Më pëlqeu tema dhe dua dhe unë të shpreh mendimet e mia. Kush nga vëllezërit myslimanë di diçka nga kurani për faljen le të më ndihmojë, po ashtu edhe fe të tjera Budiste apo tjetër
Për mua:
Falja është hapi i parë drejt vetëshërimit. Ne mund të falim vehten dhe mund të falim dhe të tjerët. E para është shumë e lehtë dhe për këtë na vjen në ndihmë proçesi i vetëmbrojtjes, aq i njohur në psikologji.Për të falur të tjerët është kurdoherë më e vështirë, por jo e pamundur. Meqënëse falja është e lidhur ngushtë me një element tjetës psikologjik që quhet vetëfajësimi dhe turpi ndaj vetvehtes(të dyja këto nuk janë gjë tjeter veçse elemente të edukimit dhe perfaqësojnë karakterin e njeriut).
Këtu mund të shtjellohet edhe një element tjetër, të falesh nga të tjerët. Në karakteret e paformuara mire ky element keqkuptohet dhe ngatërrohet me përbuzjen, gjë që ka pasoja më të rënda
Të falesh nga Zoti. Kristianizmi ka një studim të thellë për faljen. Në një lutje të famshme”Ati ynë...elementi më thelbësor është falja. Në fakt në pjesën e parë, lutja i thur lavde Zotit..në pjesën e fundit lutja shtron një sere kërkesash...në pjesën e mesit thotë”...falna fajet sikundër ua falim dhe ne fajtorëve tanë”, pikërisht kjo pjesë eshtë pjesa kryesore; e cila e shpjeguar do të thotë, unë nuk kam si kërkoj falje nga Zoti, po nuk fala vetë...
E Drejta për të falur...Aftësia për të falur nuk shlyen fajin.Gjithshka regjistrohet diku në memorje, bile edhe fetarët duhet të pranojnë se ishte Zoti që krijoi sistemin e regjistrimit. Në këtë kuptim duke falur ne përmirësojmë vetvehten, pra permirësojmë Karman tone dhe jo të fajtorit
Një aspect i fuqishëm qe mund të shqyrtohet është falja tek grekët e lashtë e inkarnuar me Apologjine e Sokratit.Ti pra kërkon falje, e merr atë dhe pi dhe gotën me helm pjesë e dënimit për fajin tend, pra falje dhe ndëshkim
Ju pershendes
Krijoni Kontakt