Të hënën në Bruksel mund të paraqitet platforma e BE-së për Kosovën


Bruksel, 2O maj - Komisioni Evropian dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Havier Solana, po përgatisin një raport për takimin e shefave të diplomacive të BE-së. Në këtë takim që do të mbahet të hënën e ardhshme mund të prezantohet platforma e Brukselit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Siç dihet administrata amerikane tashmë e ka paraqitur strategjinë e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në një prezantim që e bëri të mërkurën nënsekretari i Shtetit Nikolas Bërns para një komiteti të Kongresit.