Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Gjykata e Hagës sot do të debatojë për lirimin e Haradinajit

    Hagë, 09:30

    Në Tribunalin e Hagës për sot është caktuar debati për argumentet që para gjykatës duhet t`i parashtrojë mbrojtja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, e që më pas t`i lejojë lirim të përkohshëm.

    "Këshilli gjyqësor me të cilin do të kryesojë Karmell Agius nga Malta do t'i dëgjojë argumentet e mbrojtjes së të akuzuarit, e cila kërkoi lirimin e përkohshëm nga paraburgimi të Ramush Haradinajt. Vendimi lidhur me atë nëse ai do të lirohet përkohësisht nga paraburgimi deri në fillimin e gjykimit, do të kumtohet rishtazi", thuhet në kumtesën e Tribunalit.

    Përfaqësues të UNMIK-ut, po ashtu, do të duhej ta informojnë Tribunalin se a mund ta garantojnë sigurinë e të akuzuarit, por edhe të viktimave dhe të dëshmitarëve, si dhe atë nëse janë të aftë, që nëse ai lirohet përkohësisht, ta transferojnë sërish në Hagë në momentin kur këtë do ta kërkojë Gjykata.

    Ramush Haradinaj (37) nga mesi i muajit mars të këtij viti para Tribunalit të Hagës u prononcua se nuk ndjehet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës. Ai është akuzuar së bashku me Lahi Brahimin dhe Idriz Balajn, të githë ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Haradinaj ngarkohet për gjoja krime kundër popullatës civile serbe dhe asaj të nacionaliteteve tjera në rajonin e Deçanit, Pejës, Gjakovës, Istogut dhe Klinës të kryera nga mesi i muajit mars dhe shtator të vitit 1998. /Makfaks/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ish kryeministri Haradinaj pritet të dalë në një seancë dëgjimore sot në Hagë

    Hagë, 24 maj -

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të dalë në një seancë dëgjimore sot në Hagë me të cilën do të vendoset nëse do t'i mundësohet që të mbrohet në liri.
    Avokatët mbrojtës kanë shfaqur bindjen e tyre se Gjykata e Hagës do t'i mundësojë mbrojtjen në liri.
    Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, ka deklaruar kohët e fundit se do t?i kundërvihet kërkesave që ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mbrohet në liri, me arsyetimin se ai mund të ndikojë mbi dëshmitarët e rastit.
    Por pala mbrojtëse e Haradinajt thotë se kanë marrë garanci nga misioni i OKB së dhe nga trupat paqeruajtëse, përveç garancive individuale të ofruara nga krerët e këtyre dy institucioneve ndërkombëtare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Lus perendin ta lirojne te mbrohet ne liri!
    Kjo dmth shume,sidomos per momentin kur Kosova eshte ne gjendje shume skeptike.Besoj se do ngritej morali,sadopak!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shtyhet vendimi për lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt

    Në Tribunalin e Hagës u mbajt seanca dëgjimore ku u shqyrtua kërkesa e mbrojtjes së Ramush Haradinajt për mbrojtjen në liri. Gjykata sot nuk solli asnjë vendim, por u vendos që mbrojtja dhe prokuroria të paraqesin mocione të tjera shtesë rreth çështjeve që u ngritën nga ana e prokurorisë. Prokuroria kontestoi aftësinë e UNMIK-ut për ta arrestuar Haradinajn, nëse kjo bëhet e nevojshme.


    Po ashtu, prokuroria kontestoi zotësinë garantuese të UNMIK-ut duke pohuar se kohëzgjatja e mandatit të UNMIK-ut është e pasigurtë. Në seancë u paraqit edhe zëvendës -kryeadministratori Lari Rosin.Ai foli për obligimin dhe gatishmërinë e UNMIK-ut për ta zbatuar ligjin, gjegjësisht, të gjitha vendimet e Gjykatës së Hagës. Ai përmendi përparimet e bëra në fushën e sigurisë dhe avancimin e SHPK-së. Në seancë, Ramusha Haradinaj e mori fjalën dhe përsëriti qëndrimin e njohur se ka qenë dhe vazhdon të jetë i gatshëm që të veprojë konform ligjeve.Pas marrjes se mocioneve shtesë nga mbrojta dhe prokuroria, pritet që gjyqi të sjell vendimin.


    RTK 24/05/2005 14:49:47
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Gjykata e Hages le ne burg ish kryeministrin Ramush Haradinajn



    PRISHTINE (25 Maj ) - Gjykata e Hages nuk pranoi ta lironte me kusht ish-kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj, i akuzuar per krime lufte dhe shkelje te ligjeve dhe zakoneve te luftes. Gjykata e shtyu marrjen e vendimit te saj per kete ceshtje, ne pritje te mocioneve te prokurorise dhe mbrojtjes. Gjyqtaret degjuan argumentet e avokateve te Haradinajt, te cilet kerkuan qe ai te mbrohet ne liri, si dhe argumentet e prokurorise, sipas se ciles ish-lideri nuk duhet te largohet nga burgu i Hages. em/em (Gazeta Shqiptare/Balkanweb)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkruan:Xhemil ZEQIRI

    NË HAGË NUK DËNOHEN "KRIMET" POR PAVARSIA E KOSOVËS!



    Pas akuzave të bijëve më të mirë të Kosovës, ish-komandantëve të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj me shokë; jemi dëshmitarë se si rrjodhën ngjarjet pas asaj që qe planifikuar nga Grupi i Kontaktit; pas një presioni të madh shqiptarët e nënshkruan atë marveshjen famëkeqe të Rambujës-Parisit.

    Ndërsa, serbët nuk e nënshkruan, sepse nuk ishin të kënaqur,(ashtu si në vitin 1913-të, në Konferencën e Lonndrës kur u coptuan territoret shqiptare, delegacioni serb bëri protesta dhe nuk ishte i kënaqur se nuk e gllabëroj tërësisht Shqipërinë).



    Dihet nga të gjithë, se në ate kohë (gjatë Konferences së Rambujës) ishte një depresion tek ushtria serbe dhe te përkrahësit e tyre rus.

    TV- Danez atëbotë, e paraqiti një inçizim prej Dumës ruse (Parlamnetit rus) ku disa parlamentarë e dënonin politkën serbe dhe luftën e tyre në Kosovë; ne nuk mundemi ta përkrahim këtë politkë të S. Millosheviqit, thoshin ata…



    Ndërsa, delegacioni i Kosovës u kënaq me disa premtime boshe kinse diplomacia botërore do ta detyrojë Serbinë të hyjë në dialog dhe të njohë dokumentin e Rambujës…

    Duhet patjetër të përkujtojmë se gjatë kohës së bisedimeve (pazarllëqeve)në Rambuje, që Serbia dhe aleatje e saj LDK-ja, me Ibraim Rugovën,ishin të bindura se nuk do ketë intervenim të NATO-s, sepse shpresonin, katërcipërisht se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk do miratohet kërkesa për intervenim ushtarak.



    Dhe, kërkesat e I.Rugovës për intervenim të NATO-s, dhe ndërhyrja e një administrate ndërkombëtare në Kosovë, si duket e kishin marrë heret lejen edhe nga Serbia, që ky t´i shprehte lirisht këto, në konferencat për shtyp.



    Kjo mundet të argumentohet se kur SH.B.A, dhe NATO-ja intervenuan ishte pikrisht I.Rugova që kërkonte krahas Millosheviqit e Shainoviqit; të ndërpriten bombardimet se kjo kërkesë bëhej prej I. Rugovës, sepse këtij i dhimbseshin civilët serbë, duke i harruar civilët shqiptarë që masakroheshin njëkohësisht nga ushtria dhe paramilitarët serbë!!!



    Gjatë 78-të ditë lufte nga ajri me një largësi mbi 10000 metra, bobardonte NATO-ja, ndërsa në tokë bëhej resistenca nga bijtë më të mirë kombit shqiptar nga mbarë hapësira ballkanike dhe diaspora, nga bijë e bija që u radhitën nën amblemën famëmadhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



    Po, sigurisht që për këtë heroizem në të ardhmen duhet të mirren shkrimtarë, puplicistë dhe analistë e ndryshëm, jo vetëm nga hapësira gjithëshqiptare, por edhe nga ajo ndërkombëtare, përparimtare.



    Televizionet vendore dhe të huaja duhet të bëjnë dhjetëra e qindra filma dokumentarë për pasqyrimin e heroizmave të pashoqe që bënë ushtarët e UÇK-së, kur NATO-ja, bombardonte nga ajri.



    Dihet nga të gjithë, gjithashtu se ushtria serbe bënte kërdinë, bënte pamëshirë masakra mbi popullatën e pambrojtur, prandaj nga dhuna e terrori, një pjesë e madhe; afër 1 milon ikën në Shqipërinë e Andejdrinit, (dyshoj, kjo ka mundur të bëhet, edhe me porosinë e partive pacifiste dhe agjenturave të huaja), kinse duke e bërë këtë shpërngulje biblike, vetëm atëherë, do të na përkrahin Evropa dhe Amerika.



    Ndërsa, si edhe më parë gjatë historisë, kombi shqiptar u gjend në UNITET, në Shqipërinë e Andej- drinit, populli i një gjuhe i një gjaku dhe i një flamuri u dha çdo gjë, që kishte në vatrat e veta, refugjatëve nga Kosova, atje u pritën me bukë e kripë e zemër bujarie, ashtu siç pritet dhe nderohet vëllau prej vëllau;ishte një bashkim shpirtëror nga kjo fatkeqsi historike.



    Ndërsa, në Maqedoni në Stankovec, Bllacë, Nepreshten e gjetiu, shfaqej hapur një urretje e madhe, një nëçmim i madh ndaj shqiptarëve, por nga ato vende të mallkuara, do t´i nxirrnin kosovarët shqiptarë, vëllezërit e tyre shqiptarët që jetojnë në trojet e veta nën administrimin e Maqedonisë, ata do t´i hapnin zemrat dhe portat për refugjatët, njësoj si vëllezërit që nga Shkodra deri në Vlorë, Sarandë e gjetkë.



    -Në ato situata shumë delikate dhe tragjike do të shfaqej në TV botërore I.Rugova duke ia shtërnguar dorën miqësisht, Millosheviqit.



    Nuk ka hiq rëndesi a shkoj vet apo e morën me dhunë, kur dihet fakti se ajo pjesa e rrezikuar e delegacionit të Rambujës u ndalen në Tiranë.

    Ishte pikrisht ky Rugovë, që nuk zbriste nga aeroplani por "trimi", i botës së çudirave, dëshironte të nisej për në Prishtinë.



    Siç dukej, ai heret i kishte bërë hesapet, me "hanxhiun" e huaj, Millosheviqin.Edhe pse pilotët kishin marrë informacione se në malet e Kosovës, janë duke u zhvilluar luftime të rrepta nga UÇK-ja dhe ushtria serbe.I.Rugova, nuk zbriti nga aroplani, por këmbënguli që të shkonte në Prishtinë, sepse atje e kishte më të sigurt se e mbronte policia serbe!!!

    Pastaj, rregjimi millosheviqian, do ta lejonte që ky "zotëri i kidnapuar", të fluturonte si dikur mbreti Ahmet Zogu, prej Beogradi drejt Romës!

    Ai, presidenti i zgjedhur prej popullit edhe kur ishte Kosova në gjendje lufte, nuk do të kthehej nga Italia në Kosovë, derisa UÇK-ja, të çarmatosej!

    Të gjitha këto që përmendëm heroizmat, po për fat të keq edhe dështimet në politikë e kanë burimin tek ajo Konferenca famëkeqe e Rambujës dhe pastaj tek Marrëveshja e Kumanovës, ku tërësisht u injorua faktori UÇK, por edhe tek rezoluta e Këshillit të Sigurimit, 1244, që bazohet tek ato, konferencë-marrëveshje, që pasoi pastaj nënshkrimi në Paris...

    Dhe, kështu prapakëthehu, do rjedhin ngjarjet hap pas hapi, do të shtrihet pastaj, Korniza Kushtetuese,Marvesheja Hekerup-Çoviç e të tjera intriga që do përgaditeshin në dëm të shqiptarëve, sipas versioneve nga hekerupët e "rinj", që do vijnë...



    Po, edhe shumë plane tjera do jenë në dëm të shqiptarëve dhe Kosovës!Pastaj,do bëhen edhe zgjedhjet e para lokale dhe ato parlamnetare ku fitues do jenë "partitë demiokratike" pacifiste, faktikisht ata që e fituan luftën dhe u përgjakën me ushtrinë serbe në tokën shqiptare, pakuptimisht do të ngelin opozitë!!!



    Kush kupton sadopak në politkë i njeh edhe këto intriga që iu benë atyre partive të dala nga lufta (shembull tipik ishte edhe në luftën nacional-çlirimtare ku ”miqtë" e sotshëm, anglo-amerikanë do të këkonin nga Enver Hoxha që edhe bashkpuntorët e gjermanëve dhe italianëve të dalin në zgjidhje të lira), por strategu i luftës dhe i politikës shqiptare, për gadi gjysmë shekulli; nuk pati pranuar që të Shqipëria dhe parlamenti i saj të bëhet lesharapi, të firmosin së bashku atdhetarë dhe tradhëtarë, sikurse e detyruan delegacionin e UÇK-së, në Rambuje.

    Enver Hoxha, po t´i kishte lejuar të hyjnë në zgjedhje ballistët, legalistët, e parti tjera që do të mbinin pas çlirimit, si këpurdhat pas shiut; pra simotrat e tyre, ato, pastaj padyshim me ndimën e ”miqëve të shiqptarëve”, nën rrogoz do t´i fitonin zgjidhjet dhe pastaj antifashistët do të përballeshin me akuza:

    për genocid ndaj popullit të vet, sikur sot që po dënohen komandantët dhe ushtarët trima, para ”drejtsësisë” në gjyqet si në Hagë po edhe në Kosovë.



    Me Rugovën në krye të Kosovës, si para dhe pas luftës,po kemi vetëm vuajtje, varfëri, ndjekëje, dhe persekutime!

    Shpifjet ndaj ish-pjestarëve të UÇK-së, si gazetat shqiptare, ashtu edhe të hueja, dolën në shesh se gjatë luftës krerët e LDK-së, dhe vazalët e tyre, shërbëtorët e urtë të serbëve okupatorë, jo vetem që e sabotuan luftën por ato kishin bërë edhe raporte me shpifje dhe trillime ndaj luftëtarëve të lirisë.



    Raportet e errëta montuese, nga Eqrem Kryeziu me shtabin e tij famëkeq, të atij komisioni për krime lufte do të dalin sheshit.

    Kjo, ishte një tradhëti pakrye, që vetëm të kenë përkrahje nga serbët dhe ndërkombëtarët, këto komisione të LDK-së, po e dëmtonin luftën heroike të UÇK-së, prej atyre raporteve, pastaj prokurorët serbë dhe gjykata e Hagës do të trilloj akuza, dhe dosje ndaj çlirimtarve.

    Në fillim do të dënohet për ”krime ” lufte Dauti Haradinaj me shokë një hero i gjallë, më pastaj edhe Rrustem Mustafa "Remi", me shokë me akuza qesharake gjenocid ndaj polullit shqiptar, sepse gjatë luftës na qenkan vrarë edhe disa bashkëpuntorë të policisë serbe.etj, etj.



    Luftën e fitojnë gjeneralët e jo ushtarët!

    Pra, lufta ushtarakisht u fitua, por lufta politike humbi.

    Pse ngjau kështu?

    - Sepse:të kujtojmë thënjen gjeniale të Napalon Bonapartës:

    "Lufta fitohet me komandantët, që të jenë luan, s´ka randësi, ushtarët le të jenë gomarë, por lufta humbet, nëse ushtarët janë luanë dhe komandantët janë gomarë".



    Kjo, tragjedi, ndodhi tek ne!



    - Politkën e udhëhoqi "komandanti gomar" me emrin I. Rugova, dhe humbëm, ndërsa luanët ishin: Adem Jashari e Ramush Haradinaj, pra ishin luanët ushtarakë dhe e fituan luftën.



    Jo! Natoja nuk e çliroi Kosovën para qëndresës së tyre heroike; pastaj ata bënë pazarllëqe në dëm të shqiptarëve në Kumanovë, lufta fitohet nga toka (me kambësori) e jo nga qielli.

    Tani, që kemi mjaft politikanë, "të hollë", le të bëjnë eksperimnete me vite të tëra, në trupin shqiptar agjeturat e ndryshme. Dhe, tani le të shohin sërish ( se si duket kanë harruar shpejtë), narcistët pacifistë, se ushtari i huaj është i huaj.Po kush do çoftë ai edhe nga vendi më mik, le të dihet mirë, se ai ka ardhur aty t´i mbron vetëm interesat gjeo-politke dhe jo shqipatrët ndaj të cilëve po përgaditen lloj-lloj skenarësh, të errëta, më vonë dikujt të shpresojmë se do t´i vijnë mendtë, por atëherë, do të na humbin "dhentë", po druaj do të jetë shumë vonë, për përmirësime...

    Këto manipulime politike, si më heret edhe tani po i bënë Grupi i Kontaktit, kur mendon se Kosovës nuk i lejohet Vetëvendosja, as Ribashkimi me Shqipërinë, apo me viset tjera shqiptare që e rrethojnë në kufi; por për të ardhmen e saj të vendosin të tjerët, të vendosë KS, për më keq, të vendosin dhe armiqtë e saj të përbetuar sllavo-okupatorët dhe mikja e tyre e vjetër, Rusia.



    Kjo, është shkelje flagrante mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje!



    Në vitet e vetadmnistrimit jugosllav kur Kosovën e kishin okupim serbët dhe vazlët e tyre; Azem Vllasi dhe Rrahman Morina, çlirimtarëve, prengat ua vinin në duar; ndersa, këto "aleatët" e vjetër e "miqtë" e rinj të unmikistanit, po ua lidhin duart çlirimtarëve me paseardhësit e Vllasit e Morinës: I. Rugova, N. Daci S. Hamiti, Eqrem Kryeziu etj, prangat shqiptarëve po ua hedhë në kokë!!!



    Si duket kjo qenka lidhje "moderne" apo jo?!

    Si vet politika e tyre lavire, aha "më falni", moderne!



    Këto janë ato prangat në tru që ua kanë vënë puthadorët e huaj shqiptarëve.Kjo, tregon edhe sa u besuan, e përcollën Ramush Haradinajn me ”daulle" deri në aeroport, me bindje se do ta lirojnë të mbrohet në liri!!!

    Kam bindjen se komandantin legjendar, R.Hardinajn, nuk e lirojnë të mbrohet në liri, sepse ata nuk e morën ta lirojnë, por edhe në rastin "më fatlum" edhe sikur ta lirojnë, më nuk do jetë legjenar, as pushtetar, por shërbëtor i klanit Rugova dhe unmikistanit.

    E, kjo do të ishte për të vdekje për së gjalli...



    Atë, dhe çlirimtarët tjerë do të liroheshin vetëm me organizim të mirëfilltë, me demonstrata të fuqishme e të përditshme se ai është komnadanti i ynë dhe ka sakrifikuar familjen edhe jetën në mbrojtje të popullit, e të pavarsisë, prandaj, populli duhet ta kupton drejt e jo të dëgjon raporterët profiterët titist, të tipit Agim Zatriqi e të Agim Malajve që ia imponojnë popullit terrorin psikologjik me ato farëkëqiat komente të "famshme" të tyre.



    Ata, që prej kohës së Titos, e kanë pasur "den-baba-den", si pronë private RTP, tash,kinse RTK.

    Politika e tyre antikombëtare, doli hapur edhe njëherë prej marsit të vitit 2004, pas trazirave popullore.Prandaj, duke i parë të gjitha këto ngjarje në dritën e së vërtetës, jam i shtërnguar nga rrethanat e krijuara, që si shqiptar i brengosur, për këto që po ngjajnë, t´ju bëjë një thirrje të gjithë intelektualëve përparimtarë, në të gjitha institucionet e atdheut, të gjitha shoqatat jo qeveritare që ta demaskojnë kudo, kurdhoherë dhe në çdo vend politikën dinake të unmikistanit e cila është vënë në shërbim të Serbisë, fatkeqësisht kësaj politike famëkeqe po i shërbejnë me besnikëri të verbër edhe "politikanët" modernistë.



    Kopenhagë, 14 prill 2005
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    po m´doket jeni prish pak diqka me rtk-ne ju komunistat?
    a llap??

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  3. Për lirimin e Limajt nuk ekziston asnjë arsye bindëse
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 08-12-2003, 09:21
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •