Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    LZHK: Ne do të bëjmë shtet

    LZHK cel fushaten ne sheshin "Skenderbej"

    "Do te zbatojme denimin me vdekje per rend e qetesi"

    Levizja per Zhvillim Kombetar Leka I Zog, ka startuar dje ne mbremje ne sheshin "Skenderbej" te Tiranes, fushaten e saj elektorale per zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Ne kete tubim, i cili eshte i pari qe LZHK organizon qe nga krijimi, ku merrnin pjese drejtuesit me te larte te kesaj Levizje, eshte bere edhe paraqitja e te 100 kandidateve per deputet te LZHK Leka I Zog.

    Lajtomotivi i fushates elektorale te LZHK Leka I Zog, do te jete "Ne bejme shtet". Mitingu eshte hapur nga metonjesi per fronin mbreteror Leka Zogu, i cili ka ftuar qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe te votojne per kandidatet e LZHK, pasi kjo Levizje, sipas tij, "synon te shpetoje Shqiperine nga korrupsioni, monopolet dhe gjendja e mjeruar ne te cilen e ka katandisur qeverisja aktuale". Sipas tij, shqiptaret jane te zhgenjyer nga politikanet qeverises, te cilet vetem sa pasurohen ne kurriz te qytetareve dhe zhysin vendin ne varferi. "Ju ftoj qe te mos u besoni premtimeve te tyre", ka nenvizuar Leka. Sipas tij, LZHK Leka I Zog, eshte per te bere shtet ashtu si vazhdim, i shtetit qe 80 vjet me pare beri Mbreti Ahmet Zogu.

    Leka ka premtuar administrate te pakorruptuar, rend e qetesi per te gjithe qytetaret. "Zhvillimin do ta bazojme mbi pronen private. Do te sigurojme pune e mirqenie, si dhe kushte per te levizur lirisht kudo neper bote, me pashaporte shqiptare", ka deklaruar Leka.

    Ne kete tubim ka folur edhe Kryetari Ekzekutiv i LZHK Leka I Zog, Dashamir Shehi. Sipas tij, shqiptaret duhet te votojne per LZHK per t'i thene nje here e mire mjaft nje politike, te cilen ata nuk e meritojne. Shehi ka nenvizuar se shqiptaret nuk e meritojne kete realitet qe ka prodhuar politika 15 vjecare. "Kemi nevoje per shtet. Ne duhet te largojme korrupsionin ne te cilen e ka zhytur vendin Fatos Nano, si dhe klanet te cilat ne menyre korruptive po shtine ne dore pasurite e shqiptareve. LZHK do t'u ktheje qytetareve pushtetin, te cilin u'a kane marre qeveritaret aktual", ka nenvizuar Shehi. Sipas tij, LZHK do te siguroje rend e qetesi, ne menyre qe vendi te njohe ritme te vrullshme te zhvillimit ekonomik, dhe per te vendosur rend e qetesi eshte e gatshme te zbatoje edhe denimin me vdekje. Shehi ka theksuar se LZHK Leka I Zog deklaron besnikerine ndaj aleances euroatlantike, si dhe do te pershpejtoje reformat per integrimin ne BE. "Ne nuk premtojme parajsen, por shtetin e qytetareve shqiptare", ka nenvizuar Shehi.

    Ndersa Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, ka theksuar ne fjalen e tij se, vota per LZHK dhe Mbretin eshte vote per dinjitetin e Shqiperise, vote per lufte kunder korrupsionit, per vende te reja pune, per rend e qetesi, per forcim te shtetit ligjor, si dhe vote per anetaresimin e shpejte te Shqiperis ne familjen europiane. Kandidatet e LZHK kane nje perfaqesim te gjere, duke filluar qe nga ish- te perndjekurit politik, ish- deputete te PD, monarkiste me bindje, republikan, si dhe mjaft figura te njohura nder vite te jetes politike te vendit.

    A.META
    Ndryshuar për herë të fundit nga rudo : 28-05-2005 më 21:22

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Eshte e deshtur.

    Po kaloja rastesiht aty ku behej mitingu (kisha nje pune time) dhe ishin mbledhur shume pak njerez. Shumica te ardhur nga Mati me autobuze. Kesaj levizje i mungon udheheqja aktive, Leka Zogu eshte, per mendimin tim, nje hic ne politike. Eshte i pakuptueshem i mungon oratoria dhe nuk ka te ardhme. Po vdiq ky, djali i vet (princi), si i ngrofte, qe eshte, s'ka per te bere asgje. Me te merr fund e ashtequajtura monarki shqiptare.

    Ndersa Dashi, eshte bo si prostitute partish, qe me Pd, pastaj me PDr, pastja boni nje parti te vete (partia Demokrate e Rinovuar) dhe tashit eshte te LZhK, pas zgjedhje me siguri do te perfundoje me ndonje parti te tjera (ka plot-edhe mund te zgjedhesh)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Une mendoj qe LZHK-ja eshte pikerisht ajo valvul shkarkimi ku te djathtet, ato qe duan vertet prone dhe qe ja kunder ligjit 7501 do ta votojne...
    Sa per Dashamir Shehin,,, ai perfaqeson qytetarine shqiptare dhe s'eshte e rastit qe shume vete e duan dhe e degjojne me vemendje. Ne politike ka aleanca, pikerisht sepse nuk mund ti lihet e gjithe e djathta ne dore PD-se.
    LZHK eshte nje ngjyrim tjeter ne te djathten shqiptare dhe z Dashamir Shehi eshte nga te paketit te djathte te vertete qe kane mbetur ne Shqiperi.
    Por une njoh personalisht dhe shume individe qe mbeshtesin z. SHehi dhe qe jane qytetare te vertete dhe te djathte te vertete,qe fatkeqesisht jane me pikatore ne gjithe politiken shqiptare...
    Shembulli me i pa-kuptimte eshte Fatmir Mediu,,, edhe do prona, edhe ben si i djathte, edhe pranon 7501...
    Kjo eshte e "djathta" alla shqiptare...?!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •