Pershendetje te nderuar miq,

moderatorë të nderuar,

Deri më tani nuk kam hasur ne ndonjë temë të ngjashme, e poashtu nese nuk e kam qelluar forumin e duhur per kete teme, z. moderoatore ta beni kete ju lutem.


Deri me tani, nuk e di per ju, vetem e di se une vete shume e kam te veshtire te gjej informacione te duhura per punen, projektet, strategjite, etj. te institucioneve ne Shqiperi, por edhe ne Kosove gjithashtu.

Ne fakt si shembull po permend se pse ende nuk ka ndryshuar emri i kryeministrit dhe gjerat e duhura pas miratimit edhe zyrtarisht ne Parlament te kabinetit te ri qeveritar me ne krye Sali Berishen?

Vizitoni: www.keshilliministrave.al

Ketu edhe me tej vazhdojne lajmet per 'Kryeministrin Fatos nano dhe veprimtarine e tij".

Mendoj se kjo eshte nje gje shume zyrtare dhe nuk duhet te kete leshime te ketilla.

Apo edhe kjo web-faqe (si shume gjera te tjera publike Shqiptare) qenka uzurpuar nga Nano dhe tani kryeministri i ri Berisha duhet te ndryshoje edhe domain-in e personalitetit me kryesor ne politiken demokratike (Kryeministri i vendit) dhe ne boten e pushtuar nga teknologjia informative, e cila po na shpie cdo dite e me shume qe te kemi si burim informacioni sherbimet ne internet?


Se paku ne Kosove jane me te shpejte. Mund te vizitoni: www.pm-ksgov.net



Deri kur ne Shqiptaret duhet te detyrohemi te themi:

"Epo jemi Shqiptare dhe jane normale gjera te ketilla!"


Leka nga Prishtina