ANTHONY ATHANAS, NDERI I KOMBIT DHE KRENARIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
RESTORANTI ANTHONY'S PIER 4 NUK ĖSHTĖ MĖ
Nga Frank Shkreli
Mediat e Bostonit nė Shtetet e Bashkuara njoftojnė se restoranti i famshėm i Bostonit dhe pėr njė kohė tė gjatė ikona e restoranteve nė Amerikė, Anthony's Pier 4, do tė mbyllet pėrgjithmonė muajin e ardhėshėm. Restoranti Anthony's Pier 4 Pier 4, ishte hapur nė vitin 1963 nga Anthony Athanas, afaristi dhe patrioti i dalluar i komunitetit shiptaro-amerikan. Anthony Athanas ndėrroi jetė nė vitin 2005, nė moshėn 93 vjeēare.
Foto e restorantit ne Boston
Historia e tij ishte e njė jete qė ėshtė quajtur ''ėndėrra amerikane'', e realizuar me punė tė rėndė dhe dedikim. Ish-Senatori Xhin Kerry i shtetit Masaēusets dhe tani Sekretar I Shtetit Amerikan ka thėnė pėr emigrantin shqiptar nga Korēa se, “Antoni Athanas jetoi ėndrrėn amerikane dhe pėr asnjė minutė nuk harroi se nga kishte ardhur. Me njė prejardhje tė thjeshtė nga Shqipėria, Antoni mundi tė realizojė ėndrrėn e ēdo emigranti duke punuar dhe arritur tė bėhet njė institucion kombėtar”. Ai ishte larguar nga vendlindja e tij Korēa nė vitin 1911 dhe emigroi nė Shtetet e Bashkuara nė moshėn 4 vjeēare pėr tu bashkuar me babain e tij i cili ndodhej nė Amerikė. Antoni ishte ndėr tė parėt shqiptarė qė zbriti nė Amerikė. Nga nevoja pėr tė bėrė jetesėn dhe i detyruar tė punonte, ai largohet nga shkolla nė moshėn 13 vjeēare dhe punon ditė e natė, shtatė ditė nė javė nė restorante tė ndryshme, ndėrsa pėrpiqej tė mbledhė njė grusht dollarė pėr tė blerė restorantin e tij tė parė nė vitin 1938, pėr 1800 dollarė. Ndėrkohė, Antoni hapė edhe restorante tė tjera por nė vitin 1961, ai blenė njė truall buzė ujit dhe hapė restorantin qė e pagėzon me emrin e tij Anthony's Pier 4, njė restorant ky qė mbrenda njė kohe tė shkurtėr u bė i njohur jo vetėm nė Boston, por edhe nė mbarė Amerikėn. Pėr njė kohė tė gjatė ishte ndėr pesė restorantet mė tė suksesshme nė Shtetet e Bashkuara, tė ardhurat e tė cilit gjatė viteve 80-tė, arrinin nė 12-milionė dollarė nė vit, mė shumė se ēdo lokal tjetėr i kėtij lloji. Sipas njėrit prej djemėve tė Antonit, nė kulmin e suksesit tė restorantit, mbi 600-veta shkonin aty pėr drekė dhe rreth 3000-veta pėr darkė, ndėrkohė qė shpesh duhej tė prisje deri nė dy orė pėr tė hyrė brenda.
Foto me presidentin John Kennedy
Ėshtė e qartė se Anthony Athanas ishte shumė i suksesshėm si afarist dhe u bė i njohur nė tė gjithė Amerikėn si pronar lokalesh. Si i tillė, Antoni kishte mundėsitė tė njihej me personalitetet mė tė shquara amerikane tė politikės, kulturės dhe botės sė artit, qė kishin dėgjuar pėr famėn e restorantit tė tij, dhe tė cilin ata e frekuentonin shpesh. Provė pėr kėtė janė fotografitė e renditura nė mur nė lokalin Anthony's Pier 4, pėrfshirė emėrat mė tė njohur tė elitės politike tė Bostonit, tė shtetit Massaēusets dhe mbarė Shteteve tė Bashkuara. Aty, ndėr tė tjera, janė fotografitė e Antonit me personalitete si Frank Sinatra, Elizabeth Taylor, Xhon Kenendy, Riēard Nikson, Henry Kissinger, Alfred Hitēkok, dhe dyzina tė tjera figurash tė dalluara nga fusha tė ndryshme tė jetės amerikane. Megjithėse u largua nga shkolla nė moshėn 13 vjeēare pėr tė punuar, pėr tė siguruar jetėn e vet dhe tė familjes, Antoni Athanas, falė zgjuarsisė sė shqiptarit, ai gjatė viteve ka shėrbyer edhe si lektor shumė popullor i ftuar nga universitetet mė tė dalluara tė Amerikės, si Harvard Buisness School, Cornell University e tė tjera.
Megjithė famėn dhe sukseset nė botėn amerikane, Anthony Athanas mbeti pėrgjithmonė njė patriot, i cili punoi vazhdimisht pėr tė mirėn e shqiptarėve nė Shqipėri, Kosovė e kudo. Pėr dekada me radhė, Anthony Athanas ishte njėri ndėr figurat kryesore tė organizatės pan-shqiptare Vatra. Antoni nuk e zhvilloi punėn e tij patriotike, as pėr nam as pėr para, pasi ai i kishte tė dyja, por si atdhetarėt e gjeneratės sė tij, ai e bėri kėtė vetėm e vetėm se kishte ndjenja tė thella atdhetare, duke mos kursyer asgjė kur vinte puna tek Shqipėria dhe shqiptarėt. Agim Karagjozi, njė bashkohas i Antonit dhe ish-kryetar i Vatrės, ka thėnė nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, me rastin e vdekjes sė Antoni Athanas se, "Ai kishte njė krenari dhe ndjenja tė thella shqiptare, prandaj e gjente kohėn, sado i zėnė qė ishe. Kishte dhe kapacitetin financiar dhe moral qė t'i kushtohej Vatrės, e ndjente kėtė si detyrė." Pėr mė tepėr, vazhdon Agim Karagjozi, "Antoni Athanas ishte trashėgimtari i Nolit nė Vatėr, ishte ai qė i siguroi jetėn Vatrės pėr shumė dekada."
Foto me presidentin Nixon
Antoni Athanas, si bashkpuntor i ngushtė i Fan Nolit dhe Faik Konicės, megjithėse kishte tė lidhje tė ngushta dhe reputacion shumė tė mire me ajkėn e shoqėrisė amerikane, ai kurrė nuk harroi rrėnjėt e tija, kurrė nuk harroi Shqipėrinė dhe kombin e tij. Ėshtė e vėrtetė se restoranti i tij frekuentohej nga antarėt mė tė dalluar tė elitės amerikane, por Antoni Athanas, si patriot shqiptar qė ishte, i mbante dyertė e restorantit tė tij gjithmonė hapur edhe pėr komunitetin shqiptaro-amerikan. Mė kujtohet disa herė qė kam vajtur nė restorantin e tij, me bujarinė e tij, Antoni tė bėnte tė ndihesh sikur tė ishe nė shtėpinė tėnde. Ai tė ndeshte dhe tė pėrcillte vet, nganjėherė edhe tė shėrbente, deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tij. E tillė ishte atmosfera nė restorantin e Antonit, pėr tė gjithė shqiptarėt, pa dallim. Ishin tė shumėta darkat e drekat, mbledhjet dhe festimet e ndryshme, por njėra nga mė tė dalluarat ishte festimi i 60-vjetorit tė gazetės Dielli mė 1969, ku ishin ftuar edhe pėrfaqsues tė Arbėreshve tė Italisė. Ernest Koliqi, pjesėtar i delegacionit arbėresh, e pėrshkruan kėshtu nė revistėn Shėjzat, atė qė ai quan ''mrekullinė e mikpritjes'' nė restorantin Pier 4 tė Antoni Athanas, njėrit, sipas tij, ndėr ''shtyllaat e papėrkulshme tė Shoqatės Vatra". Koliqi thotė se, "Ky zotni i njerzishėm shtroi ato ditė papra sofra e gostina...dhe me buzė nė gaz qerasi tė parin e tė mbramin, tue ndejė vet nė kambė dhe shpesh tue u dhanė dorė atyne qė u shėrbejshin tryezave. Kėtij zotėnie i pėrshtatet njimend fjala derė ēelė."
Nė kulmin e punės, nga 800-puntorėt qė kishte gjithsejt, shumė nga ata ishin shqiptarė tė posa ardhur nė Amerikė dhe tė cilėt kishin nevojė urgjente pėr punė. Mė kujtohet se nė fillim tė 70-ave, Antoni kishte marrė nė punė tė gjithė familjen e njė kunatės time, me tė ardhur nė Amerikė. I tillė ishte Antoni Athanas. Gjatė dekadave tė fundit tė shekullit tė kaluar, aty janė mbajtur takime me rėndėsi tė pėrfaqsuesve tė komunitetit shqiptaro-amerikan pėr tė biseduar mbi hallet e Shqipėrisė dhe tė Kosovės, si dhe pėr strategjitė pėr marrjen e masave pėr tė siguruar pėrkrahjen amerikane pėr fatet e shqiptarėve, ekzaktėrisht ashtu si nė kohėn e Nolit e tė Konicės. Ishte pėrvoja e hidhur e Antonit -- kur si fėmij ai u detyrua nga masakrat greke tė shpėrngulej nga vendlindja – ajo qė e ndoqi gjithė jetėn e tij dhe qė e bėri atė tė punonte me gjithė mundėsitė e tija pėr tė drejtat e shqiptarėve kudo. Madje, nė moshė tė shkuar, gjatė luftės nė Kosovė, nė vitin 1999, ai i bashkohet njė delegacioni tė Kongresit amerikan qė vizitoi Shqipėrinė, Kosovėn dhe Maqedoninė.
Antoni Athanas, pėrveēse ishte njė ndėr afaristėt mė tė dalluar tė Amerikės, ai personifikonte bartėsin e atdhetarizmit tė frymėzuar nga objektivat e larta tė kombit shqiptar. Mund tė mbyllet restoranti Anthony's Pier 4, qė ishte krenaria dhe suksesi i tij i madh profesional, por vepra patriotike e Antoni Athanas, njėri prej biznismenve mė tė dalluar tė Amerikės dhe tė komunitetit shqiptaro-amerikan, nuk do tė harrohet kurrė.
Frank Shkreli
Krijoni Kontakt