
Postuar më parë nga
xhuliana
teoria e absurdes esht me e perdorura per te hedhur posht teori te tjera te paverteta....duhet te kishe gjetur dicka me origjinale.....
Pra analogjia jote thotë se analiza logjike që nxjerr në pah absurditetin e fesë (teoria e absurdes?!) u përdor këtu për të hedhur poshtë fenë (teorinë e pavërtetë!). Dakord, por kjo ndodh sa herë që analizohet një absurditet. Përdoret arsyeja dhe gjithnjë del në fund se absurditeti është absurditet. Nëse do përdorej "besimi fetar" për të analizuar gjërat, vaj hallit, absurditetet dalin joabsurditete dhe anasjelltas.
"Unë jam trekëndësh me katër kënde. Metërmend, jam ai që jam, një trekëndësh me katër kënde."
Do përdorësh arsye për ta analizuar këtë pohim, apo do përdorësh besimin për ta analizuar? Do e arsyetosh, apo do e besosh?
Besimtaret nuk kane nevoje per teorema dhe formula, pasi e konsiderojne Zotin si 1 qenie hyjnore e larte dhe jo materiale....
Kjo ka të bëjë me atë se çfarë është "zoti"? Ka një temë të posaçme këtu rrotull, por kërkimet s'po nxjerrin gjë në dritë...
Krijoni Kontakt