Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Shtypi Italian: "Liderat e Kosovës e Maqedonisë, lidhje me Bin Laden"

    GAZETA ITALIANE «CORRIERE DELLA SERA»:


    AKUZA LIDERËVE KOSOVARË

    “JANË TË LIDHUR ME BIN LADEN-IN”



    Një dosje që bën të dridhet Ballkani. Shkrimi i autorit Francesco Battistini bazohet në një raport-dossie 500 faqesh, me titull “Atentatorët” të një agJenti të shërbimeve sekrete maqedono-shqiptare, i cili, siç thuhet pas katër vjet përgjimesh të telefonave dhe mbledhjes së fakteve, të gjitha ia ka dorëzuar OKB-së dhe policive ndërkombëtare në Prishtinë, përfshirë edhe atë italiane. Në raport akuzohet lidershipi i Kosovës, me dyshime edhe në rrethin e Rugovës, që gjatë luftës ishin të përmbajtur e të ndihmuar nga amerikanët, se në të kaluarën kanë pasur marrëdhënie të rrezikshme, nëse jo raporte intime me Al Qaedën. Duke pasur parasysh edhe faktin se dosja 500 faqesh është përgatitur nga një agjent i shërbimeve maqedonaso-shqipatre (?), del në pah dhe vërtetohet gjithçka që thuhej për implikimin e Qeverisë së Tiranës të drejtuar nga Fatos Nano, në qarqet komunisto-shovenisto-sllavo-orthodokse, për të minuar historinë tone të re dhe aspiratat tona kombëtare - të drejta dhe të natyrshme. Lidhje të krijuara nga Arbër Xhaferi?!





    Milano, 12 maj 2005 (Engjëll KOLIQI)

    Gazeta e përditshme e Milanos «Corriere della Sera”, e cila është gazeta me tirazhin më të madh në Itali, me rreth një milion kopje në ditë, dje ka botuar një artikull, me akuza drejtuar liderëve shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoni, për lidhje të ngushta dhe bashkëpunim me organizatën terroriste “Al Qaeda”, të drejtuar nga Osama Bin Laden. Nuk deshta të shkruaj dje, pa kontaktuar me redaksinë e gazetës dhe me autorin e shkrimit Francesco Battistini, të cilin e njoh që nga lufta e Kosovës. Sot shkova të protestoj në redaksi për këtë shkrim, por vetë autori më tha se nuk janë gjëra të shpikura nga ai, as të dala nga shërbimet e Beogradit, siç ishte zakon në të kaluarën, por janë aurgumente që OKB-së ia ka dorëzuar një agjent i shërbimeve sekrete të Maqedonisë e të Shqipërisë (shqiptar, apo më mire të themi shqipfolës), mu në kohën kur mbarë diplomacia botërore dhe qendrat e vendosjes e kanë përqëndruar vëmendjen në Kosovë, respektivisht në përmbushjen e standardeve të parashtruara nga bashkësia ndërkombëtare dhe në fillimin e shqyrtimit të të gjitha zhvillimeve dhe rrethanave, për të vendosur për statusin përfundimtar të vendit tonë.

    E keqja më e madhe të vjen nga vetëveti, apo sa mund t’i bësh keq vetit nuk mund të ta bëjë mbarë bota – thonë urtësitë tona popullore. Ja pra, edhe në këtë rast, nga të ashtuquajtur shqiptarë dorëzojnë dosje e raporte, nga më të ndryshmet, për ta bindur botën se në Kosovë vepron krimi i organizuar, duke shkuar aq larg, deri në “lidhjet” me Bin Laden-in dhe pse?!... Vetëm e vetëm të vëjnë njolla të zeza në hartën historike të Kosovës, mu në kohën kur duhet të fillojë historia e vërtetë e këtij vendi si shtet Sovran dhe i pavarur. Duke pasur parasysh edhe faktin se dosja 500 faqesh është përgatitur nga një agjent i shërbimeve maqedonaso-shqipatre, del në pah dhe vërtetohet gjithçka që thuhej për implikimin e Qeverisë së Tiranës të drejtuar nga Fatos Nano, në qarqet komunisto-shovenisto-sllavo-orthodokse, për të minuar historinë tone të re dhe aspiratat tona kombëtare - të drejta dhe të natyrshme.

    Ja si fillon artikulli i Francesco Battistini-t, i botuar në “Corriere della Sera” të datës 11 maj 2005, në faqen 12, në rubrikën “esteri” (lajme të jashtme apo nga bota): «Tetor 2001, dy zëra në telefon. Arabë që jetojnë në Kosovë: “Kemi nevojë për stinger kundër aeroplanëve dhe helikopterëve amerikanë” thotë njëri. “Po, shumë copë” pajtohet tjetri. Sërish i pari: “I paguajmë 5 mijë marka”. E mbyll i dyti: “Të dërgohen shpejt, në rregull. Nëse Amerika dhe NATO sulmojnë Afganistanin, ne sulmojmë bazat amerikane aty ku nuk e presin: në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri dhe në Bosnje…”»

    Artikulli i Battistini-t vazhdon, më sa vijon: «Sekrete e gënjeshtra. Një dosje bën të dridhet Ballkani. 500 faqe, sigla (shenja) në kodin 2005/02/Qoftë edhe titulli “Atentatorët”. Autori, një njeri i shërbimeve (maqedonase? shqiptare?) që mbasi ka mbledhur për katër vjet përgjime, emra e shifra, i ka dorëzuar të gjitha në OKB dhe në policitë ndërkombëtare në Prishtinë (përfshirë edhe atë italiane), për të demonstruar një gjë: një pjesë e mirë e lidershipit që po e drejton Kosovën drejt pavarësisë, në praktikë udhëheqësit e UÇK-së, që në luftën e 1999-ës ishin të përmbajtur nga amerikanët, në të kaluarën ka pasur marrëdhënie të rrezikshme, nëse jo raporte intime me Al Kaidën. Raporti helmues i nxjerrë nga “Koha Ditore” (gazetë e shqiptarit Veton Surroi, ish kandidat për Presidencën kosovare), ka shkaktuar një tërmet të vogël politik. Në shënjestër janë një i afërt dhe një bashkëpunëtor i Hashim Thaçit, shefit historik të UÇK-së, që ishte financuar nga administrata e Clinton-it, të lidhur me “organizatat arabe të pranishme në Çeçeni dhe në Afganistan”. Një kapitull rrëshqet shumë në largësi, edhe në rrethin e Ibrahim Rugovës, president aktual. Por, nishani i madh është Arbër Xhaferi, ideolog i luftës në Millosheviqin, për “misionet humanitare” të tija të nëntorit 2001: “Në Pakistan, në Afganistan e në Arabi – lexohet në dosje – kishte takuar në të vërtetë Abu Khattab, bashkëpunëtorin e ngushtë të Bin Laden-it, e Timur Nimuc, përgjegjës i shërbimeve saudite”, por para 11 shtatorit u kishte kërkuar ndihmë dy miqëve në Zagreb, për të kontaktuar rrjetin e Al Kaidës në Ballkan dhe për të organizuar Ana-n, një sigël që pas ’99-ës tentonte ta eksportonte guerriljën shqiptare jashtë kufinjëve të Kosovës».

    Pas përshkrimeve të këtyre fakteve nga dosja misterioze e agjentit shqiptar (?), të nxjerrë në dritë nga “Koha Ditore” e Veton Surroit, i cili në opozitë me PDK-në e Thaçit, kanë përgatitur edhe një raport akuzë për “krim të organizuar” nga ministra të Qeverisë së Kosovës, Francesco Battistini në artikullin e djeshëm në “Corriere della Sera” vazhdon: «Të vërteta apo shaka romanciere? Këto zbulime kanë të bëjnë me luftën në vazhdim për pushtet në Prishtinë (dy muaj më parë bomba kundër Rugovës), por sërish paraqesin dyshime të vjetra. Për t’i lidhur këto rrjete miqësishë shpërthyese (eksplozive), thotë raporti ultramyslimanët e organizatës Takfir dhe një personazh: Lionel Dumont, ish parashtutist francez i konvertuar në Islam, ushtrues i muxhahedinëve në Bosnje, i arrestuar në Sarajevë e pastaj i arratisur në mënyrë misterioze e i ndjekur në Malejzi, në Britani të Madhe, në Gjermani, në Belgjikë, në Emilia Romagna (në Casalecchio di Reno - afër Bolonjës, në Itali) dhe ende në Ballkan, më në fund i kapur dhe i burgosur për vjedhje në Francë. “Ishte Dumont ai që i instruktonte dhe ushtronte njerëzit e Xhaferit”, thotë dosja. “Dhe është vetëm ai që mund ta tregojë historinë sekrete të luftës në Kosovë”».

    Me këto fjali përfundon artikulli i djeshëm i Battistinit në Corriere della Sera, artikull ky që sjell shumë dyshime në historinë tonë të re. Por një gjë hetohet qartë: Arbër Xhaferi edhe sot e kësaj dite mba lidhje të ngushta me klanet qosiqo-thaço-surroiste, duke shpikur çdo ditë diçka kundër Presidentit Rugova dhe kundër të vërtetave dhe të drejtave tona në historinë e re, në këtë kohë kur po vendoset fati i Kosovës dhe i popullit të saj. Aleanca e atyre klaneve assesi të pajtohet me qëndrimin e tyre në opozitë, sepse kushedi çfarë mund t’u kenë premtuar “aleatëve ndërkombëtarë” në Afganistan, në Pakistan, në Arabinë Saudite….. mbase u kanë premtuar atyre dhe Lionel Dumont-it se ata do ta drejtojnë Kosovën dhe do ta mundësojnë “rrëshqitjen” e saj jashtë Europës e drejt në kthetrat e tyre?!...... Ja pse mu “Koha Ditore”, pjellë sorosiane, bashkë me agjencinë beogradase të lajmeve “Beta” e me shumë media të tjera antishqiptare, kujdestaron të nxjerr në dritë dosje të tilla, që gjithnjë turbullojnë hapsirat e qiellit tonë dhe shkaktojnë tërmete shumë skandaloze politike në trojet shqiptare!!! Ja përse ato klane nuk duan të marrin pjesë, as në ceremoninë e Lumturimit të Nënës Tereze, as më varrimin e mikut të madh të shqiptarëve Papës Gjon Pali II…. E tash na publikojnë edhe dosje që dëmtojnë rëndë aspiratat tona kombëtare.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Eshte pak si e veshtire qe te besohet se vetem nje agjent ka bere 500 faqe te dhena mbi lidhjet me al-kaiden ,pasi te pergjosh keta njerez duhet nje autorizim dhe nje urdher nga zyra e agjentit per te cilen punon pastaj ai relazionin ja con qendres qe e ka ne pune dhe jo ta coj ne xhiro neper bote, dhe tjetra eshte se per te pregatitur nje material te tille voluminoz dhe perciz ne regjistrime duhet nje axhensi spiunazhi dhe jo nje person i vetem ,prandaj nuk mendoj se esht pun e ndonje individi por nje axhensie si UDB-ja apo dikush tjeter, megjithate ata qe merren me kete pune din ta ndajn shapin nga shqeri, dhe ne.qe.se eshte e vertet pak rendesi ka momenti kur e nxjerin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Kosovari_78_Ca
    GAZETA ITALIANE «CORRIERE DELLA SERA»:


    AKUZA LIDERËVE KOSOVARË

    “JANË TË LIDHUR ME BIN LADEN-IN”.
    İtalijanet le ti shikojn teroristet e tyre,mafijat se çka po bejen,mos ti rroke zori per shqipetaret.....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking hahahahaha

    kam degjuar rrena sa te dush po kete rrene se ha njeri.
    looooooooooool.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    rren e madhe e kulluar

    shoku episodestory , thon qe ka burr mi burr. por tash e kuptoj qe paska edhe rren mbi rren
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •