Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Kosova, për të dytën herë jashtë Deklaratës së Bolonjës

    Ministri kosovar: E prisnim, por politika nuk duhet ngatërruar me arsimin. Ministri maqedonas dorëzon një deklaratë keqardhjeje

    Kosova, për të dytën herë jashtë Deklaratës së Bolonjës


    Elda Spaho

    Ashtu si dy vjet më parë në Berlin, edhe tani u shqiptua fjala “jo”. Për të dytën herë radhazi, politika mban peng futjen e universiteteve kosovare në Kartën e Bolonjës. Të enjten e kaluar, pesë ditë më parë, Kosovës iu refuzua për të dytën herë kërkesa për t’u bërë anëtare e Deklaratës së Bolonjës, një dokument historik që ka në thelb idenë e të ngriturit të një zone të përbashkët evropiane për arsimin e lartë. Refuzimi u deklarua zyrtarisht nga ministrja norvegjeze e Arsimit, Kristin Clemet, gjatë Konferencës së Katërt Ndërministrore për Kartën e Bolonjës, e cila drejtohej po nga Clemet, meqë zhvillohej në Norvegji, më saktë në qytetin e Bergenit. “Arsyeja e mospranimit është statusi i paqartë politik i Kosovës”, - tha Clemet, për vendin që edhe në listën e pjesëmarrësve të konferencës figuronte me emrin UMNIK/Kosovo.
    Të njëjtin fat të hidhur si ai i Kosovës, pati edhe Uzbekistani, të cilit iu tha jo për anëtarësim në Kartën e Bolonjës. Ndërkaq, në konferencë iu urua mirëseardhja 5 shteteve anëtare të reja: Moldavisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Armenisë. “Gjithsesi, ne i japim Kosovës mundësinë për t’u anëtarësuar në Konferencën e 5-të për Deklatarën e Bolonjës, që do të mbahet në Londër në vitin 2007”, - shtoi ministra norvegjeze, pasi la të kuptohet se gjithsesi edhe në Londër anëtarësimi i Kosovës do të varej nga statusi i saj: nëse do të ishte shpallur shtet i pavarur, ose jo.
    Ministri kosovar: E dinim që nuk do të pranoheshim
    Nuk ishin të paktë gazetarët që u habitën, kur Clemet pyeti nëse kishte ndonjë kundërshtim për mospranimin e Kosovës në Deklaratën e Bolonjës dhe askush nuk foli. Edhe pse në sallën e madhe ku zhvillohej konferenca, në të cilën shtypi nuk lejohej (ai ndiqte punimet direkt nga ekranet televizive montuar në një sallë të madhe vetëm pak metra larg asaj ku zhvillohej konferenca), ndodheshin përfaqësuesit zyrtarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për Agim Veliun, ministrin kosovar të Arsimit, gjithçka dihej prej kohësh. “Kemi aplikuar për t’u anëtarësuar në Deklaratën e Bolonjës, por disa gjëra janë të lidhura me politikën. E kemi ditur, sepse pasi dërguam kërkesën, ne na u kthye një përgjigje shumë e sjellshme dhe sqaruese që na njoftonte për mospranimin. Mendoj që nuk është mirë që politika dhe arsimi të lidhen kështu në këtë mënyrë, sepse janë gjëra të ndryshme, por nuk kemi ç’të bëjmë”, - deklaroi ai për “Shekullin”. Veliu ishte i ftuar në këtë konferencë bashkë me përfaqësuesin e UMNIK-ut, Johann Scrumpf, dhe me shefin e Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit, Xhavit Rexhaj. Ministri kosovar ishet thjesht i ftuar, pa të drejtën e firmosjes së ndonjë dokumenti.
    Ministri maqedonas dorëzon një deklaratë keqardhjeje
    I vetmi që reagoi pas vendimit për mospranimin e Kosovës në Deklaratën e Bolonjës, ishte ministri maqedonas i Arsimit, Azis Pollozhani. Gjatë një interviste, fill pas përfundimit të seancës së parë, ai deklaroi se kishte dorëzuar menjëherë një deklaratë keqardhjeje dhe proteste.
    “E mësuam lajmin me keqardhje të madhe dhe mendoj se nuk është mirë që arsimi të mbahet peng i statusit politik të një shteti. Arsimi nuk njeh kufij dhe është rruga e vetme me anë të së cilës njerëzit përmirësohen dhe zhvillohen”, - tha Pollozhani.
    “Shekulli” i mori një reagim për këtë çështje edhe përfaqësueses kryesore të Shqipërisë në konferencë, zëvendësministres të Arsimit, Edlira Haxhiymeri. “Vendimi për mospranimin e Kosovës pritej. Ai ishte deklaruar gjerësisht në grupet e punës, në diskutimet e së cilës mori pjesë edhe Shqipëria. Sigurisht që më vjen keq, por rregulli i anëtarësimit kërkon që shtetet të kenë statusin e pavarësisë. Kosova kishte një aplikim shumë të mirë, por të tilla janë rregullat”, - tha Haxhiymeri.
    Me shpresën e plotë se pas dy vjetësh Kosova do të jetë më në fund një shtet i pavarur, të rinjve të saj s’u mbetet gjë tjetër veçse të presin se në Londër do t’u jepet ajo që u takon: mundësi të barabarta arsimimi, lëvizshmëri në universitetet e Evropës dhe mundësi po aq të barabarta punësimi me diplomat e shkollës së lartë.

    Shqipëria, jo në Librin e Zi të Bolonjës
    Disa ditë para se të niste Konferenca e Katërt Ndërministrore në Bergen, kryetari i Qeverisë Studentore Shqiptare deklaroi për shtyp se gjatë një seminari zhvilluar në Norvegji nga ESIB-i (Unioni Studentor Evropian), në të cilin ai merrte pjesë, ishte prezantuar Libri i Zi i Bolonjës. “Në këtë libër raportohet për mossinqeritet dhe abuzime nga ana e Ministrisë shqiptare të Arsimit ndaj procesit të Bolonjës”, -deklaroi Dritan Nelaj.
    Në të vërtetë, në Librin e Zi të Bolonjës, i cili u shti në dorë nga gazeta, pas shkuarjes në Bergen, nuk kishte asgjë për Shqipërinë. Sepse vendi ynë nuk ishte pjesë e sondazhit, në bazë të të cilit ishte hartuar ai. Libri ishte publikuar në bazë të raportimeve të qeverive studentore nga çdo vend, por raportimi i asaj shqiptare mungonte, ngaqë Qeveria Studentore Shqiptare ende nuk është anëtare e ESIB-it, fakt që vërtetohet po të kërkosh në faqen e internetit që ka ESIB-i (www.esib.org). Në këtë faqe gjendet e publikuar edhe lista e anëtarëve, mes të cilëve nuk gjendet ndonjë qeveri studentore shqiptare.
    I njohur me këto fakte, Nelaj sqaroi për gazetën se “Libri i ZI u prezantua nga përfaqësuesit e ESIB-it, duke ilustruar edhe referencat, të cilat ishin përdorur për të arritur në ato konkluzione dhe gjithashtu alarme për të ardhmen, ku ndër ilustrimet ishte edhe Shqipëria. Aty u përmend edhe çështja e rritjes së tarifave të shkollimit, në kuadër të procesit të Bolonjës në Slloveni, i cili shfaqi shqetësim tek të gjithë të pranishmit. Ndërkohë qe edhe rasti shqiptar është më i freskët, por nuk mund te reflektohej te ky material, sepse ka vetëm tri javë që është bërë propozimi i rektorëve për rritjen e tarifës së shkollimit, ndërsa Libri i Zi është strukturuar në prill”.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    ndjehem i zhgenjyer.................

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kampionati Gjerman, Sezoni 2008/09
    Nga Altin1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 315
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 13:09
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare
    Nga ex-x në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •