Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092

    Mazhorancë dhe minorancë, kundërshtare apo bashkëlojtarë?

    Ca mendoni per jeten publike dhe ate private te deputetve tane?

    Psh ne i shofim ne publik dmth shtyp dhe sidomos parlamet, kur shahen, perlahen, fishllejne, cka s'bejne. Kjo eshte gjat drekes.

    Kurse ne darke, ndodh krejt e kunderta, dalin pin, bojne qef gallat e batuta, dmth jane miq e shoke me njeri tjetrin. Sa maron darka vrap dalin te pergatisin te sharat per neser ne dreke.


    Une jam dakord qe te jene miq me njeri tjetrin privatisht, por ama ate rreth miqesie ta shprehin sado pak edhe ne parlament, nuk them qe ti bjer kafe e dopjo ferrnet Nano, Berishes ne parlament , por ama mos tna cajne veshet duke e dit se sa zjarrin e ndezin ne masat e publikut.

    Andaj o milet mos nxeni tomthat kot per kta politikane se ta dini qe ata darken e hajne mire dhe ne shoqeri te njeri tjetrit edhe pse ne te shumten e rasteve ngelin pa dreke se jan duke shajt njeri tjetrin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Berisha pranon Nanon për president?


    Në një kohë që në
    skenën politike
    shqiptare është hedhur
    ideja e zgjedhjes së ish
    kryesocialistit Fatos
    Nano si president i
    vendit, vetë kryeministri
    Sali Berisha nuk e
    përjashton
    një mundësi të tillë



    Vetëm pak ditë pasi është takuar me
    ish-kryeministrin Fatos Nano, kryeministri
    aktual Sali Berisha nuk e mohon
    mundësinë e zgjedhjes së ishkreut
    të PS-së si president i Republikës.
    Në një kohë që në skenën politike
    shqiptare është hedhur ideja e zgjedhjes
    së ish kryesocialistit Fatos
    Nano si president i vendit, vetë kryeministri
    Sali Berisha nuk e përjashton
    një mundësi të tillë. Këtë gjë kryeministri
    Sali Berisha e ka bërë gjatë një
    prononcimi për mediat. Pasi është
    pyetur nga mediat se si e shihte zgjedhjen
    e Nanos si president dhe
    Berishën si kryeministër, kreu i
    mazhorancës ka dhënë një përgjigje
    të prerë dhe evazive,e cila të lë
    mundësi të dyshosh se kandidatura e
    Nanos për presidentit të vendit nuk
    shihet si e pamundur dhe tabu nga
    Berisha. Megjithatë, Berisha nuk e ka
    pranuar hapur këtë gjë, pasi ka thënë
    se vendi e ka aktualisht një president,
    i cili është Alfred Moisiu. “Ne e kemi
    një President dhe ai është Alfred Moisiu.
    Le ta lëmë zotin Moisiu të punojë”.
    Kjo ka qenë përgjigja që kreu i
    ekzekutivit Sali Berisha i është
    përgjigjur interesimit të medias për
    debatin lindur me kandidaturën e
    Nanos si president. Posti i presidentit
    të Republikës ka qenë një post i lakmuar
    gjithmonë nga ish-kryeministri
    Fatos Nano. Këtë synim të tijin ai e ka
    shprehur hapur në vitin 2002, kur ka
    dashur të hedhë kandidaturën për kreun
    e shtetit, por një gjë e tillë nuk është
    pranuar nga ish lideri i opozitës, Sali
    Berisha. Ky i fundit, pranoi atëherë të
    zgjedhë presidentin konsensual, Moisiun.
    Aktualisht, vetë Nano nuk ka
    shfaqur synimet e tij për kandidimin
    si president. Ideja në fjalë është një
    frymë që buron nga mbështetësit e ish
    kryesocialistit në selinë rozë apo në
    spektrin politik të majtë në përgjithësi.
    Në një kohë që vetë Nano, pas dhënies
    së dorëheqjes pas humbjes së zgjedhjeve
    të 3 korrikut nuk është më aktiv
    në politikë, kandiatura e tij për president
    mund të jetë një nga kandidaturat
    më të mundshme për t’u pranuar
    nga kryeministri Berisha.

    gazeta iliriapost
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Berisha-Nano “takim miqsh” dje në Ambasadën Franceze

    Ora 08:40



    TIRANE (15 Korrik) - Kohë pas ditëve të “ëmbla të dashurisë” Berisha dhe Nano janë takuar dje sërish. Kopshti i gjelbëruar i ambasadës franceze dhe festa e Francës kanë qenë dje shkaku i takimit miqësor mes dy njerëzve që gjatë kohës së fushatës dukej se ishin gati të fusnin në burg njëri-tjetrin pas akuzave vërtetë të forta që bënë mes tyre. Kryeministri Berisha dje pasdite me një gotë kristali në dorë të mbushur me shampanjë dhe duke buzëqeshur është ndalur para paraardhësit të tij Fatos Nano, bashkëshortes Xhoana dhe deputetit socialist Balla. Dhe dialogu mund të lërë pa mend ata që mendojnë se këta dy njerëz urrehen. Nano: Si je? Mirë. Berisha: Mirë faleminderit.. Mirë. Po ju si jeni? Nano: Shumë mirë.. si të ecin punët? Berisha: Mirë. Ky është dialogu i shkurtër mes dy shtrëngimeve të duarve. Berisha pasi ka shkëmbyer fjalët e para me Nanon, ka kthyer shumë pak vështrimin nga Xhoana Nano e vëshur në ngjyrë rozë dhe i ka dhënë dorën. Më pas ka përshëndetur deputetin Balla duke e pyetur për shëndetin dhe prej tij ka marrë një përgjigjie në formë kërkese. “Zoti kryeministër, hajdeni në Parlament”. Kaq ishte i gjithë takimi i dytë Nano-Berisha në momentet kur të gjithë flasin për presidentin e ardhshëm të vendit. Por para këtij takimi Berisha kishte gjetur rastin të ironizonte sërish mitingun e PS. Duke i përshëndetur të gjithë në kopshtin francez, kryeministri afrohet drejt një grupi ku dallonte qartë, ish-presidentin Meidani, botuesin Ylli Rakipi, Kastriot Islamin dhe ish-presidentin Ramiz Alia. Bashkë me ta ishte edhe gazetari Ilir Babaramo dhe kryeprokurori Sollaku. Prania e këtij të fundit ja ka ndalur vrullin kryeministrit, i cili i është drejtuar gazetarit Babaramo me fjalët. “Ilir, afroju pak. E pe mitingu i tyre ishte i dështuar, thuaja këtë. Herën tjetër do t’u jap borxh Shabanin”. Heshtjen e Babaramos të maskuar me një buzëqeshje e ka shfrytëzuar menjëherë kryetari i PSD Skënder Gjinushi që e dëgjoi batutën e Berishës dhe pa e zgjatur replikoi, “Shabani na duhet në serinë e dytë kur të përdorim molotovët”. Nuk pati replika për shkak të ndërhyrjes së botuesit Rakipi i cili i kërkoi kryeministrit që t’u jepte dorën. “Do vij por kam pak punë tani”, tha Berisha dhe u largua për tu ndalur pranë Nanos. “I dashur” me Nanon dje s’ishte vetëm Berisha por edhe kryeparlamentarja Topalli e cila ndërsa lëvizte mes njerëzve shkëmbeu përshëndetjen e rastit dhe një buzëqeshje shkarazi si e hedhur sup më sup.

    (Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Eshte "loja" politike e tyre ndonje dite kur mos te jene ne karrigen qe kane do flasin edhe do puthen me njeri-tjetrin sikur nuk kane thene gje ose ska ndodhur gje.Politikanet arrijne ne ate menyre te "luajne"ate pjese te rolit sepse nuk ka menyre tjeter mendoj te zgjidhin problemet por per tu hedhur fajet njeri-tjetrit per problemet e Shqiperise.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Vajze e mire se ke keq ti por ama, populli duhet te vetndergjegjesohet per kto veprimet e deputeteve tane.

Tema të Ngjashme

  1. Nano: Opozita aktuale nuk krijon dot mazhorancë
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 10:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •