Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Mbikqyrja e shtypit: TVSH haptazi pro qeverisė

    Nga Panorama, 3 Qershor

    Monitorimi: TVSH e hapur pro qeverisė

    “TVSH-ja dhe radioja publike raportuan nė njė mėnyrė fuqimisht mbėshtetėse karshi PS-sė dhe qeverisė. Ato nuk e pėrmbushėn rolin e tyre qė tė raportojnė nė njė mėnyrė tė balancuar, pavarėsisht nga fakti se financohen drejtpėrdrejtė nga taksapaguesit. Ne rekomandojmė qė nė tė ardhmen ata tė rishikojnė qėndrimin e tyre dhe tė raportojnė nė njė mėnyrė mė tė ekuilibruar”. Eshtė ky konkluzioni i raportit tė paraqitur nga ana e shoqatave ACAC, ISO, IDRA dhe CTFI pėr monitorimin e mediave mbi mbulimin e fushatės zgjedhore nga 14-27 maji. Top Chanel dhe Egnatia TV janė dy televizionet qė kanė qenė mė tė ekuilibruara nė transmetimet e fushatės elektorale. Raporti vlerėson gazetėn “Panorama” si mė tė ekuilibruar nė pasqyrimin e aktiviteteve politike tė partive. “Kjo gazetė ka njė hapėsirė dhe kontekst tė baraspeshuar pėr dy partitė politike kryesore (PS 32%; PD 34%). Megjithatė, kur bėhet fjalė pėr vlerėsimin cilėsor, njėanshmėria ėshtė mė e dukshme. PD-ja vlerėsohet mjaft pozitivisht nė krahasim me PS-nė”, thuhet nė kėtė raport.




    Ballkan
    Kjo gazetė i ka dhėnė mė shumė dritė pozitive PS-sė dhe i ka kushtuar 88% PD-sė dhe PS-sė bashkė. Hapėsira e pėrgjithshme qė u ėshtė kushtuar atyre ėshtė pothuajse plotėsisht e baraspeshuar – PS (43 %) dhe PD (40%). Politikanėt mė tė pėrfaqėsuar janė Nano dhe Berisha, tė cilėt ndajnė njė mbulim shumė tė pėrafėrt nė lidhje me hapėsirėn. Meta siguroi 18 % tė pasqyrimit. Udhėheqės tė tjerė tė partive si Gjinushi dhe Dule marrin mbulim mė tė madh se nė gazetat e tjera. Nė lidhje me mbulimin e kontekstit, vlerėsimet favorizojnė qartazi PS-nė nė njė raport gati 2:1 me PD-nė, por Meta kishte njė kontekst shumė favorizues me 7 sekuenca pozitive dhe dy negative.

    Korrieri
    Kjo gazetė ėshtė paksa mbėshtetėse e PD-sė dhe LSI-sė. Ndėrsa si PS ashtu dhe PD zėnė pothuajse tė njėjtėn hapėsirė me rreth (28% dhe 27% respektivisht) dhe qeveria zė vetėm 3 %. Baraspesha shtrembėrohet kur fjala vjen te PD-ja qė ka kontekst mė negativ (19) sesa pozitiv (14) dhe PS-ja tė kundėrtėn (26 pozitive; 20 negative). LSI ėshtė partia e tretė me 16%, e ndjekur nga LZHK dhe tė dy kėto parti vendosen kryesisht nė kontekst pozitiv. Panorama ndryshon kur u monitoruan udhėheqėsit politikė. Meta ėshtė shumė afėr Nanos dhe Berishės pėr sa i pėrket hapėsirės sė mbulimit. Mbulimi i kontekstit ėshtė pothuajse i pėrmbysur kur krahasohet me atė tė partive politike.

    Shekulli
    Kjo gazetė mban qėndrim tė dallueshėm mbėshtetės ndaj PD-sė. Nė lidhje me hapėsirėn, gjetėm se ka njė prirje tė qartė drejt PD-sė pasi lajmet pėr PD-nė zėnė 47% tė mbulimit nė krahasim me 21% pėr PS-nė, ndėrsa mbulimi i qeverisė zė vetėm 12%. LSI vjen e treta me 10% tė kohės totale tė pasqyrimit e ndjekur nga Partia e Blertė me 4%. Nanos dhe Berishės i kushtohet gjerėsisht e njėjta hapėsirė mbulimi dhe ata ndiqen pėrkatėsisht nga Ilir Meta dhe Gramoz Ruēi. Nė lidhje me pasqyrimin kontekstual, PD mbulohet mė pozitivisht nė krahasim me PS dhe qeverinė sė bashku. Berisha pasqyrohet mė pozitivisht sesa Nano.

    Panorama
    Kjo gazetė ka njė hapėsirė dhe kontekst tė baraspeshuar pėr dy partitė politike kryesore (PS 32%; PD 34%). LSI-ja zė njė hapėsirė mė tė madhe sesa nė gazetat e tjera tė monitoruara (20%) dhe konteksti ėshtė pozitiv. Megjithatė, kur bėhet fjalė pėr vlerėsimin cilėsor, njėanshmėria ėshtė mė e dukshme. PD-ja vlerėsohet mjaft pozitivisht nė krahasim me PS-nė. Citimet nga Nano zėnė 29% hapėsirė nė krahasim me Berishėn, citimet e tė cilit zėnė 24%. Edhe Ilir Meta ėshtė i mbuluar mirė, me 14 %. Nano mbulohet mė pozitivisht nga ana kontekstuale se Berisha. Ilir Meta ėshtė i vendosur nė njė kontekst kryesisht pozitiv dhe asnjanės. Shumica e udhėheqėsve tė tjerė politikė zėnė vetėm pak hapėsirė me pėrjashtim tė Genc Pollos tė PDR-sė, i cili zė 4% tė hapėsirės nė kontekst pozitiv dhe asnjanės.

    Koha Jone
    Eshtė dukshėm mbėshtetėse e veprimeve tė PD-sė dhe mban qėndrime kundėr qeverisė. Megjithėse kur bashkohet hapėsira kushtuar PS-sė dhe qeverisė, vėmė re se shifra arrin deri nė 45%, por konteksti dhe paraqitja ėshtė dukshėm negative. LSI vjen e treta me 11% dhe vendoset kryesisht nė kontekst pozitiv. PDK vjen e katėrta dhe vendoset plotėsisht me kontekst pozitiv. Pėr sa u pėrket pėrqindjeve pėr udhėheqėsit politikė, vihet re e njėjta pėrqindje. Nano vjen i pari me 41% tė hapėsirės sė pėrgjithshme, dhe vendoset kryesisht nė kontekst negativ, ndėrsa Berisha vjen i dyti me 27%, i vendosur pothuajse plotėsisht nė kontekst pozitiv.

    Gazeta Shqiptare
    Kjo gazetė ka raportim thuajse tė barabartė pėr tė gjitha subjektet dhe si shumė tė tjera i kushton njė pjesė tė vogėl hapėsirės sė qeverisė. Ajo i jep PS-sė/qeverisė gati tė njėjtin nivel mbulimi (PS 32%, qeveria 6%) qė i jep PD-sė (30%). PS dhe PD marrin pothuajse tė njėjtin vlerėsim, megjithėse qeveria vlerėsohet kryesisht nė kontekst pozitiv. Mbulim u jepet edhe partive tė tjera, pėr shembull, LSI-sė e cila vjen e treta, LZHK-sė qė vjen e katėrta. LSI mbulohet kryesisht nė dritė negative. Nano vjen i pari pėr sa i pėrket citimeve tė shkruara ndėrkohė qė Berisha e ndjek nga afėr. Vlerėsimi pozitiv ėshtė mbisundues pėr Nanon ndėrsa vlerėsimet pozitive dhe negative pėr Berishėn janė pothuajse tė njėjta.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nga TemA, 3 Qershor

    Publikohet njė raport i monitorimit tė medias gjatė
    periudhės para fushatės zgjedhore

    Monitorimi, televizionet mė shumė nė krah tė qeverisė

    Koalicioni Shqiptar Anti-korrupsion publikoi ditėn e
    djeshme njė raport mbi monitorimin e mediave pėrgjatė
    periudhės paraelektorale pėrgjatė periudhės 14-27 maj
    2005. Ajo qė vihet re pėrgjithėsisht ėshtė se mediat
    vizive, ato qė kanė dhe autoritetin mė tė madh nė
    pėrpunimin e opinionit publik, janė tė prirura qė tė
    pėrkrahin Partinė Socialiste dhe qeverisjen e saj.
    Ndėrsa gazetat e monitoruara duket se reflektojnė
    barazi nė pasqyrimin e informacioneve, por dhe aty
    vihet diferenca nė kahje pozitive pėr qeverinė.
    Monitorimi i mediave ėshtė kryer nga katėr organizata,
    Koalicioni Shqiptar Kundėr Korrupsionit, Instituti pėr
    Sondazhe dhe Opinione, Instituti pėr Kėrkime Zhvillimi
    dhe Alternativa dhe nga Qendra pėr Transparencė dhe
    Informacion tė Lirė. Monitorimi i televizioneve ėshtė
    kryer nga Instituti pėr Sondazhe dhe Opinione; i
    radiove - nga Instituti pėr Kėrkime Zhvillimi dhe
    Alternativa dhe gazetave - nga Qendra pėr Transparencė
    dhe Informacion tė Lirė. Monitorimi ėshtė bėrė pak
    para nisjes sė fushatės, ndaj dhe shėrben si njė
    vlerėsimin mbi sjelljen e medias nė zonėn gri,
    ndėrmjet ligjeve qė kontrollojnė pasqyrimin e mediatik
    gjatė zgjedhjeve dhe ndjeshmėrive tė lexuesve,
    dėgjuesve dhe shikuesve nė momentet kulmore pėrpara se
    tė nisė fushata zyrtare.
    Nė projekt janė pėrfshirė 23 monitorues dhe janė
    monitoruar televizionet; TVSH, Top Channel, Klan, TVA,
    Vizion Plus, News 24, Alsat, Teuta, Egnatia, radiot;
    Radio Tirana, Top Albania Radio, Radio Rash, Radio +2,
    dhe tė gjitha gazetat politike pa kufizim.
    Televizioni Alsat
    Megjithėse ky stacion raporton kryesisht pėr qeverinė,
    transmetimi i tij i jepte njė shtytje tė fortė PD-sė,
    pėr shkak se Alsat e pasqyron kėtė parti me mė shumė
    sekuenca pozitive dhe PS-nė nė njė kontekst mė
    negativ. LSI dhe PDR gjithashtu morėn njė sasi tė
    dukshme kohore nė njė dritė kryesisht pozitive. Pėrsa
    u pėrket deklaratave tė shkurtra, Nano mori pjesėn mė
    tė madhe tė kohės pėr tė folur drejtpėrdrejt.

    Televizioni Klan
    Ky stacion tregoi mbėshtetje pothuajse tė barazpeshuar
    nė kohė pėr PS/qeveri dhe pėr PD-nė. Nė kontekst ky
    stacion ėshtė mė pozitiv pėr PD-nė, (106 pozitive dhe
    41 negative), sesa pėr PS-nė (99 pozitive dhe 74
    negative). E njejta situatė qėndron dhe pėr
    udhėheqėsit politikė: Sali Berisha ka mė shumė kohė
    dhe nė kontekst pozitiv sesa Fatos Nano, i cili mori
    dy herė mė shumė pasqyrim negativ krahasuar me
    Berishėn.

    Televizioni NEWS 24
    Ky stacion transmetoi njė kohė tė barazpeshuar
    ndėrmjet partive politike kryesore. Konteksti i kėtij
    informacioni ishte gjithashtu i barabartė. Megjithatė,
    edhe koha qė i jepej qeverisė dhe informacioni ishin
    pėrgjithėsisht pozitiv. NEWS 24 pasqyroi PS/Qeveri nė
    45 pėrqind tė kohės, ku PD mori 25 pėrqind tė
    pasqyrimit. Nano ka epėrsi pėrsa i pėrket kohės sė
    caktuar dhe ky pasqyrim ėshtė kryesisht pozitiv.

    Televizioni Top Channel
    Ky stacion priret tė pasqyrojė nė mėnyrė tė barabartė
    tė dyja partitė e mėdha me nga 26 pėrqind. Stacioni
    transmeton pozitivisht aktivitetet e qeverisė me 20
    pėrqind. Pėrsa i pėrket kontekstit, PS-ja ka njė
    avantazh tė lehtė me 91 shprehje pozitive dhe 29
    pėrmendje negative. Pėr PD-nė, krahasimi ėshtė 72
    pozitive dhe 43 negative. LSi-ja mori 6 pėrqind me 34
    pozitive dhe 11 negative.

    Televizioni Publik Shqiptar
    Gjetjet sugjerojmė se TVSH ėshtė tepėr mbėshtetės ndaj
    PS-sė, duke i dhėnė asaj njė pjesė tė ndjeshme kohe
    pozitive tė transmetimit tė tij me 33 pėrqind si dhe
    duke i dhėnė qeverisė njė kohė tė madhe prej 31
    pėrqind. PD mori 15 pėrqind kohė, me mė shumė se
    gjysmėn e saj si kontekst negativ. Nano ka pėrparėsi
    tė trefishtė ndaj Berishės. Pėr mė tepėr, TVSH-ja jep
    4 herė mė shumė deklarata tė shkurtra tė Nanos sesa
    Berishės.

    Televizioni Koha
    Ky stacion anonte nga PS dhe qeveria, pasi pjesėn mė
    tė madhe tė kohės ia kushtonte tė dyjave nė mėnyrė
    mjaft pozitive. Ndėrsa numri i rasteve tė pėrmendjes
    sė PS-sė nė kontekst negativ ishte i barabartė me atė
    tė PS-sė/qeverisė, dhe numri i informacioneve pozitive
    ishte sa gjysma e partisė nė pushtet. Nano mori dy
    herė mė shumė kohė pėr deklarata tė shkurtra dhe u
    pėrmend katėr herė mė shumė pozitivisht.

    Televizioni Arbėria
    Gjetjet tregojnė se ky stacion mbėshtet fuqishėm PS-nė
    dhe qeverinė. PD merrte 21 pėrqind tė kohės sė
    programit politik nė emisionet e lajmeve, ndėrsa
    PS/qeveria merrte 61 pėrqind dhe nė lidhje me
    kontekstin kėto subjekte paraqiteshin tri herė mė tė
    favorshme pėr PS sesa pėr PD-nė. Nė lajmet kryesore,
    Nano merrte tri herė mė shumė kohė transmetimi se
    Berisha. Nano merrte nė kėtė stacion 38 informacione
    pozitive dhe vetėm njė negativ.

    Televizioni Vizion Plus
    Vizion Plus i kushtoi pjesėn mė tė madhe tė kohės
    diskutimit pėr qeverinė. Ky raportim ishte i
    barazpeshuar. Nė kėtė stacion ka njė raportim tė
    barazpeshuar pėr PS/qeveri nė lidhje me kontekstin,
    por ekziston njė dallim i madh nė kohėn kushtuar
    PS-qeverisė nė krahasim me PD. Raportimi pėr PD-nė
    ishte mė pozitiv. Drejtues tė PD-sė morėn mė shumė
    kohė me deklarata tė shkurtra. Vlerėsimi nė kontekst
    pėr Berishėn ishte mė pozitiv sesa negativ, dhe pėr
    Nanon ishte i barazpeshuar.

    Gazeta Korrieri
    Kjo gazetė ėshtė paksa mbėshtetėse e PD dhe e LSI.
    Ndėrsa si PS ashtu dhe PD zėnė pothuajse tė njėjtėn
    hapėsirė, dhe qeveria vetėm 3 pėrqind. Barazpesha
    shtrembėrohet kur fjala vjen tek konteksti kur PD ka
    kontekst mė negativ se pozitiv dhe PS-ja tė kundėrtėn.
    Meta ėshtė shumė afėr Berishės dhe Nanos pėrsa i
    pėrket hapėsirės sė mbulimit. Nano vendoset nė
    kontekst mė negativ krahasuar me Berishėn, kurse
    konteksti pozitiv pėr tė dy ėshtė i njejtė.

    Gazeta Shekulli
    Kjo gazetė mban njė qėndrim mbėshtetės ndaj PD-sė. Nė
    lidhje me hapėsirėn, gjetėm se ka njė prirje tė qartė
    pėr PD, pasi lajmet pėr tė zėnė 47 pėrqind, nė
    krahasim me 21 pėrqind pėr PS. E treta vjen LSI me 10
    pėrqind dhe mė pas Partia e Blertė me 4 pėrqind.
    Berisha pasqyrohet mė pozitivisht se Nano. Meta,
    Pollo, Mediu, Zogu, Gjinushi mbulohen kryesisht
    pozitivisht. Ruēi nuk ka marrė asnjė pikė tė vetme
    pozitive.

    Gazeta Panorama
    Kjo gazetė ka njė hapėsirė dhe kontekst tė
    barazpeshuar pėr dy partitė politike. Megjithatė, kur
    bėhet fjalė pėr vlerėsimin cilėsor, njėanshmėria ėshtė
    mė e dukshme. PD vlerėsohet pozitivisht nė krahasim me
    PS-nė. Ndėrsa Nano mbulohet mė pozitivisht nga ana
    kontekstuale se Berisha. Ilir Meta ėshtė i vendosur
    njė kontekst pozitiv dhe asnjanės.

    Gazeta Shqiptare
    Kjo gazetė ka raportim thuajse tė barabartė. Qeveria
    vlerėsohet kryesisht nė kontekstin pozitiv. LSI
    mbulohet kryesisht nė dritė negative. Nano vjen i pari
    pėrsa u pėrket citimeve tė shkruara. Vlerėsimi pozitiv
    ėshtė mbisundues pėr Nanon, ndėrsa vlerėsimet negative
    dhe pozitive pėr Berishėn janė pothuajse tė njėjta.
    Politikanėve tė tjerė iu jepet mbulim i pakėt.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •