Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 135
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Padi për shpifje ndaj Hashim Thaçit

    Drejtësia në Kosovë

    Paralajmërohen dhjetëra padi private ndaj Hashim Thaçit për shpifje

    Edhe kryeshefi i KK të Ferizajt Sahit Krasniqi paralajmëron se do të bëjë padi private ndaj Hashim Thaçit për shpifje



    Gazeta “Pavarësia” merr vesh se këto ditë nëpër gjykata, do të bëhen dhjetëra padi private ndaj Hashim Thaçit, për shpifje, për shkak të ashtuquajturit dokumenti “Raport” i cili qe formuluar nga PDK-ja, dhe i cili sipas përsonave të cilëve u është përmendur emri aty, ky i ashturuajturi dokument është i fabrikuar me shpifje, dhe është shumë absurd.

    Edhe vozitësi dhe përcjellësi personal i zëvëndëskryeministrit të Kosovës, Adem Salihaj, z.Naser Shema, këto ditë ka paditur në gjyq për shpifje kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin edhe atë sipas nenit 188, pargrafi 1 të KPK-së. Më 23 mars 2005, Hashim Thaçi dhe partia PDK në dosjen e tyre
    prej 30 faqesh e kanë akuzuar Naser Shemën se gjoja ai është anëtar i organizatës fantazmë “Sigurimit të Atdheut” dhe ekzekutor i kësaj organizate si dhe, se kinse ai ka transportuar armatim, eksploziv, mjete për aktivizim dhe teledirigjim, armë kallashnikov dhe municion për të.

    Detaje të kësaj dosjeje të PDK-së së Hashim Thaçit, ishin publikuar në gazetën “Express”. Pas publikimit të shkrimit dhe përpilimit të dosjesë së fabrikuar me shpifje nga ana e PDK-së, ku akuzohet pa fakte dhe argumete edhe Naser Shema, Shemës dhe familjes së tij i është rrezikuar jeta dhe siguria fizike.

    Por Naser Shema, për të dëshmuar të vërtetën, është detyruar që Hashim Thaçin, i cili njihej si projektues i kësaj shpifjeje ta hedh në gjyq.

    Ja padia e Naser Shemës, ndaj Hashim Thaçit

    Në bazë të nenit 462 paragrafi 3 të KPPK-së, Hashim Thaçi në raportin e tij dërguar organeve të UNMIK-ut në Prishtinë, më 23 mars 2005, e pjesë e të cilit raport janë publikuar në gazetën e përditshme “Express” të datës 5.4.2005, në dëm timin – Naser Shema, paditës privat nga Ferizaj, ka përhapur të pavërteta duke shpifur se kinse unë kam qenë dhe jam anëtar i të ashtuquajturit “Sigurimi i Atdheut” dhe ekzekutor i kësaj organizate, se kam bartur armatim dhe atë eksploziv, mjete për aktivizim dhe teledirigjim, armë kallashnikov dhe municion për të, dhe kështu ka përhapur pohime të pavërteta të cilat kanë dëmtuar rëndë nderin dhe autoritetin tim, se kinse unë jam edhe ekzekutor i shumë akteve terroriste, e të cilat pohime i ka shpifur Kryesia e PDK-së, kryetar i së cilës parti është i padituri Hashim Thaçi, përmes një materiali të quajtur “Raport”, pjesë të të cilit janë botuar në gazetën ditore të lartëpërmëndur, e të cilat pohime aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Kështu i padituri Hashim Thaçi ka kryer veprën penale, shpifje nga neni 188 paragrafi 1 të KPK-së.

    Pavaresia
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-08-2015 më 12:29
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Mjerim,nje lajme trondites per z.Thaçi...

    I mjeri z.Naser Shemës dhe familja e ti, per shkake te padijes ndaj Hashim Thaçit qe do te vritet nga Dora e Zeze(ketu beje pjese Shqipetare,dihet se kush jan)....
    Pyetje,

    A do te jete gjalle z.Naser pas nje jave apo pas 1 muaj...?
    Çka do ti ndodhe z.Naser para se te dal ne gjygje,me padi ndaj Hashim Thaçit...si dhe shume e shume pyetje te tjera?
    pergjigjet,
    Le ti vezhgojme(vijojme) ne ditet e ardhshme,se çka do te ndodhe.....!!!
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    te shofim se kush kend po e akuzon dhe te presim e shofim cili do te ken argumente e fakte

    Sipas gazetes

    “Ekspres”: PDK i dorëzon UNMIK-ut edhe 488 faqe me akuza.

    Sing: Policia ende është duke shqyrtuar dokumentin e PDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    te shofim se kush kend po e akuzon dhe te presim e shofim cili do te ken argumente e fakte

    Sipas gazetes

    “Ekspres”: PDK i dorëzon UNMIK-ut edhe 488 faqe me akuza.

    Sing: Policia ende është duke shqyrtuar dokumentin e PDK-së.
    Mos jep lajme nga zyrat e Beogradit..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    nuk jan lajme beofradi ato.
    jan lajme te sakta nga vet pdk.
    cdo antar e simpatizant i pdk eshte nje mjeshter pergjimi, spiunazhi e njeri i aksionit.
    ata punojne nat e dit.
    nuk flejne, nuk pajtohen me humbjet ne votime, thurin intriga, debatojne me shefat e propozojne metoda e stile te sofistikuara qe ta neutralizojne ekzistencen e ldk-s.
    shefat i degjojne e kan kontakte te forta me vartesit.
    nje ldk-ist zor e ka me taku rugoven. ndersa nje pdk -ist menjihere mund te marri kontakt me ndihmesit e thaqit e te marri detyra e te jap informacione.
    pdk eshte parti aktive.
    te gjithe punojne ne ate parti. ata nuk flejne. cdo nate projektojne atentate fizike e psiqike ndaj kundershtarit te fjetur.
    Shkurt ata ja "knojn letren ne xhep te gjithve".
    ende LDk nuk e di me ke ka te beje.
    Ajo kujton se ajo vota e popullit e mbron, e mban ne pushtet dhe ja shtron rrugen me lule.
    gabim.
    Me vota ishte Saliu ne tirane president por e rrezuan si si te ishte gjethe vjeshte.
    eshte Unmiku e kfori qe ja ka mshel duart pdk qe ajo vec nje pakic te planeve i realizon sot ne Kosove.
    .
    .
    .
    .
    .
    a e dini se sikur te ndodhe (sikur) qe kte te shtune te iki Kfori e Unmiku nga Kosova ju siguroj se diten e diel ne mengjez ne Kosove PDk do bente grusht shteti kurse ne oret e para te paradites do te bente nje masaker qe do ta kish zili dhe Kabila me Pol potin qe do te thote se Pdk do te cfaroste brenda pak oresh gjith antar e simpatizantet e ldk-s e partive te saja aleata me far e fis dhe nga ora 12 e drekes do te shpallte kabinet e president te vetin e do te qeveriste deri ne 8 te darkes se dites se diele.
    Ne mengjez heret te dites se hene ne rruget e podujeves do te marshonin autokolonat serbe dhe ne ora 8 ne prishtine do ngrihej flamuri Serb.
    Ne ora 12 te drekes se dites se hene nga Rogneri do shpallte qeverine ne ekzil Jakup Krasniqi.

    Ska loj me PDk-n.

    Cdo antar i PDk-s eshte nje Kriminel i afte per krimet me makabre ndaj popullit te vet dhe nje ikanak i sprovuar para ushtrise serbe.

    Ka prova per kete.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Pride
    nuk jan lajme beofradi ato.
    jan lajme te sakta nga vet pdk.
    cdo antar e simpatizant i pdk eshte nje mjeshter pergjimi, spiunazhi e njeri i aksionit.
    ata punojne nat e dit.
    Cka te them? Vec se TE LUMTE!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Mos jep lajme nga zyrat e Beogradit..
    po a e beligradit po te doket ty gazeta ditore shqip qe botohet e shtypet ne Kosove "ekpresi" mori qobanic a????
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    te shofim se kush kend po e akuzon dhe te presim e shofim cili do te ken argumente e fakte

    Sipas gazetes

    “Ekspres”: PDK i dorëzon UNMIK-ut edhe 488 faqe me akuza.

    Sing: Policia ende është duke shqyrtuar dokumentin e PDK-së.
    PDK-ja ose eshte shenderruar ne nje "cerdhe te cmendurise," ose vertete ka filluar te besoj se permes gazetave te pionereve Jugosllave (Surroi dhe Haxhiu), "Ekspres," "Koha Ditore" dhe gazeta me antikombetare Shqipe "Epoka e Erret," ka mundesi te akuzoj personalitete ne qeverine aktuale te Kosoves, per perfshirjen te drejteperdrejte ne organizaten e imagjinuar nga PDK-ja, "Sigurimi i Atdheut."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    po a e beligradit po te doket ty gazeta ditore shqip qe botohet e shtypet ne Kosove "ekpresi" mori qobanic a????
    A e ke fjalen per gazeten e Shkaut, Baton Haxhic? Atij qe iu perul Kryekriminelit Milloshevic ne Hage, duke pranuar se akoma i eshte besnik urdherave te tij.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK-ja dorëzon në UNMIK dokumentin e “Sigurimit të Atdheut” me rreth 500 faqe



    PLUS 488 FAQE AKUZA



    Dokumenti i “Sigurimit të Atdheut” dëshmon përfshirjen e njerëzve të Rugovës në vrasje politike

    Në dokumentin e “SIA”-s flitet hollësisht për përfshirje të drejtpërdrejta në krimet e natyrës ordinere, vrasje, kërcënime, shantazhime, atentate, krime ekonomike dhe për vepra të tjera kundërligjore



    Shkruan : BURIM ETEMAJ



    Prishtinë, 4 maj 2005 - Vrasjet politike, si ajo e Xhemajl Mustafës dhe Tahir Zemajt; tentim-atentate ndaj kryetarit Ibrahim Rugova; akuza të rënda ndaj Nexhat Dacit; përfshirje në krim të organizuar të zv/kryeministrit Adem Salihaj dhe të tre ministrave në Qeverinë Kosumi: Melihate Tërmkolli, Astrit Haraqija, Agim Veliu, si dhe veprimtari tjera kriminale të “Sigurimit të Atdheut”, të udhëhequra nga Ramë Maraj, këto janë vetëm disa fragmente nga përmbajtja faktografike e dokumentit rreth 500 faqesh të “Sigurimit të Atdheut”, i siguruar nga partia më e madhe opozitare në vend, PDK, që i është dorëzuar të martën pasdite zyrës së shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen- Petersen.

    Pranimin e dokumentit të PDK-së nga ana e UNMIK-ut, të mërkurën në një konferencë për media e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e UNMIK-ut.

    Një burim i besueshëm i “Epokës së re” brenda UNMIK-ut, në kushte anonimiteti, ka pranuar të shpalosë disa detaje nga përmbajtja e këtij dokumenti.

    Sipas këtij burimi, në dokumentin e “SIA” flitet hollësisht për përfshirje të drejtpërdrejta në krimet e natyrës ordinere, vrasje, kërcënime, shantazhime, atentate, krime ekonomike dhe për vepra të tjera kundërligjore.

    Gjithashtu, në dokument flitet për përfshirjen e zv/kryeministrit Adem Salihaj në organizimin e sulmit terrorist ndaj qendrës tregtare “Ben Af” në Ferizaj, si dhe për përfshirjen e tij në atentatin kundër Rugovës.

    Dokumenti përmbledh edhe veprimtari të shumta kriminale të strukturave paramilitare të “Sigurimit të Atdheut”, të udhëhequra nga Ramë Maraj.

    Në dokumentin e “Sigurimit të Atdheut”, të siguruar nga PDK-ja nëpërmjet kanaleve të veta, po ashtu flitet edhe për akuza të rënda ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, si dhe për disa vrasje politike të personaliteteve të larta të LDK-së, këshilltarit të Rugovës, Xhemajl Mustafa, e Tahir Zemajt, të cilat vrasje ende nuk janë zbardhur nga organet gjyqësore në Kosovë, dhe nga të cilat vrasje LDK-ja dhe Rugova kanë përfituar politikisht, duke akuzuar kundërshtarët politikë, konkretisht PDK-në dhe, atëherë, AAK-në.



    SINGH: UNMIK-U ËSHTË DUKE I HETUAR DOKUMENTET E PDK-SË



    Zëdhënësi i UNMIK-ut, Neraj Singh, ka thënë të mërkurën për media se policia është duke i hetuar dokumentet që PDK-ja ia ka dërguar UNMIK-ut, me anë të të cilave fajëson një pjesë të qeverisë Kosumi për inkriminim.

    Edhe pse deri më tash PDK ia ka dorëzuar UNMIK-ut dy dokumente, me rreth 530 faqe, me akuza të rënda ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së, sipas Singh-ut, ende nuk ka filluar ndonjë hetim zyrtar.

    “Ende nuk ka dëshmi të mjaftueshme...”, është shprehur Singh.



    JAKUP KRASNIQI: DOKUMENTI FLET PËR KRIMET E BËRA NË KOSOVË NGA “SIGURIMI I ATDHEUT”



    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka thënë “Epokës së re” se dokumenti i dorëzuar në zyrën e shefit të UNMIK-ut është vazhdimësi e dokumentit të dorëzuar javë më parë.

    Edhe Krasniqi ka konfirmuar se dokumenti rreth 500 faqesh flet për shumë krime të kryera në Kosovë nga i ashtuquajturi “Sigurimi i Atdheut”, për inkriminim e zv/kryeministrit Adem Salihaj, si dhe disa ministrave të Qeverisë Kosumi.



    KOSUMI: UNMIK-U NUK ËSHTË GJYKATË



    “Deri në momentin kur një gjykatë nuk shpall fajtor një njeri, ai nuk është fajtor”, ka treguar kryeministri Kosumi aftësitë juridike që i disponon.

    Duke folur sa i përket akuzave të reja nga Partia Demokratike e Kosovës drejtuar disa zyrtarëve në Qeverinë e Kosovës. Kryeministri Kosumi ka shprehur gatishmërinë e tij për të parë të gjitha pikat e zeza të qeverisë.

    “Së pari e them gatishmërinë time për të parë të gjitha pikat e zeza të qeverisë dhe çdo institucioni në Kosovë. Do të jem i gatshëm me çfarëdo ndryshimi edhe të hapim çfarëdo çështje që mendojmë së është e keqe dhe nuk shkon në rregull”, është shprehur Kosumi, duke thënë se UNMIK-u nuk është gjykatë. Ai tha se UNMIK-u është UNMIK, ky institucion në Kosovë mund të qëndrojë edhe një vit e gjysmë dhe të shkojë në shtëpi të vet. “Vendi ku bëhen hetimet dhe ku shpallen fajtorët ose jofajtorët nuk është UNMIK-u, por janë gjykatat. Deri në momentin kur një gjykatë nuk shpall fajtor, ai nuk është fajtor”, ka thënë ai, duke u shprehur i kënaqur me punën e ministrave dhe që vazhdon të punojë me ta.

    “Unë jam shumë i kënaqur që punoj me ministrat e mi dhe mendoj se ata janë duke e bërë punën e vet të ministrave shumë të mirë, deri në momentin kur dikush shpallet fajtor”, ka përfunduar kryeministri Kosumi.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 05-05-2005 më 08:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaçi
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •