SHMG-JA kërkon lirimin e menjehërshëm të gazetares nga Tirana


“Nëse kërkesa jonë për lirimin e menjëhershm të gazetares Rajmonda Maleçka nuk përfillet, SHMG-ja së shpejti do të fillojë me forma më radikale të protestës, madje deri tek bllokimi i gjykatës supreme në Shkup” deklaroi kryetari i SHMG-së Hamit Hajrullahu


TETOVË, 25 MAJ-Shoqata për Mbrojtjen e Gazetarëve (SHMG) ka kërkuar të ejten nga Gjykata Themelore e Shkupi dhe inisitucionet tjera të Maqedonisë lirimin e menjehërëshm nga burgu të gazetares nga Triana Rajmanoda Maleçkës, e cila para disa ditëve është dënuar me pesë vjet burgim. Kryetari i SHMG-së Hamit Hajrullahu në një preskonferencë në Tetovë vendimin për burgojsen e gazetares shqiptare e vlerësoi si absurd dhe tentim për ndalim të fjalës së lirië dhe paralajmëroi masa më rëndikale nëse ajo nuk lirohet nga qelitë e burgut. “Nëse kërkesat tona nuk do të meren parasyshë, ne së shpejti do të fillojmë me forma më radikale të protestës, madje deri tek bllokimi i gjykatës supreme në Shkup” paralajmëroi ai

“Qeveria e Maqedonisë, në vend që të bëjë përpjekje për përmirësimin e këtij imazhi, para disa ditëve, më saktë javën e kaluar, lejoi që në mënyrën më drastike, ashtu siç nuk e ka njohur deri më tani demokracia e brishtë e Maqedonisë, në këto 15 vitet e fundit, të suprimohet fjala e lirë dhe liria e shtypit. Gjykata themelore Shkupi 1, dënoi me pesë vjet heqje lirie gazetaren nga Shqipëria, Rajmonda Maleçka” deklaroi Hajrullahu. Ai tha se arsyet për këtë dënim i cili u soll pa praninë e avokatit të saj dhe pas vetëm dy seancave gjyqësore, në të cilat nuk morri pjesë dëshmitari kryesorë i akuzës, ishte një videokasetë e cila iu gjet asaj dhe prindit të saj Bujar Maleçka, i cili po me të njëjtën akuzë, "përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë" - terrorizëm, gjithashtu u dënua me pesë vjet burgim. Kjo shoqatë reagon ashpër ndaj vëndimit të këtillë të gjykatës dhe të të njëjtin deri në argumentimin e plotë e quan të pa bazë dhe kërkon lirimin e koleges Rajmonda Maleçka, pasi ky është apsurdi më i madh që ka ndodhur në gjyqësinë e Maqedonisë.

“Për SHMG-në, është e pa pranueshme që një gazetare të dënohet vetëm pse disponon material, të cilin shumë lehtë ka pasur mundësi ta ketë çdo gazetarë tjetër, pasi dihet se kaseta, diktafoni, notesi dhe laspi janë mjetet themelore të punës së gazetarit” nënvizoi njeriu I parë I SHMG-së, duke potencuar qëndrimin se një shtet në të cilin nuk ka gazetari të lirë nuk mund të ketë shoqëri të shëndoshë, pasi gazetaria është motori lëvizës i të gjitha segmenteve të shoqërisë.

Ndërkaq, nënkryatri i SHMG-së Xhevahir Neziri duke komentuar pohimet se gjoja Rajmonda nuk është gazetare, deklaroi se shoqata posedon dokument me të cilin vërtetohet se ajo është gazetare profesioniste dhe kjo mund të konfirmohet edhe nga pres karta të cilët e posedon Rajmonda Maleçka nga Asoociacioni I Gazetarëve Profesionit në Tiranë.
“Për të hedhur poshtë të gjitha dilemeat që u paraqitën në opionon rreth asaj se a është apo nuk është Rajmonda gazetare ne kemi në disponim lgejitimacion e saj më të cilën vërtetohet se ajo është gazetare. Në këtë drejtim SHMG-ja ka kontaktuar edhe kordinatorin e Komintetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Tiranë Edmond Priftin I cili na konkfirmoi se Rajmnonda ka punuar dhe vazhdon të punojë për disa gazeta të Shqiprisë në mes të cilave edhe për Shekullin dhe Diellin” nënvizoi Neziri.

Sipas tij është absaudre nëse një gazetare dëoohet vetëm pse ka pasur një kasetë ku kanë qënë të in;izuar persona të armatosur. “Të gjithë jemi dëshmitarë se gjatë krizës të Kondovës shumë mediume të Maqedonisë kishin pamje eksluzive nga ky fshat dhe në bazë dhe sipas kësaj logjike Gjykata Themelore e Shkupit duhet të dënojë edhe gazetarët e këtyre mediumeve e jo vetem Rajmondën. Ky vendim është thjesht një absurd” vlerësoi nënkryatri i SHMG-së Xhavahir Neziri.
SHMG-ja, fton të gjitha shoqatat e gazetarëve që funksionojnë në Maqedoni, që të ngrejnë zërin e arsyes dhe të solidarizohen me kolegen tonë e cila gjendet përtej grilave, Rajmonda Maleçkën. “Gjithashtu ftojmë edhe shoqatat e shkrimtarëve që të solidarizohen me kolegen e tyre, pasi Rajmonda Maleçka përpos gazetare është edhe shkrimtare e cila deri më tani ka të botuara shtatë libra|” thanë ato. .

“Në fund, ua bëjmë me dije të gjithë faktorëve relevantë, qofshin partive politike pjesëmarrëse në koalicionin qeveritar, qofshin ato të opozitës, por edhe pushtetit gjyqësor se SHMG-ja nuk do të ndalet me kaq, në kërkimin e drejtësisë për kolegen tonë të burgosur, por edhe për cilin do gazetarë tjetër që vepron në Maqedoni, tha kryetari i Shoqatës për mbrojtjen e gazetarëve me seli në Tetovë, Hamit Hajrullahu.

Marë nga Koha Ditore