Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A JANË VITET 1915 DHE 1922 VITE TË THEMELIMIT TË INSTITUCIONEVE TONA TË SOTME

    Pjesëmarrja e kryetarit të Kosovës në aktivitete, ku ashiqare synohet të farkohet një histori me prejardhje serbe e institucioneve të Kosovës, është shumë shqetësuese. Vërtet, nëse mirren si data të themelimit të institucioneve të sotme të Kosovës, vite si 1915, 1922, e të tjera si këto, kur Kosova ka qenë nën okupimin e egër të Mbretërisë Serbe, ose të Mbretërisë Serbo- Kroate- Sllovene, atëherë, detyrimisht shtrohen disa dilema jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

    Shkruan : Dr. Milazim KRASNIQI

    Në një pritje që është dhënë më 16 qershor 2005 nga kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, për futbollistët e rinj të klubit Prishtina, valëviteshin flamuj të vegjël, në të cilët si datë e themelimit të klubit mbahej viti 1922. Edhe disa ditë më herët, Enti i Shëndetësisë Publike, ka shënuar një kremtë po kaq tëpazakonshme: tetëdhjetëvjetorin e themelimit (i bie viti 1915). Edhe atë aktivitet e ka nderuar me prezencën dhe me fjalën e tij, kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Nuk mund të thuhet me saktësi se a është një rastësi prezenca e kryetarit të Kosovës në solemnitete/aktivtete të tilla, apo ky është një manipulim që i bëhet atij nga organizatorët e tyre. Ndoshta, ata e kanë ndjerë prirjen e kryetarit Rugova, për të krijuar lloj lloj legjendash e mitesh pellazgo-iliro-dardane, që ta çojë sa më thellë historinë e Kosovës, dhe mbi këto perceptime të tij megalomane nacionalromantike, i shesin edhe idetë e veta proserbe, si të legjitimuara nga kryetari i vendit. Por, edhe po qe është kështu, pjesëmarrja e kryetarit të Kosovës në aktivitete, ku ashiqare synohet të farkohet një histori me prejardhje serbe e institucioneve të Kosovës, është shumë shqetësuese. E pakta që ai do të duhej të bënte në kërë rast, është që duhet t’i merr në përgjegjësi këshilltarët e tij, që nuk tregojnë kujdesin e duhur për imazhin dhe kredibilitetin e punëdhënësit të tyre.

    Vërtet, nëse mirren si data të themelimit të institucioneve të sotme të Kosovës, vite si 1915, 1922, e të tjera si këto, kur Kosova ka qenë nën okupimin e egër të Mbretërisë Serbe, ose të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, atëherë, detyrimisht shtrohen disa dilema jo vetëm me të kaluarën por edhe për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Në një rast të tillë, refuzimi shqiptar i periudhës së pushtimit serb, do të pësonte goditje serioze në anën kulturore të tij, dhe në atë rast do të rritej legjitimiteti i pretendimeve serbe, se historia dhe kultura e Kosovës, në fakt, është vetëm një histori dhe një kulturë serbe, jo vetëm më Mesjetën e largët, por edhe në kohën e sotme.
    Ndërsa, gjithkush e di se periudha mes viteve 1912-1941 në këto hapësira, është përshkruar nga diskriminimi dhe nga projektet e asgjësimit fizik të shqiptarëve. Nëse në vitet 1915 e 1922, janë formuar klube ose institucione shëndetësore në Kosovë, është e sigurt sa ato nuk janë formuar për shqiptarët, po në kuadër të ndërtimit të historisë dhe të kulturës serbe në viset e pushtuara. Për hir të së vërtetës poashtu duhet thënë se ato klube ose ente shëndetësore, nuk i kanë pasur as emrat që kanë sot, që do të thotë se as nga kjo anë nuk mund të arsyetohet ‘kontinuiteti’ i tyre.
    Rrjedhimisht, institucionet e tilla dhe historitë e tilla, nuk mund të vihen në themele të historisë së re të Kosovës, e cila falë Zotit, ka dalë nga darat e hekurta të pushtimit të gjatë serb.

    Ato data të themelimit të klubeve, të enteve shëndetësore, ose të institucioneve të tjera, duhet të mbahen mend e të studiohen nga aspektet e diskriminimit dhe të asgjësimit të shqiptarësisë së Kosovës, por jo si data që shënojnë historinë tonë. Përndryshe, me një kësi kriteri, duhet të kremtohen e të përvehtësohen si histori e Kosovës edhe datat e institucioneve të themeluara në Kosovë nga Musolini e nga Hitleri, sespe edhe ata për hesapet e tyre kanë formuar jo pak ente e institucione të ndryshe në vitet sa ka zgjatur pushtimni i tyre.

    Sado që në disa aspekte nuk ndryshojnë plotësisht, ngjarjet që kanë ndodhur pas vitit 1945, në mënyrë të kujdesshme dhe selektive, mbetet që të përfshihen në kalendarët që shënojnë themelimin e disa institucioeneve, asociacioneve dhe të klubeve. Kjo për arsye se edhe shqiptarët e Kosovës, kanë qenë pjesëmarrës aktivë në projektin çlirimtar antifashist, i cili ka pasur karakter global. Fakti që më vonë projekti antifashist degjeneroi në një projekt ideologjik, pa dyshim që ua zbeh legjitimitetin shumicës së atyre projekteve, por gjithnjë mbetet që të trajtohet me kujdes përfshirja e tyre në memorien shtetërore të Kosovës. Fjala vjen, mund të aktivizohen datat që kanë të bëjnë me institucionet kulturore, arsimore, sportive, por jo ato që kanë të bëjnë me themelimin e strukturave represive (UDB, gjyqet popullore) dhe me marrjen e vendimeve antishqiptare (Kuvendi i Prizrenit). Por, për këtë punë duhet konsulenca e ekspertëve, nga rasti në rast, duke arritur ashtu në një profilizim të plotë të kësaj historie. Por, nëse edhe kjo lihet në duart e profiterëve dhe të karrieristëve, atëherë do të gjendemi në terrenin e manipulimit dhe të afirmimit të mazohizmit si vetëpërcaktim politik, kulturor dhe historik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Presidenti Rugova: Pavarësia e plotë për Kosovën është kompromis dhe optimum

    Presidenti Rugova: Pavarësia e plotë për Kosovën është kompromis dhe optimum

    Prishtinë, 22 qershor - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në një intervistë të gjatë që i dha mbrëmë Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), theksoi se Kosova po ecën në rrugën e saj të duhur, duke nënvizuar se është kjo rruga ndërkombëtare që të bëhet vlerësimi i progresit që çon drejt pavarësisë.
    Presidenti Rugova theksoi se kompromisi për statusin e Kosovës është pavarësia, duke marrë për bazë "referendumin e vitit 1991 që është objektiv i të gjitha institucioneve tona, i lëvizjeve, i grupeve politike, pastaj edhe i periudhës së luftës edhe pas saj".
    "Është kompromis dhe optimum i kosovarëve dhe i gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës apo në rajon, sepse nuk kemi kërkuar një bashkim me Shqipërinë, që do të ishte problem tjetër e që do të sillte çështje të tjera, apo bashkimin e territoreve të tjera me Kosovën e pavarur", theksoi Presidenti Rugova, duke shtuar se Kosova është në kufijtë e saj aktualë.
    "Kjo është zgjidhje më moderne dhe që e përkrahin të gjithë shqiptarët dhe do të qetësohej kjo pjesë e Eropës e botës dhe gjithsesi një Kosovë e integruar në rrjedhat evroatlantike", nënvizoi Presidenti Rugova.
    Duke komentuar disa zëra për një lloj pavarësie të kushtëzuar për Kosovën, Presidenti i Kosovës hodhi poshtë këtë ide, duke kërkuar pavarësi të plotë:
    "Ky opsion për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës nuk është shumë i qartë dhe unë nuk e pranoj këtë, sepse ose ka pavarësi ose s'ka. Pra, duhet pavarësi e plotë për Kosovën dhe kjo ia garanton integrimet e ardhshme, si dhe perspektivat dhe integrimet në bashkësinë ndërkombëtare, si një komb i ri dhe një vend i lirë në bashkësinë e kombeve të lira", u shpreh Presidenti Rugova.
    Duke u përgjigjur në një pyetje rreth disa shkrimeve në masmedia që lidhen me Presidencën, përkatësisht me disa tenderë për ndërtimin e shtëpisë së bardhë, për blerjen e automjetve Presidenti Rugova tha:
    "Nuk e kemi parë të arsyeshme të japim shumë shpjegime, sepse këto janë gjëra ligjore dhe të rregullta. Çdokush që është i interesuar mund t'i shikojë këto dokumente në bazë të ligjit mbi qasjet publike në dokumentet zyrtare. Nuk ka asgjë të fshehtë. Mirëpo këto fushata fakteqësisht bëhen për të bërë diçka, apo për të njollosë diçka. Pra gjërat janë shumë të qarta dhe sipas ligjit e konform me ligjin... Janë dhënë edhe informata në media që e shkelin ligjin. Ka edhe disa sekrete shtetërore, që mund të shikohen, por nuk duhet të bëhen publike për arsye të sigurisë dhe dihet momenti kur duhet të bëhen publike", sqaroi Presidenti duke kërkuar kujdes nga të gjithë për ato që shkruajnë.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga NACIONALISTI007
    ne evrope ibrahim rugova eshte i njohur si njeri i moderuar qe me ane te paqes lufton per nje autonomi te Kosoves
    Ashtu deshiron qe te jete qendrimi i Presidentit?

    A ka ndonje teme qe nuk e perdor Presidentin si nje figure per te sulmuar e ofenduar?

    E Nacionalist po i thu vetit a?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •