OKB i hap rruge shqyrtimit te standardeve ne Kosove
PRISHTINE (25 Maj ) -OKB i hap rruge vleresimit te standardeve ne Kosove. Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, deklaroi dje se provinca e vogel ballkanike ka arritur nje fare progresi, gje qe i mundeson bashkesise nderkombetare hapjen e bisedimeve per statusin. Sipas agjencise se lajmeve "Reuters", qe publikoi dje nje pjese te fjalimit te Anan-it ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, brenda pak kohesh do te nise shqyrtimi i standardeve. Megjithate, sekretari i pergjithshem i OKB-se ka deklaruar se nuk eshte krejtesisht i kenaqur me ritmet e deritanishme te punes nga ana e udheheqesve te Kosoves. "Por shqyrtimi i progresit do te filloje kete vere nen supozimin se lideret e Kosoves kane bere 'progres te vazhdueshem dhe efektiv' drejt standardeve". Shefi i OKB-se deklaroi se "duhet te jete e qarte qe rezultati i vleresimit nuk do te paraqese rezultatin final", duke shtuar se "pritet qe edhe pas vleresimit te standardeve, perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves dhe lideret politike te vazhdojne me perpjekjet e tyre per zbatimin e standardeve". Anan do te paraqese nje raport te hollesishem lidhur me situaten ne Kosove dhe qendrimin e OKB-se per zgjidhjen e ceshtjes pas dy ditesh ne nje mbledhje te posacme te Keshillit te Sigurimit. Ne kete mbledhje do te marre pjese edhe nje delegacion i UNMIK-ut, i kryesuar nga kryeadministratori Soren Jessen Petersen, i cili do te mbeshtese progresin e theksuar ne te gjitha standardet. Ndryshe nga mbledhjet e tjera, takimi i se premtes ne Keshillin e Sigurimit do te kete rendesi vendimtare per Kosoven, pasi do te vendose per shqyrtimin e standardeve nga OKB-ja ne provincen ballkanike. Lideret kosovare nuk do te marrin pjese ne kete takim, pasi nuk kane te drejte fjale. Por delegacioni serb pritet te paraqese nje strategji te posacme per Kosoven, qe parashikon me shume se autonomia por me pak se pavaresia per te. Nese Keshilli i Sigurimit do te vleresoje pozitivisht situaten ne Kosove, dhe do te miratoje raportin e Petersen-it, Kofi Anan do te emeroje nje te derguar special, i cili do te raportoje per permbushjen e standardeve. Kjo eshte hera e pare qe Kosova rikthehet seriozisht ne tryezen e bisedimeve te OKB-se, ne pritje te nje vendimi per hapjen ose jo te bisedimeve per statusin perfundimtar. em/em (GazetaShqiptare/Balkanweb)
Krijoni Kontakt