--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---
Tė dashur studentė,
qė prej 15 vjetėsh kur Shqipėria u bė tashmė njė vend i hapur me botėn njė numėr
pėrherė e mė i madh tė rinjsh nisėn tė zgjedhin vendet perėndimore pėr tė kryer
studimin e tyre. Studentėt shqiptarė janė tashmė ndėr mė tė pranishmit kudo nė
Europė dhe nė Amerikėn e Veriut. Ata pėrbėjnė sot njė nga shpresat mė tė mėdha
tė vendit pėr tė ardhmen. E gjithė eksperienca dhe dija qė ata sot po
grumbullojnė nė universitetet mė tė mira te botės, nėse do tė praktikohej nė
Shqipėri, do ti jepte vendit njė impuls tė jashtėzakonshėm zhvillimi. Kjo pėr
shkak edhe se studentėt shqiptarė kanė provuar gjithandej ku kanė studiuar, se
radhiten ndėr mė tė aftėt dhe kompetitivėt. Ky kapital kaq i madh intelektual,
do tė ishte boom-i i vėrtetė i zhvillimit tė vendit. Por fatkeqėsisht, pas disa
vitesh nė perėndim, shumė tė rinj shqiptarė, i shkėpusin lidhjet me vendin e
tyre duke humbur ēdo kontakt me vėshtirėsitė qė ai kapėrcen apo edhe me
lehtėsitė e reja qė hapen pėrditė pėr tė arsimuarit jashtė
dhe mundėsitė qė ata tė zbatojnė nė mėnyrė tė dobishme por njėkohėsisht edhe
fitimprurėse pėr ata vetė, dijet e tyre nė shtėpinė e tyre.
Nė kėtė kontekst Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare
Albstudent (www.albstudent.net) dhe Mjaft Foundation (www.mjaftfoundation.org)
kanė iniciuar sėbashku projektin "Praktika 2005" nėn moton Hapėsira rikthimi.
Projekti mundėsohet nga mbėshtetja e Ambasadės Gjermane nė Tiranė nė kuadėr tė
Paktit tė Stabilitetit dhe nga Ministria e Kulturės Rinisė e Sporteve. Ky
projekt inovativ do tė shėrbejė pėr tė organizuar kthimin nė atdhe tė studentėve
tė talentuar qė studiojnė jashtė, duke u dhėnė atyre mundėsinė tė njohin
realitetin e punės nė institucionet shtetėrore e firmat e mėdha shqiptare duke
kryer praktika nė to si dhe duke u dhėnė mundėsinė tė zhvillojnė aftėsitė e tyre
akademike duke i zbatuar ato nė praktikė. Ne po ndėrmjetėsojmė nė mėnyrė tė
suksesshme me shumė institucione qendrore shqiptare apo kompani nga mė tė
mėdhatė nė vend, qė ato tė ēelin dyert pėr studentėt nė perėndim pėr tė kryer
praktikėn nė Shqipėri. Kryerja e njė praktike do tė ndihmonte dre
jtpėrdrejtė kėta studentė nė krijimin e kontakteve me punėdhėnės tė ndryshėm
dhe nė fillimin e njė karriere tė suksesshme nė atdhe pas diplomimit tė tyre.
Tė gjitha informacionet rreth kėtij projekti si pėrshkrimi i praktikave,
mundėsia e aplikimit online, organizatorėt, mbėshtetėsit etj, ju mund t'i gjeni
tek faqja www.praktika-online.com . Kjo faqe do tė pasurohet vazhdimisht nė
javėt e ardhshme me informacione mbi vende tė reja praktikash etj.
Stafi organizator i projektit
www.praktika-online.com
Krijoni Kontakt