Une jam ZARATHUSTRA.
Kuptohet qe ky eshte nicku im dhe jo emri i vertete.
Ky eshte postimi im i dyte ne kete forum. Pasi bera nje prove diku tjeter, thjeshte per te pare se si ngjan, mendova ta filloj me prezantim.
E kam zbuluar kete forum para ca ditesh nga nje shok qe e viziton shume. E shihja vazhdimisht duke shkruar ketu po me dukej humbje kohe te rrija e te merresha me forume e gjera te tilla. Por nje dite vendosa qe edhe une te behem antar. U bera dhe sot gjeta kohen qe te shkruaj diēka..
Forumi po me pelqen shume. Ka funksione fantastike. Kam shkruar me pare tek forume te tjera por user-friendly si ky s'ka. Pergezime stafit.
Kam lindur ne Shqiperi para 20 e ca vitesh. Vazhdoj te jetoj akoma dhe kam ndermend te rri edhe ca vite te mira ne kete bote te shpifur, megjithese Zoti e ka ne dore. Te shohim se ē'ka menduar per mua.
Meqe ky eshte prezantim mbase do duhej te them diēka me teper per veten por nuk e di, qenka e veshtire. Jam student universiteti dhe mendoj qe te diplomohem. Ky eshte nder planet e mija me te aferta. Me pelqen sporti por me teper se ta ndjek nga TV-ja me pelqen qe te luaj vete. Jam tifoz i ēmendur i Celtic Glasgow. Fatmiresisht ketu ku jam s'kam mundesi ta ndjek keshtu qe jam ne rregull.
Ne pergjithesi jam njeri i qete qe rrin ne terezi te vet por me pelqen shume te debatoj me njerezit keshtu qe edhe pjesmarrja ne forum do jete nje eksperience interesante.
Me pelqejne shume librat dhe lexoj shume. Megjithese ka ndonje shkrimtar tek-tuk qe shkruan bukur, letersia artistike s'me pelqen edhe aq, me teper preferoj filozofine. Niēe eshte shkrimtari im i preferuar. Do thoni ju ky qenka i lafitur. Eh, jam ca.
S'ma do mendja qe keni ardhur deri tek paragrafi i fundit por, gjithsesi, une do e shkruaj edhe kete paragraf sepse duhet mbyllur ky prezantim shume i sterzgjatur. Falemnderit qe e lexuat dhe ju pershendes.
Mireutakofshim neper diskutime.![]()
Krijoni Kontakt