Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Engolpioni i Ēdo Orthodhoksi

    Nė asnjė vend tė botės nuk gjenden mėsime dhe kėshilla mė tė larta, mė tė mira dhe mė tė dobishme se ato tė fese sonė tė shenjtė kristiane.
    Librat e shenjtė janė plot me mėsime tė tilla.
    Kur njerėzit i njohin dhe i zbatojnė, atėherė mendja e tyre ndriēohet dhe jeta u duket mė e dashur, kur atdheu pėrparon dhe i krishteri rron i qetė dhe i kėnaqur.
    Por, kur populli nuk i njeh dhe nuk i plotėson, ose kur i plotėson pa ditur se janė tė krishtera, atėherė jeta vėshtirėsohet, bestytnitė shtohen, njerėzit ligėsohen, fillojnė tė jetojnė nė padrejtėsira dhe atdheut i vijnė gjithfarė fatkeqėsisht.
    Prandaj, lexues i dashur, qė tė ndriēohesh edh ti dhe tė ecėsh nė udhėn e bekuar tė Perėndisė, po botojmė shkurtimisht nė kėtė broshurė tė vogėl ēfarė duhet tė besosh dhe si tė jetosh, qė tė jesh i lumtur jo vetėm nė kėtė jetė, por edhe nė jetėn e pėrjetshme pėrtej varrit.
    Lexoi, pra, me dashuri e me vėmendje dhe plotėsoi si njė i krishterė i mirė qė je, dhe do tė bindesh se me tė vėrtetė ashtu ėshtė.

    Dhimitėr Beduli
    Tiranė, mė 5.9.1936

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    I. Ē'DUHET TĖ BESOSH

    1. Beso nė njė Perėndi, tė lavdėruar dhe tė adhuruar nė tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, - Ati i palindur, Biri i lindur prej Atit para gjithė jetėve, dhe Shpirti i Shenjtė, qė del (vetėm) prej Atit para gjithė jetėve, duke formuar qė tė tre Trininė e njėqenshme dhe tė pandashme.

    2. Beso se Perėndia ėshtė frymė e pėrjetshme, i cili gjithnjė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė:
    - i tėrefuqishėm, i cili ka bėrė tė gjitha pa lėndė, vetėm me fjalėn e Tij.
    - i kudondodhur, nga i cili nuk mund tė fshihemi nė asnjė vend, se tė gjitha i sheh dhe tė gjitha i dėgjon.
    - i tėrėditur, i cili i di tė gjitha mendimet dhe dėshirat tona tė fshehta.
    - i tėrėmirė, i cili derdh pa pushim mbi ne hirin e Tij dhe do qė tė gjithe tė shpėtohemi, gjė pėr tė cilėn na dėrgoi Birin e Tij tė vetėmlindur.
    - i tėrėdrejtė, se shpėrblen gjithsecilin sipas veprave tė tij.

    3. Beso se ashtu si Perėndia i ka bėrė tė gjitha me urtėsi, kėshtu i rregullon dhe i drejton tė gjitha - me urtėsi.

    4. Beso se engjėjt e Perėndisė ruajnė gjithnjė padukurisht ata, qė me shpresė i besojnė Atij dhe i mbrojnė nė tė gjitha udhėt e jetės sė tyre.

    5. Bese se Biri i Perėndisė u trupėzua me tė vėrtetė prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe se Ai ėshtė Perėndi i vėrtetė dhe njeri i vėrtetė dhe se nė Personin e Tij natyra hyjnore dhe natyra njerėzore janė tė bashkuara, por tė papėrziera dhe tė pandashme (asinhitos qe adhieretos) dhe pėr kėtė quhet Perėndi-njeri.

    6. Virgjėreshėn e Shenjtė Mari quaje Hyjlindėse dhe beso se ajo, si pėrpara lindjes sė Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht ashtu edhe pas pas lindjes, ka qėnė dhe ėshtė virgjėreshė. Prandaj Kisha jonė e Shenjtė e quan Gjithmonvirgjėr.

    7. Beso se Zoti ynė Jisu Krisht, Biri i Perėndisė, me pėsimet dhe me vdekjen e Tij mbi Kryq na shpėrbleu prej vdekjes sė pėrjetshme dhe se ata qė i besojnė Atij nuk vdesin, por trashėgojnė jetėn e lumtur.

    8. Beso se Zoti yne Jisu Krisht, i cili u ngjit ne qiell, do vije prapė me lavdi, tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit. Nė ardhjen e Tij tė dytė, tė gjithė tė vdekurit do tė ngjallen, domethėnė, gjithė trupat e njerėzve tė vdekur, duke u bashkuar me shpirtrat e tyre, do tė ngrihen nga varret dhe do tė bėhen tė paprishshėm dhe tė pavdekshėm. Gjithashtu dhe trupat e njerėzve qė do tė jenė tė gjallė nė ardhjen e Zotit, do tė ndryshohen menjėherė, duke u bėrė edhe ata tė paprishshėm e tė pavdekshėm.

    9. Beso se nė atė gjyq tė Zotit, gjithsecili do tė shpėrblehet sipas besimit dhe sipas veprave qė ka bėrė dhe se ata qė kanė bėrė vepra tė mira do tė trashėgojnė jetėn e lumtur e tė pėrjetshme, kurse ata qė kanė bėrė vepra tė kėqija, do tė trashėgojnė skėterrėn e pėrjetshme.

    10. Beso nė njė Kishė tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike, e cila ruan tė paprishur dhe te pandryshueshme gjithēka qė i kanė besuar Zoti ynė Jisu Krisht, Apostujt e Shenjtė dhe Etėrit e Shenjtė.

    11. Beso se kreu i Kishės ėshtė vetė Zoti ynė Jisu Krisht, i cili e udhėheq atė padukurisht nė limanin e shpėtimit dhe pėr tė cilėn Ai tha, se do tė qėndrojė e patronditur deri nė mbarim tė jetės, pa u mundur nga asnjė armik.

    12. Beso se barinjtė e Kishės sė Krishtit janė vėnė prej Shpirtit tė Shenjtė dhe atyre u ėshtė dhėnė fuqia nga Zoti ynė pėr tė lidhur e pėr tė zgjidhur fajet e njerėzve. Prandaj, ato qė do tė lidhin e do tė zgjidhin ata mbi tokė, tė lidhura dhe tė zgjidhura do tė jenė edhe nė qiell.

    13. Beso se Zoti Krisht, pėr t'u dhėnė besimtarėve Hirin e Shenjtė, ka themeluar nė Kishė Shtatė Misteret e Shenjta, tė cilat janė: Pagėzimi, Mirosja, Kungimi, Pendimi, Priftėria, Martesa dhe Efqelia.

    14. Beso se nė Liturgjinė Hyjnore, besimtarėt, nė formėn e bukės dhe tė verės, kungohen me Trupin dhe Gjakun e vėrtetė tė Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, pėr ndjesė tė mėkateve dhe pėr jetėn e pasosur.

    15. Beso, se ashtu si nė kohėn e pėrmbytjes shpėtuan vetėm ata, qė hynė nė arkėn e Noes, ashtu edhe tani, vetėm ata qė janė tė krishterė tė vėrtetė dhe marrin pjesė nė Kishėn e Shenjtė tė Krishtit, shpėtojnė dhe trashėgojnė jetėn e pėrjetshme. Lutju, pra, me nxehtėsi Perėndisė, qė tė tė ruajė e tė tė ndriēojė qė tė mos gėnjehesh dhe tė ndahesh nga gjiri i Kishės sė Zotit.

    16. Beso se profetėt dhe Apostujt e hirshėm kanė mėsuar dhe kanė predikuar me anė tė Shpirtit tė Shenjtė. Prandaj, lexo dhe dėgjo me pėrulėsi dhe me dėshirė tė nxehtė shkrimet e tyre, pėr tė fituar prej tyre mėsim, ngushėllim dhe kėnaqėsi shpirtėrore, se janė fjalėt e Perėndisė.

    17. Beso se lutjet dhe ndėrmjetimet e Hyjlindėses sė Shenjtė, tė engjėjve tė shenjtė dhe tė shenjtorėve, kanė fuqi pėr tė zbutur Perėndinė dhe pėr ta bėrė tė mėshirshėm pėr ne mėkatarėt. Prandaj, lutju atyre qė tė ndėrmjetėsojnė tek Perėndia, si dhe nderoi eshtrat e tyre.

    18. Falju me pėrulėsi Kryqit tė Shenjtė tė Krishtit dhe puthe me besim e dashuri, se duke u kryqėzuar Krishti mbi tė, i fali botės shpėtimin.

    19. Ikonave tė Shpėtimtarit, tė Hyjlindėses dhe tė gjithė shenjtorėve jepu nderimin dhe respektin e duhur dhe duke i parė ato, ngreje mendjen dhe ndjenjat e tua ne atė Person qė pėrfytyrojnė ato dhe mos iu fal drurit ose ngjyrave.

    20. Beso se lutjet qė bėhen nga ana e besimtarėve pėr shpirtrat e tė vdekurve, janė shumė tė dobishme. Prandaj, ashtu siē lutesh pėr tė gjallėt, qė nuk janė bashkė me ty, po ashtu tė bėsh lutje me nxehtėsi edhe pėr tė vdekurit, tė cilėt, megjithėse nuk janė mė me ty, gjenden tė gjallė pėrpara Perėndise.


    *****

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    II. SI DUHET TĖ JETOSH

    1. Tė duash Zotin Perėndinė tėnd me gjithė shpirtin, zemrėn dhe mendjen tėnde, duke rregulluar gjithmonė mendimet, dėshirat dhe veprat e tua sipas vullnetit tė Tij.

    2. Tė kesh gjithnjė nė zemrėn tėnde frikėn e Perėndisė dhe mos harro qė Ai ėshtė kudo me ty dhe i di tė gjitha veprat, dėshirat dhe mendimet e tua.

    3. Tė mos shpresosh as nė fuqinė tėnde, as nė pasurinė, as nė diturinė tėnde, as nė miqtė e mbrojtėsit e tu, por, gjithė shpresėn tėnde ta kesh tek Perėndia, i cili lartėson tė pėrulurit dhe pėrul kryelartėt.

    4. Tė mos harrosh, se tė gjitha tė mirat qė ke, ti ka dhuruar Perėndia; prandaj, gjithnjė duhet ta falenderosh Atė.

    5. Tė dish, pra, edhe kėtė, se Perėndia atyre qė i do nė kėtė jetė, nuk u dėrgon vetėm tė mira e gėzime, por edhe ngasje tė ndryshme. Prandaj, kur vijnė mbi ty sėmundje, rreziqe ose fatkeqėsi tė ndryshme, duroi me qetėsi, duke pasur gjithmonė parasysh Jovin e drejtė, qė na pėrmend Shkrimi i Shenjtė.

    6. Ēdo punė filloje duke kėrkuar bekimin e Perėndisė dhe mbaroje duke e falėnderuar Ate, siē thonė edhe Shkrimet e Shenjta: "Nė ēdo vend shpirti yt le tė lavdėrojė Zotin".

    7. Duke qenė i krishterė dhe bir i Kishės sonė Orthodhokse Lindore, tė jesh gjithnjė i bindur dhe tė ruash tė gjitha porositė e saj.

    8. Duke ruajtur me shpresė gjithė porositė e Kishės, te mos lavdėrohesh pėrpara tė tjerėve, as tė mos i gjykosh ata, tė cilėt, qoftė pėr shkak tė dobėsive trupore, qoftė pėr shkaqe tė tjera, nuk i mbajnė kėto porosi siē duhet.

    9. Ēdo tė diel e tė kremte, lėri punėt e tua dhe shko nė Kishė, qė ti falesh Perėndisė bashkė me tė krishterėt e tjerė dhe ruhu qė tė mos i pėrdhosėsh kėto ditė tė shenjta pėr punė tė kota.

    10. Duke shkuar nė Kishė, kujtohu se shkon nė shtėpinė e Perėndisė, prandaj hyr e rri me respekt, besim e dashuri, siē i ka hije shtėpisė sė Zotit.

    11. Nė Kishė mos shiko nė tė djathtė e nė tė majtė ata qė po falen, mos fol me tė tjerėt, as mos shėtit prej njė vendi nė njė tjetėr, por, duke hedhur larg teje ēdo kujdes jetese e duke vėnė re Liturgjinė e Shenjtė qė po bėhet, lutu, falendero e lavdėro Perėndinė.

    12. Si nė Kishė edhe nė shtėpi t'i lutesh Perėndisė nė mėngjes e nė mbrėmje, se ashtu si ushqimi ėshtė i nevojshėm pėr trupin dhe lutja ėshtė e nevojshme pėr shpirtin, dhe ashtu si dobėsohet trupi ynė pa ushqim e nuk jemi nė gjendje tė punojmė, kėshtu edhe shpirti pa lutje dobėsohet dhe, rrjedhimisht, nuk mund tė bejmė njė jetė tė virtytshme e as nuk mund t'u bėjmė ballė ngasjeve.

    13. Lutu me nxehtėsi, lutu me besim e shpresė, se Ati qiellor do tė dėgjojė lutjen tėnde. Lutu qė tė tė dėrgojė ēdo gjė tė dobishme pėr jetėn tėnde e veēanėrisht qė tė ruajė tė pamėkatshėm deri nė mbarim tė jetės dhe tė tė vlerėsoje qe tė trashėgosh jetėn e pėrjetshme.

    14. Duhet tė kungohesh tė paktėn njė herė nė vit me Trupin dhe Gjakun e tėrėshenjtė tė Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, pėr ndjesėn e mėkateve dhe jetėn e amėshuar. Para se tė kungohesh, duhet t'ia rrėfesh mėkatet e tua atit shpirtėror dhe tė pajtohesh me tė gjithė njerėzit.

    15. Mos shiko qė trupi yt ėshtė i vdekshėm dhe i prishshėm, se shpirti ėshtė i pavdekshėm dhe i paprishshėm. Kujdesu, pra, qė ta stolisėsh shpirtin tėnd me vepra tė mira tė krishtera: me pėrulėsi, urtėsi, mirėsi, mėshirė dhe dashuri, tė cilat i bėjnė njerėzit sipas ikonės dhe shėmbėlltyrės sė Perėndise.

    16. Vėri fre mendjes tėnde nga mendimet e kota dhe drejtoje atė tek Perėndia, Ati i dritės, qė mos tė ta pushtojė errėsira e dheshme dhe ta errėsojė.

    17. Kur nuk ke punė, e sidomos tė dielave e tė kremteve, mos rri kot, por lexo libra tė moralshme e tė dobishėm dhe veēanėrisht Shkrimet e Shenjta, se ata tė tregojnė udhėn e jetės. Por, tė mos nisėsh e t'i shpjegosh ata sipas kokės tėnde, por ashtu siē tė mėson Kisha jonė e Shenjtė Orthodhokse. Ata qė nuk e kanė mbajtur kėtė rregull, kanė rėnė nė gabime tė mėdha dhe janė pėrjashtuar nga Kisha.

    18. Jeta jote ėshtė njė dhuratė shumė e shtrenjte, e dhėnė nga Perėndia, qė tė pėrgatitesh pėr jetėn tjetėr tė pasosur. Prandaj, duhet tė ruhesh prej ēdo gjėje qė mund tė tė dėmtojė shėndetin dhe tė tė shkurtojė jetėn.

    19. Duke ruajtur jetėn tėnde si njė dhuratė hyjnore, mos harro as fjalėt e Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, qė thotė: "Kėto ju porosis, qė tė doni njeri-tjetrin, sikurse dhe unė ju kam dashur ju".

    20. Tė duash tė afėrmin tėnd, domethėnė ēdo njeri, si veten tėnde, dhe ta ndihmosh nė ēdo nevojė tė tij me fjalė, ose me vepra.

    21. Veēanėrisht, duhet tė duash e tė nderosh prindėrit e tu, tė cilėt, me gjithfarė mundimesh, tė kanė rritur e tė kanė bėrė tė madh, duke ditur se kjo ėshtė porosi hyjnore, qė thotė: Tė duash atin dhe nėnėn tėnde, qė tė jesh i lumtur e tė rrosh shumė vjet mbi dhe.

    22. Respektoje martesėn, si njė lidhje tė shenjtė, se ajo ėshtė vėnė prej Perėndisė nė parajsė pėr tė mirėn e njerėzimit dhe ėshtė bekuar nga Zoti ynė Jisu Krisht nė dasmėn nė Kana tė Galilesė. Kalo njė jete tė ndershme e te pastėr, plot dashuri e besim, duke kujtuar Apostullin e Shenjtė, i cili thote: "Ata qė ēnderojnė martesėn, nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e qiejve".

    23. Fėmijėt e tu t'i rrisesh me besim tek Perėndia dhe t'i mėsosh qė tė bėhen njerėz tė ndershėm, tė ditur, punėtorė e tė dobishėm, si pėr Kishėn, ashtu edhe pėr atdheun, se ndryshe je pėrgjegjės para gjyqit tė tmerrshėm tė Zotit.

    24. Nderoje kryetarin e shtetit, se ai ėshtė vėnė nga Perėndia qė te pėrkujdeset pėr tė mirėn e lumturinė e atdheut. Lutju Perėndisė, qė t'i dhurojė shėndet e jetė tė gjate. Gjithashtu, lutju edhe pėr gjithė funksionarėt ose nėpunėsit e shtetit, tė cilėt rregullojnė jetėn e mbajnė qetėsinė e vendit. Bindju ligjeve dhe urdhrave tė shtetit.

    25. Nderoi barinjtė e Kishės, se janė vėnė nga Zoti ynė Jisu Krisht, qė tė predikojnė nė emėr tė Tij udhėn e shpėtimit.

    26. Nderoi ata, qe janė mė tė mėdhenj se ty, duaji ata qė janė nė njė moshė me ty dhe mbroi ata, qė janė mė tė vegjėl se ty.

    27. Mos zgjat dorėn nė gjėra tė huaja, se nuk do tė kesh asnjė dobi, pėrkundrazi, ndihmoi tė tjerėt me ē'tė ka dhėnė Perėndia me punėn e ndershme, se prapė po Ai do tė tė shpėrblejė njėqind herė mė tepėr.

    28. Thuaj gjithnjė tė vėrtetėn dhe mos pėrdor kurrė gėnjeshtra, se ato i kanė kėmbėt e shkurtra dhe dalin shpejt nė shesh. Edhe nė qoftė se vuan nga shkaku i sė vėrtetės, mos u dėshpėro, por ngushėllohu me fjalėt e Zotit, i cili thotė: Lum ata qė mundohen pėr drejtėsi, se e tyrja ėshtė mbretėria e qiejve.

    29. Mos e kujto tė ligėn dhe mos harro mirėsitė qė tė janė bėrė.

    30. Dhe jo vetėm tė mos e kujtosh, por edhe tė mos ia dėshirosh tė ligėn tjetrit, se dėshirat e veprat e ligra janė tė zbuluara para Perėndisė dhe nuk ke fjalė pėr tė thėnė tek Ai, nė qoftė se nuk i largon nga zemra jote.

    31. Veri fre gjuhės tėnde dhe lutju Perėndisė, duke i thėnė sė Bashku me psalmistin: "Vėr ruajtje nė gojėn time, o Zot, ruaje derėn e buzėve tė mia, se gjuha ėshtė shkaku i shumė tė kėqijave!"

    32. Nė qoftė se ndonjėri tė ka bėrė tė keqe, ndjeje, qė tė kesh pastaj guximin t'i thuash Atit qiellor: "Ati ynė qė je nė qiell.. dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorėve tanė..."

    33. Kur sheh qė ēojnė ndonjė tė vdekur nė varr, lutu pėr tė dhe pėrcille deri nė varreza, se do tė kesh shumė dobi pėr shpirtin tėnd: do tė mendosh pėr vdekjen dhe do tė bėhesh mė i pėrulur, mė i mėshirshėm dhe mė i mirė.

    34. Kujto gjithmonė mėkatet e tua dhe pendohu pėr to, qė mos tė tė gjejė vdekja tė papėrgatitur.

    35. Pėrpiqu sa tė jetė e mundur qė tė pėrparosh nė jetėn e pastėr dhe nė punė tė mira dhe tė dobishme, duke kėrkuar gjithmonė ndihmėn e Perėndisė. Ai, me anėn e Hirit tė Tij tė plotfuqishėm do te tė ndihmojė nė plotėsimin e dėshirave tė tua tė mira dhe do tė tė vlerėsojė te marrėsh pjesė nė mbretėrinė e Tij tė pėrjetshme.


    *****

    BOTIM I KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖRISĖ
    Tiranė, 1997

    (Pėrgatitur nga Dhimitėr Beduli ne vitin 1936, ribotuar nė vitin 1997)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •