Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    VRASJA e KLITIT …Tregim legjendar

    Vrasja e Klitit, tregim legjendar, nga Llemadeo




    Kur lindi Aleksandri i madh, e ėma Olimbia, bije e fisit te Mollosve qe jane shtrire ne ato kohe te sterlashta ne krahinat e Jugut tė Ilirisė deri ne gjirin e Vlorės… Ajo ia dha te birin e sapo lindur nje gruaje te njohur prej saj qė ajo ti jepte gji, pasi siē dihet, disa nga grate, kur lindin fėmijėn, ne pergjithsi kane probleme me gjirin dhe ne oret e para femijes i jep gji nje tjeter grua qe ka lindur ne ato dite te afrėta… Ajo grua qe i ka dhene gji Aleksandrit ka qene nje e njohur e Olimbisė e ėma e Klitit. Kliti u rrit bashke me Aleksandrin dhe u bene shoke shume te ngushte, aq sa Aleksandri e mori me vone ne trupen e tij ushtarake mė besnike dhe e mbante si besnikun e vet me tė forte prane vetes…
    Aleksandri kshillohej shpesh me Klitin si miq edhe pse me kokfortesinė e tij ai nuk e degjonte gjithmonė !
    Njė herė Kliti e kundėrshtojė aq shume sa u zunė me fjalė me njeri tjetrin shume ashper, aq sa nder te tjera Kliti nė zėnie e siper me fjalė i tha Aleksandrit:
    “Ti ke vrarė babanė tėnd pėr ti marrė pushtetin, etja jote nuk njeh kufijė pėr pushtet. Edhe botėn sikur ta sundosh ti don prap tė sundosh diēka tė re…”!

    Aleksandri i nevrikosur e vrau Klitin para kėmbve tė tij.
    Pasi e vrau ai u bė i trebuar, ai thėrriste me zė tė lartė duke vajtuar me njė gjuhė tė ēuditshme dhe ne tė njeten kohe ai gerrvishtėte fytyrėn e tijė, shkulte flokėt dhe sidhej nėper ate truall tė ngjarjes duke e rrahur gjoksin e vet me grushta dhe duke gjuajtur Dhe me duar poshte e lart…
    Asnjė ushtar apo drejtues ushtarak nuk guxonin ti afroheshin nė ato minuta tragjike qė ai po kalonte…
    Dhembja pėr tė ishte tejet e madhe, aq e fortė sa atij tronditja i kishte shkuar aq thellė nė shpirt, deri atje sa i kishte zgjuar disa nota ankimi e vajtimi qė ja kishin ndezur flakė trishtimin deri ne celet e genit tė gjakut tė vet, ku e kishte bėrė tė ndjeje dhembjen pėr humbjen dhe ta demostroje hapur atė dhėmbje ashtu me disa rite fisnike krejtėsisht tė veēanta !
    Ai e ndjente atė humbje aq thellė sepse kishte vrare njeriun me besnik, kishte vrare vėllane e gjirit, vėllane e qumshtit, vėllanė e gjakut, Klitin njerin nga djemte e fiseve me te njohura ne Ilirinė e jugut, nė fisin e Mollosve.
    Nėper atė tronditje ai thoshte:
    “Si do ti them nėnės sė Klitit pėr djalin, asajė nėne qe mua mė ka dhenė gjirin e vet,,,?”!
    Fjalet e Aleksandrit shpreheshin nė njė gjuhė tė ēuditshme dhe tė fuqishme sa tė dukej se ai po fliste me qiellin, me perendite, atė ditė nė ato orė tragjike, kur ai kishte vrarė Klitin dhe e shihte disa hapa larg vetes tė shtrirė, ashtu tė gjakosur para tij…
    Ai ngrihej dhe turrej nė njė anė, me duar drejt qiellit dhe therriste me sa fuqi qė kishte…dukej se u lutej pernedive qė ta ngjallnin Klitin, ta ngrinin pėrseri nė kėmbė… Ai i krijonte ato skena duke levizur ne menyre dramatike afer trupit te Klitit. Therriste me duar drejt qiellit ne atė gjuhė tė pakuptueshme prej shumicės sė gjeneralve tė tij qė i qėndronin nė kėmbė diku rrotull, zėri i tij i fuqishem dukej se do tė ēante qiejtė pėr ti bindur perenditė, pėr ta ndihmuar pėr diēka krejtesisht tė veēantė…dhe kohe mbas kohe ai shkonte tek trupi i Klitit dhe ja merrte kokėn ne duar duke i thirrur me sy te perlotur:
    -“Jooo Klit!
    -Ti nuk duhet tė vdesesh!
    -Tė lutem ēohu nė kembė!
    -Une kam nevojė pėr ty!
    -Mu thaftė kjo dorė !
    -Kjo shpatė u ngulte ne gjoksin tim qė tani…!
    -Ngrehu o i imi vėlla!
    -Po tė lutem pash gjirin e mėms qė bashkė e pimė, ēohu nė kėmbė serish…!

    Kliti nuk fliste mė kurrė, zemra e tij e pershkuar nga shpata e mprehte me shpejtesine e nje rrufeje tė krahut tė Aleksandrit e kishte fikur perjetesisht ēdo qelizė tė jetes sė tij.
    Aleksandri e ulte sėrish ngadalė kokėn e tij mbi pelerinėn e vet tė cilen ja kishte palosur dhe ja kishte vėnė poshtė kokės sė Klitit, qė nė ēastin kur ai u rrėzua si njė lis i kėputur nga njė rrufe e papritur.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Sėrish ngrihej dhe me fuqi tė reja thėrriste drejt qiellit aq shpesh, sa fjala fjalėn nuk ja priste. Krahet e tij qėndronin tė shtrirė drejt qiellit gjatė nėpėr ato lutje tė tij pėr ta ringjallur serish mikun e tij mė tė mirė, Klitin.
    Orėt e pasdrekes erdhėn duke e zbehur dritėn e diellit si nė nje savane shkreteire dhe njė heshtje zie ra nė gjithė ushtrinė e Aleksandrit, qė nė njė farė disance i kishin krijuar njė rreth kortezhi tė pėrmortshem me pėrkrenare tė hequra dhe po prisnin nė njė heshtje varri se ēdo tė bėnte tani mbreti i tyre. Ata tė gjithė e ndiqnin atė skenė tė llahtarshme me lot nė sy duke iu dridhur mjekrrat nga dhėmbja.

    Po qante vigani i tyre, mbreti i tokės tė cilėn ata e kishin shtruar nė tė gjitha gjėresite e gjatesite gjeografike nga Mesdhu drejt orientit tė largėt… Po qante dhe po thėrriste perėndite pėr pėr ti ardhur nė ndihmė pėr njė humbje, pėr njė dhembje tė madhe. Po vajtonte ai, ai qė nuk dinte se ēėshtė vaji, ai qe nuk ishte pėrkulur kurrė, nė mijra beteja tė pėrgjakshme pėr tė arritur qė tė nėnshtrojė dhunat dhe tė ndėrtojė qytetrimet moderne tė kohve antike…

    Kortezhi i mijra ushtarve qė i qėdronin nė kėmbė disa dhjetra metra larg ne shenjė rrespekti, bindje dhe dhembje, po prisnin tė degjonin urdhrin e ri…
    Aleksandri duke u ndjere i vetem nė ate dhembje, nė ate vajtim tragjik pasi askush nuk i afrohej as ta qetesonte por as ti vinte ne ndihme pėr tė vajtuar e klithur sė bashku. Ashtu ai u kthye me njė levizje tė rrufeshme nga trupa e ti ushtarake dhe u thirri me sa fuqi kishte:

    -„Ka vdekur Kliti, e vrau krahu im i thatė, mė dėgjoni, e ndjeni humbjen time, humbjen tonė… ?!

    Radhėt e ushtave dhe tė gjeneralve lotonin nė heshtje por askush nuk guxonte tė i afrohej.
    Atėherė Aleksandri nisi vajtimin letargjik per Klitin sipas nje riti tė vjeter, shume tė vjetėr. Sipas riteve Iliriane, tė atyre riteve qė i kishin vetėm fiset e Ilirise, fiset e eterve tė tij…dhe ai tha kėto fjale:

    O Klit vigani, o mik e vėlla
    Tė vrau krah i thatė
    Ēasti i zemrimit
    Qė mendjes mė pėrshkojė
    Porsi njė rrufe…
    Jo ti nuk ke vdekur
    O biri i Epirit
    O zemra trimerore
    Ti rron kėtu me ne !

    -Ai heshti pėr njė ēast, kur pa pritmas nga radhet e ushtarve u degjua njė vaj i zėshem me fjalet e ndara ne disa rrokje sipas rititit vajtimtar tetė-nėntė rrokesh, tė fisit tė Ardianve nė Ilirine veriore, tė cilet e bėne atė fushe tė gjerė te gjėmoje prej atyre zerave rėnkues vajtimtarė… ku u dėgjua gjatė njė :

    -Oh-ho-ho-ho, oh-oh-ho-ho-ho, ! Njė oh-oh-oh…dhembjeje qė shkonte si nje gjame termeti qė po zhgulte lisa…, po rrezonte maja malesh…aq e thellė vinte e shkonte ajo jehone e vajit te burrave qe i erdhen ne krah vajit letragjik, fjaleve tė Aleksandrit…
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Aleksandri i thiri ushtaret pasi e kuptoje se ata i njihnin mirė ritet Ilire tė nderimit pėr tė vdekurin dhe u tha atyre qė ta vajtonin sipas zakonit krah pėr krah me Aleksandrin dhe tė ia bėnin tė gjitha nderimet me ato rite e ta varrosnin me nderim sė bashku.
    Ata ushtarė, burra Ilir nė radhet e ushtrisė sė Aleksandrit u nisen drejt Klitit ne nje rrjesht te shtrire gjėre dhe filluan thirrjet e gjamės vajtimtare duke i pėrshkruar tė gjitha trimeritė e urtesitė e tij dhe duke i bere nje jehone vajtimi pas ēdo pershrkimi ne menyre epike prej disa rradhesh me fjalė mjaft kuptimplote.
    Aleksandri kishte zėne vend ulur nė gjunje afer kokės sė Klitit dhe derdhte lot pa ndalur, ndėrsa ai grup burrash fisnike nga fisi i Ardianėve tė Ilirise po e vajtonin me keto fjale:

    -O te mjeret ne per ty o Kliti ynė i mirė!
    Ti na ishe dritė nė netėt e veshtira
    Ti na ishe dielli nė ditėt me stuhi,
    Krahun ia dobesoj vdekja e jote
    Mbretit tone qe sot po vajton per ty !
    Jo ti kurre me nuk do te jesh nder ne
    Kur perballe te kemi ushtrite barbare
    Ne vrudhi yt e guximi do te na mungojne
    Gjithmone do ta ndjejme mungesen tėnde !
    Por kujtimi yt ne gjalle do tė na mbajė
    Zėri, fjala jote aq e dlirė…
    O vėlla, hero i Epirit i fisit tone Ilir aq tė mire !
    Oh-ho-ho-ho, oh-ho-ho-ho…

    Ata pasi perendoje dielli sipas riteve tė vjetra Ilire e morėn nė vigj duke e mbajtur mbi supe dhe shkuan ta varrosnin nė njė varr qė ushtarėt kishin hapur. Aleksandri u dha urdhėr ushtarve qe ta ulnin dhe njė herė pranė varrit ku sipas riteve tė vjetra Ilire, njerzit mė tė dashur falen pėr tė fundit herė me tė vdekurin tek gryka e varrit…
    Dhe Aleksandri donte tė falej me Klitin pėr tė fundit herė si me njeriun mė tė afėrt dhe mė tė dashur tė tij, me besnikun e tij tė armve e tė veprimeve. Ai u ul ne gjunjė pranė arkivolit tė tij dhe ne krahun e tij tė djathte i preku bute fytyrėn dhe i tha kėto fjalė :

    -“Kliti, miku im, ti po iken para meje nga kjo botė, dhe une do tė vij shumė shpejt sepse nuk kthehem dot i gjallė tek mėma jote dhe tek mėma ime, sepse nuk di ēte them pėr ty , lamtumirė…!”!

    Disa nga Gjeneralėt ranė nė gjunjė nė shenjė ndrimi, ndėrsa Aleksandri hoqi njė unazė nga gishti i tij dhe ja vuri Klitit ne gishtin e vogėl tė dorės sė djathtė nė shenjė nderimi dhe rrespekti, nė shenjė dhėmbje pėr humbjen mė tė madhe gjatė gjithė karierės sė tij si ushtarak, si mbret i asajė pjese tė botės tė cilėn e sundojė…

    Asnje here mė pastaj Aleksandri nuk e pati as gėzimin dhe as lumturine e mėparshme. Ai rrinte gjithnjė i mėrzitur aq sa ēdp gjė i dukej e pavlerė nga gjithė ēkishte bėrė nėpėr dekada, nėpėr invazionet e tijė ushtarake si dhe nė ndertime qytetesh e shtetesh tė reja…asgje nuk e ngrohte mė, gjithēka i dukej bosh, sikur shpirti i kishte humbur diku qė nė orėt kur kishte vrarė Klitin…
    Jo shume vonė ne vite, Aleksandri duke u kthyer me njė pjese te trupave te tijė per ne Atdhe ai vdiq i pikelluar nga nje goditje ethesh tė papritura qe ia morėn jetėn…!
    Ai vuajti gjithnje atė vrasje qė i beri mikut tė tij nė nervozizem e siper, pėr tė cilėn u pendua qė nė sekondat kur shpata u nis drejt gjoksit tė Klitit, por ajo kishte ecur mė shpejt se mendimi dhe e kishte pėrshkruar trupin e Klitit…!

    Aleksandri fliste me vete pas asajė tragjedie dhe siē thonin gjeneralet e tij, ai fliste nė njė gjuhė te pakuptuseshme pėr ne, gjuhė me tė cilen nganjėhere edhe na bėrtiste me zė tė lartė, aq sa na bėnte ti bindeshim menjėherė edhe pse nuk i kuptonim fare ato fjalė...
    Atė gjuhė e kuptonin vetėm disa ushtare tė ushtrise sė tij, tė cilet ai i donte shume dhe rrinte me ta mė shpesh se me ēdo pjesė tjetėr tė ushtrise… Ata ishin burra tė hijeshėm, tė gjatė, dhe mjaft trima. Aleksandri ata i mbante gjithnjė nė njė trupe rezerve pėr rreziqe e sulmesh tė papritura…!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Dhėmbja e Aleksandrit pėr vrasjen e Klitit, ka qėnė njė dramė e pa ndodhur ndonjėherė nė historinė e vrasjeve tė ēdo lloj forme apo natyre ne oborret e larta te mbreterve. Ajo ėshtė njė legjendė mė vete pėr vetė sjelljen fisnike tė Aleksandrit qė nė momentet qė e kreu vrasjen, pasi Klitin e trajtojė si njė Hero duke e vajtuar e varrosur me tė gjitha nderimet dhe duke iu lutur qiellit qe ta ngjallte, lutje nė tė cilat Aleksandri mallkonte edhe vetėn pėr atė krim qė bėri ne sekondat e tundimit tė ndėrgjegjes sė tij nga inati dhe egoja personale pėr tė mos iu nėnshtruar asnjė lloj kritike apo kėshillimi.
    Ato gjeste burrėrie e fisnikrie kanė qėnė norma njerzore vetem tė fiseve Ilire shqipetare gjuhėn e tė cilve Aleksandri e njihte aq mirė si dhe ritet tradiciaonale tė cialt i nderonte aq me pėrpikmeri!
    Nė betejta mė tė rrebta ai u fliste ushtrive tė tij nė atė gjuhė tė ēudistshme sa edhe ata ushtarė qė nuk e kuptonin merrnin guxim dhe ndizeshin nė zjarr trimėrie kur e degjonin zėrin e Aleksandrit nėper ato fjalė tė gjuhės Ilire. Gjuhė e cila ishte sa hyjnore por aq edhe “Orė” e madhe me njė lėndė magjike nė vetvete pėr tė zbutur deri dhe egėrsinė e qiejve. Rrufeve po tu flisje Ilirisht ato largoheshin gjithmone, sic thone legjendat se gjuhen Ilire e kuptojne edhe rrufete...!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Vrasja e luftetarit Ilir Selimaj.
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 17:20
  4. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •