Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën

    Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën
    Shekulli
    TIRANË – Qeveria demokratike do ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian qysh në vitin 2010, ka premtuar dje gjatë një mitingu në Shijak kryetari i PD-së Sali Berisha. Ndërsa ka prezantuar kandidatin e PD-së për deputet Sokol Olldashi,i cili do të konkurrojë përballë Agron Dukës së PS-së, Berisha tha se “unë ju jap fjalën ju. Premtimi im është pasaportë evropiane për ju. Të jeni të sigurtë se këtë pasaportë do ta keni jo në vitin 2015, siç deklaron kryeministri aktual, por këtë pasaportë së bashku duke vendosur ligjin, duke ecur në rrugën e reformave, duke garantuar barazinë para ligjit tërë qeveritarëve dhe qytetarëve, do ta keni shumë më shpejt, jo në 2015-tën, por në 2010-të. Në 2010 Shqipëria dhe shqiptarët në Bashkimin Evropian”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në miting....Vazhdon

    Nuk ka ndryshuar shume mentaliteti i vjeter, gare premtimesh. Nano thote ne 2015, Berisha ne 2010 ne BE. Qe te dy japin fjalen per gjera te pamundura dhe ne kete rast per ato qe nuk i kane ne dore. Hyrja e Shqiperise ne BE, edhe nese 2010 i ploteson te gjitha kriteret (thuajse e pamundur kjo), varet me teper nga deshira e BE-se sesa nga Shqiperia.
    BE sapo pranoi 10 anetare, ne 2007 futet Rumania dhe Bullgaria, mbase dhe Kroacia. BE ende nuk ka mundur te akomodoje si duhet anetaret e rinj, BE ka probleme brenda vetes me kushtetuten, me buxhetin, me pranimin e Turqise...BE nuk do kete as deshire e as mundesi te merret me Shqiperine ne 2010. Vendeve te Ballkanit perendimor ende nuk iu eshte thene asgje me teper sesa "nje dite do te jeni ne BE". Te parashikosh te ardhmen eshte e veshtire, e pamundur, por e tashmja thote se pranimi i Shqiperia ne BE ne 2010 nuk eshte nje parashikim normal, por parashkimi i nje mrekullie. Mrekullite jane fenomene te rralla ne ditet e sotme e sidomos ne rajonin tone.

    SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-05-2005 më 05:41
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk eshte mrekulli fare, por nje gje plotesisht e realizueshme dhe qe do realizohet patjeter. Po te krahasosh Kroacine, Bullgarine, dhe Rumanine, me Shqiperine, dallimet jane shume te vogla, dhe ato kryesisht ne infrastrukture, per shkak se Shqiperia trashegoi nga sistemi komunist nje infrastrukture me te varfer se keto shtetet tjera. Mirepo, rritja dukshem me e larte ekonomike e Shqiperise se e ketyre vendeve ne te gjitha vitet qe nga 1991 e deri me tani, e edhe ne vitet ne vijim, ne baze te parashikimeve te eksperteve shqiptare dhe te huaj, shume shpejt jo vetem qe do i zhduk edhe keto dallime por Shqiperia edhe do i kaloj keto vende.

    BE ka shume interes, me shume se edhe Shqiperia e shqiptaret, qe sa me pare te integrohet gjithe Europa ne te.

    Keshtu qe, Shqiperia pa as me te voglin dyshim, do jete ne BE jo me larg se ne vitin 2010.

    Tung

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Shqipëria në BE
    Nuk ka ndryshuar shume mentaliteti i vjeter, gare premtimesh. Nano thote ne 2015, Berisha ne 2010 ne BE.
    Deshira dallon shume me realitetin.
    Sala ka deshire ,ashtu shprehet,
    mirepo te premtoj(sebashku me Nanon)
    nje gje te tille, tingellon shume qesharake.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mendoj se eshte thjesht demagogji e te dyja paleve. Para futjes ne BE, le te deklarorojne se cfare planesh kane per qarkullimin e lire te shqiptareve ne Evrope. Pastaj, shume zhurme po behet me fjalen e kudogjendur "integrim" keto kohe. Megjithate ne vazhdojme te bombardohemi me termat integrim, asocimi, stabilizim etj. qe per masen derrmuese te popullit jane te pakuptueshme. Perfshirja ne BE, dhe nqs jo ligjerisht, te oakten faktikisht vjen vetiu nqs rritet mireqenia, ulet korrupsioni dhe mbohen lirite ne nje shoqeri.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Përhajr ëndrra...

    Sa mire behemi kur shohim endra sy hapur nganjehere ne shqipet...
    Te futemi ne NATO njehere...eh mandej te ju rikojtohet nje emision i PORTOKALLISE ne lidhje me Shqiperine ne BE...

    Realiteti eshte ndryshe nga endra te dashur vellezer mire e ka thene RTP-ja...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Meta: Berisha, mashtrim me anëtarësimin në 2010-ën

    TIRANË – “Shqipëria mund të anëtarësohej në BE në vitin 2010-ën, nëse nuk do të ndodhte shkatërrimi i vitit të mbrapshtë ’97, sikurse të mos kishte këtë nivel kaq të lartë të korrupsionit, monopoleve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë aktuale në plotësimin e kushteve të vendosura nga BE-ja”. Kështu i është përgjigjur kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaratave të kreut të PD-së një ditë më parë. Ndërsa ka prezantuar kandidaten e kësaj partie, Etleva Bisha, në zonën nr. 41, Meta tha se “ne nuk premtojmë që Shqipëria në vitin 2010 do të bëhet anëtare e BE-së, siç ka premtuar dje Berisha. Ky është një mashtrim ose për të ruajtur etikën në rastin më të mirë, është një ëndërr fëminore tërësisht e parealizueshme.

    Pasi dihet që BE-ja ka një axhendë të përcaktuar për integrimin e vendeve të tjera, që ende nuk janë përfshirë në politikën e zgjerimit. Por janë të gjitha mundësitë që Shqipëria brenda vitit 2015, të bëhet anëtare e BE-së, ashtu sikurse janë të gjitha mundësitë që shqiptarët brenda katër viteve të ardhshme të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirisht në të gjitha vendet evropiane”. Ndaj dhe tashmë është momenti më i volitshëm, tha ai, që shqiptarët prej disa vitesh po e prisnin me padurim, për vetë faktin që kryetarët e dy partive deri në 3 korrik në Parlament, e kanë deklaruar se pas humbjes së tyre do të shikojnë jetën private. Pra është momenti që shqiptarët në mënyrë të qytetëruar, në mënyrë të civilizuar dhe demokratike t’i përcjellin të dy këta nga jeta politike në jetën private
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Z. Berisha i ka shume qejf premtimet, njehere e nje kohe ne kishte premtuar se do na sillte shufrat e arit qe na i kishin vjedhur Nazistet dhe ndodheshin ne Zvicer (c'eshte e verteta na erdhen ca shufra.... por nga Anglia nen udheheqjen e PS)... Kur morri qeverisjen na premtoi se do beheshim te gjithe pronare ne vendet ku punonim (c'eshte e verteta na ndahu nga nje "leter me vlere" qe i shitem me nga 25 000 leke te vjetra se mesa dukej vetem pronare te "fabrikave te vdekura" mund te beheshim).

    Ah dhe dicka tjeter.... nese na thoshte ne 1991 se do hynte Shqiperia ne BE ne 2010, mbase nuk do behej kurre president i Shqiperise!

    Pa u zgjidhur problemi i Kosoves dhe Shqiptareve te ish-Jogosllavise Shqiperia nuk ka per te hyre ne BE (nuk e duan kete gje as Europianet, as Greket, as Serbet.... c'ti bejme duam s'duam gjeografia jone dhe komshijte europiane-greke-serbe na kane kufizuar disi por as vet Shqiptaret -ata me tru te pakten- nuk synojne te kthehen ne turpin e BEse).... keshtu z. Berisha!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ajo Evropa qe duan te futen keta miqte mashtrus, qe po hahen si qente per pushtet, edhe autostradat i ka te ndriçuara, ndersa ne shqiptaret s'kemi drita as per dhomen e ndenjes... (diçka te tille shkruante nje analist i Shekullit para nja dy vjetesh).


    Pse genjen Berisha?

    Teorikisht eshte e pamundur dhe kjo qe thote Dr. Berisha nuk mund te jete me teper se nje deklarate elektorale. Ta zeme se i fitoi zgjedhjet dhe me nje staf te mrekullueshem (?!) do bej çmos qe te punoje dhe ta çoje Shqiperine perpara. E pare e punes, i duhet nje 4-vjeçarsh qe te pastroje pislliqet e Nanos dhe te krijoje njefare stabiliteti politik dhe ekonomik. Nuk e di se sa i suksesshem do jete ne kete gje por, ne rastin me te mire, andej nga viti 2010 Evropa mund te filloje te mendoje se edhe Shqiperia mund te behet pjese e saj... PD-ja me kete qe thote vetem genjen popullin e shkrete... Mbase ben mire se kjo mund te kete ndikime pozitive tek populli shqiptar- psikologjiksht i derrmum- por nese i fiton zgjedhjet dhe nuk arrin te beje shume, andej nga 2009-a keto qe thuhen sot do perdoren ndaj PD-se dhe do kthehemi prape tek Nano-ja...


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shqiperia anetare e BE ne 2010?!! Per cdo njeri qe ka aftesine te percaktoje se cdo te thote Evrope dhe cdo te thote Shqiperi ky premtim do te thote mashtrim!!!
    Tani nese Berisha premton nga mosdituria apo nga mirdashja kjo eshte gje tjeter...Ose ka nje rruge te trete qe z.Berisha nuk e njeh mire as Evropen e as Shqiperine dhe pse fizikisht eshte ne kete planet por mendesisht "jeton" ne ndonje planet tjeter......
    Personalisht gjithmone e kam theksuar se Berisha(dhe Nano) duhet te largohet nga politika shqiptare pasi vetem dem i sjell Shqiperise...Uroj qe une ta kem gabim por kam frike se ardhmja do me jape te drejte....
    Vetem ky premtim i cili duket qarte qe eshte i parealizueshem tregon se Berisha nuk ka seriozitet ne premtimet qe jep dhe e vetmja gje qe intereson duket se eshte ardhja ne pushtet...Le te vije PD ne pushtet por jo Berisha....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Fatkeqesia jone qe jemi peng te hakmarrjeve personale ndermjet nje kasapi dhe
    nje drogaxhiu ... Ik nga shiu e bjer ne bresher dhe anasjelltas ...
    Fatkeqesia tjeter eshte se duhet te zgjedhim njerin prej tyre ...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •