Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane

    Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, nderoje shpetimin e hebrenjve nga Shqiptaret para 60 vjeteve si dhe festoje me kete raste edhe 15 vjetorin e krijimit te Lidhjes Qytetare

    nga BEQIR SINA Nju Jork,

    Cmimi i 15 - vjetorit Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane : Pavaresia e Kosoves

    Dr.don Lush Gjergji :"shqiptaret jane popull paqedashes, liridashes , popull per bashkim ne dallime per tolerance nderetnike , nderfetare dhe mbi te gjitha ndernjerezore"

    "The Sheraton Hotel", Manhattan(NY): Me 15 Maj 2005 ne Nju Jork, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, nderoje shpetimin e hebrenjve nga Shqiptaret para 60 vjeteve si dhe festoje me kete raste edhe 15 vjetorin e krijimit te Lidhjes Qytetare. Mbremja festive me moton :" Nje Pergezim per Tolerancen, Rezistencen dhe Shpresen Shqiptare: "Te Kujtojme Besen dhe Holokaustin", mblodhi mbermjen e se djeles, ne "The Sheraton Hotel", Manhattan(NY), perafersishte reth njemije(1.000) pjesmarres, hebrejo -amerikan dhe shqiptaro amerikan, pothuajse nga te gjtha vendbanimet shqiptare.



    Grupe te ndryshme shqiptaresh te ardhur posaqerishte nga Toronto, Kolorado, Teksasi, Florida, Karolina e Veriut dhe e Jugut, Virgjinia, Macesusti, Kalifornia, Nju Jorku, Nju Jersi, Kenektiket, Pensilvenia e Florida sebashku me miqte e nderit, u mblodhen edhe nje her ne kete darke solmne, per t'i bere nderime ne kete 15 vjetor Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe nderojne shpetimin e hebrenjve nga shqiptaret para 60 vjeteve.

    Darka solmne ishte e percipituar tek Pavaresia e Kosoves, i cila mbizotroj edhe ishte tema kryesore, por nje vend i veqant gjate kesaj darke, ju kushtua edhe shpetimit te hebrenjve nga shqiptaret para 60 vjeteve si dhe pergjethesishte dominuan ceshtje shqiptare. Kongresmeni Tom Lantos, Anetar ne Pozite Komiteti per Marredhenie Nderkombetare i Kongresit, ishte figura kryesore e kesaj mbremje festive. Mbremje, e cila u karakterizua, nga dashuria per njeri tjetrin respekti, e takimet e shumta midis mergimtarve tane, te mbledhur si ne nje dite feste, u gjallerua me fjalimet e rastit dhe nje koncert e pergatitur nga shoqeria kulturore "Bashkimi Kombetar".

    Ne darken e Lidhjes Qytetare, nga kryeqyteti amerikan Washington D.C, per nder te saj, moren pjese Senatori demokrat i Nju Jorkut, Charles E. Schumer, Kryetari i "House International Relations Committee" Henry Hyde, Ish-Kongresmeni Ben Gilman . Ndersa nga asanmbleja shtetrore ne Albany, NY, Senatoret shteteror Jeffrey Klein. Nga Shqiperia, ishte i pranishem Prof. Petrit Zorba, Kryetari, dhe Dr. Apostol Kotani nga Shoqata e Miqesise Shqiptaro-Izraelite. Nga qyteti i New York City-t, Rabi Joseph Potasnik, Bordi i Rabive te New Yorkut. Nga Kolorado Norman Gershman, Fotografist i Arteve te Bukura. Nga Kalifornia Harvey Sarner, Autor, i librit me titull:"Shpetimi ne Shqiperi". Nga Kosova mori pjese Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, z. Ardian Gjini.

    Lideret te, te kater religjioneve ishin presente ne kete manifestim, te udhehequr nga : Rabbi Joseph Potasnik, Zevend President Ekzekutiv i Bordit te Rabive te Nju Jorkut. Imamet e xhamise se Patersonit, Qendra Shqiptaro Amerikane Islamike, prifeterinje Ortodoks si dhe At Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike Zonjes Sone te Shkodres, Hartsdale, NY, ishte edhe Kryepeshkopi i Kosoves Mark Sopi, Don Shan Zefi, dhe Don Lush Gjergji po nga Kosova

    Besa, te mbrojturit e te gjithe miqeve nga te keqijat qe iu kanosen, e cila eshte nje tradite e shenjte dhe nje nga burimet kryesore te kodit antik moral Shqiptar, qe ka bere te mundur shpetimin e te gjithe Hebrejve qe arriten te gjalle ne tokat Shqiptare gjate kohes se Nazizmit, u fole dhe u vlersua larte ne te gjitha fjalimet e oratorve. Senatori demokrat i Nju Jorkut, Charles E. Schumer, i quajti shqiptaret e Amerikes, si nje "industri" qe prodhojn vetem, paqe miresi dhe arritje ne te gjitha integrimet shoqerore e politike amerikane. Senatori Schumer, kujtoj me kete raste edhe sukseset e tyre ne biznesin amerikan. Duke permendur si shembull edhe nje punonjes te tij, i cili nuk ishte vetem nje punetor i mire, por edhe nje biznesmen i madh - pronari i tre banesave.

    At Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike Zonjes Sone te Shkodres, Hartsdale, si dhe prifti katolik nga Kosova Don Shan Zefi ne te dy gjuhet, kryen edhe lutjen fetare si dhe bekuan darken solmne sipas ritit te tyre Katolik.

    Kongresmeni Tom Lantos, nje Hebrejo-Amerikan qe ka mbijetuar Holokaustin, i beri nje nderim te posaqem popullit Shqiptar. I cili, sipas Lantos ka bere ate qe asnje popull tjeter ne Evrope, nuk kishte bere gjate Luftes se Dyte Boterore, shpetimin e te gjithe Hebrejeve qe kishin arritur te gjalle ne tokat Shqiptare nga regjimi Nazist. Kryetari i Komitetit per Marredhenie Nderkombetare Henry Hyde dhe ish-Kryetari Ben Gilman i'u bashkangjiten fjalimit te Kongresmenit Lantos ne kete manifestim te vecante, dhe ndane me ate, pothuajse te njejtat mendime per festen dhe shqiptaret . Ne nje moment te veqant, kongresmeni demokrat Lantos, i pyetur nga gazetaret per zgjedhjet ne Shqiperi, tha se , ai i sheh zgjedhjet e parlamentare ne Shqiperi, ashtu si edhe gjithe bashkesia nderkombetare. Pra, si nje raste te mire ku Shqiperia, ka mundesi te zhvilloj zgjedhje te lira e te ndershme. Duke deshmuar se me te vertet deshiron te hyje ne "familjen" Evropiane.

    Ish-Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, presidenti i Lidhjes Qytetare Joeseph J. DioGuardi, ne cilesine e kryetarit te ketij manifestimi, dhe moderator i tij, sebashku me bashkeshorten e tij, keshillitaren e ceshtjeve Ballkanike Shirli Cloyes, u shprehen nepermjet fajleve te tyre, falemderime te gjithe Hebrejo-Amerikaneve dhe lobit te tyre qe ishin te paret qe u vune ne perkrahje te NATO-s kunder regjimit barbarian te Slobodan Milloshevicit dhe per ndalimin e gjenocidit ne Kosove, si dhe te gjithe bashkesis shqiptaro- amerikane, flamenderime speciale.

    Per te gjithe pjesmarresit, falas u shpernda libri "Familjet Shqiptare qe Shpetuan Hebreje". Gjate darkes solmne u shafqen me ane te video projektorve gjigand filma dokumentar. Sekuencat e para filmike i cuan pejsemarresit 15-te vjet me pare, pikerishte kur ne te njejeten salle ishte promovuar Lidhja e Qyetetare Shqiptaro - Amerikane dhe demostratat e deshimte per Kosoven, e ceshtjet shqiptare . Te pranishemit ne darke, ndoqen me mjafte interes edhe video - projektin, e paraqitur nga Norm Gershman me titull: ā€œBesa: Shqiptaret qe Shpetuan Hebrejte Gjate Luftes se Dyte Boteroreā€?. Zoti Gershman, permes artit te bukur te fotografise, gjetur tek familjet e mbijetuara te bera ne Ballkan gjate vitit te kaluar, ishte rrefimi i episodeve te cilave ju kushtua shume vemendje dhe preku atmosferen festive .

    Ndersa ishin mbledhur per te perkujtuar holokaustin, rreth nje tryeze qendronin pjestaret e nje familjeje nga Kosova, Vehbi Dervishi, me lot ne sy, njeri prej tyre thote se 5 djemte e tij u rrembyen nga serbet ne vitin 1999 dhe qe nga ajo kohe nuk u dihet fati. Ai ka kerkuar edhe ndihmen e UNMIK-ut, por deri tani pa sukses

    Dr.don Lush Gjergji nga Kosova, prifti katolik shqiptar, zv/Ipeshkvise Shkup-Prizren, i tha gazetes sone, se "Darka e sotme, e ka nje domethenje dhe nje risi me nje simbolik te posaqme. Ɖshe 60 vjetori i ramjes se nazi-fashimzmit dhe populli shqiptar ne ato rrethana kur hebenjet, ishn te kercenuar e te rrezikuar ishte populli i rall te mos te themi i vetmi qe pati mirekuptim dhe mbrojti per qa sa pati mundesi popullin heberj kudo ne trojet shqiptare sidomos ne Shqiperi e Kosove.

    Sipas Dr.don Lush Gjergjit, kjo deshmon edhe nje her traditen dhe kulturen tone se jemi per te miren e gjithe njerezimit, se e kemi kuptuar ne lekuren tone se cka do te thote te jesh i neperkembur, i shkelur dhe i kercenuar dhe i rrezikuar. Dhe po ne keto rrethana t'i dalesh ne ndihme cdo populli e cdo njeriu i cili gjindet ne veshtersi , i cili gjindet ne "ngushtice" e ne rrezikim. Nga kjo lindi edhe miqesia dhe lindi kjo darke per t'u dhene nje deshmi jo vetem hebrenjeve te Amerikes, por edhe botes mbare, se shqiptaret jane popull paqedashes, liridashes , popull per bashkim ne dallime per tolerance nderetnike , nderfetare dhe mbi te gjitha ndernjerezore, u shreh keshtu Dr.don Lush Gjergji nga Kosova, prifti katolik shqiptar, zv/Ipeshkvise Shkup-Prizren.

    Profesor Petrit Zorba dhe Dr. Apostol Kotani— pos pershendetjes folen edhe per punen e tyre te rendesishme si aktiviste dhe themelues te Shoqates se Miqesise Izraelite-Shqiptare. Harvey Sarner dhe Norman Gershman—per punen e tyre te rendesishme per te perkujtuar kontributet heroike te Shqiptareve qe rrezikuan jeten e tyre vetem e vetem per te shpetuar vllezerit dhe motrat e tyre Hebreje.

    Ne darken e 15 vjetorit u zhvillua edhe ndarja e cmimit: "Shqiponja e Lirise" ose i quajtur ndryshe"Paqe ne Ballkan". Cmim ky, qe simbolizon nje shqiponje prej alabastri te gedhendura ne Shqiperi, nga skulptoret shkodran. Figura e gedhendur duket se qendron krenare mbi nje cope dru qershie, qe sherben si baze dhe mbane te gedhendur nje kushtim ne formen e mbishkrimit "ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE - BALKAN PEACE AWARD - " kesaj radhe i'u nda tre hebrenjeve. Norm Gershman i artit te bukur te fotografise u nderua sebashku me Harvey Sarner, autor i librit Shpetimi ne Shqiperi, si dhe me Mike Fishman, president i Local 32BJ. Shtatorja e Nene Terzes veper e skulptorve shqiptar dhurat e cmuar e vellezerve Gojcaj ishte nje nder cmimet me te rendesishme te kesaj darke.

    15 vjetori qe i bashkon shqiptaret

    Kenaqesia dhe dhimbja qe e shoqerojne njeriun i sheh te bashkohen sa her qe shqiptaret e Amerikes, kane festat e tyre. Vetem aty e kupton menjeher sesa shqiptar je, dhe sesa ndere e krenare, e dinjitoze, jane shqiptaret. Kete emer shqiptaro - amerikaneve, i'a kane lene si trashegim te gjithe ata shqiptare qe deri dje, por edhe sot, sakrifikuan punuan dhe luajten rol te madh te mbahet gjalle ceshtja shqiptare. Per kombin e per flamur shqiptaret e Amerikes kane qene gjithmon te bashkuar pa dallim feje, ideje, a krahine dhe asnjehere megjithse jane perballur me veshtersit, forcat e huaja, ose segmetet e sigurimit te shtetit, UDB-ja e sherbimet sekrete greke nuk kane mundur te percajne, ne ate qe i ka bashkuar gjithmon keta shqiptare.

    Ne kete menyre u festua edhe te dielen, me 15 Maj ne ora 7:00 pasdite, ne Sheraton Hotel ne New York City. Lidhja Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan se bashku me bashkesine shqiptare ne Amerike nderoje heroizmin dhe rezistencen e popullit shqiptar ndaj shtypjes ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Lugine te Presheves dhe Cameri si dhe kremtoje tolerancen e tyre nderfetare si muslimane, katolike, krishtere ortodoks, dhe hebreje qe kane jetuar bashke me njeri tjetrin ne harmoni per shekuj
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    pershendetje kosovari 78,
    me te vertete lidhja shqiptaro-amerikane ka dhene kontribut te ēmuar me nderkomtarizimin e ēeshtjes se Kosoves ne arenen ndekombetare e sidomos ne Amerike.poashtu edhe gjate luftes ne Kosove kontributi i saj ka qene per lavdata.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    SUKSESE...
    BAshkimi i trojave shqipetare mund te arrihet vetem me bashkpunim me njeri-tjetrin.
    Njekosisht dua te them se Shqipetaret qe ti realizojn planet e tyre,duhen pa tjeter qe te ken bashkpunim me İzraelet.
    Sot,Globi İzraeleve eshte nje nder Klobete me te fuqishem,me te rendesishme ne SHBA si dhe ne BOte.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  3. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Mbi politikėn e jashtme tė SH.B.A.-sė
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •