Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Që të dukeni më bukur

    Sytë magjik, sytë janë pasqyrim i shpirtit, pasqyrë ku mund të lexohët gjëndja shpirtërore e fizike e njëriut, por edhe pjesë e rëndësishme e bukurisë tuaj, prandaj kujdesuni për sytë tuaj.

    Gëzimi dhe dëshprimi, entuziazmi dhe indiferenca, dashuria dhe urretja shprehen në sytë tanë. Goja mund të heshtë, por sytë flasin ndonjëherë më qartë, më sinqerisht dhe më bindshëm se cilado fjalë a fjali e thënë.
    Sytë janë arma më e vleshme e femrës. Bukurinë e syve dhe pamjen e tyre mund ta prishin rrudhat e imëta rreth syve, të cilat lajmërohen rreth këndit të jashtëm të syve. Këto rrudha mund të lajmërohen edhe në moshën rinore. Në fillim nuk duken shumë, por me kalimin e kohës, bëhen edhe më të thella dhe i japin pamjen e vjetër fytyrës.

    Rrudhat lajmërohen edhe te personat të cilët vazhdimisht bëjnë grimasa të pa nevojshme ose edhe që qëndrojnë më gjatë në diell. Bukuria e syve gjithsesi varet nga shëndeti në përgjithësi. Nga funksionimi i vetë syve. Ndriçuëshmëria e pamjaftueshme dhe e tepërt gjatë leximit dhe punës, qëndrimi i gjatë pranë ekranit, duhani dhe qëndrimi në ambiente të tymosura një kohë të gjatë, sigurisht nuk do të ndikojnë mirë në bukurinë e syve tuaj. Për të pasur një ndikim sa më pozitiv në sytë tuaj duhet të liroheni nga grimi, të pushoni ose të shëtisni në ajër të pastër dhe me gjelbërim.

    Masazha rreth syve nuk propozohet. Por me lëvizje të lehta me mollëza të gishtave në këtë regjion ndikon si një masazh i mirëseardhur. Papastërtinë në këtë regjion e largojmë me qumështin kozmetik, vajrat speciale ose tamponët me lëngje të lagura më pare.

    Në mungesë të këtyre mjeteve përdoreni kamomilën e vakët. Nuk është e vërtetë se vetëm sytë e mëdhenj janë të bukur, ose vetëm me ngjyrë të caktuar kanë bukurinë, e tjerat më pak. Në të kundërtën, për bukurinë e syve nuk mund të bëjmë fjalë për kombinimin e ngjyrës dhe formës së vetullave, qerpikëve, kapakëve të syve me grimimn e përshtatshëm do të lërë përshtypje të mire dhe të bukur e më shumë do t’i ndihmojë edhe ndjenja e kënaqësisë dhe qetësisë shpirtëpore që duhet të keni.

    Nga: Liman Ahmeti - mjek
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Rrudhat lajmërohen edhe te personat të cilët vazhdimisht bëjnë grimasa të pa nevojshme...
    Po per rudhat ne ball dhe midis vetullave thot gje ky doktori? Une sidomos kur jam ne mesim dhe eshte mesusi/sja duke shpjeguar e rudhos ballin. i bie qe e bej kete gje tepakten 5 ore ne dite. Nje keshill shume te filozofuar qe me kan dhen eshte qe mos ta rudhos ballin kur degjoj me vemendje (lol ky po qe eshte keshill)...por nuk di ca te bej, ta kem mendjen tek cfar thot mesusi apo ta kem mendjen tek balli? ehhh cme gjeti do filloj te behem merak dhe per rudhat qe ne kete mosh!

  3. #3
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    Alda mos e vri fare mendjen se njeriu nje here lind edhe nje here vdes.
    Mos e mbaj mendjen atie se do plakesh me shpejte se c`mendon.!
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  4. #4
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Citim Postuar më parë nga FierAlda143
    Po per rudhat ne ball dhe midis vetullave thot gje ky doktori? Une sidomos kur jam ne mesim dhe eshte mesusi/sja duke shpjeguar e rudhos ballin. i bie qe e bej kete gje tepakten 5 ore ne dite. Nje keshill shume te filozofuar qe me kan dhen eshte qe mos ta rudhos ballin kur degjoj me vemendje (lol ky po qe eshte keshill)...por nuk di ca te bej, ta kem mendjen tek cfar thot mesusi apo ta kem mendjen tek balli? ehhh cme gjeti do filloj te behem merak dhe per rudhat qe ne kete mosh!
    Ka dallim midis rrudhave te ekspresionit (rrudha natyrale qe shfaqen gjate shprehjes se nje emocioni, kur qesh, gjate perqendrimit) dhe atyre te moshes (te formuara me kalimin e viteve nga faktore te jashtem si lodhja, duhani, keqperdorimi i kremrave etj). Tek keto te parat (te ekspresionit) ka te beje shume niveli i plasticitetit te fytyres.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rebele : 21-05-2005 më 19:32

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Mos e mbaj mendjen atie se do plakesh me shpejte se c`mendon.!
    ke te drejt

    Ka dallim midis rrudhave te ekspresionit (rrudha natyrale qe shfaqen gjate shprehjes se nje emocioni, kur qesh, gjate perqendrimit) dhe atyre te moshes (te formuara me kalimin e viteve nga faktore te jashtem si lodhja, duhani, keqperdorimi i kremrave etj). Tek keto te parat (te ekspresionit) ka te beje shume niveli i plasticitetit te fytyres.
    Paskam shume plasticitet une mesa duket. Megjithate nje njeri qe ben shume ekspresione ne fytyre eshte e llogjikshme qe do ti shfaqen rrudhat me shpejt se nje tjetri qe nuk ngre shume vetullen ose rudhos ballin etc.

Tema të Ngjashme

  1. Bie mbështetja e Ramës në elektoratin socialist
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •