Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    mateo ato qe thua kane baze. Kushtetuta e BE parashikon edhe hyrjen e vendeve te tjera dhe nese nuk miratohet do kemi probleme. Por, Europianet e dine shume mire se Europa e Bashkuar pa Ballkanin brenda nuk ka asnje te ardhme!

    BE eshte kthyer ne zgjidhjen e veteme per Ballkanin kurse Ballkani eshte kthyer ne problemin kryesor per BE. Pra Ballkani jashte BE do jet me problematik kurse BE me Ballkanin jashte saj do bej import me te madh problemesh! Qellimi i BE dhe SHBA eshte qe te fusin Ballkanin dhe Turqine ne rutinen europiane qe mos hyjne ne ndonje rutine tjeter. Problemet e Ballkanit dhe Turqise do sillnin probleme per te gjithe Europen Lindore por si c'thote nje dogem e shkencave strategjike -qe u shpreh per here te pare nga H. Mackinder- "Afrika dhe Eurasia perbejne ishullin boteror, zemra e ishullit boteror eshte Europa Lindore, kush kontrollon zemren kontrollon ishullin boteror dhe kush kontrollon ishullin boteror kontrollon te gjithe boten". Lufta e Pare dhe e Dyte Boterore per kete "zemren" (Europen Lindore) u bene dhe Europe Lindore pa Ballkan dhe Turqi nuk ka!

    BE dhe SHBA kane sot mundesine me te mire qe ta kontrollojne njehere e pergjithmone "zemren e ishullit boteror" dhe nuk besoj se do e humbin kete mundesi!

  2. #22
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mua me eshte mbushur mendja se e gjitha varet nga ekonomia. Balkani do qe te hyje ne BE, por per kete duhet te paguaje. Turqia gjithashtu duhet te paguaje me shume se sa te tjeret , qe te qetesoje shpirtin europian te krishtere te frances, apo te vendeve te tjera ,te cilat e kundershtojne.

    Shqiperia qe te hyje ne BE duhet te beje shume leshime ne ekonomi ndaj BE.Dhenia e albtelekomit tek turqit dhe me vone tek nje bleres europian eshte nje hap.

    Rumania dhe Bullgaria bene shume leshime ekonomike, dhe do te vazhdojne te bejne leshime, ne te mire te vendeve si Franca, Gjermania ,Italia apo Anglia.

    Cdo investim i BE ne Shqiperi eshte nje hap qe na afron me BE. Kjo nuk varet as nga Nano as nga Berisha. Edhe kundershtimi i Berishes ndaj shitjes se Albtelekomit tek turqit ,eshte thjesht fushate elektorale, sepse edhe nese fiton PD dhe Berisha asgje nuk do ndryshohet.

    Pra duhet menduar se cfare mund te kete interes BE me tutje ne Shqiperi, dhe do te na beje presion qe ne te leshojme pe. Psh, bregdeti eshte terheqes.

  3. #23
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Franca para disa muajsh vendosi qe pas hyrjes se Rumanise dhe Bullgarise, te kaloje
    ne referendum hyrjen e ç'do vendi tjeter kandidat. Qellimi ishte te qetesonte kundersharet e
    hyrjes se Turqise (rreth 70-75% e opinionit kunder) para referendumit te kushtetutes
    Evropjane.
    Fatekeqesisht, fale "politikaneve" tane çakej, te papergjegjshem,
    e kriminele ne shumicen e tyre, Shqipetaret duhet kalojne perveç kapriçove te politikes
    Evropjane dhe opinjonin Francez. Nderkohe mjaftonte qe kete dallkauke te vinin
    interesat e vendit para kapriçove e hakmarrjeve personale ne 1997n dhe Shqiperia
    kishte te gjitha gjasat te hynte ne Evrope se bashku me Rumanine e Bullgarine.

    A eshte ne dijeni te ketij fakti Kryeministri yne i ardhshem?!!
    Jo per gje, por do i duhet te vere ne pune frengjishten e shkolles per te bere fushate
    ne rruget e Parisit; te bindi opinjonin ketej te votoje "Pro" hyrjes se Shqiperise
    ne 2010n.

    Pas çekut te bardhe te Pashkos, ures mbi det Vlore-Otranto te Majkos tani do kemi
    Berishen ne fushate referendumi ne rruget e Parisit ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 28-05-2005 më 22:21

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    KE qenka kopsht zoollogjik Kryeplak qe pranon cdo kafshe evropiane? Provo se mos presesh bilete e futesh ne ate kopsht dhe na e rrefe se cfare kafshesh pe atje brenda. KE eshte institucioni politik i Evropes, qe i parapriu reformave ekonomike qe sollën euron dhe parlamentin evropian ne vitet 2000. Berisha e anetaresoi Shqiperine ne KE ne 1995, pasi atehere nuk kish BE sic e njohim sot.

    Dy fjale edhe per BE e anetaresimin e Shqiperise.

    Shqiperia mund te anetaresohet ne Shqiperi jo pas 5 vjetesh, por edhe pas 5 muajsh. Ju duket cudi e madhe kjo qe ju them une? Po ta kishit te qarte se cilat jane kushtet qe BE pret qe Shqiperia te plotesoje, ato jane vetem dy:

    1. Lufte ekonomise se krimit dhe paraziteve qe ushqehen prej saj.
    2. Vazhdimin e reformave demokratike ne vend me rritme te kenaqshme.

    Shqiperia u pranua ne KE ne 1995 sepse ishte vendi me rritjen me te larte ekonomike vjetore ne Evrope. Shqiptaret ishin ende te varfer, por Shqiperia fale qeverise demokratike dhe institucioneve te saja te reja demokratike kish arritur qe dilte nga kolapsi total ekonomik dhe te hidhte themelet e para te nje shoqerie te hapur me nje ekonomi te ngritur mbi inisiativen e lire te qytetareve. Evropa nuk pret qe Shqiperia dhe shqiptaret te arrijne standartet e mireqenies se Gjermanise apo Frances, presin qe te shohin nje levizje perpara te Shqiperise ne te gjitha aspektet, politik, ekonomik, shoqeror.

    Doni qe te shihni nje Shqiperi te anetaresuar sa me pare ne Evrope? Mjafton qe Berisha si kryeminister i ardhshem i Shqiperise te pastroje Shqiperine nga "qente rrugace", qe ose do te vriten neper rruget e Shqiperise ose do te burgosen ne burgjet e reja te hapura me fondet e BE. Arsyeja perse Berisha gezon mbeshtetje unanime te pakushtezuar nga faktori nderkombetar eshte se tashme nuk ka asnje dyshim ne mendjen e tyre se kush jane gjeneratoret e krimit dhe trafiqeve ne Shqiperi: Nano e kompani qe ne keto 8 vjet kane shkelqyer ne krim politik (vjedhje votash), krim ekonomik (trafiqet ilegale qe prekin vete Evropen jo vetem Shqiperine), krimi shoqeror (emigracioni shqiptar eshte problem evropian).

    Po te kesh vullnetin e duhur politik, qe Berishes nuk i mungon, po te kesh mbeshtetjen popullore te elektoratit, qe do te jepet ne 3 korrik, po te kesh mbeshtetjen e vendeve fqinje, rrjetet kriminale ne Shqiperi asgjesohen dhe ndeshkohen me ligj brenda 5 muajsh dhe jo brenda 5 vjetesh. Po flasim per nje vend qe eshte katandisur ne nje grusht njerez dhe nje bisht vend. Ky eshte edhe misioni i pare afatshkurter i Berishes si kryeminister qe bota dhe vete shqiptaret do ta monitorojne me vemendje te madhe per te pare nese ai do ta ktheje autoritetin e ligjit dhe dinjitetin e njerezve nga duart e krimit dhe krimineleve ne duart e shtetit te ngritur me voten e lire te shqiptareve.

    Ky eshte edhe "testi i madh" i nje Shqiperie evropiane. Te mirat e tjera pas kesaj vine.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-05-2005 më 18:42

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Albo
    KE qenka kopsht zoollogjik Kryeplak qe pranon cdo kafshe evropiane? Provo se mos presesh bilete e futesh ne ate kopsht dhe na e rrefe se cfare kafshesh pe atje brenda. KE eshte institucioni politik i Evropes, qe i parapriu reformave ekonomike qe sollën euron dhe parlamentin evropian ne vitet 2000. Berisha e anetaresoi Shqiperine ne KE ne 1995, pasi atehere nuk kish BE sic e njohim sot. Albo
    Kesaj radhe i ke ngatruar me te vertet gjerat, ta them 100% i sigurte meqenese edhe per pak kohe do quhem specialist mbi keto ceshtje...

    BE ekziston qe nga viti 1991, dmth. mbas miratimit te Traktatit te Ma'astricht. BE eshte permbledhesi i dy komuniteteve te meparshme europiane (Komuniteti i Celikut dhe Karbonit dhe Komuniteti Ekonomik Europian qe u shnderua ne Komunitetin Europian- keshtu edhe BE shume here therritet Komunitet Europian). Pra ekziston mundesia qe te kesh ngateruar KE me Komunitetin Europian nderkohe qe duhet te kuptoje Keshillin per Europen. Keshilli per Europen nese e mbaj mend mire u krijua ne 1948 nga 14 shtete perendimore europiane dhe ne 1951 do nenshkruhet ne Rome nga Keshilli i Europes Traktati Europian per te Drejtat Njerezore dhe do ngrihet ne baze te traktatit Gjykata Europiane e te Drejtave Njerezore (nuk duhet te ngatrohet me Gjykatat e Komuniteteve Europiane- sot Gjyktata Europiane) me qender ne Strasburg. Sidoqofte qe mos zgjatem Keshilli per Europen ka vetem pushtet ndermjetesuesi, mbrojtesi i te drejtave njerezore dhe demokratike. Pra cdo shtet europian qe nuk eshte diktatorial ka te drejte te behet anetar i Keshillit per Europen. Keshilli per Europen ka edhe nje organ konferencial qe quhet Parlamenti Europian i cili ka vetem pushtet keshillues, dhe asgje me teper -duhet te jet krijuar shume vjet me para se viti 2000.
    Sidoqofte nuk ka asnje lidhje KE me daljen e euros (euro doli pas krijimit nen pushtetin e BE te Bashkimit Ekonomik dhe Monetar ku marrin pjese vendet e BE -pervec Anglise dhe Suedise nese nuk gaboje- qe plotesojne disa kushte te caktuara, Anglia dhe Suedia i plotesojne kushtet por iu frikesuan monedhes se perbashket) dhe nuk ven KE kushte ekonomike per anetaresimin ne te. Gjithashtu nuk duhet te harrojme se deri ne vitin 1995 ritmi i zhvillimit ekonomik dhe social i Shqiperise ishte ne shifra me te uleta se ato te kohes komuniste. Ekonomia shqiptare do njohi ritmin me te madh te zhvillimit per te gjithe Europen ne vitin 1996 (gjate qeverisjes se PD) pra pasi ishte anetaresuar ne KE.

    Sidoqofte futja ne Keshillin per Europen nuk mund te krahasohet kurresesi me hyrjen ne BE. Hyrja ne BE kerkon standarte politike, sociale, demokratike, kulturore dhe kryesisht ekonomike. Shqiperia e Fatos Nanos dhe Sali Berishes nuk ploteson asnjeren nga keto standarte!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema


    --


    Berisha në Mallakastër:
    Islamit do t’i publikojmë dosjen

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një
    mitingu entuziast në qytetin e Ballshit, deklaroi se
    mallakastriotët do të votojnë Partinë Demokratike,
    pasi vota e tyre nuk mund të shkojë për një deputet si
    Kastriot Islami. Berisha gjatë pasdites së djeshme
    zhvilloi një takim të madh në qendër të qytetit, me
    sheshin e mbushur plot, ndërkohë që shumë njerëz
    kishin mbushur ballkonet e pallateve. “Ju jeni së
    bashku me gjithë shqiptarët në këtë kohë për ndryshim.
    Ne duhet t’i japim Mallakastrës dhe Shqipërisë
    ndryshimin e madh që kërkohet në mbarë vendin. Sot në
    të katër anët e vendit shqiptarët kanë firmosur
    ndryshimin për t’u ndarë dhe për të përmbysur njëherë
    e mirë sistemin e korrupsionit që është instaluar në
    vend,” tha Berisha. Ai tha se qeveritarët kanë
    varfëruar gjithmonë dhe më tepër këtë zonë.
    “Mallakastra e cila është një krahinë me pasuri
    përrallore nëntokësore dhe mbitokësore, është zhytur
    në varfëri, papunësi dhe skamje. Kjo sepse deputeti
    juaj dhe kryeministri i tij nuk kanë qëllim tjetër,
    vetëm të pasurohen gjithnjë e më shumë për veten e
    tyre. I pari me aksionet e naftës, kurse Nano me
    Angjelin dhe Durakun përgjysmojnë prodhimin e naftës
    në Shqipëri me qëllim të importojnë naftë dhe t’i
    paguajnë taksën Nanos,” tha Berisha. Ai tha se do të
    mbështesë kandidatin për deputet në këtë zonë, Artur
    Shehun në çdo projekt që do të ketë për Mallakastrën.
    “Në këtë zonë konkurron Artur Shehu, biri juaj, i
    ndershëm, i vendosur të mbrojë interesat tuaja në
    parlament. Ju jap fjalën se do ta mbështes atë në të
    gjitha projektet që do të ketë për zhvillimin e
    Mallakastrës,” u shpreh Berisha. Sërish kryetari
    demokrat premtoi se do të ketë ulje taksash për
    biznesin. “Sot ¾ e shqiptarëve kanë vendosur
    ndryshimin. Në projektin tonë ka një vend për të
    gjithë. Ka një vend për çdo mallakastriot, për çdo
    shqiptar që do të shohë përpara, që do të punojë dhe
    të ndërtojë të ardhmen e tij. Ne do të bëjmë çdo
    përpjekje që ju dhe fëmijët tuaj të kenë punë, të
    vlerësohen për punën e tyre, të ndërtojnë në
    Mallakastër dhe në Shqipëri të ardhmen e tyre. Ju
    garantoj se do të përgjysmohen taksat për biznesin e
    vogël, do të rrisim me shpejtësi investimet në naftë.
    Zona juaj, fermerët e kësaj zone do të kenë kredi dhe
    mbështetje të fuqishme për zhvillimin e bujqësisë.
    Mallakastra do të shndërrohet në një zonë të shkëlqyer
    për investimet e huaja. Në projektin tonë ne
    garantojmë uljen e taksave për të gjithë biznesmenët,”
    tha Berisha. “Ju keni një ëndërr, të keni përveç
    pasaportës shqiptare, edhe një pasaportë europiane.
    Europa na do neve, por ajo kurrsesi nuk mund ta
    pranojë një vend, kryeministri i të cilit merr si
    dhuratë një benz 360 mijë dollarë, ajo kurrsesi nuk
    mund të pranojë një vend kryeministri i të cilit shkel
    një njeri dhe e hedh atë në kanal, ajo kurrsesi nuk
    mund të pranojë një vend kryeministri i të cilit
    argëtohet në buzuk ndërkohë që vendi i tij është në
    ditë zie,” vijoi më tej Berisha. Ai tha se kandidati i
    LSI, ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar duhet të
    publikojë dosjen që ai ka për Kastriot Islamin. “Dy
    deputetët e tjerë tani janë një e gjysëm. Nëse Fatos
    Klosi nuk ia nxjerr dosjen këtu Kastriot Islamit, ju
    jap fjalën se atij do t’ia nxjerr unë, që nga viti
    1997 deri sot. Ju e vini re sesi zbehet ministri ynë i
    jashtëm, kur i përmend Klosin. S’e përmend dot, se ia
    ka dosjen me kate,” tha Berisha.

    Starova: Nuk ka rëndësi t’ju tregoj juve këtu se sa të
    rëndësishme janë këto zgjedhje. Kjo qeveri në tetë
    vjet ju ka marrë gjithçka, ju ka marrë punën,
    dinjitetin dhe nderin. Ne do të bëjmë ndryshimin e
    madh në Shqipëri, sepse jemi të gjithë të bashkuar.
    Zgjedhjet e tre korrikut duhet t’i shikoni si një
    moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

    Lesi: Kemi ardhur këtu sot me kryeministrin e ri për
    të premtuar se në zonën tuaj do të investohet gjatë
    katër viteve të qeverisjes sonë dhe jo në muajin e
    fundit apo në dy muajt e fundit siç ndodh me qeverinë
    aktuale. Islami nuk mund të kërkojë një mandat të
    katërt rresht, kur ai nuk ka bërë asnjë gjë për këtë
    zonë, kur ai nuk ka ngritur qoftë edhe njëherë zërin
    në parlament për këtë zonë.

    Pollo: Mesazhi ynë është i thjeshtë: besoni se
    Shqipëria mund të ndryshohet, besoni se Ballshi mund
    të ndryshohet, besoni se Mallkasatra mund të
    ndryshohet. Dhe këtë ndryshim mund ta bëjë vetëm
    koalicioni i djathtë. Gjithkush në Mallakastër, por
    edhe në Shqipëri duhet të përdorë votën për të larguar
    një kryeministër si Fatos Nano. Ju bëj thirrje të
    kontrolloni listat në mënyrë që të votoni në 3 korrik.


    Mediu: Qeveria jonë do të kujdeset gjatë gjithë
    mandatit për ju dhe jo vetëm muajin e fundit siç po
    bën aktualisht Fatos Nano. Artur Shehu zgjidh
    problemet tuaja dhe hallet tuaja, ai do të jetë zëri
    juaj në parlamentin e ardhshëm. Islami beson se edhe
    po të vendosë xhaketën në gozhdë ditën e diel, të
    hënën do të vijë në Tiranë me mandatin e deputetit,
    por kjo gjë nuk do të ndodhë këtë herë.

    Shehu: Partia Demokratike vjen në këto zgjedhje të tre
    korrikut me objektivin e vetëm për t’u shërbyer
    qytetarëve. E djathta shqiptare sot përfaqëson
    ndryshimin e madh në këtë vend dhe ju duhet ta
    mbështesni atë. Nesër ju premtoj se do të drejtoj një
    staf ndryshe, të ndershëm që të jetë garant i
    problemeve dhe halleve tuaja.


    Kryetari i Partisë Demokratike pritet në mënyrë
    madhështore nga qytetarët e Tepelenës

    Berisha në Tepelenë:

    Ruçi do t’i japë fund jetës politike

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka
    përshkuar dje në këmbë të gjithë bulevardin e qytetit
    të Tepelenës, duke përshëndetur e takuar të gjithë
    simpatizantët e Partisë Demokratike dhe qytetarët e
    Tepelenës. Berisha menjëherë pas prezantimit të
    kandidatit të PD-së në Tepelenë, Eshref Shehu, ka
    përshkuar bulevardin dhe më pas është ndaluar në një
    kafe, ku ka vazhduar takimin me qytetarë të Tepelenës
    së bashku me kryetarët e partive të koalicionit të
    djathtë. Shëtitja e liderit të opozitës nëpër
    bulevardin e Tepelenës, është bërë menjëherë pasi
    Partia Demokratike zhvilloi një miting të madh në
    qendër të qytetit, ku u bë prezantimi i sfidantit të
    Gramoz Ruçit. Berisha tha se kryeministri ka qenë
    deputet i kësaj zone dhe është larguar nga kjo zonë,
    pasi ka ndier humbjen. “Ju falenderoj për “përzënien”
    që i bëtë kryeministrit të vendit. Ju e përzutë atë
    për cinizmin që ai tregoi ndaj jush dhe ndaj
    shqiptarëve, e përzutë për mashtrimet që ai u bëri
    tepelenasve dhe mbarë shqiptarëve, ju e përzutë atë
    sepse ai manifestoi në këto vite, vese të cilat janë
    të huaja, jo për një shqiptar, por janë të
    papranueshme për çdo shqiptar. Ne jemi krenarë, sepse
    me përzënien që i bëtë ju Nanos, e keni përmbushur
    detyrimin ndaj kombit dhe ndaj vendit,” deklaroi
    Berisha para qytetarëve të Tepelenës.
    Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se fitorja e
    PD-së do të fillojë nga Tepelena, pasi ajo ka dhënë
    sinjalet e para me largimin e Nanos nga Tepelena për
    të kandiduar në Sarandë. “Në këtë fushatë era e
    ndryshimit ka nisur në Tepelenë, sepse këtu Nanon e
    zuri paniku dhe iku, u largua, duke shkuar në Sarandë,
    njësoj si Ramizi që iku nga Skrapari dhe erdhi në
    Tiranë për të dalë më pas nga politika. Ju garantoj se
    edhe në Sarandë, të gjithë do të votojnë kundër tij.
    Në Sarandë tha se do të përballet me masakrën e
    Gramozit, kurse Gramozi u përgjigj se vërtet ai do të
    mbushë gropat në Sarandë, por në Tepelenë duhen
    pastruar malet me plehra,” u shpreh Berisha. Berisha
    deklaroi para të pranishmëve që kishin mbushur sheshin
    e Tepelenës se Gramoz Ruçi ka ardhur të kandidojë në
    Tepelenë për t’i dhënë fund jetës së tij politike.
    “Dua të përshëndes nga kjo tribunë fshatarët e
    Salarisë. Katër muaj më parë Gramozi shkoi në Salari.
    Ata i thanë: ‘Gramoz na ke mashtruar për katër vite me
    radhë, prandaj mos hajde më këtu’. U përpoq që të
    shkonte në Përmet, por në Përmet nuk e lejoi Flamur
    Hoxha. Erdhi këtu që politikisht të ngelet në Vjosë,
    se fizikisht jo,” tha Berisha. Ndërkohë që shprehu
    bindjen se kandidati i Partisë Demokratike do të jetë
    përfaqësuesi i Tepelenës në kuvendin e ardhshëm. “Jam
    i sigurt se Eshref Shehu në tre korrik mandatohet nga
    ju si deputet. Edhe ky ka meritën e madhe, sepse
    sëbashku me ju, e përzuri në Sarandë Fatos Nanon,” tha
    Berisha.

    Premtimet e Berishës në Tepelenë

    Ne duhet të shkëputemi përfundimisht nga listat e
    ushqimeve. Ne sot jemi i vetmi komb në Europë me lista
    në dyqane, nga skamja. Ne do kreditojmë çdo qytetar të
    Tepelenës dhe çdo shqiptar që do të ketë një biznes të
    vogël. Ne do të punësojmë shqiptarët, sepse do të
    bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës të investimeve të
    huaja.

    Do të zhvillojmë turizmim. Shqipëria ka Sarandën, ka
    Vlorën, ka Ohrin, Durrësin, Velipojën, Lurën, Korçën.
    Nuk ka asnjë vend tjetër me kaq shumë bukuri natyre.
    Ju jap fjalën se korridori qëndror i jugut
    Tepelenë-Papër- Tiranë do të jetë një ndër projektet
    tona kryesore. Në këtë mënyrë rruga Tiranë- Tepelenë
    shkurtohet në 70 km.

    Iu jap fjalën pensionistëve të Tepelenës dhe gjithë
    Shqipërisë se pensionet do të dyfishohen, nuk do të
    ketë më pension më të ulët se minimumi jetik në
    Shqipëri. Europa na do neve, por ajo kurrsesi nuk mund
    ta pranojë një vend, kryeministri i të cilit merr si
    dhuratë një benz 360 mijë dollarë.


    Veledin Zaçe, kryetar i PD në Tepelenë:

    “Morali i qeveritarëve të këtyre tetë viteve ka si
    simbol vetëm gishtin e mesit. Pavarësisht nga bindja
    politike, kërkohet bashkimi për t’i dhënë fund
    qeverisjes së keqe. Duke korrigjuar të shkuarën, ne do
    të rregullojmë të tashmen dhe të ardhmen. Në 1992
    Tepelena ishte në radhën e bukës, ndërsa sot në radhën
    e listave.


    Nikollë Lesi, kryetari i Partisë Demokristiane:

    Shqipëria ka tre vjet që qeveriset nga familja
    mbretërore Nano. Ai duhet të vinte në Tepelenë dhe të
    kërkonte falje për ato premtime që i bëri katër vjet
    më parë dhe nuk i mbajti. Nano, Memushi, Sherifi dhe
    Ruka nëse do të kërkonin investime për Tepelenën, unë
    do të isha i pari që do t’i mbështesja, por ata nuk e
    kërkuan një gjë të tillë.


    Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane:

    “Nano nuk e ka ngritur asnjëherë zërin në parlament
    për Tepelenën. Ai premtoi 250 mijë vende pune, por
    gjatë këtij vitit të fundit, e humbën vendin e punës
    100 mijë shqiptarë. Rrugët e integrimit për Shqipërinë
    janë mbyllur. Varfëria në Tepelenë është shumë e
    madhe. Kur ju gënjen kryeministri mendoni se do të
    jetë i sinqertë mëkëmbësi i tij?


    Eshref Shehu, kandidati i Partisë Demokratike:
    “Ju premtoj se do të vendos të gjitha forcat e mia për
    të fituar, fitore që Tepelena e pret prej shumë
    vitesh. Të gjithë sot janë plotësisht të zhgënjyer nga
    qeverisja e Fatos Nanos. Unë kam moralin sot të kërkoj
    votën tuaj për të qenë zëri juaj në parlamentin e
    ardhshëm. Unë ju kërkoj votën, edhe atyre socialistëve
    të zhgënjyer që besojnë se mund të bëhet më mirë.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Te rrnoj partija, desht me thane, ... por ai tash kishte mbarue.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    --

    E Enjte, 02 Qershor 2005


    "DO TE FITOJ PERBALLE YLLI BUFIT"

    Profesori i Universitetit Politeknik, Ilia Fili, tregon kontributin e tij shkencor ne industrine e arit te zi. Ai premton kthimin e dinjitetit ne qytetin naftetar dhe ndeshkimin e korrupsionit te madh qe ka zhytur Patosin ne mjerim.

    Z. Fili, a mund te pershkruani shkurtimisht cili jeni ju dhe pse vendoset te kandidonit?

    Une rrjedh nga nje familje naftetaresh nga qyteti i Kucoves. Ne Kucove, kreva shkollen e mesme te naftes. Pasi unova per dy vjet teknik, kalova ne Universitetin e Tiranes, dega e Gjeologjise, te cilen e perfundova me rezultate shume te larte. Per kete arsye, pas universitetit, me emeruan ne Institutin e Naftes ne Fier. Te gjithe pjesetaret e familjes sime kane punuar, gjate te gjithe kohes, ne sektore te ndryshem te industrise se naftes. Jam i martuar dhe kam dy femije. Bashkeshortja ime eshte po inxhiniere nafte. Kemi mbaruar se bashku universitetin. Femijet e mi jane te shkolluar. Aktualisht, banoj ne qytetin e Fierit, por per njezet vjet "duke filluar nga viti 1974), kam qene banor i qytetit te Patosit. Keto mund te kene qene aryet qe dega e PD-se ne Patos me propozoi si kandidat per deputet ne zonen zgjedhore naftembajtese me te madhe te Shqiperise. Une e pranova me kenaqesi.

    Cili ka qene kontributi juaj ne industrine e naftes?

    Ne pjesen me te madhe te kohes sime profesionale, kam qene specialist ne Institutin e Naftes. Deri ne vitin 1982, kur, per arsye biografike, me larguan se bashku me gruan: ate ne ndermarrjen e nxjerrjes se naftes ne Marinez, mua ne ndermarrjen e kerkimit te naftes dhe gazit ne Patos, ku kam punuar per nje kohe te gjate si gjeolog pusi. Por, per nevojat qe kishte Instituti dhe vleresimet qe kishin per pergatitjen time profesionale, kam qene drejtues i grupeve studimore dhe projektuese ne institut, por jo ne organiken e Institutit.

    Jam autor i shume studimeve. Me koleget e mi, kam kryer mbi 90 studime, ne 60 prej te cileve jam drejtuesi. Jam autori i studimeve nga me te rendesishmet qe ka kryer Instituti "si: Metodika e kerkimit; Rezervat prognoze; Tektonika e Zones Jonike, si pellgu kryesor naftembajtes i Shqiperise).

    Pas vitit 1992, u bera drejtori i Institutit te Naftes. Arrita te realizoj hapjen e tij me boten shkencore nderkombetare. Kam kryer disa studime jashte shtetit per gjeologjine e Shqiperise, ne Teksas "SHBA), ne Angli, France "ne Institutin Francez te Naftes, ne Universitetin "Pierre et Marie Curie" dhe ne Universitetin e Dizhonit), si dhe ne Gjeneve, pa perjashtuar bashkepunime te ndryshme me kolege greke, malteze dhe me nje koleg serb. Kam marre pjese ne shume konferenca dhe kongrese nderkombetare. Kam publikuar nje numer te madh artikujsh ne revistat jashte shtetit, ne bashkepunim me koleget e huaj. Sapo filloi era e ndryshimeve ne Shqiperi, ne vitin 1990, mbrojta titullin Doktor i Shkencave. Me 1995, mu dha titulli Profesor i Asociuar dhe, me 2001, titulli Profesor Doktor. Ky ishte vleresimi i kolegeve te mi per kontributin qe kam dhene ne sektorin e naftes. Jam autor i shume puseve "Delvine, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Kucove, Panaja, Frakull).

    Cilat jane arritjet tuaja me te medha?

    Nuk mund te kuptohet puna e nje specialisti nafte nga ajo e kolegeve te tij. Ne krijuam Shkencen gjeologjike te naftes Shqiptare dhe eshte me e rendesishmja. Ne menyre te vecante vleresoj koleget e mi qe sot nuk jetojne - ata jane berthama dhe themeluesit e kesaj shkence. Si rrjedhim, zbuluam disa vendburime dhe per kete ne krenohemi. Te gjithe vendburimet e naftes dhe te gazit ne Shqiperi, jane zbuluar nga gjeologe shqiptare "me perjashtim te Kucoves, qe eshte zbuluar para Luftes).

    Cilat jane ato qe ju i quajtet "arsye biografike" qe u kishin penguar ne punen tuaj?

    Une isha me nje "biografi te paster", sepse rridhja nga nje familje puetoresh. Por, ne 1980, per nje defekt teknik te tim vellai, ne u futem ne radhet e familjeve me biografi te keqe. Vellai u denua me 15 vjet burg, nderkohe qe mua me larguan nga Instituti dhe me kaluan inxhinier ne sondat e shpimit. Pas pak kohesh, me hoqen te drejten e diplomes. Per disa muaj rresht, punova punetor. Me akuzuan edhe mua per pune sabotuese ne Sektorin e Naftes. Por fale kembenguljes se kolegeve te mi, une i shpetova burgosjes dhe u ktheva perseri ne detyren e inxhinierit. Megjithate, asnjehere deri ne 1992, nuk isha e denje per t'u kthyer ne Institut. Kjo ndodhi vetem pas fitores se Partise Demokratike dhe me ngarkuan me detyren fisnike te Drejtorit te ketij instituti, te cilen e kam mbajtur deri ne 1995, kur Instituti Gjeologjik i Naftes u riorganizua.

    Me cfare po merreni?

    Nga viti 2002, jam pedagog i Universitetit Politeknik te Tiranes. Por une nuk kam shkeputur, per asnje moment, marredheniet me Institutin e Naftes.

    Cfare mendoni per gjendjen e sistemit te naftes sot dhe per trajtimin e naftetareve?

    Nafta eshte nje industri e veshtire dhe e rendesishme. Shteti shqiptar u mbeshtet fuqishem tek industria e naftes, deri ne vitin 1990. Pasketaj, kompania e naftes "Albpetrol", e cila u krijua me riorganizimin e kesaj industrie, mori persiper te ndalonte renien drastike qe pesoi nafta me ndryshimet e viteve 1990-1991. Ne vitin 1993, ne stabilizuam prodhimin. Puna po ecte mbare, derisa erdhen ngjarjet e vitit 1997, te cilat i shkaktuan nje goditje tjeter industrise se naftes. Sot, prodhimi eshte 2 here me i ulet se ai i vitit 1996, administrata eshte fryre "nga 80 vete ne kohen tone, ne 250 vete sot). Por, besoj se nafta mund te rimekembet. Mund te dyfishohet prodhimi i naftes, nese do te kete nje impenjim serioz. Sot, nuk kane interesin qe industria e naftes te perparoje.

    Me fitoren e re te se Djathtes shqiptare, do te krijojme nje administrate te zhdervjellte, me nje numer punonjesish te thjeshtuar, por pa zbatuar asnje kriter politik. Askush s'duhet te trembet se do te heqim nga puna specialiste per bindjet e tyre partiake. Kur une drejtoja Institutin e Naftes, ne 1992-1996, zevendesi im ishte anetar i Partise Socialiste; shefi i sektorit me te rendesishem ishte gjithashtu anetar i Partise Socialiste.

    Cilat jane alternativat tuaja per te ndryshuar Patosin?

    Ne do te krijojme mundesine e rritjes se prodhimit dhe kjo do te krijoje mundesi per punesim, ne menyre te vecante, te brezit te ri. Papunesia eshte problemi numer nje ne Patos. Do te zbatojme shperblimet per punonjes te vecante te filialeve te kompanive te naftes, kur tejkalojne prodhimin. Kjo do te nxise mendimin punetor dhe teknik. Do te kerkojme te vendoset nje barriere e fuqishme per te penguar futjen e karburanteve pa dogane, ne menyre qe konkurenca te jete e ndershme. Do te fillojme menjehere studimin e visibilitetit te ndotjeve te naftes. Pasketaj, do te fillojme te rehabilitojme tokat bujqesore. Fermeret e komunes Zharrez do te kreditohen per te nxitur biznesin e tyre. Ne rajonin e Patosit, do te aktivizohen ambulancat e lagjeve dhe do te riperterihet spitali i qytetit, poliklinika do te pajiset me aparaturat e nevojshme. Do te permiresohet ndjeshem mesimdhenia ne shkollat e ketij rajoni. Brezi i arsimtareve do te marre shperblimin e merituar; programi i Partis- Demokratike parashikon dyfishimin e pagave te tyre. Shkollat do te kompletohen me laboratore. Ne Patos, do te rikthehet krenaria e ekipit te futbollit "Albpetrol", i cili ne vitet 1992-1995, ishte nder ekipet me ne ze ne vend. Kujtoj se atehere, ai arriti te merrte pjese ne kupat e Evropes, edhe sepse e trajtuam me te gjitha mundesite tona, duke gjetur mbeshtjetje financiare edhe jashte vendit.

    Si e shikoni veten ne raport me rivalin Ylli Bufi?

    Nuk eshte vetem Ylli Bufi rivali imi, kam edhe kolegun dhe mikun tim Bardhi Meli, i cili perfaqeson LSI-ne. Mendoj se Ylli Bufi i Partise Socialiste eshte i konsumuar, sepse niveli i investimeve qe ka sjelle ne Patos, e kapercen ate ne qytetet e tjera. Konstatohet te jete bere nje abuzim shume i madh i fondeve nga buxheti i shtetit, i atyre te pushtetit lokal dhe i investimeve te bera nga kompania "Albpetrol". Pikerisht kjo me favorizon ne syte e publikut. Me ardhjen ne pushtet te partive te djathta, do ti kerkojme organeve kompetente te Kontrollit te verifikojne te gjithe investimet e bera ne Patos. Varesisht nga rezultatet e ketyre kontrolleve, do te gjykohet per periudhen e kaluar.

    Intervistoi: Gentjan Ruko

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    ..

    Deputeti i PD akuzon qeverinë për persekutimin që i ka bërë zonës së tij elektorale

    Paloka: Harasani, hajduti që vjedh shqiptarët me faturat elektrike

    Deputeti demokrat Edi Paloka, deklaroi dje se Partia Socialiste po përdor një strategji mashtrimi për t`iu mbushur mendjen shqiptarëve se zonat bastion të Partisë Demokratike kanë mbetur të varfëra se kanë pasur deputetë që nuk kanë punuar për ta. Këto deklarata, Paloka i bëri një ditë pas akuzave të kandidatit socialist Andis Harasani, i cili kandidon në ish-zonën elektorale të zotit Paloka. "E vërteta është se këto zona kanë mbetur të varfëra, sepse qeveria dhe Bashkia e Partisë Socialiste nuk kanë investuar në këto zona vetëm për faktin, sepse aty ka pasur deputetë demokratë", u shpreh mes të tjerash Paloka. "Në debatin e djeshëm dëgjova një nga hajdutët e Fatos Nanos, Andis Harasanin, që deklaronte se të gjitha fajet për atë zonë janë të deputetit Edi Paloka, por e vërteta është se ato pak investime që janë bërë aty, një rrugë që është bërë me investime të Bankës Botërore, dhe rrugët e tjera janë shtruar pikërisht me këmbënguljen e time", shtoi Paloka. Ai theksoi se nuk mund të shtronte rrugë me pagën e tij, dhe asnjë deputet nuk e ka bërë këtë, por pohoi se ka qenë këmbëngulja e tij, që ka mundësuar ato pak investime që janë bërë në atë zonë. "Absurdi i Andis hajdut Harasanit, ishte se kur sulmohej qeveria, deklaronte se qeveria ka bërë investime në atë zonë, ndërsa kur duhet të dilte problemi i deputetit thonte, se deputeti e ka lënë të varfër. Investimet sipas Harasanit na i bëka qeveria, ndërsa varfërinë ua sillka deputeti", deklaroi Paloka. Ai u shpreh se kishte dëgjuar se kandidati socialist Harasani po bën tani investime. "Desha të di se me çfarë lekësh i bën hajdut Harasani investimet, me lekët e tij të xhepit, me ato që ka deklaruar se i ka fituar në bursë, apo me lekët që ju ka vjedhur më shumë se kujdo qytetarëve të asaj zone", pohoi deputeti demokrat. Ai tha se zona në të cilën kandidon kreu i KESH, është zona ku në Tiranë dritat hiqen më shumë se kudo. "Nëse në Tiranë kishte ndërprerje dritash më shumë se 4 orë, në atë zonë ndërprerja shkonte nga 8-10 orë. Është një zonë ku Andis Harasani i masakronte qytetarët me fatura aforfe një zonë ku lagjeve të tëra u priteshin dritat me ditë dhe hajdut-mashtrues Harasani", nënvizoi më tej kandidati i opozitës. Ai deklaroi se Harasani mashtroi kur tha se, "Paloka si deputet i zonës nuk e kishte marrë asnjëherë në telefon për problemet e zonës".

    "E vërteta është krejt e kundërt dhe këtë e dinë banorët e zonës së Kinostudios, të cilët më kanë marrë në telefon në mes të dimrit dhe më kanë thënë "zoti deputet po na ngrijnë kalamajtë, sepse jemi dy ditë pa drita. Kam marrë në telefon hajdut Harasanin, sepse nuk pranoi t'u kthente dritat qytetarëve me justifikimin se nuk kanë paguar, ndërkohë që e njëjta situatë është kudo dhe dritat aforfe nuk mund t'i paguajnë qytetarët më të varfër të Tiranës", shpjegoi Paloka. Ai tha se, kryehajduti i Fatos Nanos, Harasani, kishte pranuar të lëshonte dritat për banorët e kësaj zone vetëm pas ultimatumit se nëse nuk sjell dritat, banorët së bashku me deputetin e tyre do të grumbulloheshin pranë zyrës së tij. "Është ai që vazhdon të vjedhë jo vetëm banorët e asaj zone, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë me faturat aforfe. Eshtë ai që vjedh qytetarët e vendit me tenderat dhe pisllëqet që bën në KESH dhe mendon se, duke krijuar iluzione të tilla do të arrijë t`i marrë votat asaj zone", kujtoi Paloka. Ai tha se ata qytetarë e njohin mirë Andis hajdut Harasanin, sepse e kanë njohur prej vitesh që kanë hequr të zitë e ullirit prej KESH-it të tij, dhe shtoi se ishte i bindur se do t'i përgjigjen më 3 korrik. Zoti Paloka ka komentuar gjithashtu kandidimin në një zonë tjetër nga ajo që kishte më parë. Ai tha se kishte vendosur të zgjidhte zonën në të cilën kandidon aktualisht për faktin, se aty ka shumë miq, të cilët po e ndihmojnë në përgatitjet për infrastrukturën zgjedhore.





    Fatura e fushatës së Spartak Poçit paguhet nga Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit

    PS vazhdon të cënojë barazinë në zgjedhje

    Kandidatët e Partisë Socialiste në zonat elektorale të kryeqytetit vazhdojnë të shkelin Kodin Zgjedhor, duke përdorur fondet dhe instrumentet e tjera publike në favor të fushatës së tyre elektorale. Kjo për faktin se shumë prej kandidatëve të partisë në pushtet nuk kanë hequr dorë nga funksionet zyrtare që mbajnë në qeveri apo në krye të sektorëve të rëndësishëm publikë. Shpallja e emrave të anëtarëve të kabinetit qeveritar si kandidatë të Partisë Socialiste, përveçse u ka hapur rrugën këtyre të fundit në abuzimin me postin dhe fondet publike, ka bllokuar punën e të gjitha institucioneve përkatëse për investigimin apo pengimin e këtyre abuzimeve. Në këtë mënyrë, në zonën 41 të kryeqytetit, sikurse edhe në mjaft zona të tjera ku kandidojnë anëtarë të qeverisë apo funksionarë të lartë të qeverisë aktuale, shpenzimet e fushatës përballohen nga fondi i Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit, për shkak se në këtë zonë kandidon drejtuesi i këtij dikasteri. Sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike, pranë shtabit elektoral të kandidatit demokrat Spartak Ngjela, ministri Poçi, përveçse ka shfrytëzuar ambientet publike në mënyrë të paligjshme për tubime elektorale, ka përdorur fondet e dikasterit që drejton, për karburantet dhe shpenzimet e tjera në takimet e tij zgjedhore. Kryetari i zyrës elektorale të kandidatit demokrat në zonën 41, Hysen Osmani, deklaroi dje se kandidati socialist Poçi ka zhvillluar deri tani 3 takime elektorale në kundërshtim të plotë me ligjin, ndërkohë që sipas tij, të gjitha shpenzimet janë përballuar nga Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit.

    "Kandidati socialist ka zhvilluar, në kundërshtim me ligjin, 3 takime elektorale në shkollat 9-vjeçare dhe në shkollën e mesme të zonës.


    Tubimet elektorale nëpër shkolla

    "Takimi në një nga shkollat 9-vjeçare është bërë në mënyrë tërësisht të paligjshme, ku nxënësit janë mbajtur me detyrim nga mësuesit, veprim që e ka shndërruar tubimin në një takim qesharak", u shpreh ndër të tjera Osmani. "Kjo është një shkelje ligjore, sepse me nxënësit e shkollës që nuk kanë mbushur moshën nuk mund të manipulohet dhe ata nuk mund të përdoren në fushatë", shpjegoi më tej kreu i nëndegës nr.1 të Partisë Demokratike në kryeqytet. Ndërsa duke iu referuar incidentit në lidhje me thyerjen e xhamave në një nga shkollat ku ministri Poçi zhvilloi një tubim elektoral, për të cilin u akuzua kandidati demokrat, Osmani tha se pas kontakteve me drejtorinë e kësaj shkolle, është konkluduar se kandidati i opozitës nuk ka patur asnjë lidhje me këtë veprim.


    Posterat

    Megjithëse në shumë zona të kryeqytetit bie në sy vendosja e posterave elektoralë të kandidatëve, në zonën 41 ky proces ende nuk ka filluar. Sipas përfaqësuesit të shtabit të zyrës elektorale të kandidatit demokrat të zonës, shpërndarja e posterave nuk është bërë për shkak të eksperiencës së kaluar në grisjet e tyre. "Nga eksperienca e kaluar kemi patur grisje masive të posterave, por e dhimbshme është se në këto veprime janë përfshirë edhe organet e rendit apo më keq, ato të Shërbimit Informativ Kombëtar", sqaroi Osmani. Megjithatë, ai nënvizoi se vërehet një kërkesë mjaft e madhe e elektoratit për të marrë flamuj dhe postera të kandidatit Ngjela, për t'i vënë në ballkonet e pallateve dhe dyqaneve të tyre, në mënyrë që të jenë vetë mbrojtës të tyre nga grisjet që mund t'iu bëjnë persona të urdhëruar nga kandidati kundërshtar..


    Takimet

    Kandidati demokrat në zonën 41, Spartak Ngjela, ka nisur kohë më parë takimet me elektoratin e tij. Takimet janë përqëndruar veçanërisht në njohjen me hallet dhe problemet që ka e gjithë zona. Kandidati po zhvillon herë pas here takime në vende publike, nga njëri cep i zonës zgjedhore në tjetrin, duke diskutuar të gjitha problemet me të cilat përballen banorët, duke filluar me legalizimet, kërkesat e ish-pronarëve, shëndetësinë, punësimin, arsimin, infrastrukturën. Vihet re një mbështetje e madhe e elektoratit, qoftë duke marrë parasysh cilësitë dhe aftësitë intelektuale të kandidatit demokrat apo njohjen e tij publike, por edhe për programin për ndryshim të Partisë Demokratike.

    Koordinimi

    Strukturat e shtabit elektoral të kandidatit demokrat Spartak Ngjela kanë filluar përcaktimin e planeve të koordinimit me forcat politike, me të cilat Partia Demokratike është në koalicion. "Koordinimi i punës ka qenë një nga detyrat tona me forcat politike, me të cilat jemi në koalicion. Kemi zhvilluar takime ku kemi diskutuar për strategjinë e fushatës elektorale, takimet me elektoratin, koordinimin që do të bëjmë për komisionerët dhe anëtarët e komisionit të qendrës së votimit, dhe probleme të tjera që duhet t'i zbatojmë nga marrëveshjet e partive në qendër", u shpreh mes të tjerash përfaqësuesi demokrat Hysen Osmani. Nëndega e Partisë Demokratike në këtë zonë ka menduar të organizojë takime të hapura për çdo qendër votimi ku kandidati do të jetë prezent dhe do t'u përgjigjet me zgjidhje e platforma problemeve të ndryshme të banorëve.

    Në ditët në vazhdim do të ketë gjithashtu edhe takime të hapura me drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht takime me intelektualët, gratë dhe rininë e zonës. Ndërkohë sot, kandidati Ngjela do të zhvillojë një takim me maturantët e shkollës së mesme, që janë votues për herë të parë.


    Problemet sociale

    Ndërkohë, programi i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe i kandidatit Ngjela, nuk lënë pas problemet sociale me të cilat përballet zona 41 e Tiranës. Problemet sociale si, punësimi, arsimi, infrastruktura, shëndetësia, janë gjithashtu të përfshira në platformën e kandidatit demokrat. Kandidati gjithashtu ka përcaktuar një zgjidhje të këtyre problemeve që janë specifike për zonën dhe do t'i shpallë së shpejti. Një problem tjetër social me të cilin përballet zona, është problemi i strehimit të disa banorëve në ambientet shtetërore, në ish-Uzinën e Traktorëve, zgjidhje kjo që do të publikohet gjatë ditëve në vazhdim nga vetë kandidati për deputet i PD në këtë zonë.

    Zona 41 margjinalizon Spartak Poçin

    Megjithatë, kreu i nëndegës së Partisë Demokratike deklaroi dje se takimet e Poçit kanë qenë tërësisht të margjinalizuara, jo vetëm për shkak të mungesës së përkrahjes së tij në zonë, por edhe për faktin se ai nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e fushatës së 4 viteve më parë. "Poçi ka pasur mundësi të zhvillojë takime me banorët e zonës edhe më parë si deputet saj, por këtë s'e ka bërë asnjëherë gjatë katër viteve", u shpreh Osmani. Ai shtoi se ministri i Transporteve po përdor paratë e dikasterit për të mashtruar edhe njëherë banorët e kësaj zone, nëpërmjet shtrimit të disa rrugicave në lagjet e saj. Ndërsa duke komentuar veprimet e mëparshme të paligjshme të kandidatit socialist, përfaqësuesi i selisë blu tha se nëse do të ndiqen praktikat që Poçi ka ndjekur në vitin 2001 për fitimin me çdo kusht të votave, ato përveçse do të bëhen publike në media, por do të dërgohen edhe protesta pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


    Përgatitja e infrastrukturës zgjedhore

    Përgatitja e infrastrukturës zgjedhore në zonën 41 të kryeqytetit është në nivele shumë të larta. Zyrat elektorale në këtë zonë qëndrojnë të hapura çdo ditë, për t'u njohur me të gjitha problemet që ka elektorati në këtë zonë, qoftë për verifikimin e qendrave të votimit, qoftë për mbështetjen që po japin apo për kërkesat e mëdha, veçanërisht të rinisë së zonës për anëtarësim në Partinë Demokratike. Përveç shtabeve stacionare, në zonë funksionojnë edhe qendra të tjera ku operojnë grupe të vogla pune në komunikimin e përditshëm me elektoratin.

    Platforma e Ngjelës për zonën

    Platforma e kandidatit së Partisë Demokratike në zonën 41 të kryeqytetit, në përgjithësi, është e njëjtë me atë të partisë më të madhe të opozitës, për ndryshimin e situatës në vend. Platforma përfshin jo vetëm problemet që ka vendi në përgjithësi, siç është punësimi, që është një nga problemet më të mëdha që ka zona, por edhe një sërë problematikash të tjera që janë karakteristike për zonën. Në platformën e kandidatit demokrat gjejnë zgjidhje problemet e ish-pronarëve për kthimin e pronave, problemi i legalizimit të zonave informale të zonës, si dhe strehimi i familjeve që jetojnë në ambiente shtetërore.


    Problemet me listat, ende të pranishme

    Problemet me listat paraprake të zgjedhësve, si në shumë zona elektorale të vendit, nuk përjashtohen edhe në këtë zonë, pavarësisht se ajo ndodhet shumë afër organeve të qeverisjes vendore apo qendrore. Sipas përfaqësuesit të opozitës, listat paraprake të votuesve kishin disa të meta, me rreth 800 dublime emrash. Njëkohësisht, një problem tjetër i listave në këtë zonë ka qenë gjithashtu mungesa e adresës shifrore të banesave tek më shumë se 40% e votuesve. "Kjo i ka çuar grupet e verifikimit që të ndërrojnë qendrat e votimit të disa zgjedhësve dhe janë rreth 500 zgjedhës që nuk e kanë qendrën e votimit në zonën ku banojnë", shpjegoi Osmani. Ai deklaroi se listat zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit '96, të cilat janë vlerësuar për saktësinë e tyre edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, janë shkatërruar qëllimisht nga qeveria socialiste, për të mundësuar manipulimin e votave në zgjedhje. Osmani tha se duke patur parasysh abuzimet me raste të tilla në zgjedhjet e mëparshme, nëndega e Partisë Demokratike nuk ka kërkuar rregullimin e tyre, por ka informuar këta qytetarë për qendrat në të cilat ata kanë emrat për të votuar. "Ne nuk kërkuam rregullimin e këtij difekti, pasi në zgjedhjet e kaluara, para dy vjetësh, mungonin më shumë se 2000 zgjedhës", tha përfaqësuesi i opozitës. Ai shtoi se janë shtuar gjithashtu rreth 200 votues që mungonin, pavarësisht se ishin banorë të kësaj zone dhe ishin të regjistruar në regjistrin themeltar të gjendjes civile. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se janë rreth 140 zgjedhës që kërkojnë të regjistrohen, që aktualisht janë me banim në këtë zonë, ndërsa regjistrimin e kanë në zona të tjera. Meqenëse është mbyllur më datë 28, këta kanë ngelur në ato zona ku janë. Megjithatë, pavarësisht problemeve të lartpërmendura në listat zgjedhore, përfaqësuesi demokrat pranë zyrës elektorale të kandidatit të PD, Hysen Osmani, u shpreh i bindur për fitoren e Ngjelës në këtë zonë.


    Ylber Drazhi

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43

    Berisha Siguron "Perkrahjen" Greke

    Shekulli, 03/06/2005

    Berisha: Ambasadori grek nuk shkeli ligjin
    V.Duri

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka prezantuar dje kandidatin Genc Ruli në zonën 90 në Gjirokastër. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, ai e ka vlerësuar si të ligjshëm qëndrimin e ambasadorit grek në mitingun elektoral të PBDNJ në fshatin Sofratikë. ”Ambasadori grek nuk ka thyer ligjin. Ai është përpjekur të shpëtojë minoritarët nga krimi i organizuar dhe balozët e mafias. Tavo është Agron Duka i Jugut dhe ambasadori grek ka bërë përpjekje të shpëtojë minoritetitn nga rreziku më i madh, pasi Tavo ka edhe doganë përtej kufirit. Vangjel Tavo e hap trarin e doganës sa herë të dëshirojë”, - tha Berisha, duke shtuar se mafia është bërë rreziku më i madh i shqiptarëve. Kryetari i demokratëve theksoi gjithahtu se ai kishte ardhur në Gjirokastër për të sjellë mesazhin e bashkimit. Këtë bashkim të shqiptarëve, kryetari i demokratëve e kërkon jo me revolta popullore si në vitin ‘97, pasi sipas tij, ajo i takon së shkuarës. Berisha shpreh besimin se Gjirokastra këtë herë, sikurse në vitin ’92, do të votojë djathtas, pasi gjirokastritët dinë mirë të marrin vendimet e duhura në kthesat historike”. Është momenti kur ndahemi nga një sistem i korruptuar dhe jam i bindur se gjirokastritët e kanë marrë vendimin, pasi çdo fillim e ka një fund. Por jo me revoltë popullore dhe me simbole antikomuniste, si dikur, por me votën e qytetëruar, publicitare dhe luftën kundër korrupsionit të ngritur në sistem”,- tha dje Berisha.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •