Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Rumania: Kosova të mbetet pjesë e Serbisë

    Romania wants Kosovo to remain part of Serbia

    Released : Jun 23, 2005 2:08 PM

    BUCHAREST, Romania-Romania wants the disputed Kosovo province to remain within the borders of Serbia, Romanian Foreign Minister Mihai Razvan Ungureanu said Thursday.

    Ungureanu pledged to help find a solution for Kosovo after meeting with Serbia's president, Boris Tadic, who is on a two-day visit to the neighboring country.

    Tadic also met with Romania's president, Traian Basescu, with whom he discussed bilateral ties. During the meeting, Tadic reaffirmed his plans to participate in the commemoration of the 10th anniversary of the massacre of about 8,000 boys and men by Serb forces in the Bosnian province of Srebrenica.

    "This crime has its regional importance because there were also many crimes against my people, too," he said, adding that he hoped the Balkans would end "this vicious circle" and become a truly European region.

    Romania's President Traian Basescu hailed Tadic's decision to go to Srebrenica as "extraordinary."

    The Srebrenica massacre is considered to be Europe's single worst war crime since World War II. The U.N. war crimes tribunal in The Hague, Netherlands, has indicted former Serbian president Slobodan Milosevic as well as several wartime Bosnian Serb political leaders and army commanders in connection with the massacre.

    The commemoration is scheduled for July 11.

    Tadic also met with Senate Chairman Nicolae Vacaroiu, who called for more rights for the Romanian minority in Serbia.

    He will travel Friday to the western city of Timisoara where he will attend a business forum. Many Serbs live in the region, which is close to the border with Serbia.

    Copyright 2005 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistributed.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ministri i jashtem rumun me kete deklarate deshmoi se nuk e njeh problemin e Kosoves fare dhe beri nje deklarate qe asnje zyrtar i larte i asnje vendi tjeter nuk e ka bere deri tani.

    Kjo deklarate poashtu deshmon se diplomacia shqiptare nuk eshte duke punuar sa duhet dhe si duhet per ceshtjen e Kosoves.

    Megjithese, tekefundit, Rumania nuk eshte kurrfare faktori ne politiken nderkombetare dhe askush nuk ja fut kepen.

    Aq i keq eshte ky Tadiqi, sa qe per te 5,000 kriminela te vrare serb jane te barabarte me 500,000 sllovene, kroate, boshnjake, e shqiptare te pafajshem te vrare e masakruar nga serbet.

    I perkrah dhe mbeshtes plotesisht familjaret e viktimave te Srebrenices ne kundershtimin qe jane duke i bere pjesemarrjes se ketij felliqesire Tadiq atje.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    "Rumania do qe Kosova te mbetet pjese e Serbise", kjo eshte nje thirrje qe i behet Serbise se Kosova i ka ikur nga duart nje here e mire, por ne kaq mkemi ne dore, te hedhim nje fishekzjarr, se jane te tjere qe duan Kosoven jo pjese te Serbise.

    Transvali eshte nje histori me vete per Rumanine, ndaj druhen shume nga pavarsia e Kosoves

    Qeveria e Shqiperise dhe opozita nuk kane kohe te merren me te ketilla probleme, sepse eshte halli i zghedhjeve nashi. Indiferenca e turpshme e tyre nuk eshte ndonje pjese e pazakonte e diplomacise dhe politikes se shtetit Shqiptar.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Punë e madhew se paska thene Rumania ashtu, ore ajo eshte vrima e fundit e kavallit, le te flet mire Amerika dhe Evropa e forte si Gjermania, Franca, Anglia e Italia se per Rumani, Hungari dhe Ukraine nuk duam te ndegjojme me njerin vesh fare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ska faj rumania.

    Pa Luftes se Pare Boterore--kur u caktuan kufite--Hungaria humbi 2/3 e territoreve.

    Pakashume si shqiperia.

    Dhe territore me popullsi hungareze nuk do andministroheshin nga shteti i Budapestit te kultures--po nga provincjalet primitive te serbise e rumanise.

    Ndoshta kjo i bashkon me serbine.

    Po dhe diplomacia jone eshte shume keq.
    Punon vetem per interesat e qeverise e jo te kombit.

    Pasi me rumunet e gjejme gjuhen--plus kemi dhe nje Traktat Miqesie te 1994 qe rumunet duhet ta kene shkelur me kete deklarat.
    Po te merrej si qendrim zyrtar--e jo nga ato pazarlleqet qe Tadici do te marr deklarata proserbe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 26-06-2005 më 10:41

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    ... Hungarezët kanë mosmarrëveshje të forta kufitare me Jugosllavinë, ku jetojnë dy milionë hungarezë. Hungarezët janë në grindje me rumunët për shkak të Transilvanisë. Rumunët me shkumë në gojë, përpiqen të vërtetojnë se që nga lashtësia ajo është provincë rumune, ndërsa hungarezët theksojnë se Transilvania gjithmonë ka qenë tokë e tyre dhe se atje mbizotëron gjuha dhe kultura hungareze. Rumunët bënë të pamundurën në mënyrë që të shkulnin nga rrënjët gjithçka

    Mare nga gazeta Shekulli ne nje artikull te Krushovit

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Bledi ka permendur me te drejte nje prej arsyeve pse Rumania eshte kundra pavaresise se Kosoves. Transilvania ka ngjashmeri historike me Kosoven por situata aktuale eshte shume e ndryshme pasi aktualisht vetem nje perqindje e vogel e popullsise ne Transilvani eshte Hungareze, me pak se 1/3 dhe ata ne qytete jane asimiluar. Rumania nuk ndjen ndonje rrezik serioz per humbjen e ketyre tokave, pra Transilvania nuk eshte arsyeja kryesore per kete deklarate. Nuk e di se çfshihet pas saj, simpatia per Sllavet (ne vije me politiken Ruse) apo llogari interesash qe çon ne politika pro shtetit Serb, qe eshte me i rendesishem per Rumanine.

    Me poshte nje shkrim interesant (me ngjyra patriotizmi Shqiptar patjeter)

    Zëri serb i Rumanisë (G. Shqiptare)

    Nuk dihet se cila zyrë ia ka dhënë të shtrëmbëruar presidentit rumun emrin e Kosovës, kur në të gjitha dokumentet e OKB-së, Bashkimit Evropian, NATO-s,(ku Rumania është anëtare), OSBE-së, (ku ka qenë sekretar i përgjitshëm ministri i tanishem i jashtëm rumun), Këshillit të Evropës, etj, emri është thjeshtë dhe vetëm Kosovë.
    Ministri i jashtem rumun Mihai Razvan Ungureanu, pas takimit me presidentin serb, avancoi edhe më tej duke deklaruar në mënyre kategorike se mbajtja e Kosovës brënda kufijve të Serbisë është e vetmja zgjidhje e pranueshme për gjendjen në provincë.
    Është e drejta e çdo shteti dhe udhëheqësi të tij që në marrëdhenie dypalëshe me një shtet tjetër të shprehë pikëpamjen e vet për njërën apo tjetrën çështje apo zhvillim në rajon apo më gjërë. Por në rastin e Kosovës kjo nuk është më kështu dhe bëhet fjalë për cënimin e një pale të tretë.
    Kosova është çeshtje që i takon një populli tjetër, popullit shqiptar. Nuk i takon as Rumanisë dhe as Serbisë të diskutojnë e aq më pak të jenë kategorikë për alternativën e të ardhmes së popullit shqiptar të Kosovës.
    -Kosova është çeshtje e kombit shqiptar dhe çdo qendrim negativ apo pozitiv ndaj saj është qendrim i njëjtë ndaj kombit shqiptar.
    -Rumania ka nënshkruar me Shqipërinë edhe një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi më 11 maj 1994. Në përvjetorin e këtij Traktati Miqësie dhe Bashkëpunimi, që presupozohet të jetë shkalla më e lartë juridike e lidhjes dhe e ndihmës reciproke mes dy shteteve, Bukureshti zgjedh ti japë një shuplakë diplomatike dhe strategjike aleatit të Traktatit në Tiranë.
    Rumania është i vetmi shtet në Ballkan, që pikërisht në këtë periudhë del me një qendrim kaq të hapët kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar. Asnjë shtet ballkanik nuk ka deklaruar gjatë këtyre muajve se Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë, pavarësisht se përgjithësisht këto shtete janë më afër interesave serbe se sa interesave të shqiptarëve. Zhvillimet që po ndodhin në qendrimin e faktorit ndërkombëtar e në rradhë të parë të BE-së, SHBA-së, NATO-s,etj. për çeshtjen e Kosovës, i kanë shtyrë këto shtete ballkanike, ndonëse më të afërt me Serbinë, që të jenë të vëmëndshëm në planin diplomatik dhe zyrtar.
    Deri tani as Bashkimi Evropia, as NATO dhe as SHBA, nuk kanë deklaruar se Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë. Më 14 qershor në Bruksel u zhvillua mbledhja e ministrave të jashtëm të BE, që miratoi raportin e paraqitur nga J.Solana dhe Olli Rehn, ku një nga pikat kryesore ishte se nuk do të ketë kthim të Kosovës në gjendjen para 1999 dhe as bashkim të saj me ndonjë shtet tjetër apo pjesë të ndonjë shteti. Nuk duhet të jesh diplomat për të kuptuar referencën e plotë ndaj Serbisë dhe qendrimin e BE-së që Kosova nuk mund të kthehet më nën Serbinë. As rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe asnjë dokument tjetër i Këshillit të Sigurimit nuk përmend që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë.
    Rumania del tani me nje qendrim zyrtar, i cili nuk është i njëjtë as me BE-në, ku ajo po tenton të hyje, dhe as me NATO-n, ku është anëtare, dhe as me SHBA-në, të cilën e quan aleate, as me OKB-në e as me rajonin, ku bën pjesë. Përputhja e vetme rumune është ajo me Serbinë.
    Përse qeveria e re rumune zgjodhi të afishojë një qendrim kaq të hapur proserb dhe antishqiptar.
    Është e njohur se pas referendumit negativ për Kushtetutën Evropiane në Francë dhe në Hollandë, dhe pas samitit të trazuar të BE me 16-17 qershor, konstatohet një periudhë reflektimi në BE lidhur me zgjerimin e mëtejshëm të organizatës, reflektim i cili nuk ka lënë jashtë rrezes së tij as Bullgarinë dhe Rumaninë, dy shtete të cilat e kanë nënshkruar traktatin e pranimit me BE-në dhe ishte parashikuar që të pranohen në vitin 2007. Por ndjenja e përgjithëshme në Komisionin Evropian dhe në kryeqytetet kryesore të BE-së është që edhe pranimi i Rumanisë e i Bullgarisë të mbahet pezull një ose dy vjet përtej datës së ofruar. Sidomos për Rumaninë kërkesat parashikohet të bëhen me te ashpra për plotësimin e kritereve. Pas referendumeve franceze e hollandeze, BE u dërgoi letra paralajmëruese Rumanisë dhe Bullgarise, letra të cilat komisioneri i larte per zgjerimin e BE, Olli Rehn, i përcaktoi si karton i verdhë, por që mund të kthehen edhe në kartona të kuq për të dy lojtarët që presin tek dera e hyrjes.
    Ky frenim i BE-së e ka vënë në pozitë të vështirë brenda vendit qeverinë e re të Trajan Baseskut, i cili i fitoi zgjedhjet pikërisht mbi kartën e aftësisë për të futur sa më parë Rumaninë në BE.
    Në një situatë të tillë duket se udhëheqja e Rumanisë mendon se mund të bëjë një lloj presioni mbi BE-në duke evidentuar rolin e saj rajonal në Ballkan. Për fat të keq ky rol projektohet jo në rrugën e bashkëpunimit dhe mirkuptimit të popujve dhe të interesave të tyre, por në rrugën e vjetër të krijimit të konflikteve apo aleancave tipike të nëndheshme ballkanike. Sepse të kërkosh që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbise dhe nën sundimin e saj është e qartë se do të thotë të kërkosh luftra e konflikte të armatosura në Kosovë dhe në rajon.
    Udhëheqësit rumunë jo vetëm afishojnë qendrimin kundër Kosovës, por pretendojnë edhe një rol të Rumanise në përcaktimin e statusit të Kosovës. Presidenti Basesku deklaroi më 23 qershor se Rumania dëshëron të marrë pjesë në diskutimet për statusin e Kosovës. Ky i ashtuquajtur rol rajonal apo vend rajonal në tryezën ndërkombëtare të përcaktimit të statusit të Kosovës është një kartë e njohur e diplomacisë së Serbisë për të bllokuar ecurinë e përcaktimit të statusit të Kosovës.
    Si mundet Rumania të kërkojë pjesë apo vend në diskutimet për statusin, kur ajo hapur është palë me njërën anë të konfliktit, me Serbinë, dhe është zyrtarisht dhe publikisht kundër Kosovës. Si mundet vendet e rajonit të kërkojnë pjesë në përcaktimin e statusit të Kosovës, kur ata janë gjithashtu pale e sherreve rajonale dhe nuk e kanë kërkuar këtë gjë kur janë bërë shtete të pavarura pjesët e tjere konstitutive të ish RSFJ-së, si Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Maqedonia. Kosova është një nga tetë njësitë konstitutive të ish Jugosllavisë dhe njëlloj si ata ka të drejtën e vetëvendosjes dhe të përcaktimit të së ardhmes së saj.
    Qendrimi i hapur kundër Kosovës nga ana e udhëheqjes së tanishme të Bukureshtit vjen në një kohë kur faktori ndërkombëtar ka vendosur hapjen e kapitullit të vleresimit të situatës dhe të fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Është caktuar dhe i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ambasadori norvegjez në NATO, Kai Ede, dhe treni i statusit është vënë në lëvizje.
    Çfarë dëshëron të arrijë Rumania me këto qendrime jokoherente, nuk është plotësisht e qartë, por lëvizjet dhe veprimet e udhëheqësve të saj kundër Kosovës duhet të jenë një sinjal për reflektime në zyrat shtetërore në Tiranë. Nuk mundet të kalohet me serenitet ky afishim pro Serbisë dhe kundër Kosovës nga një shtet me të cilin Shqipëria ka Traktat Miqësie. Nuk mund ta përligjë mungesën e reagimit as trullosja elektorale e tanishme.
    Kosova është në rrugën e pavarësimit dhe ky proçes po bëhet shumë interesant dhe po ndihmon të kuptohen se cilët janë forcat, shtetet personalitetet, që përlasen me interesat e Kosovës, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
    Memoria shteterore ka detyrën të regjistrojë lëvizjet sizmike, që prekin interesat strategjike shqiptare në rajon.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Romania wants Kosovo to remain part of Serbia

    Released : Jun 23, 2005 2:08 PM

    BUCHAREST, Romania-Romania wants the disputed Kosovo province to remain within the borders of Serbia, Romanian Foreign Minister Mihai Razvan Ungureanu said Thursday.

    Ungureanu pledged to help find a solution for Kosovo after meeting with Serbia's president, Boris Tadic, who is on a two-day visit to the neighboring country.

    Tadic also met with Romania's president, Traian Basescu, with whom he discussed bilateral ties. During the meeting, Tadic reaffirmed his plans to participate in the commemoration of the 10th anniversary of the massacre of about 8,000 boys and men by Serb forces in the Bosnian province of Srebrenica.

    "This crime has its regional importance because there were also many crimes against my people, too," he said, adding that he hoped the Balkans would end "this vicious circle" and become a truly European region.

    Romania's President Traian Basescu hailed Tadic's decision to go to Srebrenica as "extraordinary."

    The Srebrenica massacre is considered to be Europe's single worst war crime since World War II. The U.N. war crimes tribunal in The Hague, Netherlands, has indicted former Serbian president Slobodan Milosevic as well as several wartime Bosnian Serb political leaders and army commanders in connection with the massacre.

    The commemoration is scheduled for July 11.

    Tadic also met with Senate Chairman Nicolae Vacaroiu, who called for more rights for the Romanian minority in Serbia.

    He will travel Friday to the western city of Timisoara where he will attend a business forum. Many Serbs live in the region, which is close to the border with Serbia.

    Copyright 2005 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistributed.
    Unë për vedi s`bremgosem aspak për deklarata të tilla edhe po ta kishte thënë këte vet Georg Bushi.Kosova ka dalur nga përfshirja e Serbisë qe nga 1991-shi
    me referendumin për mëvehtësi,e që nga qershori 1999 edhe nga administrimi serb,që nënkupton se koha e sllavizmit ashtu sikur ajo e Otomanëve kaloi!...Për t`u këthyer Kosova nën integritetin serb duhet që të këthehet fëmiu në barkun e mëmës edhe pse ai tani është rritur ...Kush e mendon dhe e thot një gjë të tillë ai është armiku më i madh i serbisë,se një këthim i tillë nuk është i mundur.Kosova s`ka mundësi për t`iu këthyer Serbisë sepse pengohet nga Lufta që duhet zhvilluar për ta bërë këte,meqë me luftë edhe është ndarë nga ajo e jo me puthje!...Një luftë tjetër në Evropë në këtë rast nuk e dëshiron asnjë shtet i botës se le më që evropa vet kurrsesi jo...e sa për neve shqiptarëve që e kemi filluar luftën(UçK) pa patur fare infrastrukturë mbrojtëse dhe ushtarake e që tani edhe t`a kërkosh nuk gjenë një shqiptar që frigohet të kapë "pushkën"sepse frika dhe miti se "Serbia është më e forta në evropë" është thyer,e vazhdojmë "lojën" kur të dëshirojnë serbët apo edhe të tjerët(armiq),pa asnjë hezitim...ne tani kemi Ushtrinë Tonë dhe "infrastrukturën" e pregaditur për një gjë të tillë!Sipas mendimit tim ne shqiptarët me potencialin njerëzor dhe material që posedojmë sot në tërë botën,jemi Hebrenjtë e II-të!...Mirëpo thënë të vërtetën ...edhe ne sikur Hebrenjtë,na bashkon vetëm lufta e jo edhe paqja...gjë që nuk është edhe aq keq,sepse të tjerët popuj "historikisht"bëjnë të kundërten!
    Përkujtoni fjalët e Gjeneralit Francez të KFOR-it në Kosovë,De Kermabo thënë para pak ditësh për mediat"Këthimi i Policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë as që mund të paramendohet"...Kur një Francez,mik dhe kumbar i serbisë detyrohet të deklarojë haptas një gjë të tillë për opinionin,besoj se nuk duhet më tjetër koment!Ai e di më së miri se sa dhe a kemi ne forca që t`a mbrojmë Kosovën nga sulmet e ushtrisë serbe në të arthmen...
    Popujt që sot janë të çliruar nga serbia duhet që për këte t a falënderojnë Mihail Gorbaçovin që e "ndërseu"serbinë të futej në luftë kundër tërë popujve tjerë të ish Scheisesllavisë!Ata që e futën në luftë Serbinë(Rusia),ata e shkatërruan...
    Ndryshuar për herë të fundit nga kurkushi : 27-06-2005 më 12:48

  9. #9
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Puna qendron ne faktin se, Rumania nuk ka ndikim ne arenen nderkombetare, prandaj ate nuk e perfill askush.

    Sot fatet e botes i vendosin superfuqite si Sh.B.A-ja, Gjermania, Franca, Britania e te tjere dhe jo vende anonime si Rumania, te cilat po "pushtohen" nga komuniteti rom. E aq me teper nje ish vend i bllokut sovjetik. ShBA ka nevoje per nje vend-satelit ne Ballkan armiqesor. Dhe ky vend nuk mund te jete as "Jugosllavia" as Bullgaria e as Greqia, por vetem Shqiperia dhe Kosova. Fati politik i Kosoves eshte i vulosur. Pervecse pavaresise asgje tjeter nuk mund te ndodhe.

    Per mendimin tim, Rumania ka nje problem te madh me etnite e saj masive brenda territorit te saj, sic jane romet, hungarezet, sllavet etj.. dhe nese Kosova behet e pavarur ekziston mundesia qe keto etni te ngrihen ne "rebelim" per bashkim me shtetet ame ose per liri me ta madhe. Rumania kerkon qe tu paraprije gjerava.

    Megjithate fakti ngelet, Rumania eshte e paperfillshme dhe e ardhmja e Kosoves eshte vetem pavarsia. Pa alternative tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ArberXYZ : 27-06-2005 më 13:46

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga bledi gjokaj
    ... Hungarezët kanë mosmarrëveshje të forta kufitare me Jugosllavinë, ku jetojnë dy milionë hungarezë. Hungarezët janë në grindje me rumunët për shkak të Transilvanisë. Rumunët me shkumë në gojë, përpiqen të vërtetojnë se që nga lashtësia ajo është provincë rumune, ndërsa hungarezët theksojnë se Transilvania gjithmonë ka qenë tokë e tyre dhe se atje mbizotëron gjuha dhe kultura hungareze. Rumunët bënë të pamundurën në mënyrë që të shkulnin nga rrënjët gjithçka

    Shume me mend!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  2. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  3. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •