Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Tevessuli me Pejgamberin dhe vizita e varrit te tij.

    Falenderimi i takon vetm Allahut xh.sh., paqa dhe bekimi i Allahut qofte mbi Muhammedin a.s. dhe sahabet e tij te nderuar dhe ndaj atyre qe jane ne rrugen e drejte deri ne diten e gjykimit, dhe me pas:
    Duke pare se rreth Tevesulit aludohet ne shume raste dhe sidomos mbas shume infiltrimeve te Vehabijve ne vendin tone me ligjerata te papara duke bere pjeses me dermuse te muslimaneve shqiptare mushrika dhe qafira kam per detyre si musliman te sjell argumentet e sheriatit per lejimin e tevessulit me Profetin tone te nderuar dhe viziten e varrit te tij sherif-te nderuar.

    Ne librin "el-Mustedrek" te el-Hakim shkruhet se "me te vertete Ademi a.s. kur kreu gabimin tha: "O Allah une te lutem me hakun e Muhammedit te me falesh mua, tha (Allahu): Si e njohe Muhammedin kur une s'e kam krijuar ende? Tha (Ademi): ngrita koken dhe pash ne njerin prej kulmeve te Arshit te shkruar "la ilahe illa Allah, Muhamed resulu Allah, dhe kuptova se Ti nuk i afron emrit Tend vetem se me te dashurin tend nder krijesa, tha (Allahu): perderisa me lut me Muhammedin te kam falur." ka thene el-Hakim "hadith Sahih"
    Eshte e kerkuar prej dijetareve te "mustalah hadithi" (terminologjise se hadithit) se Sahihun dhe Daifin e verteton vetm Hafizi askush tjeter sic ka thene Hafizi es-Sujutij ne "Elfijeh" (liber) te tij (me kuptim): "Hadithi Sahih njihet nese Hafizi e cileson te tille ose e ka cituar hadithin dhe e ka vecuar ate si te sakte"
    Prej hafizave te hadithit jane: Autoret e gjeshte librave, el-Bejhekij, es-sujutij, Ibn Mundhir dhe Ibn Hibban, Ibn el-Katan, el-Bezar, el-Hejthemij.
    Ndersa hadithi "mos u perpiqni te dhetoni vetem se ne tre mesxhida" , nuk ka kuptimin e ndelimit per te vizituar varrin e Profetit, por ka kuptimin e asaj qe nuk duhet te udhetoje ai i cili deshiron te udhetoje per namaz ne xhami vetem se ne keto tre xhamiduke e argumentuar me hadithin e transmetuar nga Ahmedi prej Sheher ibn Hawsheb: "Nuk eshte obligim per mutijjun te veproje per namazin ne ndonje xhami pervec tre xhamive...."
    Eshte permendur nga hafizat ed-Darkutnij dhe es-Subkij i cili ka vertetuar se eshte Sahih hadithi se Resuli a.s. ka thene: "Ai qe viziton varrin tim e ka (wexhebe lehu) shefaatin tim"
    Eshte sahih se Profeti yne a.s. ka thene: "Ai i cili vejn tek une papasur qellim vetem se te me vizitoj do te jem per te diten e Kijames, shefaat"transmetoi hafizi Said ibn es-Seken.
    Ndersa hadithi: "jane te mallkuar jehudet dhe nasarat i kane marre varret e te derguarve te tyre si xhami" ka kuptimin se ata i bene varret e tyre pikreferimi (kibleh) per namaz.
    Ndersa hadithi: " mos u merrni me varrin tim per bajram" ka kuptimin, mos u merrni me varrin tim me hare ashtu sic behet bajrami me hare.
    Disa dijetare kane thene per kete hadith qe mos beni viziten e varrit tim ne nje dite te vecante sic eshte bajrami por vizitoheni ate perhere.
    Transmetohet nga Khatib el-Bagdadij se Imam Shafiu ka thene: "Une shkoj tek varri i Ebu Hanifes per "teberruk", nese kam ndonje nevoje falem tek ai dy rekeate dhe me pas lus Allahun te me nxjerre nga kjo nevoje"
    Gjithashtu prej argumenteve qe vertetojne lejimin e Duase tek varret e Profeteve dhe te Evlijave eshte:
    Transmetimi i el-Bejhekij dhe e ka vertetuar qe eshte Sahih: "Uria kish mberritur ne kohen e Omerit r.a., nje burre shkoi tek varri i Profetit - ka thene hafizi Ibn Haxher, ai eshte Bilal Ibn el-Harith el-Mezenij - dhe tha: O i Derguari i Allahut, ndermjeteso (isteski) per Ymetin tend sepse ata po shkaterrohen. Nje burri i erdhi ne ender (Profeti a.s.) dhe i tha: Dergoi Omerit selam dhe thuaji ata po ndermjetesojne dhe per te (Omerit) eshte "el-Kejs el-Kejs", ky burre i shkoi Omerit dhe i tregoi se c'kishte pare. Filloi Omeri te qaje dhe tha: "nuk thane vetem se ate qe kishin zor" Ka thene el-Bejhekij pasi kishte permendur hadithin qe thame: Ky hadith ka Isnad (zinxhir transmetimi) Sahih nuk ka pluhur (gubar) mbi te.
    Ka pyetur Khalife el-Mensur imam Malikun: "nese lutem a te drejtohem nga Kibleh apo nga Nebiju"
    Imam Maliku u pergjigj: "C'te ben ty te mos drejtohesh nga Nebiji ai eshte ndermjetesuesi yt dhe ndermjetesuesi i babit tend Ademit tek Allahu"
    Nese imam Maliku nuk do te kishte pelqyer te drejtuarit tek Profeti per Lutje (Dua) nuk do te kishte thene nje gje te tille.
    Kjo eshte ajo qe na kane mesuar te paret tane (Selef) si dhe imamet tane Shafiu dhe Maliku dhe kjo na eshte trasheguar deri ne ditet tona
    Sic eshte nje transmetim nga et-Tirmidhij te nje hadithi: "ai qe kerkon udhen drejt xhennetit te shkoje pas shumices"

    ps/ Kjo (shembujt) do te vazhdoje ne rast se ka konfrontime.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Nga Dut ibn Ebi Salih tha: Erdhi Mirwan Ibn el-Hakem nje dite (dhe ishte shtetar perpara Muawijes) dhe gjeti nje burre qe kishte vene koken mbi varri (varri i Profetit) dhe i tha: A e di se c'po ben? Iu pergjigj dhe ai ishte Ebu Ejjub el-Ensari dhe tha: PO, erdha tek i Derguari i Allahut a.s. dhe nuk kam ardhur tek guri, kam degjuar te Derguarin te thote: ............."
    Transmetoi Ahmedi dhe et-Tabranij ne "el-Kebijr dhe el-Ewsat"
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga rapsod
    Nga Dut ibn Ebi Salih tha: Erdhi Mirwan Ibn el-Hakem nje dite (dhe ishte shtetar perpara Muawijes) dhe gjeti nje burre qe kishte vene koken mbi varri (varri i Profetit) dhe i tha: A e di se c'po ben? Iu pergjigj dhe ai ishte Ebu Ejjub el-Ensari dhe tha: PO, erdha tek i Derguari i Allahut a.s. dhe nuk kam ardhur tek guri, kam degjuar te Derguarin te thote: ............."
    Transmetoi Ahmedi dhe et-Tabranij ne "el-Kebijr dhe el-Ewsat"
    A ka diēka qe s'shkon ketu apo s'po e kuptoj une?

  4. #4
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Selam Rapsod,

    "O Allah une te lutem me hakun e Muhammedit te me falesh mua, tha (Allahu): Si e njohe Muhammedin kur une s'e kam krijuar ende?

    Nėse analizohet kjo dua e Ademit a.s., del e qartė se lutja i ėshtė drejtuar Allahut direkt, nuk i ėshtė drejtuar Muhammedit s.a.v.s. Prandaj dhe pėr ēdo musliman ėshtė e lejuar njė lutje e tillė, qė i bėhet direkt Allahut. Ka dallim midis kėtij lloji tė lutjes dhe lutjes nė varrezat e Eulijave apo edhe tė Muhammedit s.a.v.s. ku kėrkohet ndėrmjetėsim, sepse lutjet nuk i bėhen Allahut por Eulijave ose pejgamberit.Ėshtė e ditur se muslimanėt duhet ta vizitojnė varrin e Muhammedit s.a.v.s., por lutjet qė bėhen aty duhet ti drejtohen direkt Allahut.

    "Ai i cili vejn tek une papasur qellim vetem se te me vizitoj do te jem per te diten e Kijames, shefaat"
    Edhe kjo ėshtė shumė e qartė, "papasur qellim vetem se te me vizitoj" Ebu

    Ebu Hurejra ka pyetur:
    -O pejgamber i Allahut, cili ėshtė mė i denji pėr ndėrmjetėsimin tėnd nė Ditėn e Kijametit?Muhammedi s.a.v.s i qe pėrgjigjur:
    -Ebu Hureira, e kam ditur se pėr kėtė hadith askush nuk do tėmė pyes para teje, nga se e kam kuptuar kureshtjen tėnde pėr hadithe.
    -Mė i denji pėr ndėrmjetėsimin tim nė Ditėn e Kijametit do tė jetė ai qė thotė sinqerisht dhe me gjithė zemėr:”La ilahe il-lall-llah” (Buhariu)

    PO, erdha tek i Derguari i Allahut a.s. dhe nuk kam ardhur tek guri, kam degjuar te Derguarin te thote: ............."
    A ka mundėsi ta dijmė vazhdimin?

  5. #5
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Me falni por sot jam i lodhur dhe kam disa pune te jera keshtu qe do them vetem pak fjale.
    Une po tregoj llojin e lutjes me kete rast dua te sqaroj dy anet ekstreme, ata qe u bejne lutje Evlijave dhe Enbijave dhe ata qe e mohojne fare llojin e lutjes.
    Pra dua te them se njeri ekstrem jane ata qe lusin njerezit dhe jo Allahun, dhe ekstremi tjeter jane ata qe thone se te lusesh Allahun duke dashur te ndermjetesosh ndonje Evlija apo edhe vete Muhamedin ben shirk dhe kufer
    Selam!
    ps/ me falni edhe nje here nuk jam ne gjendje ne kete moment te vazhdoje.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Citim Postuar mė parė nga rapsod
    Ne librin "el-Mustedrek" te el-Hakim shkruhet se "me te vertete Ademi a.s. kur kreu gabimin tha: "O Allah une te lutem me hakun e Muhammedit te me falesh mua, tha (Allahu): Si e njohe Muhammedin kur une s'e kam krijuar ende? Tha (Ademi): ngrita koken dhe pash ne njerin prej kulmeve te Arshit te shkruar "la ilahe illa Allah, Muhamed resulu Allah, dhe kuptova se Ti nuk i afron emrit Tend vetem se me te dashurin tend nder krijesa, tha (Allahu): perderisa me lut me Muhammedin te kam falur." ka thene el-Hakim "hadith Sahih"
    Nuk e di une se nga kush dijetare e merr dijen ti. Por shejh Albani ne "Silsiletul-Ahadith ed-Da'ifeh" e ka nxjerre kete hadith te shpikur.

    "Ademi [alejhi selam] e ka parė kelimetin [La ilahe ilAllah Muhamed er-Resulullah] tė shkruar nė Arsh [Fronin e Allahut]". [I shpikur, nr.25]

    Tek po i njejti liber i shejh Albanit :

    "Kushdo qė bėn Haxh dhe nuk mė viziton, ai mė ka bojkotuar". [Nr.45. Ky dhe tė tjera hadithe lidhur me vizitimin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] pas vdekjes sė tij, janė tė shpikura.]


    Prandaj i dashur Rapsod nuk te ka se si te te besoje une ty kur nje hadith te shpikur ti ose autori nga e ke lexuar ti e ben te sahih (te vertete).

    Pse nuk na e thua se nga kush dijetar e merr ti dijen ?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    selamualejkum musliman

    selam rapsod
    une perveten time nuk jame dakord me ate qe e ke shkru , edhe pse lejohet te kerkohet nga Allahu qe diten e gjykimt te na beje shefat Pejgamberi a.s mirpo jo edhe permes varrezave ngase kete e ka ndalu Pejgamberi a.s siq thote me poshte :


    1. Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tė ketė thėnė: 'Ka thėnė pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė, gjatė sėmundjes, prej sė cilės nuk ėshtė shėruar mė: “Allahu i ka mallkuar ēifutėt dhe tė krishterėt qė i kanė marrė varret e pejgamberėve tė tyre pėr faltore (xhami)”. (Buhari & Muslim)


    2. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tė ketė thėnė: 'Ka thėnė Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė: ”Allahu i shkatėrroftė ēifutėt dhe tė krishterėt qė i kanė marrė varret e Pejgamberėve tė tyre pėr faltore (xhami)!” (Buhari & Muslim)


    3-4. Transmetohet nga Aishja dhe Ibn Abbasi, All-llahu qoftė i kėnaqur me ta, tė kenė thėnė se: 'Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė, nė momentet e vdekjes sė tij ka vendosur nė fytyrėn e tij njė pjesė tė leckės dhe kur ėshtė dėshpėruar, e ka hequr atė nga fytyra e tij duke thėnė: "Allahu i shkatėrroftė ēifutėt dhe tė krishterėt qė i kanė marrė varret e pejgamberėve tė tyre pėr faltore (xhami)." Dhe thotė Aishja, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, qė tė ruhen ata tė cilėt bėjnė njė veprim tė tillė! (Buhari & Muslim)


    5. Transmeton Aishja, se kur ka qenė Pejgamberi, alejhi selam, i sėmurė, ia kanė kujtuar disa nga gratė e tij njė kishė nė tokat e Habeshit, tė quajtur Marie, duke e ditur se Ummu Seleme dhe Ummu Habibete kanė kaluar nėpėr tokat e Habeshit. Ato ia kanė pėrmendur bukurinė dhe fotografitė e saj. Ka thėnė (Aishja): “E ka ngritur kokėn Pejgamberi, alejhi selam, dhe ka thėnė: “Ata janė qė kur tė vdesė ndėr ta njė njeri i sinqertė, ndėrtojnė mbi varrin e tij xhami dhe pikturojnė piktura tė tilla. Ato janė krijesat mė tė urryera (kėqija) tek All-llahu.” (Buhari, Muslim, Nesa'i)


    6. Transmetohet nga Xhundeb Ibn Abdullah el-Bexheli, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, tė ketė thėnė: ”Kam dėgjuar Pejgamberin, paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė, para vdekjes pėr njė kohė tė shkurtėr duke thėnė: ‘Unė jam i pastėr tek All-llahu nga ju, qė tė kem njė mik, me tė vėrtetė All-llahu mė ka marrė mua pėr mik (dost) ashtu siē e ka marrė Ibrahimin, alejhi selam, pėr mik. Sikur tė kisha marrė dikė pėr mik, do ta kisha marrė Ebu Bekrin, me tė vėrtetė ata qė kanė qenė para jush kanė marrė varret e tė Dėrguarve tė tyre pėr xhamia, ndėrsa ju mos i merrni varret pėr xhamia pėr atė se ju ndaloj nga njė gjė e tillė." (Muslim)


    7. Transmetohet nga Harith en-Nexhrani se ka dėgjuar pejgamberin, paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė, pak para vdekjes duke thėnė: ”Me tė vėrtetė ata qė kanė qenė para jush i kanė marrė varret e tė dėrguarve tė tyre dhe njerzėve tė sinqertė pėr xhamia, mirėpo ju mos i merrni varret xhamia sepse unė (Muhamedi, alejhi selam,) ju ndaloj nga kjo!" (Transmeton Ibn Ebi Shejbe)


    8. Transmetohet nga Usame bin Zejd se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė gjatė sėmundjes prej sė cilės edhe ka vdekur: “M’i sillni shokėt e mi!” Kanė hyrė tek ai dhe ka qenė mė fytyrė tė mbuluar (e ka zbuluar fytyrėn) dhe ka thėnė: “Allahu i ka mallkuar ēifutėt dhe tė krishterėt qė i kanė marrė varret e pejgamberėve tė tyre pėr faltore (xhami)!” (Transmeton Tajalesi ne Musnedin e tij)


    9. Transmetohet nga Ebi Ubejde ibn el-Xherrah tė ketė thėnė: ‘Fjalėt e fundit qė i ka folur Muhamedi, alejhi selam, ishin: “Nxirrni apo tėrhiqni ēifutėt nga Hixhazi dhe Nemrani nga Gadishulli Arabik, dhe ta dini se njerėzit mė tė kėqij janė ata qė marrin varret e tė Dėrguarve tė tyrė pėr xhamia…” (Transmeton Ahmedi)


    10. Zejd ibn Thabit transmetoi se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “I mallkoftė All-llahu (nė njė transmetim tjetėr: “I vraftė All-llahu...”) ēifutėt, qė kanė marrė varret e Pejgamberėve tė tyre pėr faltore.” (Transmeton Ahmedi)


    11. Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “O All-llah! Mos e bė varrin tim idhull! E ka mallkuar All-llahu njė popull qė marrin varret e Pejgamberėve tė tyre pėr faltore.” (Transmeton Ahmedi)


    12. Nga Abdullah ibn Mes'udi i cili thotė se ka thėnė pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė: ”Me tė vėrtetė njerėzit mė tė kėqij janė ata tė cilėt ballafaqohen me katastrofėn (shkatėrrimi i Ditės sė Kijametit) dhe janė tė gjallė, dhe ata tė cilėt i marrin varret pėr xhamia.” (Transmeton Ahmedi dhe Ibn Huzejmete)


    13. Nga Ali bin Ebi Talib transmetohet tė ketė thėnė: “Mė ka takuar Abbasi dhe mė ka thėnė: ‘O Ali! Na dėrgo neve te i Dėrguari i All-llahut, ndoshta kemi diēka pėr ta pyetur apo qė t’i kėshillojė edhe tė tjerėt pėrmes neve. Kemi hyrė tek ai, dhe ai me sy tė mbyllur e ka ngritur kokėn dhe ka thėnė: “I mallkoftė All-llahu ēifutėt qė kanė marrė varret e Pejgamberėve tė tyre pėr faltore!” Kur e pamė se ēka na kėshilloi, u larguam dhe nuk pyetėm mė asgjė. (Transmeton Ibn Seadi dhe Ibn Asakir)


    14. Transmetojnė nėnat e besimtarėve (gratė e Pejgamberit, alejhi selam,) se sahabėt kanė pyetur se si ta rregullojnė varrin e Pejgamberit, alejhi selam; A ta bėjnė xhami? Ka thėnė Ebu Bekri: “Kam dėgjuar Pejgamberin, alejhi selam, dukė thėnė: “I mallkoftė All-llahu ēifutėt dhe tė krishterėt qė kanė marrė varret e pejgamberėve tė tyre pėr faltore!” (Transmeton Ibn Zenxheuie)
    ndersa shejha Albani rahimullah per to se jane te verteta ne librin
    (Shejh Albani “Tahdhiru Saxhid min Ithadhi el-Kubur Mesaxhid, 9-20)

    per me shume te dashur vellezer lexoni ketu

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=50384

    nese nuk te mjatojne keto do te sjellim argumente prap nga feja Islame dhe fetva te dijetareve per kete qeshtje .

    vella i dashur rapsod mos ma merre per te keq qe nuk jame ne te njejtin mendim me ty , mirpo Allahu thote :

    ”...e kush ėshtė qė e shpreson takimin me Zotin e vet, le tė bėjė vepėr tė mirė dhe nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos e perziejė askė.” (Kehf, 110)
    “Kushdo qė bėn mirė sa grimca do ta sheh atė; kushdo qė bėn keq sa grimca do ta sheh atė.” [Zelzeleh: 7-8]
    “Mbėshtetuni nė Allahun nėse jeni besimtarė tė vėrtetė.” [Nisa: 23]
    "Xhamitė janė pėr Allahun, pra mos lutni tjetėrkėnd pos Tij." [Xhin: 18]
    "Kushdo qė lutė tjetėr perėndi pėrveē Allahut, ai pėr kėtė nuk ka dėshmi. Vėrtet, ai do tė llogaritet te Zoti i tij, e mosbesimtarėt nuk do tė shpėtojnė." [Mu'minun: 117]
    "Zoti juaj ka thėnė: Mė lutni Mua, Unė do t'ju pėrgjigjem. Vėrtet, ata qė nuk mė adhurojnė nga mendjemadhėsia do tė hyjnė tė poshtėruar nė Zjarr." [Gafir: 60]
    "Kthehu te Zoti yt me pendim dhe nėnshtroju Atij." [Zumer: 54]


    Kerkoj falje nga Allahu per vete dhe per ju andaj edhe ju kerkone nje gje te till ngase Allahu eshte Fales dhe Meshirues .

    selamualejkum nga vellau juaj ne Islam
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

  8. #8
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    NewHost!!!

    ta perseris edhe nje here mos u mundo ta kalosh temen ne debat personal ...
    Prandaj i dashur Rapsod nuk te ka se si te te besoje une ty kur nje hadith te shpikur ti ose autori nga e ke lexuar ti e ben te sahih (te vertete).

    Pse nuk na e thua se nga kush dijetar e merr ti dijen ?
    nuk ka teme qe mos ta kaloni ne debat dashakeq. Ky eshte paralajmerimi i dyt per ty NewHost.
    RIPPR

  9. #9
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Selam alejkum

    O ummeti i Muhammedit s.a.v.s.
    Nėse vėrtet e nderoni pejgamberin tonė, zbuteni pak tonin nė dialogje, sepse Muhammedi s.a.v.s. tha nė hutben e Uhudit:

    Besimtari nė raport me besimtarin tjetėr ėshtė si koka me trupin, ndaj nėse njė organ sėmuret edhe pjesėt tjera tė trupit shqetėsohen dhe mbarė trupi vuan prej dhembjeve.

    Sa e shoh, jemi larg prej kėsaj.

    Mendimet e shprehura kėtu duhet tė shėrbejnė pėr mėsim dhe udhėzim tė njėri tjetrit, secili mendim i shprehur komentohet, argumentohet, kundėrshtohet, por mėnyra duhet tė jetė nė nivel. Nuk ka nevojė pėr aq shumė shqetėsime, sepse kėtu shprehen mendime tė dijetarėve qė kanė qenė shumė mė tė ditur dhe mė tė devotshėm se ne dhe fundja secili do tė gjykohet pėr veprimet dhe bindjet e veta. Ēdo mendim ėshtė i mėrėseardhur, ėshtė pėrgjegjėsij jona a do ti pranojmė apo jo ato mendime dhe nėse jo, atėherė ti kundėrshtojmė me argumente.

    KJO FE ĖSHTĖ E LEHTĖ DHE ASKUSH NUK MUND TĖ KAPET ME TE E AJO TĖ MOS E MPOSHTĖ. (Buhariu)
    Le tė jetė feja ajo qė i mposht mendimet e gabuara e jo gjuha e ashpėr dhe kokėfortėsia e muslimanit.

    Dhe le tė ketė nga ju tė atillė qė thėrrasin nė tė mira dhe kėrkojnė tė bėhen punė tė mira dhe tė pengojnė nga veprat e kėqija. Ata do tė jenė tė shpėtuar. (Ali Imran, 104)

    Paqa dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė gjithė muslimanėt

  10. #10
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    O zotni hosti!

    Citim Postuar mė parė nga Newhost
    Nuk e di une se nga kush dijetare e merr dijen ti. Por shejh Albani ne "Silsiletul-Ahadith ed-Da'ifeh" e ka nxjerre kete hadith te shpikur.

    "Ademi [alejhi selam] e ka parė kelimetin [La ilahe ilAllah Muhamed er-Resulullah] tė shkruar nė Arsh [Fronin e Allahut]". [I shpikur, nr.25]

    Tek po i njejti liber i shejh Albanit :

    "Kushdo qė bėn Haxh dhe nuk mė viziton, ai mė ka bojkotuar". [Nr.45. Ky dhe tė tjera hadithe lidhur me vizitimin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] pas vdekjes sė tij, janė tė shpikura.]


    Prandaj i dashur Rapsod nuk te ka se si te te besoje une ty kur nje hadith te shpikur ti ose autori nga e ke lexuar ti e ben te sahih (te vertete).

    Pse nuk na e thua se nga kush dijetar e merr ti dijen ?
    Une ne nje teme te hapur te jam drejtuar per dijetaret qe kam lexuar dhe kam prezantuar ne Derset e tyre nuk jane as Albani e as Ibn Baz, megjithese po kerkon me ngulm se kush jane dijetaret ku une kam studjuar do te te vendosja nje kondite qe e kerkoj prej teje dhe ajo eshte:
    Ka thene Khatib el-Bagdadij: "Dija merret prej gojes se dijetareve", duke u bazuar ne kete po te kerkoj "KUSH JANE BURRAT E SENEDIT TE ALBANIT DHE NGA KUSH I KA MARRE ALBANI HADITHET"
    Atehere me shume kenaqesi do te te tregoj se tek kush dijetare kam prezantuar ne derset e tyre!
    Sa per hadithin, Mustedreku eshte i botuar i dashur une i jam referuar atij libri ku Hafizi el-Hakim ka thene qe eshte SAHIH, se nga eshte autorizuar Albani per kete hadith apo edhe disa hadithe te Bukhariut qe i ka bere DAIF pas dhjetra dekadash te Islamit ate ma gjeni ju.
    Per Hasanii!
    O hasan pasha une te kam thene qe je injorant ne gjuhen shqipe, ke sjell nje cercaf me hadithe dhe asnje hadith nuk i perket temes time, je i mireseardhur ta lexosh edhe nje here titullin e temes, ta rilexosh temen dhe me thuaj se ku kam bere thirrje qe VARRET TE BEHEN XHAMIA?
    Fjolla!
    Hallall ta bofte Zoti!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. JETA E VARRIT ( Stacioni i pare i Ahiretit ! )
    Nga phyro nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 12:09
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 05:58
  4. Vizita e kreut të opozitës Rama në Amerikë
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-01-2006, 18:24
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •