Faruk Kalanica, nga rrethina e Ferizajt, pas 10 vjet jete si azilant dhe pas puneve te ndryshme fizike, nga pastruesi dhe recepsionisti, arriti deri ne psotin e menaxherit te filialit te postes gjigante zvicerane DHL, ne qytetin Regensdorf, ne te cilin i punesoi 140 punetore shqiptare. Ne vendlindjen e tij, ai keto dite filloi ndertimin e minifabrikes per prodhimin e orendive prej bronzit, ku planifikon t'i investoje mbi 900 mije euro dhe t'i punesoje 50 punetore.
Llojze, Ferizaj, 22 maj- Faruk Kalanica, nga fshati Llojze i Ferizajt, tash 5 vjet eshte menaxher i filialit te postes DHL ne qytetin Regensdorf te Zvicres.
Ne kete detyre me pergjegjesi, ai ka arritur pas stazhit dhjetevjecar si punetor fizik ne Gjermani, France, Belgjike, Angli, e ne Zvicer dhe pas kryerjes se nje specializimi disamuajsh per PTT-ne ne Gjeneve, ku kishte njohur labirintet e teknologjise telekomunikative.
"Ne fillim te viteve te 90-ta kam migruar ne Gjermani per shkaqe ekonomike. I kam provuar te gjitha llojet e punes fizike, nga pastruesi e portieri deri te kryepunetori. Para pese vjetesh kam nisur te punoj si recepsionist ne kete poste, kurse pas kryerjes se specializimit per PTT-ne ne nnje universitet te Gjeneve, m'u besua menaxhimi i krejt filialit te kesaj poste ne Regensdorf", tha per "Lajmin" Faruku, i cili keto dite ndodhet per pushime ne gjirin familjar.
DHL-ja eshte posta me prestigjioze ne Zvicer, e cila me teknologjine bashkekohore dhe sherbimet e saj cilesore ka depertuar ne gjithe boten. Ajo vetem ne Zvicer i ka 40 filiale, kurse deget e saj jane te hapura edhe ne Prishtine, Shkup, Tirane, Uashington, Londer, Paris e ne Berlin.
Kalanica tregon se kjo eshte arritur me sherbime cilesore, ku paresore jane korrektesia dhe besiimi i klienteve.
"Kur kam shkuar ne kete poste, para pese vjetesh, nuk kishte asnje punetor shqiptar. Bashke me zevendesin tim, Alfred Fazliu, me pune perkushtuese e kemi fituar besimin e menaxherit te pergjithshem dr. Muller Deising, dhe jemi angazhuar qe te punesojme sa me shume bashkekombas nga te gjitha trojet shqiptare, prandaj tash jemi 140 shqiptere, ose 70 % e punetoreve te ketij filiali. me pune tash kemi arritur ta ndryshojme imazhin e keq per shqiptaret ne Zvicer", sakteson Faruk Kalanica.
Marre nga gazeta "Lajm- Ekskluzive"
ZeM
P.S. Nje rast per t'u admiruar dhe per t'u marre si shembull! I lumte!
Krijoni Kontakt