Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 43
  1. #21
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Para nje dy tre ditesh bera nje post te cilin po e ripostoj


    Ndermjetesimi (Teuessul) eshte disa llojesh:
    1-Teuessul i lejuar me mendim unanim:
    dhe ky eshte ndermejetesimi qe ben njeriu me punen e tij(kujto hadithin e tre personave qe dolen ne udhetim e mbeten ne shpelle...) po ndermjetesimi nepermjet duase qe ben vete apo qe i kerkon dikujt te beje per ty.

    2-Lloji i dyte eshte Ndermjetesimi qe behet nepermjet te tjereve dhe per kete ka me shume se nje mendim.
    Nese ndermjetesimi behet nepermjet pejgamberit as sa eshte gjalle eshte i lejuar anonimisht tek te gjithe dijetaret.
    nese ndermjetesimi behet pas vdekjes se profetit ka dy mendime:
    1- Imam ebu Hanife mendon se eshte e ndaluar kjo gje.
    2-Ndersa tek Imam Admedi, Ibn Hazmi dhe Imam sheukani kjo lejohet te behet .

    3-Lloji i trete eshte ndermjetesimi nepermjet njerezve te mire dhe ketu ka mendime te kunderta:

    1-Imam ebu Hanife mendon se eshte e ndaluar kjo gje ne menyre kategorike.
    2-Iman Ahmed Ibnu Hambel dhe Ibn Hazmi mendojne keshtu: Nese jane gjalle lejohet ndersa nese kane vdekur jo.
    3-Ndersa mendimi i trete eshte ai i Imam Sheukanit i cili e lejon pa e kushtezuar.


    Une si Indrit jam me Ebu Hanifen qe nuk lejohet ky lloj ndermjetesimi por ama kam frike Zotin te gjykoj nje person qe mendon te kunderten pasi edhe ai ka argument fjalet e Imamit te madh Sheukanit.
    Dhe sefundi une jam kunder ketyre temave qe e corjentojne lexuesin.
    Selam
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    Pasi lexova tere keto hadithe nuk gjeta askund qe lejohet apo ndalohet ndermjetesimi me pejgamberin pas vdekjes se tij?
    Tjeterku rreh tema Hasano...
    selamualejkum musliman

    Indrito (edhe pse kjo shprehje nuk me duket ne rregull por ju ma mesuat) nuk ke ku me tregon mua se ku rrehi temat ,
    qte duket vetja ty i nderuar , nese je kunder me kundershto me argumente .
    Si duket ti nuk e ke lexuar temen e pare te Rapsodit dhe shkon menjher e lexon pergjigjien qe ja kam dhane e pikerisht ndaj shkrimit te tij te fundit e posaqerishte thenjes se Imam shafiut rahimullah , per kete jane ato hadithe per te treguar se nje gje e till nuk eshte e lejuar .
    Nese ke diqka tjeter mos pusho i qete pyet , se nese nuk eshte shirk falja e namazit te varrezat e kujdo ateher qfare eshte shirku ne te vertet (nuk po te pyes se e di mir).
    Nje keshill kur te kyqesh nje teme me dike lexoj te gjitha diskutimetet dhe kunderthenjet qe i ka pas me diskutues do jete e qarte me mir per ty .Sepse siq po duket e ke lexu vetem titullin e temes se Rapsodit .
    Une nuk kame thene qe esht e ndaluar ( se per kete kan fole heret dhe tash dijetare ) tevesuli.
    Mirpo se ne cilen metod kerkohet ajo eshte diqka tjeter .E ne ketu ishim duke gjykuar tek metoda .E ajo tek varrezat nje gje e till eshte e ndaluar .

    Allahu ne Kuran thote :
    Mė lutni Mua, Unė do t'ju pėrgjigjem. Vėrtet, ata qė nuk mė adhurojnė nga mendjemadhėsia do tė hyjnė tė poshtėruar nė Zjarr." [Gafir: 60]

    ”...e kush ėshtė qė e shpreson takimin me Zotin e vet, le tė bėjė vepėr tė mirė dhe nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos e perziejė askė.” (Kehf, 110)

    shiqo i nderuar se qfare eshte bere egjipti sote , i mbushur me teqe e tyrbe , ne diten e nje feste te tyre shkojne e mblidhen mbi 3 milon veta (konkurenc e qarte e Haxhit qe behet nga Muslimanet (ne kuptimin e fjales)), dhe shiqo si lypet atje tevesuli .

    i nderuri Aldi
    Nje Keshill dhe per ty Hasanii , o vlla ne jemi ne ate grad qe nuk e kuptojm dot islamin vetem me kuran dhe hadith ..ne kemi nevoj per shpjegimin e ulemave dhe tefsirin e tyre per ato hadithe ndaj te lutem mos hajd me referenca qe jan vetem hadithe dhe ajete Kur`ani se ato nuk njifen per delil pa tefsirin e ulemave.
    Hasanii ti qenke vertet i cuditshem.....or po hajd me shpjegime dijetaresh cfar kan then per secilin hadith e jo hap librin e hadithit dhe sill hadithe ketu se na plase....

    A merr vesh qe pa sjell fjalen e dijetareve dhe sidomos te selefeve per nje hadith apo 2 a 3 ty askush sta merr fjalen per baze kshu qe mos u lodh kote...shifi shkrimet e tua jan te mbushura plot me hadithe dhe fjal te tuat.

    Ti e shef qe edhe un nje mendim kam me ty qe nuk lejohet tewesuli me RResulin mbas vdekjes se tij, por jam duke te shpjegu qe nuk eshte ajo rruga qe ndjek ti per te debatu...debati eshte vertet kuran sunnet por ama me shpjegimin e ulemave te hershem.

    Shpresoj te me kesh kuptu
    shiqo une ty dhe qdoke qe keshillon sipas keshilles se Pejgamberia.s e kuptoj , i kuptoj edhe do tjere por per ata nuk po mbete dijetare i pafyer ketu , dhe pikerisht jame pergjigjur vetem me hadithe qe ta shof se a po e kundershton edhe Ate (Pejgamberin a.s )
    dhe te nxjerre nje perfundim se a vlen te diskutohet me dike rrethe nje qeshtje .

    E pikerisht duke u bazuar Imam Maliku ka thene qdokuj munde ti mirret fjale (ketu e ka pas llafin per dijetaret) dhe mund te mos i mirret perveq Pejgamberit a.s

    Ndoshta me kuptove se do sjelle patjeter sqarime dhe ka boll elhamdulilah rrethe ketyre haditheve , mirpo keto hadithe i ka kuptu kush e ka hap temen e gjoja mandej mundohet te gjej zgjidhje me injoranc gjuhesore . Une nuk jame kunder krejt teksti te Rapsodit mirpo pjesa e fundit eshte mese e papranushme .

    me nderime nga hasani
    Indrit dhe Aldi

    selamualejkum nga vellau juaj ne Islam
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    rapsodi shkruajti :

    Akideja ime eshte Akide sic e ka perpilu Imam Ebu el-Hasan el-Esh3arij-ut dhe Mez'hebi im eshte Shafi3ij, mos do me besh edhe test tani?

    Shiqo test nuk kame nevoj me i bane kerkuj , testin e ke tregu deri me tash ne shkrimet e tua .
    (une mendoj) medhehebi i mire , dijetari i mire pas pendimit qe beri ne Basra ndersa per akiden Esharije na tregon Imam Ahmedi rahimullah dhe disa dijetare tjere .
    Temen do ta postoj tek tema jote qe e ke hapur me keshillat e dijetarit Rifai , sepse pershtatet me mire , vetem inshAllah jemi shnosh se sonte jam i lodhen pak .


    Nje lutje e kisha per acidin qe ate temen qe e ka hapur mbi Akiden e Ehlil Synetit dhe ate libren me 50 (apo sa ishin) pyetje e pergjegjie le te na sjelle autorin e saje , sepse te folesh per akiden e dikuj e mos te ofrosh autorin e saj eshte paksa absurde .


    selamualejkum nga vellau i juaj ne Islam
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

  4. #24
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Ne Mbrojtje Te Teuessulit

    Ne Mu'xham El Kebijr dhe Mu'xham Es-Sagijr Imam Tabarani ka rrefyer hadithin e te Derguarit a.s kur nje burre i verber shkon tek I Derguari per te kerkuar ndihme.
    I verberi i drejtohet te Dergiarit me keto fjale:

    O i Derguari i Allahut! Lute Allahun permua qe te me sheroje te verburit I Derguari ju pergjigj duke i thene: Nese deshiron behu prej durimtareve ne kete fatkeqesi e nese deshiron une do ta lus Allahun te ta sheroje verberine. I verberi i tha Pejgamberit a.s Humbja e te parit me krijon mjaft veshtirsi dhe une nukkamasnje te memarre dhe te me drejtoje (te eci me mua) Ateher i Derguari a.s e urdheroi te verbrin te shkoje dhe te marre abdes, te fale dy rekat namaz, ta perfundoje namazin duke thene 'es-selamu alejkum' dhe pastaj te thote:

    Allahume in-nij es'eluke ue eteuexh-xhehu iljke bi nebij-jina Muhammed. Nebij-jir- rahmeh. Ja Muhammed In-nij eteuexh-xhehu bike ila Rab-bij fij haxhetij li tukda lij.

    Qe ne gjuhen shqipe dmth:

    O Allah te lutem Ty duke tu drejtuar Ty me te Derguarin tone Muhammedin, te Derguarin e meshires. O Muhammed une i drejtohem me ty Zotit tim ne kete nevoje (ketu permendet nevoja specifike) qe te me zgjidhet.

    Personi ne fjale veproi sikur se i tha I Derguari a.s dhe shumshpejt pasi kreu cfare i Derguari e urdheroi, ju kthye shikimi.

    Pas vdekjes se te Derguarit a.s ne kohen e Khalifatit te Uthman Ibn Af-fanit r.a nje burre shkon tek Uthman Ibn Hunejf dhe ju ankua per nje ceshtje qe ja kishte parashtruar Khalifes Uthman Ibn Afan dhe akoma nuk kishte marre zgjidhje. Uthman Ibn HUnejf e urdheroi kete burre te shkoje te marre abdes, te fale dy rek'at namaz dhe pasi te perfundoje namazin me selam te thote:

    O Allah te lutem Ty duke tu drejtuar Ty me te Derguarin tone Muhammedin, te Derguarin e meshires. O Muhammed une i drejtohem me ty Zotit tim ne kete nevoje (ketu permendet nevoja specifike) qe te me zgjidhet.

    Uthman Ibn Hunejf i tha qe pasi te besh kete hajde te un dhe se bashku do shkojm te Khalifja. Gjithsesi burri ne fjale vendosi te shkoje vete tek rezidenca e Khalifes. Kur mberiti roja e mori per dore dhe e coi aty ku ishte Uthman Ibn ffani r.a i cili u ul ne krah te ketij burrit dhe e pyeti: Cfare kishe nevoje te te plotesohej? Me fal po ajo qe ti me pate kerkuar vetem se sa mu kujtua pasi me kishte dale nga mendja. Burri i tregoi nevojen dhe Uthmani ja zgjidhi duke i thene sa here te kesh nevoje per dicka eja dhe une do ta zgjidh.

    Per shkak te namazit dhe duas se bere pas tij, duke i kerkuar Allahut me Muhammedin a.s- Allahu e beri zemren e Khalifes te levize dhe te plotesoje nevojen e burrit nevojtar. Ky namaz dhe duaja pas tij quhet Namazi I Nevojes dhe inshallah secilit qe e praktikon Allahu ja plotesofte nevojen.

    Ky hadith eshte transmetuar prej shum shkollareve te hadithit. Disa prej tyre kan transmetuar vetem pjesen e pare aty ku flitet per burrin e verbert dhe disa te tjere e kan transmetuar tegjithe hadithin duke perfshire dhe ngjarjen pas vdekjes se Muhammedit a.s.

    Imam Tabarani eshte prej shkollareve qe e kan transmetuar te gjithe hadithin me te dyja pjeset e tij, - pjesen gjat jetes se te Derguarit a.s dhe pjesen pas vdekjes se te Derguarit a.s. Pas rrefimit te ketij hadithi Imam Tabarani tha: Ky hadith kalisifikohet SAHIH - I SAKTE SUPREM

    Ky hadith le te sherbeje si argument per lejushmerine ne Islam te te luturit te Allahut nepermjet Muhammedit a.s gjate jetes dhe pas vdekjes se tij. Nuk ka dallim pra ne te luturit e Allahut me Muhammedin gjate jetes se ketij te fundit a.s apo pas vdekjes se tij.
    RIPPR

  5. #25
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Te me falin Forumsat per ndryshimin e temes nga Tevessuli tek Albani, e shoh qe Hasanii ka hapur nje teme per Albanin nuk e kam lexuar ende por jam i sigurte se aty do te sjelle shkrime ne mbrojtje te Albanit gjithsesi, une kerkoj falje per ndrim teme i detyruar te nxjerr pikpamjet e mija per Albanin (gje qe s'ma lejon pozita ime) por kam ardhur duke cituar Ebu el-Fadl el-Gumarij i cili gjithashtu ne vazhdimesi te shkrimit ka cituar nga Habiburrahman el-A3dhami dy hafizet me te medhenj te botes.
    Une si musliman nuk kam sjelle asnje fjale nga vetja ime te gjitha qe kam bere kane qene citime nga dijetare te medhenj, dhe s'ka te drejte askush te me vere ne diskutim akiden time si person.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  6. #26
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Tevessuli
    Ka thene Imami el-Fekijh Ali es-Subkij ne librin "shifa' es-sikam" (f.160): "Dije se me te vertete eshte e lejuar Tevessuli, Istigatheh dhe Shefaati me Nebijun a.s. tek Zoti i tij xh.sh. Lejimi dhe e mira e ketij eshte prej ceshtjeve te ditura (ma3lumeh) per cdo njeri fetar, eshte prej veprave te Profeteve dhe te Derguarve, rruga e Selefeve te mire dhe dijetareve dhe te gjith muslimaneve. Akush prej njerezve te fese dhe as'kush per asnje kohe nuk e ka ndaluar derisa erdhi Ibn Tejmijeh dhe foli per te me fjalet qe ia mbeshtjelle Daifeve, duke bere keshtu risi (bidat) qe s'e ka bere askush para tij". perfundoi

    Ka ppermendur Shejkhu Islam Aluddijn Ebu el-Hasen Ali ibn Sulejman el-Merdawij el-Hanbelij nd librin e tij "el-Isnaf fi ma3rifet er-raxhih min el-Khilaf 3ala medh'heb el-Imam Ahmed ibn Hanbel" (volumi 2, botim i 1400 hixhri, faqe 456, rreshti i 10):
    "Dhe prej tyre: Xhewaz (lejim) i Tevessulit me burra te devotshem (er-rixhal es-salihijn), sipas versionit te sakte te mez'hebit (ala sahih el-medhheb), dhe thuhet Mustehab (e pelqyer)."
    Thote Imam Ahmed per el-Merudhij-un: "Lejohet Tevesuli me Nebijin a.s. ne lutje" (el-Mustew3ib) Ndersa Shejkhu Tekijuddijn e sjell edhe si ceshtje betimi me te: " Tevessuli me Imanin per te dhe bindjes (ta3ah), dashurise, Salatin dhe selamin per te dhe me lutjen dhe shefa3atin. te gjitha keto jane sipas vepres se tij ose veprave te njerezve te udhezuar per kete veper ne hakkun e tij (a.s.): meshru3 ixhma3an.

    Ka pperkujtuar Ebu Ishak Burhanuddijn Ibrahijm ibn Muhammed ibn Abdullah ibn Muhammed ibn Muflih el-Muerrikh (historiani) el-Hanbelij, ne librin "el-Mebde3a fi sherh el-Mukni3" vol. 3, f.204 : " Ka thene Ahmedi (Hanbeliju) ne Mensekin e tij te cilen e shkruajti pper el-Merudhij: Ai ben Tevessul me Nebijun a.s. ne Dua, e ka theksuar ne el-Mustew3ib etj". perfundoi

    Cfare duhet te themi o vellez muslimane persa eshte permendur ne Mez'hebin Hanbeli se Imami i ketij mez'hebi e ka bere Sunneh (sipas nje versioni) dhe Xhaiz (sipas nje versioni tjeter) a mos valle kane bere KUFER?
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #27
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    K thene Hafizi Khatib el-Bagdadij ne historine e Bagdadit (1/122-125): na ka treguar Kadiu (gjykatesi) Ebu Muhammed el-Hasen ibn el-Hasen ibn Muhammed ibn Ramijn el-Isterbadhij, tha: Na ka thene Ahmed ibn Xha3fer ibn Hamdan el-Katij3ij, tha: kam degjuar el-Hasen ibn Ibrahijm Ebu Alij el-Khilal te thote: Nese me ka ndodhur dicka kam shkuar tek varri i Musa ibn Xha3fer dhe kam bere Tevessul me te derisa Allahu me ka lehtesuar mua per ate qe dua.

    Tevessuli nuk eshte ceshtje e rendesishme dhe nuk eshte te luturit e atij qe bejme Tevessul por eshte Dua qe i bejme Allahut ashtu sic ka thene Allahu: Nese robt e mi me luten une jam afer tyre, u pergjigjem lutjeve te lutesit nese me lutet te me pergjigjen edhe ata dhe te me besojne ndoshta do te udhezohen" dhe ne nje tjeter: "Thuaj lusni Allahun ose lusni Rahmanin (emer i Allahut) vetem Ate lusni sepse te Tij jane emrat e bukur ..."

    Pejgamberi i ka mesuar Sahabet e tij te bejne Tevessul ashtu sikurse ka treguar Othman ibn Hunejf r.a. tha: kam degjuar te Derguarin e Allahut kur i erdhi atij nje burre qe u ankua tek ai per ikjen e shikimit dhe tha: "O i derguari i Allahut! Nuk kam udhezues (per syrin) dhe me eshte care, tha Profeti a.s.: "Shko ne abdes'hane dhe merr abdes me pas fal dy rekeate me pas thuaj: o Allahu une te lutem Ty dhe te drejtohem Ty me Nebijin Tend Muhammed a.s. Nebijun e Meshires, O muhammed une drejtohem me ty tek Zoti yt te me shpetosh te shikuarin tim, Allahumme Shefi3hu fi wa shefi3nij fi nefsij, tha Othmani: Wallahi nuk jemi larguar dhe as nuk na zgjati muhabeti derisa hyri burri dhe tek ai ishte sikur te mos kishte ndodhur ndonje e keqe. Ka thene el-Hakim: Hadith Sahih el-Isnad dhe nuk e kan nxjerre Bukhariu dhe Muslimi, ka thene edh-dhehebij hadithi eshte Sahih (1/519), ka thene Tirmidhiju ne kapitullin "Lutjet (Da3wat) ne fund te moshes" : hadithi eshte Hasen Sahih
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    selamualejkum

    Rapsod

    kerkimi shefat nga Pejgamberi a.s eshte ne rregull por metoda jote se si e kerkon shefatin(pasi e ke paraqit ne temen e pare pikerisht kah fundi) ajo eshte problemi yt dhe i mesuesve tu .

    Imam Ahmedi ne librin e tij Bazat e synetit thot :
    39] Ndermejtesimi i Profetit tone, salallahu alejhi ue selam, eshte i shume llojshem:



    i Ndermjetesimi i madh qe, ne mes te gjithe vellezerve te tij nga Profetet e te Derguarit, eshte e veēante per Profetin tone dhe kjo ndodh kur Allahu te vije e Dita e Gjykimit te filloje.
    i Ndermjetesimi i tij per ata njerez qe kane veprat e mira e te keqija te barabarta. Keshtu ai do te ndermjetesoje qe ata te hyjne ne Xhennet.
    ii Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe jane urdheruar te hyjne ne Xhehennem, e ai do te ndermjetesoje qe ata te mos hyjne ne te.
    iv Ndermjetesimi i tij per ata qe kane hyre ne Xhennet, qe grada e tyre te rritet me shume sesa qe ata e kane merituar nga veprat e tyre te mira.
    v Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari.
    vi Ndermjetesimi i tij per lehtesimin e denimit per ata qe e meritojne, ashtu siē eshte rasti me xhaxhain e tij, Ebu Talibin, qe denimi i tij te lehtesohet.
    vi Ndermjetesimi i tij qe te gjithe besimtaret te hyjne ne Xhennet.
    vii Ndermjetesimi i tij per ata qe kryejne gjynahe te medha, nga ata qe kane hyre ne Xhehennem, qe ata te dalin prej tij. Shiko Shehrut-Tahauijjah te Ibn Abil Izz [vdiq 792H].

    kjo krejt ne rregul por metoda jote nuk eshte ne pajtim me ehlil synetitn .

    Pastaj ju e ndjekni nje akide te nje dijetari Esharij i cili u pendua nga kjo akide te cilen e kishte ndertu dhe ndjek vete ne Basra (kur ishte ne hytbe beri pendimin ), ndersa ju beni nje pasim te nje akide ku ndertuesi i saj u largua nga ajo qfare i thone kesaj veqse Taklid .
    Per ty keta dijetaret e mesiperm jane me te mdhenjet ne bote , ndersa per Ehlil Synetin dhe xhematin jane ata qe ja ke inat ti , pasi hlil syneti dhe xhemati i ndalojne disa dukuri te liga qe nuk kane baze ne Islam , siq jane tyrbet , teqe , mevludin e shume gjera ndersa siqurisht se ata qe i lejojne keto gjera ata jane kunder ketyre dijetareve te ehlil synetit ne njeren ane e ne anen tjeter fshehen nen perlen e selefizmit tek popullsia e thjeshte qe nuk ka njohuri te medha rrethe fese .


    Acid

    sikur te kame kerkuar emrin autorit tende bazat e ehlil snetit (apo synetit si ishte)me pyetje dhe pergjigjie , sepse na duhet emri i autorit sepse shume njerez kane shkruar per keto baza mirpo ata ne realitet nuk i takojne ehlil snetit dhe xhematit .

    JU (rapsod dhe acid dhe kush eshte me kete mendim te tyre ) pasi po e permendi emrin Wahabij , ju kerkoj te me paraqiteni dobesirat ku i shifni te ky dijetare (sepse sipas jush nuk do mbet askush prej dijetareve te ehlil synetit i pafyer)?

    selamualejkum musliman
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

  9. #29
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Hasan!!

    Ke dicka kunder asaj qe ka then Imam Tabarani ?? Shifi pak librat dhe do ta gjesh se cfare ka thene. Nese ty dhe atyre si ti nuk ju pelqen te ndermjetsoheni me te Derguarin a.s ky eshte problemi juaj. Nuk keni te drejte t'ia ndaloni kete praktike muslimaneve kur kete e kane lejuar dijetaret qe kemi permendur. Te flasesh me ty Hasan eshte njesoj sikur t'i flasesh murit. Ne i kemi trajtuar temat ne lidhje me Ibn Abdul Vehabin dhe te tjeret dhe ne fund i kemi mbyllur apo fshire sepse nuk kane pasur vlere. Po te paralajmeroj qe mos te vazhdosh me kete lloj "politike" se shum shpejt do e gjesh veten te perjashtuar. Sa te jem une ketu nuk ka propagande Vehabiste.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 27-05-2005 mė 21:09
    RIPPR

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    sa te jesht ti dhe te tjeret si ti ketu do te mbushen trojet shqipetare me tyrbe dhe teqe dhe adhrime te varrezat .A nuk lexon ti shkrim hiqa , sjam kunder kerkimit te ndermjetesimit , por metodes ore i pakuptueshem .
    PSe nuk e shiqove se edhe imam Ahmedi e ka leju , por metoda e cila eshte permendur te rapsodi eshte kthim ne paganizem dhe shirk ndaj Allahut xh.h

    NUk me intereson a kupton a dal apo nuk dal nga ky forum aq me ben kur edhe tashme jam i zene me mesime dhe patjeter duhet ti ndali me shkrimet e mija qe paraqiten ne forum .
    Por ju e merrni nje gje qe ju duket me e permbajtshme me fyerje dhe diskutime te kota dhe e shlyeni nje teme qe ja kam dergu rapsodit per me i treu se qfare ka thane Imam Ahmedi rahimullah ne lidhje me akiden te cilen e pason rapsodi dhe njerez si ai.

    Per tu pregjigjut ty Acido ne pyetjet tuaja se PARI DUHET TE NA BJERESH AUTORIN E ATIJ LIBRI QE E KE SHKRU NJE LIDHJE ME EHLIL SYNETIN ##PYETJE -PERGJEGJIE ##se perndryshe ajo veqse eshte nje shpifje qe i behet muslimaneve ne forum dhe asgje tjeter .
    Edhe njeher po te theme se dallimi qe i dallon muslimanet e Ehlil Synetit dhe Xhematit ne kete kohe me ata qe thojne se jemi pasues te selefit , eshte pasimi i epshit te tyre ne situata te ndryshme , bejne fetva me ato argumente qe jane me labilet dhe nuk e marrin argumentin nga Kurani dhe Syneti qe eshte qortues per ate qeshtje , e kjo qfare munde te quhet ?
    Hukmi i ketyre dijetareve ne raste te ndryshme i beri qe shume musliman te bejne vetvrasje (qe eshte ne kundershtim me ligjin e Allahut) , beri qe te ngriten kunder pushteti te tyre me grupe dhe flamuj te ndryshem , beri qe te hudhin autobomba dhe vrajn me mijra njerez te pafajshem , e shum e shum gjera te pahijshme qe si takojne selefit , kjo vella i nderuar eshte ndjekje e epshit ne fetvat e tyre dhe hudhje pluhur mbi EhlilSynetin dhe Xhematin .
    Ti dhe shume njerez ketu jeni ne gjendje te fyeni shejh Albanin dhe Uthejminin te cilet me fetvat e tyre i mundesuan luftetareve te xhihadit te luftojne se bashku nennje flamur kudo qe ishin dhe te kene sukses duke i larguar pushtuesit nga vendet e tyre .
    Ju keni hudhur fetyre te zeze mbi iben Tejmijen duke pruar shkrime te ndryshme ketu dhe duke e akuzuar ate per gjera te pahijshme qete qesin prej dinit , dhe shkaku kryesor eshte se Ai (iben Tejmija) ia preu kembet sekteve qe peshtilleshin nen hijen e selefit dhe i tregoj vendin e tyre , ai i cili e pastroj ndytesiren e bidatit qe ju kishte veshur Islamit ne ate kohe .
    Une e kuptoj se kur flasini per dijetare te vjeter dmth kunder tyre , ka pas kush me u pergjegj dhe ta kan sqaru punene tyre , mirpo keta dijetaret e ri te selefit siq eshte bin bazi , uthejmini , albani , feuzani ekeshtu me radhe ju i quani vahabista vetem e vetem se e ndjekin rrugen e drejt sipas kuranit dhe synetit dhe nuk i ndjekin epshet e tyre ne kete kohe .Koha eshte me te vertet shume e veshtir dhe plote me fitne ne te gjitha anet , mirpo Islami eshte i njejt sikur ai i para 1400 vjteve dhe sdo te ndryshoj kurr edhe pse disa do mundohen duke i ndjekur epshet e tyre ne menyre te palejushme te shprehin adhurimin e tyre ndaj Krijuesit .

    Temen qe ma ke larguar nga Keshillat e dijetarit Rifai nuk do kishte qene mir qe i ke larguar dhe te kesh Frike Allahun se brenda fese Islame e pikerisht brenda perles se Selefit eshte veshtir te ndashe te miren dhe te keqen perveq ate qe e bene dijetaret , andaj leje qe te shofin njerezi ne forum se kush eshte dhe qfare eshte akideja e Rifait dhe esharie ne pergjithesi .

    Te teren qe po e bene ti jame ne gjendje tia lene Allahut ashtu siq benin sahabet tabeinet dhe tabi tabeinet kur nuk ishin ne qeshtje te ndryshme dakort .

    Ju po ja bani keshtu ka thane ky dijetare e keshtu ka thene ky dhe po harroni se qfare ka thene >Allahu dhe Pejgamberi a.s ne lidhje me ate pune .

    Raste te till kishte edhe iben Abbasi kur ishte ne haxhe dhe diskotonte me shoket e vete dhe ata thonin (shoket ibén Abbasit) po keshtu ka then Ebu Bekri dhe Umeri radiallahu anhum ndersa iben Abassi thoshte une po ju theme se qfare ka thene Pejgamberi a.s ndersa ju me thoni se qfare ka thene ebu bekri dhe omeri , keme frike se do na hudhen gure permbi koke nga keto fjale qe po i folni .

    Edhe ne ate kohe gjera te tilla dhe fitne te madhe ka pas po tani , nuk do mbetet dijetar i selefit ( ne kuptimin e fjales) i pafyer nga ju dhe shoket e juaj ..

    selamualejkum musliman
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. JETA E VARRIT ( Stacioni i pare i Ahiretit ! )
    Nga phyro nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 12:09
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 05:58
  4. Vizita e kreut të opozitës Rama në Amerikë
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-01-2006, 18:24
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •