Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Nano: Shqipëri e Madhe - dështim për të gjithë shqiptarët

    Romë, 14:20. Lajmi i fundit...

    Kosovë e pavarur nuk do të shpie në themelimit e Shqipërisë së Madhe, ndaj edhe askush nuk përpiqet, meqë do të shkaktojë dështimin e gjithë shqiptarëve të Ballkanit.

    Këtë, siç transmeton agjencite e lajmeve e deklaroi kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano në intervistë për gazetën italiane "Koriere dela Sera".

    Nano theksoi që mënjëherë të fillojnë bisedimet për pavarësinë e Kosovës, për shkak të rreziku të shpërthimeve sociale.

    "Shumicën shqiptare të Kosovës e përbën një popullatë relativisht e re e cila është e lodhur nga papunësia e madhe dhe e gjthë kjo mund të shpërthej nëse nuk i ndihmohet kësaj rinie. Me negociatat për pavarësi, e gjithë kjo do të ndryshojë", konstaton Nano.

    Sipas tij, kushtet për pavarësi që duhet t'i përmbushë Kosova janë integrimi dhe sigurimi i plotë i bashkësisë serbe.

    Kryeministri i Shqipërsisë konstaton se pavarësia e Kosvës as nuk do të thotë, as nuk do të shpie drejt themelimit të Shqipërisë së Madhe.

    Kjo është një perspektivë që nuk ekziston, e që do të thotë dështim (i Shqipërisë tonë) dhe dështim i bashkësive tjera shqiptare në gjithë Ballkanin. Madje edhe nuk ekziston asnjë fuqi politike e cila shpreh një gjë të tillë", deklaroi Fatos Nano për gazetën italiane "Koriere dela Sera". /Makfaks/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Mjer Shqiperija qe ka kryeministra te till.....!!!
    Citim Postuar më parë nga NANO
    Kryeministri i Shqipërsisë konstaton se pavarësia e Kosvës as nuk do të thotë, as nuk do të shpie drejt themelimit të Shqipërisë së Madhe.
    Ju thafte koka me keto ide te perpunuar nga greket e sllavet.

    Shqiperi te Madhe nuk ka.Shqiperija eshte E viti1912.Kjo nuk ishte shqiperi e madhe,kjo ishte Shqiperi.Jo Shqiperi te madhe,por bashkim i tokave te coptuar te Shtetit Shqiptar pas viti.1912.
    ky mendim Me duket me nje prapavi,me prapagantat e sllavev-grekeve,se shqiptaret kerkojn Shqiperi te madhe.O lalush,bashkimi i tokave te coptuar ne vitin.1912....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    irfan mos u dhjas.. kur thon gjirokastro-Delvino-Vlor tepelena..
    Nuk ka asgje te keqe ne ate intervju.. thjesh diplomaci qe cdo burr shteti duhet te thote ashtu..
    Rendesi ka qe ai flet aty per pamvaresi te kosoves..
    Puna eshte se ai nashti per fushat po flet dokrra neper mitingje sikurse ne Shkoder qe e quajti PD forc fondamentaliste..
    Ai ha e pi ter diten me sheiket per vehte..

    nejse..

    Ja si ja komenton njeri pallavren e fundit te Nanos..



    --

    Feja, si shansi i fundit i Nanos


    Mark Marku

    Ligjërimi politik i kohëve të fundit i kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të vendit, z. Fatos Nano, është pasuruar me një element të ri përmbajtësor. Ky element i ri përmbajtësor lidhet me akuzat për fondamentalizëm fetar që ky i fundit i drejton kundërshtarit të tij politik z. Sali Berisha, dhe forcës politike që ai përfaqëson. Është hera e parë në historinë politike të Shqipërisë që një fushatë politike ngrihet mbi argumente fetare. Edhe në periudhat më të ndezura politike të historisë së Shqipërisë, siç janë vitet 1924, 1945 apo 1997, argumente të tilla janë shmangur. Dhe kjo e ka një arsye. Që kjo arsye është e thellë, mjafton të japim një shembull nga viti 1924. Dihet se opozita shqiptare e asaj periudhe drejtohej nga prifti ortodoks Fan Noli dhe mbështetej fuqimisht nga klerikët katolikë të veriut, ku shquheshin Fishta, Mjeda, Marlaskaj, Lazër Shantoja etj. Por megjithë këtë në ligjërimin politik të asaj periudhe nuk gjejmë ndonjë akuzë fetare të Zogut për kundërshtarët e vet, edhe pse ata ishin priftërinj dhe ky ishte argument i mjaftueshëm për t’i akuzuar, ashtu sikundër nuk gjejmë akuza fetare të adresuara nga opozita ndaj Zogut, edhe pse dihej që baza sociale ku mbështetej A. Zogu ishte e orientimit lindor, pavarësisht se vetë Zogu ishte i orientuar për nga Perëndimi. Arsyeja se pse argumentet fetare nuk zinin vend në ligjërimin politik ishte e thjeshtë: në një popull dhe në një vend me katër fe, mbështetja e fushatës politike në argumente fetare mund të shërbente si bazë për një konflikt civil mes popullsive të besimeve të ndryshme. Dhe një konflikt civil i tillë do të thoshte dezintegrim i vendit dhe dezintegrim i vendit do të thoshte fundi i politikës. Dhe meqë politikanët e asaj kohe e dinin këtë dhe njëkohësisht e donin edhe vendin e tyre, bënin kujdes që çështjet fetare të mos i përzienin me çështjet politike.
    Nuk mund të mendohet se zoti Nano nuk e kupton këtë rrezik. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Në këtë rast ajo që mbetet për t’u dyshuar, është fakti nëse zoti Nano e do vendin e tij. Edhe pse një përgjigje e tillë fshihet në ndërgjegjen e zotit Nano, ne nuk mund të mos analizojmë faktin, në mënyrë që të sqarojmë sadopak dilemat tona në këtë drejtim.
    Duke ngritur një fushatë politike mbi argumente fetare, natyrisht Nano nuk ka ndonjë përfitim të madh politik. Në një fushatë politike nuk konkurrohet me alternativa fetare, por me programe politike. Nëse ai e akuzon opozitën për fondamentalizëm islamik, atëherë logjikisht i takon që edhe opozita mund ta akuzojë për fondamentalizëm ortodoks. Sepse me sa dihet, as Berisha, as Nano e as ndonjë lider tjetër i rëndësishëm politik nuk është shquar si besimtar praktikant apo si propagandues idesh fetare. Në programin e PD-së mbrohet shteti laik, po aq sa çmbrohet në programin e PS-së. Pikërisht për këtë arsye, kjo nuk mund të përbëjë një element politik për një fushatë elektorale. Vetëm nëse ndonjë nga partitë me programin politik të saj mund të kërcënojë laicitetin e shtetit, atëherë problemi fetar mund dhe duhej të shndërrohej në një argument politik. Në këto kushte, sikur të gjithë të vepronin me logjikën e z. Nano, atëherë të gjithë mund të kishin të drejtën të akuzonin kundërshtarin për fondamentalizëm, thjesht duke u mbështetur në përkatësinë fetare të secilit kryetar partie.
    Nga këndvështrimi pragmatist, gjithashtu qëndrimi i zotit Nano është logjikisht i pajustifikuar. Shumica e popullsisë shqiptare është e besimit mysliman, kështu që një parti që e ngre fushatën duke cënuar dhe fyer këtë shumicë, nuk ka asnjë qëllim që të fitojë zgjedhjet.
    Edhe nëse do ta vazhdonim logjikën dhe analizën pafundësisht, qëndrimi i zotit Nano është krejtësisht i pajustifikueshëm. Ai nuk i shërben asnjë qëllimi elektoral. Qëllimit të vetëm që mund t’i shërbejë, është nxitja e një konflikti civil mes besimeve të ndryshme. Një qëllim të cilin gjithashtu nuk mund ta votojnë shqiptarët.




    25/05/2005

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Nuk ka asgje te keqe ne ate intervju.. thjesh diplomaci qe cdo burr shteti duhet te thote ashtu..
    E bukur kjo Brari, me pelqeu teper, edhe pse asnjehere skam debatuar me ti te them te drejten me pelqejne shkrimet tua sepse jane te realta dhe te drejperdrejta....

    Mbetshi mire...
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Davius mos e merr shume seriozisht ate shkrim se jo per gje po e ka shkruajtur Nano

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Brari
    irfan mos u dhjas.. kur thon gjirokastro-Delvino-Vlor tepelena..
    Nuk ka asgje te keqe ne ate intervju.. thjesh diplomaci qe cdo burr shteti duhet te thote ashtu..
    Une nuk jam kunder bashkimit te trojave shqiptare..
    Deklarata e ti eshte me nje prapavi te organizates teroriste 17Nentori.
    Shqiperi te madhe kurr nuk ka ekzistu dhe as qe ka me ekzistu.
    Shqiperia e viti.1912.Kete po e kerkojme...Shqiperin qe e Shpalli İSLAMİL Qenali.
    Ti bashkohen tokate e Shtetit Shqiptar qe u shkeputen ne vitin1912.
    Termi''SHqiperi e madhe'' shume shpesh e perdorin armiqet e medhenjet.Dhe nese edhe ne e perdorim ne diplomnacin atehere armiqet kan shume rruge per te na sulmuar...
    Nuk ka Shqiperi te Madhe,por bashkim i tokave te cuptuar te shtetit shqiptare,te vitit1912.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •