Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    OKB i hap rruge shqyrtimit te standardeve ne Kosove

    OKB i hap rruge shqyrtimit te standardeve ne Kosove



    PRISHTINE (25 Maj ) -OKB i hap rruge vleresimit te standardeve ne Kosove. Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, deklaroi dje se provinca e vogel ballkanike ka arritur nje fare progresi, gje qe i mundeson bashkesise nderkombetare hapjen e bisedimeve per statusin. Sipas agjencise se lajmeve "Reuters", qe publikoi dje nje pjese te fjalimit te Anan-it ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, brenda pak kohesh do te nise shqyrtimi i standardeve. Megjithate, sekretari i pergjithshem i OKB-se ka deklaruar se nuk eshte krejtesisht i kenaqur me ritmet e deritanishme te punes nga ana e udheheqesve te Kosoves. "Por shqyrtimi i progresit do te filloje kete vere nen supozimin se lideret e Kosoves kane bere 'progres te vazhdueshem dhe efektiv' drejt standardeve". Shefi i OKB-se deklaroi se "duhet te jete e qarte qe rezultati i vleresimit nuk do te paraqese rezultatin final", duke shtuar se "pritet qe edhe pas vleresimit te standardeve, perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves dhe lideret politike te vazhdojne me perpjekjet e tyre per zbatimin e standardeve". Anan do te paraqese nje raport te hollesishem lidhur me situaten ne Kosove dhe qendrimin e OKB-se per zgjidhjen e ceshtjes pas dy ditesh ne nje mbledhje te posacme te Keshillit te Sigurimit. Ne kete mbledhje do te marre pjese edhe nje delegacion i UNMIK-ut, i kryesuar nga kryeadministratori Soren Jessen Petersen, i cili do te mbeshtese progresin e theksuar ne te gjitha standardet. Ndryshe nga mbledhjet e tjera, takimi i se premtes ne Keshillin e Sigurimit do te kete rendesi vendimtare per Kosoven, pasi do te vendose per shqyrtimin e standardeve nga OKB-ja ne provincen ballkanike. Lideret kosovare nuk do te marrin pjese ne kete takim, pasi nuk kane te drejte fjale. Por delegacioni serb pritet te paraqese nje strategji te posacme per Kosoven, qe parashikon me shume se autonomia por me pak se pavaresia per te. Nese Keshilli i Sigurimit do te vleresoje pozitivisht situaten ne Kosove, dhe do te miratoje raportin e Petersen-it, Kofi Anan do te emeroje nje te derguar special, i cili do te raportoje per permbushjen e standardeve. Kjo eshte hera e pare qe Kosova rikthehet seriozisht ne tryezen e bisedimeve te OKB-se, ne pritje te nje vendimi per hapjen ose jo te bisedimeve per statusin perfundimtar. em/em (GazetaShqiptare/Balkanweb)

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Annan, i pakėnaqur me progresin nė Kosovė

    Nė raportin e tij pėr Kėshillin e Sigurimit, qė pritet tė shpallet gjatė javės, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, thotė se ai nuk ėshtė krejtėsisht i kėnaqur me ritmin e progresit tė arritur deri tani nga ana e udhėheqėsve tė Kosovės. Gjithsesi, Annan ka njoftuar se brenda disa muajve pritet tė fillojė vlerėsimi i zbatimit tė standardeve nė Kosovė. Kjo do tė thotė se zyrtarėt e OKB-sė ende i mbahen premtimet se bisedimet pėr statusin mund tė nisin kėtė vit.

    Megjithatė, shqyrtimi i progresit duhet tė rezultojė pozitiv nė Kosovė, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė bėhej e mundur qė bashkėsia ndėrkombėtare tė merret me statusin afatgjatė tė Kosovės, thuhet mė tej nė raportin e Annanit, njė kopje tė tė cilit e kishte dje nė zotėrim Agjencia Rojter e Lajmeve. Mė tej Annan ka thėnė se “duhet tė jetė e qartė se rezultati i vlerėsimit nuk do tė paraqesė konkluzion final”, - duke shtuar se “pritet qė edhe pas vlerėsimit tė standardeve, pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės dhe liderėt politikė tė vazhdojnė me pėrpjekjet e tyre pėr zbatimin e standardeve”.

    Annan gjithashtu thotė nė raport se ka planifikuar qė sė shpejti tė caktojė njė tė dėrguar special pėr tė kryesuar ekipin e rishikimit tė standardeve. Njė nga emrat kryesorė tė pėrfolur ėshtė Kai Eide, ambasadori i Norvegjisė nė NATO. Raporti i tij del njė javė pasi SHBA-ja tha se dėshironte qė i gjithė komuniteti ndėrkombėtar tė lėvizė shumė shpejt pėr tė zgjidhur statusin e Kosovės, i cili ėshtė lėnė i papėrcaktuar pas luftėrave ballkanike tė viteve ‘90. Kombet e bashkuara kanė caktuar njė listė standardesh (tetė tė tilla), mbi ligjin, rendin, funksionimin e institucioneve demokratike, sigurinė dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat duhet tė arrihen para se tė hapet ēėshtja e statusit tė mundshėm tė Kosovės. OKB-ja e ka qeverisur Kosovėn qė nga viti 1999, pas dėbimit nga fushata bombarduese e NATO-s sė trupave serbe. Sipas procesit tė pėrcaktuar nga Kėshilli i Sigurimit, vendimi final pėr statusin e Kosovės i takon komunitetit ndėrkombėtar.

    Gjithė kėtė vit diplomacia ka pėrmendur se mesi i vitit 2005 do tė shėnojė edhe fillimin e standardeve. Por ajo qė mund ta shtyjė kėtė afat ėshtė pikėrisht progresi i arritur. Rusia qė ėshtė anėtare e pėrhershme e KS-sė dhe me tė drejtė vetoje, i ka vėnė vetes synimin qė tė shtyjė sa mė shumė fillimet e bisedimeve pėr statusin. Fakti qė Annan ka paralajmėruar se pėrmbushja e standardeve nuk ėshtė fort e kėnaqshme, paralajmėrohen raporte shqetėsuese edhe nė tė ardhmen. “Duhet tė kuptohet qartė se rezultati i rishikimit tė gjithėsishėm tė standardeve nuk ėshtė njė pėrfundim i ditur”, - tha Annan. “Gjatė dhe mė pas kėtij rishikimi tė detajuar, pėrfaqėsuesit e institucioneve tė pėrkohshme tė Kosovės dhe liderėt politike tė Kosovės do tė shtrėngohen qė tė ndjekin dhe shtojnė pėrpjekjet e tyre pėr tė pėrmbushur standardet dhe do tė vazhdojnė tė vlerėsohen mbi kėto baza”, - thekson Annan nė raport.

    Ky paralajmėrim i Annan zbeh edhe optimizmin e madh me tė cilin ėshtė nisur kryeadministratori i Kosovės, danezi Soren Jessen Petersen, i cili do tė raportojė sė shpejti nė Nju Jork (mė 27 maj) pėr progresin e tre muajve tė fundit tė Kosovės. Edhe kryeministri i Kosovės, Kosumi, ėshtė ftuar nė kėtė takim, por nuk dihet nėse ai do tė shkojė. Gjithsesi, edhe sikur rishikimi i standardeve tė jetė pozitiv, sipas planit amerikan edhe atij evropian pėr Kosovėn, pėrcaktimi i statusit pritet tė zgjasė disa vite. Kėtė vit do tė fillojnė bisedimet qė do tė pėrcaktojnė edhe njė kalendar hapash, tė cilėt nė fund do tė ēojnė nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. Ndėrkohė, serbėt kanė bėrė tė ditur se do tė vendosin nėse do tė hyjnė nė institucionet e Kosovės, pas takimit tė datės 27 maj tė Kėshillit tė Sigurimit.

    Shekulli.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Kosovarėt reagojnė pas raportit tė Ananit

    Kosovarėt reagojnė pas raportit tė Ananit





    Violeta Hyseni
    Korrespondente e BBC-sė nė Prishtinė





    Anan vėren se nė Kosovė ėshtė shėnuar progres i vazhdueshėm
    Raporti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan lidhur me gjendjen nė Kosovė ėshtė vlerėsuar si pozitiv nga institucionet dhe subjektet politike kosovare.
    Nė raportin e botuar nė Nju Jork, zoti Anan vėren se nė Kosovė ėshtė shėnuar progres i vazhdueshėm nė implementimin e standardeve, duke vėrejtur nė tė njėjtėn kohė se asnjė prej tetė standardeve nuk ėshtė pėrmbushur plotėsisht.

    Zoti Anan rekomandon qė gjatė verės tė bėhet vlerėsimi i pėrgjithshėm i standardeve pėr Kosovėn qė do tė hapte rrugėn pėr fillimin e bisedimeve pėr statusit.

    Zėdhėnėsi i qeverisė sė Kosovės, Daut Dauti i tha BBC-sė se qeveria e pranon raportin e zotit Anan.

    "Qeveria e Kosovės e ka njė ndejnjė se ky raport nė Kėshillin e Sigurimit do tė vlerėsohet si shumė pozitiv dhe se do tė krijohet njė bazė pas dėgjimit tė kėtij raporti nga e cila do tė ecė edhe mė tutje procesi i pavarėsisė sė Kosovės dhe procesi i zhvillimit demokratik i cili nuk supozohet se duhet tė ndalet asnjėherė," tha zoti Dauti.

    Pėr zyrtarė tė opozitės, raporti i zotit Anan pėr Kosovės ėshtė real.

    Nazim Jashari, deputet i Kuvendit tė Kosovės nga partia opozitare Ora thotė se megjithėse Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė vlerėson se standardet nuk janė pėrmbushur nė tėrėsi, fakti qė ai shtyn proceset pėrpara drejt zgjidhjes sė statusit, flet pėr qasjen pozitive tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj Kosovės.

    "Kėtė qasje dhe kėtė raport tė zotit Anan ne e shohim si njė qasje pozitive tė krejt procesit nė Kosovė pėr njė arsye themelore, sepse vetė ky angazhim i tė gjithė aktorėve ose shumicės sė aktorėve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė shkuar pėrpara nė dejtim tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės ėshtė pozitiv," tha zoti Jashari.

    Nga ana tjetėr, serbėt e Kosovės janė shprehur tė pakėnaqur me pėrmbajtjen e raportit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr gjendjen nė Kosovė. Oliver Ivanoviq, drejtues i Listės Serbe pėr Kosovėn thotė pėr BBC-nė se raportit i mungojnė shumė hollėsi qė e tregojnė gjendjen reale nė Kosovė.

    "Nuk jemi aq tė kėnaqur me raportin, i cli gjendjen e paraqet mė tė mirė se sa ėshtė. Kjo megjithatė nuk ėshtė nė interesin e akujt," tha zoti Ivanoviq.

    Raporti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan lidhur me gjendjen nė Kosovė diskutohet tė premten nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit nė Nju Jork.

    Pritet qė tė merret edhe njė vendim pėr caktimin e njė tė dėrguari tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara qė do ta bėjė vlerėsimin gjithėpėrfshirės tė standardeve gjatė verės sė kėtij viti, nė mėnyrė qė tė vazhdohet mė tutje me bisedimet pėr statusin pėrfundimtar.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kina dhe Rusia dy krahėt e dobėt tė Serbisė nė Kėshillin e Sigurimit - Shkruan : Xhevat Bislimi


    Kina dhe Rusia dy krahėt e dobėt tė Serbisė nė Kėshillin e Sigurimit

    Shkruan : Xhevat Bislimi

    Mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit edhe kėsaj here u mbajt pa praninė e ndonjė pėrfaqėsuesi tė popullit shqiptar tė Kosovės. Nė kėtė mbledhje Kosova u «pėrfaqėsua» nga danezi, Soren Jesen Petersen, pėrfaqėsues i veēantė i Sekretarit tė Pėrgėithshėm tė OKB-sė. Kryeministri i LDK-sė, Bajram Kosumi, si shumė herė deri mė sot, bėri njė «shaka» me popullin e Kosovės, duke gėnjyer se «jam i ftuar tė marrė pjesė nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, por nuk do tė shkoj, sepse kemi besim tė plotė te zoti Jesen Petersen»! Njė fjalė e urtė e popullit tonė thotė: «Gjella me kripė e kripa me karar», zoti Kosumi!

    Megjithatė, po tė kihet «mirėkuptim» pėr pozicionin dhe rolin e Petersenit nė ēėshtjen e Kosovės mund tė thuhet se raporti i tij nė KS kėsaj radhe ishte mjaft realist dhe i ekuilibruar. Raporti i tij do tė ishte mė i plotė dhe mė i saktė po tė pėrfshihej edhe ēėshtja e dhimbshme e Kosovės, e cila vazhdon tė prodhojė lotė, pakėnaqėsi, protestė dhe tension politik - ēėshtja e kthimit tė kufomave tė gjenocidit dhe holokaustit serb nė Kosovė. Gjatė kohės qė po mbahej mbledhja «koincidoi» kthimi i 64 kufomave (eshtra dhe mbetje nga masakrimi dhe djegia e kufomave) nė Kosovė! Tė gjithė ata qė e morėn fjalėn, por veēmas Peterseni, pėr shkaqe thjeshtė humanitare, kishte detyrim ta ngriste kėtė ēėshtje dhe ta trajtonte nė atė mbledhje, para se tė fliste pėr kthimin e atyre qė i kanė masakruar, fshehur dhe djegur shqiptarėt. Njė dėshmitar i huaj nė Gjykatėn e Hagės e tha hapur se tė gjithė burrat serbė tė Kosovės kishin marrė pjesė nė luftėn kundėr shqiptarėve. Kjo e vėrtetė nuk mund tė fshihet. Pa u njohur dhe pranuar botėrisht kjo e vėrtetė nuk mund tė ketė pėrmirėsim dhe «normalizim» tė marrėdhėnieve ndrėnjerėzore shqiptaro-serbe. Pas holokaustit serb nė Kosovė pėr pajtim dhe «vėllazėrim» nuk mund tė flitet as pas njėmijė vjete…

    Pėrveē kėsaj, nė raportin e zotit Petersen kishte zėnė vend tė rėndėsishėm «kthimi i serbėve nė Kosovė». Kėsaj melodie i ranė tė gjithė ata qė morėn fjalėn dhe pothaj se me tė njėjtat nota. Dihet se nga Kosova janė larguar rreth 70 mijė serbė, ndėrsa largimi i shqiptarėve kap shifrėn 500 deri 700 mijė. Vend tė rėndėsishėm para kthimit tė serbėve nga Serbia duhej tė zinte kthimi i shqiptarėve nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės nė shtėpitė e tyre nė Mitrovicėn dhe Kosovėn Veriore. Si nuk u tha njė fjalė e vetme pėr kėta shqiptarė dhe pėr ata qė bredhin rrugėve tė botės pa pasur mundėsi tė kthehen nė shtėpitė dhe vendin e tyre?! Pastaj, si nuk u tha njė fjalė pėr mijėra shqiptarė qė vazhdojnė tė largohen pėr ditė nga Kosova e duke shkuar edhe nė Afganistan e Irak pėr tė siguruar njė kafshatė buke pėr vete dhe familjet e tyre?!

    Nė kėtė mbledhje u «zbulua» edhe njė e vėrtetė qė kėmbėngulte ta fshihte Qeveria e LDK-sė dhe vetė Bajram Kosumi - e vėrteta pėr «decentralizimin». Aty u tha qartė dhe hapur se «decentralizimi» nuk ėshtė pėrfshirė nė standardet pėr Kosovėn, por duhet tė bėhet pėr interesin e pakicave (kupto tė pakicės serbe)! Secili shqiptarė tashmė e ka tė qartė se qeverisėa e LDK-sė dhe Kryeministri i saj janė pėrpjekur ta mashtrojnė dhe gėnjejnė popullin e Kosovės, duke e paraqitur «decentralizimin» si interes tė Kosovės! Faktori ekonomik dhe social si pengesė pėr kthimin e tė gjithė atyre qė duan tė jetojnė nė Kosovė ėshtė pėrmendur nė raportin e Petersenit, por nuk i ėshtė dhėnė pesha reale. Mendoj se pėr kėtė faktor duhej tė flitej mė gjerė dhe mė «fuqishėm», sepse ky faktor jo vetėm qė po pengon kthimin e atyre qė duan tė kthehen, por po e zbraz Kosovėn pėrditė nga pak…

    Megjithėkėtė ėshtė hera e parė qė pėrfaqėsuesi serb, shovinisti i tėrbuar, Nebojsha Ēoviē dhe Serbia, morėn njė flakaresh tė lehtė, nė vend tė njė grushti hundėve, qė e kanė merituar shumė kohė mė parė… Nė mbrojtje tė tij u vunė hapur dy krahėt e dobėt tė Serbisė, Kina dhe Rusia. Pėrfaqėsuesit e kėtyre dy shteteve u pėrpoqėn ta mbronin politikėn shoviniste serbe ndaj Kosovės dhe «kėmbėngulėn» qė Serbisė «t’i njihej integriteti dhe sovraniteti mbi Kosovėn»! Pėrgjigjen mė tė mirė Ēoviēit, dhe pėrfaqėsuesit rus dhe ati kinez, ua dha ambasadori zviceran. «Kosova, tha ai, de fakto ėshtė e ndarė nga Serbia qė nga viti 1999… Kthimi i Kosovės nėn Serbi as nuk ėshtė realist dhe as i dėshirueshėm…» Qėndrim pak a shumė tė njėjtė mbajti edhe pėrfaqėsuesi danez, ai britanik, e tė tjerė. Njė shuplakė mjaft tė nxehtė Ēoviēi dhe miqtė e tij ideologjik e shpirtėror e morėn edhe nga deklarata e Bashkimit Evropian, e cila duket se ishte afruar bukur shumė me qėndrimin amerikan pėr ēėshtjen e Kosovės.

    Duhet tė veēohet edhe paraqitja (fjalimi) i pėrfaqėsuesit shqiptar, Agim Nesha, i cili pėrfaqėsoi dhe mbrojti me dinjitet ēėshtjen mė tė «nxehtė» dhe mė tė rėndėsishme shqiptare dhe evropiane, Kosovėn, nė Kėshillin e Sigurimit.

    Si pėrfundim mund tė thuhet se kjo ishte mbledhja mė e favorshme pėr Kosovėn. E keqja ėshtė se Kosova nuk ka klasė tė aftė institucionale qė ta kapitalizojė kėtė «pėrparim» tė Bashksisė Ndėrkombėtare nė ēėshtjen tonė . Kosova «drejtohet» nga njė klasė «institucionale» me hipoteka tė mėdha nga e kaluara e tyre e zezė…

    PDK-ja dhe mbėshtetėsit e saj, nė bashkėpunim me miqtė ndėrkombėtar, po pėrpiqen ta tejkalojnė kėtė gjendje institucionale tepėr tė pafavorshme pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj. Edhe Qeveria e drejtuar nga Thaēi pėr qeverisje tė mirė angazhimin dhe pėrqėndrimin kryesor duhet ta bėjė nė kėtė ēėshtje jetike pėr Kosovėn. Duket se edhe miqtė tanė amerikan janė tė vendosur tė na pėrkrahin nė kompromisin qė po bėnė kombi ynė pėr njė shtet sovran tė Kosovės. Vetėm ky shtet mundet dhe do t’i garantojė liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe tė pakicave. Bota, por edhe Serbia duhet ta ketė tė qartė se nuk mund tė ketė liri tė pakicės serbe nė kurriz tė lirisė dhe tė drejtės pėr vetėvendosje tė shumicės absolute shqiptare. Ky mendim, kjo e vėrtetė e padiskutueshme po gjenė vend dhe po piqet edhe nė Kėshillin e Sigurimit dhe nė qendra tė tjera ndėrkombėtare. Mbetet qė edhe shqiptarėt tė kryejnė detyrat e tyre…
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Anan emeron Kai Aide perfaqesues special per vleresimin e standardeve ne Kosove
    Lajmi i ores 10:35 AM



    UASHINGTON (4 Qershor ) -Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Kofi Annan ka emertuar ambasadorin e Norvegjise ne NATO Kai Aide, si perfaqesuesin e tij special per te bere vleresimin e progresit ne zbatimin e standardeve per demokraci dhe shoqeri shumeetnike ne Kosove. Ne nje komunikate te organizates boterore thuhet se Kai Aide do te filloje vleresimin gjitheperfshires kete stine vere, duke i konsultuar palet dhe bashkesine nderkombetare. Annan arsyeton emerimin e Aide, duke u shprehur se ambasadori norvegjez eshte njohes i mire i rrethanave ne Ballkan dhe me pervojen e tij, "shenon njeriun ideal per te kryer kete detyre". Menjehere pas emerimit, Aide tha per BBC-ne se tani detyra e tij eshte te vleresoje standardet ne menyre te pergjithesuar, te vleresoj situaten politike dhe te mundohet te gjeje rrugen dhe menyren se si te ecet perpara. "Por nje pergjigje e imja ne kete kohe do te ishte e gabueshme," tha Aide. "Ajo qe do te doja te them, eshte se padyshim ka shenja te perparimeve ne disa fusha. Kemi pare perparime ne Prishtine dhe disa perparime ne Beograd, ne vecanti kur behet fjale per dialogun dhe kjo natyrisht se eshte pozitive", shtoi ai. Raporti i tij do te jete vendimtar per te mundesuar hapjen e bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves. Ambasadori norvegjez ne NATO, Kai Aide, ka qene raportues i posacem i sekretarit te pergjithshem te OKB-se, per situaten ne Kosove pas trazirave te dhunshme te marsit te vitit te kaluar atje. Aide eshte i njohur si diplomat qe e njeh mire problematiken ne Ballkan dhe ai do te kaloje afro 8 jave ne terren, ne Kosove dhe ne rajon, per te hartuar rekomandimet e tij per sekretarin e pergjithshem te OKB-se. db/db (RTK-BBC/BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Mėsimet e nxjerra nga dhuna nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •