kjo mund t’i dëmtoi vetëm prindërit dhe studentët të cilët janë regjistruar në shkolla jo të licencuara, pa i marrë parasyshë pasojat që mund t’i kenë në të ardhmen” tha Krasniqi. Ndryshe nga pohimet e zyrtarit të MASHT-it, dekani Ramiz Kelmendi përkujton se studentët në vitin e kaluar janë regjistruar me dëshirë dhe me pëlqimin e prindërve të tyre. Ai mendon se fakulteti të cilin drejton, i ka përmbushur të gjitha kushtet për t’i ofruar studentit një cilësi të duhur në mësim. “Unë pres që kjo shkollë të licencohet në këtë vit.
Nese nuk ndodhë kjo, ne do të ankohemi në instancat më të larta, madje edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës” tha dekani, Ramiz Kelmendi.Pas aplikimit në këtë vit në MASHT, që edhe Faik Konica të ketë licencë të plotë dhe pa kufizime, problem serioz do të paraqes regjistrimi i 50 studentëve në vitin e kaluar pa të drejtë për ta bërë këtë. Kjo mund të ndikoi negativisht në tërë procesin e licencimit të këtij institucioni.
Nga: Besnik KRASNIQI
Krijoni Kontakt