Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 100
  1. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dokumentet që ju duhen ditën e provimeve


    Një orë përpara kohës zyrtare është afati i përcaktuar nga Ministria e Arsimit për të gjithë maturantët. Ata duhet të jenë përpara orës 09:00 në godinën përkatëse ku do të zhvillohet provimi, në mënyrë që të bëhen të gjitha verifikimet e duhura. Gjithashtu, duhet që nxënësit të kenë me vete ditën e provimit për identifikim certifikatën personale me fotografi ose letër njoftim, pasi hyrja do të bëhet në bazë të emrave që janë të afishuar në listat përkatëse të çdo shkolle. Sistemimi i çdo nxënësi/kandidati, në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes së tyre. Ndalohet ndërrimi i vendeve.
    Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik. Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen vetëm me shkrim. Ato do të drejtohen, organizohen dhe realizohen nga Komiteti i Maturës Shtetërore, në mënyrë të centralizuar (vlerësim i jashtëm), duke eliminuar në këtë mënyrë diferencat e vlerësimeve që burojnë nga vlerësimi i brendshëm (në bazë shkolle). Hartimi i tezave të provimeve dhe vlerësimi do të bëhet në nivel qendror nga qendra e specializuar QKAVP, duke u bazuar në urdhrat, udhëzimet dhe rregulloret përkatëse të MASH, nën drejtimin dhe administrimin e drejtpërdrejtë të Komitetit të Maturës Shtetërore.

    Skualifikimi

    Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, nëse një nxënës thyen rregullat e provimit, atëherë administratori i provimit njofton përgjegjësin e administrimit të provimit dhe merr këto masa disiplinore. Masat disiplinore konsistojnë automatikisht deri në përjashtimin e kandidatit nga provimi. Kështu, një nxënësi i hiqet e drejta e dhënies së provimit të maturës për 3 vjet, në qoftë se përpiqet që të japë provim për një nxënës tjetër. I njëjti penalizim ndiqet edhe në rastet kur dikush nga kandidatët kapet duke dhënë apo marrë kopje nga persona të tjerë brenda apo jashtë mjediseve ku zhvillohet provimi. Penalizime do të ketë edhe për ata persona, të cilët blejnë një kopje të testit ose përpiqen të marrin informacione nga persona të tjerë mbi përmbajtjen e testit. Nga ana tjetër kandidatët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bëjnë komente mbi përmbajtjen e testit apo zgjidhjen e tij gjatë kohës së zhvillimit të provimit, pasi mund të nxirren automatikisht nga mjediset.

    8 rregulla ditën e provimit

    1- Nxënësi/kandidati paraqitet në shkollë 1 (një) orë përpara fillimit të provimit. Në këtë kohë kryhet identifikimi i nxënësit/kandidatit, hyrja në mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre në vende si dhe leximi i rregullave për nxënësit/kandidatët.

    2-Procesi i identifikimit të çdo nxënësi/kandidati gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Me kërkesën e tij, ai mund të ndihmohet nga drejtori i shkollës dhe administratorët e provimit.

    3-Pas fillimit të zhvillimit të provimit, drejtori i shkollës NUK lejohet të hyjë në mjediset ku zhvillohet provimi.

    4-Hyrja dhe ndarja e çdo nxënësi/kandidati nëpër klasa, bëhet duke ndjekur RIGOROZISHT rendin zbritës te listës emërore te dërguar nga AVA.

    5-Nxënësi/kandidati, ditën e provimit, ka me vete për identifikim certifikatën personale me fotografi ose letërnjoftim.

    6-Lejohet hyrja në provim vetëm e nxënësit/kandidatit të shpallur në listë.

    7-Sistemimi i çdo nxënësi/kandidati, në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit te hyrjes se tyre. Ndalohet ndërrimi i vendeve.

    8- Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik.

    14 raste kur mund të përjashtohesh

    1- Nëse kandidati nuk është i pajisur me dokument identifikimi si certifikata personale.

    2- Nuk qëndron në vendin që i caktohet.

    3- Përpiqet të japë provimin për një nxënës/kandidat tjetër.

    4- Bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit.

    5- Merr ose jep ndihmë, informacion, kopje ose komunikon me nxënës/ kandidatë të tjerë.

    6- Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.

    7- Përdor mjete shkrimi të ndryshme nga ato të specifikuara për këtë qëllim (të cilat janë: stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe vizore, laps, gomë - vetëm për provimin e Matematikës).

    8- Merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.

    9- Largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit.
    10-Shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.

    11- Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi, në qoftë se thyen rregullat e provimit.

    12- Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi dhe i hiqet e drejta të japë provimet e Maturës për 1 vit, në qoftë se nuk zbaton rregullat e pikave 54.3, 54.4,
    54.5, 54.8. Në qoftë se përgjegjësi i administrimit të provimit merr një nga masat e parashtruara në pikën 55.1 ose 55.2, ai urdhëron nxënësin/kandidatin të largohet nga salla e
    provimit, pa shqetësuar të tjerët.

    13-Në rast se nxënësi/kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit dhe lejon vazhdimësinë e provimit.

    14-Maturantët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orëve nga fillimi i tij, por të grumbullohen në një sallë, të përcaktuar që më parë.


    T.O
    Sui generis

  2. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kriteret e reja për konkurentët në Shkollën e Policisë


    Drejtues të lartë të policisë kanë ftuar edhe maturantët që të marrin pjesë në konkursin e Shkollës së Policisë, për Patrullën e Përgjithshme, që zhvillohet më 10 korrik në Pallatin e Kongreseve. Madje për ata që këtë vit mbarojnë shkollën e mesme janë krijuar edhe disa lehtësira, në mënyrë që të mos pengohen të konkurrojnë edhe në degë të tjera. Në vend të diplomës se shkollës së mesme do t'u pranohet vërtetim notash me fotografi dhe e konfirmuar nga Drejtoria Arsimore.

    Por, në momentin e marrjes se diplomës duhet ta paraqesin atë pranë zyrës së personelit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, në të kundërt nuk do të lejohen të vazhdojnë konkurrimin edhe nëse janë fitues.

    Konkursi

    Çdo kandidat për polici, përveçse duhet të marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe vështirësitë e punës, si dhe t'i shërbejë qytetarëve me dinjitet, duhet të plotësoje edhe disa kushte, tashmë të përcaktuara me ligj. Gjithçka është përcaktuar si në ligjin e ri të policisë, ashtu edhe në rregulloren e testimit për të gjithë ata që duan të bëhen policë. Aplikimi tashmë ka nisur dhe dokumentet e nevojshme duhet të jenë paraqitur deri më datë 25 qershor. Në fund fitues do të jenë 150 persona, që do të vazhdojnë trajnimet në shkollën e policisë, për të qenë më pas pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë. Që të hysh në radhët e policisë, përveçse duhet të jesh domosdoshmërisht shtetas shqiptar, duhet të kesh edhe arsimin dhe kualifikimet e nevojshme për këtë detyrë, madje duhet të kesh edhe dëshmi aftësie për drejtim automjeti të tipit B.

    Kriteret

    Për të veshur uniformën blu të Policisë së Shtetit, përveç përballimit të vështirësive të punës, duhet plotësuar 8 kritere. Të drejtën për t'u bëtë punonjës policie, sipas projektligjit të policisë, e ka çdo person që është shtetas shqiptar, si dhe ka zotësi të plota për të vepruar. Ndërkohë që kriter tjetër është edhe gjendje e mirë shëndetësore dhe të jetë i aftë fizikisht për të kryer detyrën. Nuk është një kusht i fortë arsimi, pasi edhe vetëm shkolla e mesme mund të jetë e mjaftueshme për një punonjës të rolit bazë të policisë. Gjithashtu nëse dikush kërkon të bëhet polic, duhet të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose një histori të shkurtër apo ndonjë problem tjetër që lidhet me pranimin e tij në forcën policore. Pas plotësimit të të gjitha kritereve të përcaktuara me ligj, është e nevojshme një periudhë prove prej një viti.

    Testi fizik

    Pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret teorike, ata që e kalojnë këtë provë, do t'i nënshtrohen provës fizike për t'u bërë pjesë e policisë. Duhet të kalojnë domosdoshmërisht edhe testin fizik, ku fillimisht duhet t'u përgjigjen 8 pyetjeve të testit për vendimet në dileme. Pasi të kenë dhënë përgjigje për secilën nga pyetjet, atëherë do të mund të fillojnë përmbushjen e të gjitha detyrimeve fizike, që nga testi i kërcimit vertikal, testit për muskujt e barkut, testit të maksimumit të pompave, atij të vrapimit dhe të ecjes, etj. Më pas do të mblidhen pikët për secilin nga ushtrimet e testit fizik.

    DOKUMENTET

    1. Diploma e shkollës së mesme ose vërtetim notash me fotografi, i konfirmuar nga Drejtoria Arsimore

    2. Formulari i plotësuar i aplikimit, të përcaktuar nga struktura qendrore e personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

    3. Fotokopje e pasaportës ose certifikatë lindjeje me fotografi

    4. Dëshmi penaliteti

    5. Fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B

    KRITERET

    1. Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë

    2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

    3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën

    4. Të ketë mbaruar shkollën e mesme

    5. Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në shërbimin policor

    6. Të mos jetë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë

    7. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B

    8. Nuk ka të drejtë të aplikojë për t'u pranuar në Polici personi ndaj të cilit është marrë masa disiplinore e përjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga shërbimi civil.

    SKUALIFIKIMI

    Kandidati skualifikohet në mënyrë të menjëhershme në rastet kur:
    1. Nuk përmbush një nga kriteret e pranimit

    2. Nuk kalon testin me shkrim

    3. Nuk kalon testin e aftësive fizike

    4. Nuk kalon kontrollin shëndetësor dhe psikologjik

    5. Ka qenë i dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale

    6. Ka pranuar se ka kryer më parë vepër penale

    7. Ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara që kanë për qëllim të rrisin mundësitë për punësim të aplikantit

    8. Nga testi për përdorim droge rezulton se është ose ka qenë përdorues droge ose provohet se është regjistruar si përdorues droge në shtatë vitet e fundit

    9. Ka kryer një krim në moshë të mitur nën 14 vjeç


    T.O
    Sui generis

  3. #93
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Formulari A2, te gjitha detajet si duhet plotesuar


    Ministria e Arsimit shpall formularin A2 per zgjedhjen e deges nga ana e te gjithe maturanteve, qe duan te vazhdojne studimet e larta. Rrathet e tepert qe ngaterronin maturantet, sivjet jane hequr, por, megjithate, eshte shtuar numri i degeve qe ata kane mundesi te ndjekin. Ndersa numri i degeve qe kandidatet per ne universitete kane te drejte te zgjedhin, mbetet serish 10. Edhe sivjet, sipas udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, zgjedhja do te funksionoje sipas rendit preferencial. Pra, ne fillim zgjidhet dega me e preferuar, me pas ajo me pak e preferuar e keshtu me radhe. Dega e 10-te do te jete me pak e preferuara nga maturantet.

    Udhezimet

    Udhezimet, te firmosura nga drejtori i APRIAL (Agjencia e Pranimit ne Institucionet e Arsimit te Larte), Frederik Shalesi, u tregojne me detaje kandidateve se si duhet te veprojne per ta plotesuar. Udhezimi thekson se duhet plotesuar vetem formulari origjinal, pasi cdonjeri prej tyre do te jete i personalizuar. Pra, cdo formular ka te shkruar emrin e maturantit. Ai mund te fotokopjohet prej ketyre te fundit dhe kandidatet mund te ushtrohen me fotokopjet, por origjinali duhet dorezuar i plotesuar ne rregull. Para se Formulari A2 t'i jepet maturantit, nga mesuesi kujdestar do te plotesohet me pergjegjesi, pa korrigjime nota mesatare, e cila duhet shkruar me shifra dhe me fjale. Formulari ne fjale ne pjesen e prapme permban disa udhezime te shkurtra. Ne fund jane vendet ku do te firmosen nga nxenesi, mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles, pasi te kene shkruar emer dhe mbiemer. Mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles mbajne pergjegjesi per formularet e shperndare, pasi ata jane unike dhe nuk riprodhohen.

    Plotesimi

    Leximi i formularit do te behet ne menyre elektronike, ndaj maturantet duhet te kene kujdes kur ta plotesojne. Nje gabim i vetem e ben te pavlefshem ate. "Studiojeni, konsultohuni, provoni ne fotokopje dhe vetem pasi te jeni te bindur, plotesoni origjinalin", keshillojne specialistet. Sipas tyre, maturantet do te shpallen fitues vetem ne nje program studimi, sipas pikeve te mbledhura. Te dhenat per nxenesin jane marre nga plotesimi i Formularit Al. Ne krye te Formularit A2, eshte sigla e Pranimeve 2008 ne Arsimin e Larte permes parimit Merite-Preference (MeP), emri i shkolles, rrethi, qyteti ose fshati, numri i identifikimit te shkolles dhe ne te djathte ID e maturantit. Ne pjesen e majte eshte vendosur Emri, Atesia dhe Mbiemri i nxenesit, si dhe datelindja e tij. Ky konceptim tregon qe askush nuk mund te marre nje Formular A2, qe nuk i perket atij. Poshte emrit te maturantit eshte vendosur Nota Mesatare, e cila duhet plotesuar me shifra dhe me fjale. Ketu me kujdes dhe pergjegjesi, mesuesi ploteson kutite me shifra arabe. Shifrat duhet te jene te qarta, pa korrigjime dhe me stilolaps me ngjyre te zeze. Vetem ne rastin e notes 10.00 mbushen te kater kutite. Ne te gjitha rastet e tjera, nota fillon ne kutine e dyte. Per shembull, 6.53, pra mbushen tre kuti. Kujdes, nota mesatare eshte nota e te kater ose pese viteve te studimit. Eshte ajo note qe do te vendoset ne deftesen e Pjekurise per maturantet e ketij viti shkollor.

    200 Dege jane te renditura ne formularin A2, i cili ka filluar te shperndahet tashme neper shkollat e mesme te te gjithe vendit. Vitin e kaluar ishin vetem 196 te tilla, por me shtimin e 4 degeve me vendim te Keshillit te Ministrave, numri i tyre eshte rritur.

    2000 Leke shuma qe do te paguhet nga maturantet ne nje banke ose ne Posten Shqiptare. Kandidatet do te paraqesin faturen kur te duan te marrin formularin ne shkolle. Kjo fature do t'u mbahet, si deshmi qe pagesa eshte kryer sipas udhezimeve

    Per secilen shkolle, Formulari A2 eshte shoqeruar me tabelen ku ne krah te cdo ID jane shenuar gjeneralitetet dhe te dhena te tjera. Tabela origjinale, e plotesuar me kujdes dorezohet bashke me Formularet A2 te plotesuar, ne APRIAL, ndersa fotokopja e tabeles ruhet ne shkolle.



    K.J
    Sui generis

  4. #94
    Dolen notat apo nuk kane dalur akoma.???
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #95
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Oraret dhe afatet, si bëhet regjistrimi në universitete

    Pas përpunimit të të gjithë të dhënave të grumbulluara për kandidatët maturantë për studime në të gjitha universitetet shtetërore, APRIAL (Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë) ka realizuar përcaktimin e fituesve të Fazës së Parë. Nga lista e fituesve të kësaj faze, është nxjerrë tabela e pikëve me të cilat ka fituar në një program të caktuar studimi, fituesi i fundit. Në kolonën Rend, ku është vendosur i rendituri i fundit, bie në sy se në disa programe studimi, nuk ka pasur kërkesa për të plotësuar kuotat. P.sh. në programet e studimit Vreshtari Enologji të Universitetit Bujqësor, Inxhinieri Fizike të Universitetit Politeknik, Matematikë - Fizikë të Universitetit të Korçës etj.

    Në kolonën Renditja Bazë, tregohet se i sati është renditur fituesi i fundit, në renditjen fillestare për atë program studimi, p.sh. në programin e studimit 026 - Administrim Biznes të Universitetit të Tiranës, fituesi i fundit (i 460-ti) është renditur i 1928 ndër të gjithë ata që kanë shënuar në një nga preferencat e tyre këtë program studimi.
    Regjistrimi
    Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet nëpërmjet dy fazave, asaj paraprake dhe përfundimtare. Në fazën e parë e cila do të nis ditën e sotme dhe përfundon në 17 shtator kandidatët që rregjistrohen nuk janë përfundimisht fitues. Ata do të quhen të tillë vetëm nëse do të riregjistrohen në të njëjtën degë gjatë fazës përfundimtare e cila do të zgjasë nga data 26 shtator deri në datën 3 tetor. Gjatë fazës së dytë të rregjistrimeve kandidatët do të paguajnë edhe tarifën vjetore të rregjistrimit e cila është e ndryshme për secilën nga 200 fakultetet në vend. Gazeta "Tirana Observer" boton dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë fitruesit për të dyja fazat e rregjistrimit.

    Rregjistrimi Paraprak

    1-Kandidatët fitues duhet të bëjnë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17 shtator 2008 prej orës 08:00 deri në orën 18:00.

    2-Për regjistrimin paraprak kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë një dosje individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtëme:

    a)Dëftesë pjekurie origjinale
    b)Dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit.
    c)2 fotografi
    d)Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (Nr i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës)

    3-Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të vecantë, ku kandidatët fitues shkruajnë vetë emrin, atësinë, mbiemrin dhe nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit.

    4-Sekretaria mësimore e pajis kandidatin që regjistrohet me një fletë-regjistrimi paraprak, ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi paraprak duhet të jetë i nënshkruar nga dekani e nga kryesekretarja mësimore e fakultetit dhe duhet të jetë i vulosur.

    Regjistrimi Përfundimtar

    1-Nis në datën 25 shtator dhe përfundon në datën 3 teteor
    2-Rregjistrimet do të kryhen nga ora 8.00 e mengjesit deri në orën 18.00 e pasdites

    2-Listat përfundimtare e kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike do tu dorëzohen IAL-ve, në datën 25 shtator 2008 nga MASH. Po atë ditë këto institucione duhet të afishojnë listat në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse.

    3-Kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht, dhe të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues.

    4-Kandidatët të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen.

    5-Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2008, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i. Kandidatët që çregjistrohen, do tu kthehet dosja individuale, me dokumentet si më sipër.



    Studentët e trojeve, rregjistrimet nga 1-3 tetor

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë shtetit si Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, se duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në Institucionet shqiptare të Arsimit të Lartë, në datat 1, 2 dhe 3 tetor 2008, duke paraqitur dokumentet:

    a) Dëftesë pjekurie origjinale
    b) Dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit.
    c) 2 fotografi
    d) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (Nr i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës)

    Dokumentet a dhe b duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara.

    Lista e këtyre kandidatëve fitues, sipas programeve të ndryshme të studimit, përcaktohen nga Ministritë e tyre të Arsimit, apo autoritetet e autorizuara në vendet përkatëse, në përputhje me kuotat e e pranimeve të miratuara nga Këshilli ynë i Ministrave, dhe duhet të dërgohen në Institucionet publike të Arsimit të Lartë deri më datën 30 shtator 2008.

    Hapen 12 degë të reja në universitete

    Qeveria miratoi dje hapjen e 13 programeve mësimore në pesë universitete të ndryshme të vendit. Nëntë programe mësimore janë në Universitetin e Tiranës, ndërsa katër të tjera janë në dy filialet e tij, përkatësisht në Kukës dhe në Sarandë.
    Programet në Tiranë
    Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë dy programe të reja për këtë vit akademik. I pari është "Inxhinieria e përpunimit të drurit", ndërsa e dyta është "Inxhinieria pyjore". Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Ndërsa Universiteti Politeknik i Tiranës do të ketë katër programe të reja. I pari është programi "Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji". Programi i dytë është "Inxhinieri e burimeve natyrore", me profile të ndryshme dhe dy programet e tjera janë "Inxhinieri gjeofizike" dhe programi i studimit "Inxhinieri e gjeomjedisit". Programet e tjera do të hapen në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në kryeqytet për "Shkencat dhe teknologjitë ushqimore". Në përfundim të këtij programi studenti merr diplomën e nivelit të dytë, DND, në Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore. Programi tjetër është në
    në Fakultetin e Shkencave Sociale. Në këtë fakultet do të jenë dy programe të reja për këtë vit akademik. I pari është "Psikolog shkollor/organizacional". Studenti që përfundon këtë program merr diplomën e nivelit të dytë, DND, profili psikolog shkollor/organizacional. Ndërsa programi i fundit në Universitetin e Tiranës është programi i studimit "Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve".
    Degët në Fakultetin e Kukësit dhe të Sarandës
    Dy filialet e Universitetit të Tiranës në Kukës dhe në Sarandë do kenë këtë vit akademik tre degë të reja. Në të dy filialet do të ketë degë të Gjuhës Angleze. Kuotat e pranimit për këtë vit janë nga 25 studentë për çdo filial. Ndërsa në degën Infermieri e përgjithshme për këtë vit akademik do të jetë vetëm në Universitetin e Kukësit dhe kuotat për këtë vit janë 60 studentë.

    Cikli i parë i Gjuhës Angleze dhe Infermierisë në Kukës dhe Sarandë

    1. Kuotat e programit të studimit Gjuhë Angleze, në filialin e Kukësit janë 25;
    2. Kuotat e programit të studimit Gjuhë Angleze, në filialin e Sarandës janë 25;
    3. Kuotat e programit të studimit Infermieri e përgjithshme, në filialin e Kukësit janë 60.

    Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që regjistrohen në vitin e parë, në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, është 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë.

    Programet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës
    1. "Inxhinieri përpunim-druri", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri përpunim-druri;
    2. "Inxhinieri pyjore", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri pyjore.
    Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

    Programet e studimit të ciklit të dytë në UT
    sipas fakulteteve:

    1. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
    Programi i studimit "Shkencat dhe teknologjitë ushqimore", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore.
    2. Në Fakultetin e Shkencave Sociale:
    Programi i studimit "Psikolog shkollor/organizacional", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, profili Psikolog shkollor/organizacional.
    ii) Programi i studimit "Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, profili Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve.

    Programet e reja në Universitetin Politeknik të Tiranës

    1. Programi: Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji";
    Vendburimet e mineraleve të dobishme-petrologji;
    Gjeologji e vendburimeve hidrokarbure;
    Gjeoinformatikë.
    Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Vendburimet e mineraleve të dobishme-petrologji;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Gjeologji e vendburimeve hidrokarbure;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Gjeoinformatikë.
    2. Programi i studimit "Inxhinieri e burimeve natyrore", me profile:
    Inxhinieri e burimeve të energjisë;
    Përpunim mineralesh dhe mbetjesh;
    Gjeomatikë;
    Gjeoinxhinieri.
    Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Inxhinieri e burimeve të energjisë;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Përpunim mineralesh dhe mbetjesh;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Gjeomatikë;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Gjeoinxhinieri.
    3. Programi i studimit "Inxhinieri gjeofizike", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeofizike.
    4. Programi i studimit "Inxhinieri e gjeomjedisit", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e gjeomjedisit.


    T.O
    Sui generis

  6. #96
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Perfundojne regjistrimet, mbeten edhe 264 vende bosh

    Ne momentin kur ora ka shenuar 18.00, pasditen e djeshme sekretarite e te gjitha fakulteteve ne te 11 institucionet arsimore publike kane mbyllur cdo procedure qe lidhet me regjistrimin perfundimtar te kandidateve. Ata qe kane dashur te regjistrohen e kane bere kete qe ne ditet e para te afatit, ndersa ne ditet e fundit numri i te interesuarve qe jane paraqitur ne sekretarite e fakultetit ku kane fituar per t'u regjistruar, ka qene i ulet. Ata qe kane neglizhuar respektimin e afatit nuk kane me shans qe te regjistrohen, ndersa ata qe nuk e kane gjetur emrin ne liste dhe nuk jane ankuar per kete, do te kene te njejtin fat si "neglizhuesit". Pasqyra e numrit te regjistrimeve ne Universitetin e Tiranes tregon se ka pasur nga ato dege mjaft te kerkuara qe nuk jane plotesuar totalisht.

    Kuotat bosh

    Keshtu, ne te gjitha fakultetet e Universitetit te Tiranes jane gjithsej 264 kuota te parealizuara. Nje fenomen i mosrealizimit te kuotave ka ndodhur jo vetem ne deget qe nuk jane shume te preferuara, por edhe ne ato te shumekerkuarat. Keshtu, pas rishperndarjes se pare te fituesve, ende kane mbetur 9 vende bosh. "Rekordin" per numrin e madh te kuotave te parealizuara e mban fakulteti i Shkencave te Natyres, ndersa ne fakultetet e tjera ky numer ka qene me i ulet. Keshtu, ne Fakultetin e Infermierise kane mbetur 25 vende bosh ne deget Teknik Laboratori, Mami, Infermier i Pergjithshem, Imazheri dhe Fizioterapi. Ne Fakultetin e Ekonomise, pa perfshire filialin e Kukesit dhe te Sarandes, numerohen 10 kuota te parealizuara. Sa i perket Fakultetit te Historise dhe Filologjise, ka pasur 17 vende bosh ne deget Histori, Gjuhe - Letersi, Gjeografi dhe Gazetari. Nderkaq, shume vende bosh kane mbetur ne Fakultetin e Gjuheve te huaja, jo vetem ne gjuhet jo shume te perdoruara, por edhe ne Anglisht ku kerkesat kane qene te medha. Keshtu, ne Turqisht ka 20 vende bosh, ne Rusisht 29, Italisht 12, Greqisht 7, Gjuhe Spanjolle 3, Gjermanisht 7, Frengjisht 5 dhe Anglisht 5 vende bosh. Nga ana tjeter, edhe ne Fakultetin shume te kerkuar te Mjekesise ka pasur 9 kuota te parealizuara ne deget Stomatologji, Shendet Publik dhe Mjekesi e Pergjithshme. Fakulteti i Shkencave te Natyres duket se ka qene me i "diskriminuari" per sa i perket numrit te regjistrimit te fituesve. Rreth 101 kandidate nuk kane denjuar te vazhdojne studimet atje, duke bere qe ky fakultet te kete numrin me te madh te vendeve bosh krahasuar me te tjere. Ndersa ne fakultetin e Shkencave Sociale kane mbetur vetem 145 kuota te parealizuara.

    Formulari

    Nje minimature Shteterore do te behet gati per te gjithe kandidatet qe nuk kane mundur te fitojne njeren prej 10 degeve te zgjedhura ne formularin A2, i plotesuar ne qershor te ketij viti, gjithnje nese mbeten shume kuota te parealizuara. Mekanizmi qe do te zgjidhe menyren e fituesve do te jete pikerisht nje "aneks i formularit A2". Sipas burimeve nga specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, ky aneks do te permbaje jo me 200 dege qe gjenden gjithsej ne te gjitha universitetet publike te vendit. "Aneksi do te permbaje vetem ato dege ku ka kuota te paplotesuara", thote specialistet. Aneksi i Formularit A2 eshte pare si metoda me e mire per rishperndarjen e fituesve sidomos neper rrethe. Specialistet e Arsimit bejne me dije se shkaku pse do te aplikohet me ane te nje aneksi te formularit A2 eshte se perseri do te kemi nje perzgjedhje te degeve nga fituesit, te cilet sigurisht qe duhet te kene nje numer te larte pikesh. Te pakten piket do te jene kriteri kryesor per perzgjedhjen e atyre kandidateve qe do te rezultojne jo fitues pas perfundimit te afateve per regjistrimin perfundimtar, pra pas dates 3 tetor.



    Shperndarja e formularit, gati ne nentor

    Burime jozyrtare nga Ministria e Arsimit kane deklaruar se formulari me ane te se cilit do te realizohet nje rishperndarje tjeter e mundshme e kuotave, do te jete ne duar te maturanteve ne muajin nentor. Nderkaq, "strategjia" per plotesimin e kuotave te parealizuara per maturante qe nuk kane arritur te fitojne ne asnje dege, eshte bere gati, ne menyre qe sidoqe te shkojne regjistrimet perfundimtare, specialistet te mos gjenden te papergatitur me situaten. Duke marre parasysh edhe eksperiencen e vitit te kaluar, ne te cilin u veprua pothuaj ne te njejten menyre, po behet gati edhe struktura e formularit te ri. Keshtu, sipas specialisteve, mendohet qe ne "aneks" te kete nje vend te posacem per plotesimin e gjeneraliteteve te secilit kandidat qe eshte shpallur jo fitues. Me pas, ne nje liste te gjate do te jene te renditura te gjitha deget ku ka kuota te paplotesuara. Maturantet do te bejne nje kerkese me ane te ketij aneksi formulari dhe do te rrethojne degen qe kerkojne (nga ato qe kane mbetur). Nese do te kene piket e mjaftueshme, do te fitojne. Kriteri kryesor edhe kesaj here do te jete numri i pikeve, ndersa edhe preferenca nuk do te lihet menjane. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkences me se shumti ka vende bosh ne deget qe maturantet i kane kerkuar me pak. Megjithate nese nuk duan qe te humbasin nje vit akademik kot, ata mund te aplikojne.


    Koha
    Sui generis

  7. #97
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Merrni nje dhurate nga mua:

    Oxford Advanced Learner Dictionary

    --------------------------------------------------------------------------------

    Eshte programi-fjalor me i mire qe ekziston ne qarkullim ne gjith boten, dhe per ju falas, mjafton ta zbrisni nepermjet rapidsharit. Qe ta instaloni duhet te keni deamon tools. Beni unzip te gjitha failet + crack dhe filloni instalimin. Krackun e ben vet, ju thjesht instaloheni. Iu lutem moderatoreve te mos e fshijne sepse ketu nuk ka asgje te paligjshme.

    http://rapidshare.com/files/113852906/oald.part1.rar
    http://rapidshare.com/files/113858547/oald.part2.rar
    http://rapidshare.com/files/113860166/oald.part3.rar
    http://rapidshare.com/files/113861922/oald.part4.rar
    http://rapidshare.com/files/113863484/oald.part5.rar
    http://rapidshare.com/files/113865300/oald.part6.rar
    http://rapidshare.com/files/113850946/oald.part7.rar
    http://rapidshare.com/files/11527189...DICTIONARY.rar

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    PROGRAM PËR PUNË PRAKTIKE NË KOMPANIITË GJERMANE – 2011

    “INTERNSHIP PROGRAMME OF THE GERMAN BUSINESS - 2011”
    Objektivi kryesor i “Programit për punë praktike në kompanitë gjermane” është sigurimi i punës praktike për kandidatë/studentë të kualifikuar, për një periudhë kohore prej 3-6 muaj, në kompani të ndryshme gjermane. Ky program financiarisht mbështetet nga Qeveria Federale Gjermane, ndërsa shpenzimet e praktikantëve do të mbulohen nga autoritetet gjermane. Puna praktike në Gjermani do të filloj në muajin Qershor, 2011.

    Kriteret e aplikimit:
    • Profili i edukimit: (studime të ndërlidhura me ekonominë/inxhinierinë/drejtimet teknike)
    • Mosha: (kandidatët/studentët nuk duhet të jenë mbi 30 vjeç)
    • Niveli i edukimit: (studentë të semestrave përfundimtar ose të diplomuar)
    • Gjuhët e zotëruara: (njohje e shkëlqyer e gjuhës gjermane ose/dhe gjuhës angleze)
    Puna praktike do të sigurohet nga kompanitë më prestigjioze gjermane, varësisht fushës së studimit të kandidatëve/studentëve.

    AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 14 NËNTOR, 2010
    Për më tepër detaje, kontaktoni Ms. Alina Gumpert; gumpert@stipendienprogramm.org
    Për informacione shtesë vizitoni ueb-portalin http://www.stipendienprogramm.org ose
    drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë, USHT.
    Center for Student Services and Career | phone: 044/335-510 | fax: 044/334-222 | e-mail: careercenter@unite.edu.mk | web: www.unite.edu.mk

    http://unite.edu.mk/Njoftimet/PROGRA...20-%202011.pdf
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Aplikoni në programin e Universitetit Veror të Evropës Juglindore 2011

    Universiteti Veror i Evropës Juglindore është një program tre-javor i cili është i organizuar në bashkëpunim me Universitetin Ekonomik të Vjenës (WU-Wien) dhe gjashtë Universitete partnere të Evropës Juglindore.

    Programi i këtij viti do të mbahet nga 29 gusht- 16 shtator në Budva, një nga qytetet bregdetare të Malit të Zi. Programi akademik me titull "Integrimi Evropian: Biznesi në një Evropë Konvergjente" do të ofrohet nga pedagogë të Universitetit Ekonomik të Vjenës dhe Universiteteve partnere, ku gjuha e mësimit do të jetë gjuha angleze.

    Universiteti Veror i Evropës Juglindore ka për qëllim pasurimin e njohurive akademike të studenteve dhe në të njëjtën kohë kompetencën e tyre ndërkulturore.

    Afati i fundit për aplikim është deri më 29 prill 2011!

    Dokumentet e nevojshme të cilat duhet të dorëzohen në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës janë:
    1. Vërtetimi mbi statusin e studentit
    2. Certifikata e Notave
    3. CV ( në gjuhë angleze)
    4. Letër motivuese (në gjuhë angleze)
    Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

    Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni në e-mail adresën elektronike: hana.kursani@uni-pr.edu
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Studentet shqiptare krijojnë robot që shkruan dhe njeh mjedisin



    Tetovë, 13 maj - Robot që shkruan dhe njeh relievin është krijimi më i fundit i tri studenteve të Inxhinierisë Kompjuterike, Arlinda Imeri, Fjolla Iljazi dhe Mjaftime Alili. Projektin e ndërtimit të robotit e kanë realizuar në kuadër të punimit të diplomës me ndihmën e mentorit Azir Aliu. Roboti është ndërtuar duke shfrytëzuar paketën LEGO Mindstorms NXT 2.0, me qëllim të krijimit të një projekt “real” dhe “fizik” në lëmin e robotikës, duke ikur nga format tradicionale abstrakte që hasen tek projektet në përgjithësi.

    “Objektivi jonë është që ky punim të jetë një nismë për hulumtimet e ardhshme që do t’i bëjmë në lëmin e robotikës, si dhe të rritë entuziazmin dhe interesimin tonë për të shfrytëzuar programimin si mjet për t’i vënë në lëvizje këto pajisje. Të mundësojmë që këto pajisje të hynë në universitetin tonë dhe tu shërbejnë studentëve të ardhshëm si vegël mësimi dhe hulumtimi në lëmenjtë përkatës, duke shfrytëzuar metoda të ndryshme zbavitëse dhe interesante”, thonë studentet, transmeton Zhurnal.

    Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit ku ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim. Në qoftë se rastësisht has në pengesë, atëherë sensori, që reagon në prekje (touch sensor), bën që roboti të ndalet dhe vendos nga cila anë do vazhdojë rrugën.

    Duke shfrytëzuar këtë punim parashikojmë që të inkurajojmë stafin dhe studentët tjerë në shfrytëzimin e kësaj teknologjie për module dhe lëmi të ndryshme, thonë studentet.

    Sipas tyre, së shpejti në Universitetin e Evropës Juglindore do të formohet një “ROBOT CLUB”, ku studentët do të kenë mundësinë t’i shprehin idetë dhe aftësitë e tyre.

    Marrë nga KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •