shekulli
-------
Rrėfimi i peshkatarit Hysni Xhemali: U dorėzova kur tregtari italian mė ofroi Benz-in, prodhim i vitit 2000
Peshkatari kėmben breshkėn 8 kv me njė Benz
Sarandė, breshka gjigante me peshė 8 kuintal del nė ujėrat e Butrintit dhe pėrfundon nė Romė
Th.Nika
SARANDE- Njė breshkė gjigante me peshė 8 kuintal, ka rėnė nė rrjetėn e njė peshkatari nga Saranda, i cili ndoshta pa e ditur rėndėsinė e njė specieje tė tillė ia ka dhėnė atė njė shtetasi italian duke marrė nė kėmbim njė Benz Mercedes, prodhim i vitit 2000. Hysni Xhemali quhet peshkatari qė kapi gjahun e pazakontė nė mėngjesin e djeshėm. Ai e kishte hedhur rrjetėn nė mbrėmjen e dy ditėve mė parė nė vendin e quajtur Buka e Vivarit dhe nė mėngjes e ka patur tė pamundur qė ta tėrheqė atė pėr ta nxjerrė nga thellėsitė. Lajmi se njė gjah i jashtėzakonshėm kishtė rėnė nė rrjetėn e peshkatarit Xhemali ka bėrė qė rreth saj tė mblidhen gjithė peshkatarėt e tjerė tė Rrėzės sė Vivarit. Breshka e stėrmadhe ėshtė nxjerrė nga uji falė ndihmės sė njė skrepisti.
Peshkatari Hysni Xhemali, me pėrvojė 10-vjeēare nė peshkim, ka parė hijen e zezė tė kafshės sė ujit tė mbėshtjellė nė rrjetėn e hedhur prej tij dhe ka kėrkuar ndihmėn e kolegėve dhe tė tė njohurve. Mendohet qė breshka gjigante ka rėnė nė pritė, ndėrsa ajo ėshtė pėrpjekur tė kalojė nė ujėrat e Butrintit atje ku deti takon me liqenin me tė njėjtin emėr, i njohur pėr pasuri tė pafund speciesh. Kur breshka e stėrmadhe u nxorr nė breg e u peshua, ajo rezultoi 8 kuintalė. Peshkatari Hysni Xhemali tha se njė tregtar italian peshku i kishte propozuar ta shiste breshkėn, por ai s'pranoi tė bėnte pazar. Ai vendosi ta jepte atė vetėm kur tregtari i ofroi njė benz mercedes dhe me nė fund breshka u dėrgua nė njė kopsht zoologjik nė Romė.
Peshkatarėt e zonės thonė se prej kohėsh kanė parė tė qarkullojnė breshka tė tipit kareta-kareta, shumė tė njohura pėr trupin e tyre masiv dhe tė preferuara nga turistėt.
Tregtari italian
Sensacioni i kapjes sė njė breshke tė tillė nė ujėrat e Jonit ka nxitur lakminė e tregtarit italian tė peshkut Stefano Razoti, qė ndodhej nė Sarandė. Ai ka shfaqur interes tė jashtėzakonshėm pėr breshkėn e stermadhe, e shfaqur befas. Xhemali thotė se fillimisht nuk ka pranuar ofertėn e italianit nė tė holla, por kur ai i ofroi kėmbimin e breshkės me Benzin e tij, prodhim i vitit 2000, peshkatari u dorėzua. Kėshtu, breshka e stėrmadhe, e veēantė nė llojin e saj ėshtė transportuar me mjete e rrugė detare drejt Romės, ku mendohet se tregtari italian do bėjė biznes tė fuqishėm, duke ua shitur atė kopshteve tė famshėm zoologjikė tė Romės.
Reagimi
Specialisti: Ishte njė breshkė e rrallė oqeanesh
Kembimi i breshkės me njė Benz ka shkaktuar reagimin e drejtorit tė Muzeut te Shkencave Natyrore, Idriz Haxhiu. Drejtori Haxhiu ėshtė shprehur pėr agjencinė Reuters se ka shpėtuar vetė 450 breshka, sipas njė programi tė mbėshtetur nga UNDP-ja. Haxhiu, duke folur per agjencine e lajmeve Reuters nga plazhi i Patokut, nė veri tė Shqipėrise, tha se breshka gjigante duhej tė ishte e llojit "dermochelys coriacea" ose ndryshe breshkė deti. "Ėshtė njė breshkė shumė e rrallė oqeanesh dhe do tė ishte njė gjė fantastike pėr Shqipėrinė",- ėshtė shprehur Haxhiu. "Breshka e vetme e kėtij lloji, e gjetur nė Shqipėri peshonte 820 kilogramė",- ka shtuar ai. Breshka e deti ėshtė mė e madhja e tė gjitha specieve, me gjatėsi dhe gjerėsi rreth dy metra. E preferuar mė shumė pėr vezėt sesa pėr mishin, ajo ėshtė pėrfshirė nė listėn e specieve mė tė rrezikuara. Breshka tė tilla mbrohen nga Konventa Pėr Tregtinė e Brendshme tė Specieve tė Rrezikuara, qė ėshtė nėnshkruar nga Shqipėria dhe Italia. Haxhiu tha se breshka, e gjetur nga peshkatari, ishte drejtuar pėr nė ujėrat e ėmbla tė lagunės pėrreth rrėnojave tė qytetit greko-romak te Butrintit.
26/05/2005
Krijoni Kontakt