Gjendja ekliptike


Politikanėt e Luginės nė vend qė tė kenė kokėn nė Kosovė e bishtin nė Beograd, ata e bėjnė tė kundėrtėn. Kosova ju duhet vetėm kur janė nė zorė, ndėrsa Beogradi pėr pėrfitime tė tyre personale

Fehmi Ramadani

Kurrė mė parė si deri mė tani, Lugina e Preshevės nuk ka qenė nė njė gjendje tė rėndė politike dhe ekonomike. Situata e tanishme mund tė karakterizohet, si njė gjendje ekliptike (nxėnia e diellit nga hėna), pa pėrparim e avancim tė ēėshtjes kombėtare nė kėtė rajon tė populluar me mbi 90 pėr qind shqiptar.

Tanimė, shkaqet janė tė njohura. Pėr shkak tė nivelit tė ultė tė organizimit politik, mosefikasitetit tė tyre, mbrojtjen e interesave personale e grupore, korrupsionit, vetėdijes jo tė mjaftueshme politike dhe kombėtare, etj.

Duke mos u futur mė thellė nė analizė pėr ta elaboruar situatėn politike, qė nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Konēulit nė vitin 2001 e deri mė sot mund tė thuhet se politikanėt e Luginės sė Preshevės nuk kanė treguar ndonjė rezultat tė duhur pėr ta arsyetuar veten se ēfarė pėrfaqėsojnė nė tė vėrtet ata. “Backgroundi” i tyre politik ėshtė shumė i varfėr nė krahasim me problemet e pazgjidhura qė janė evidente nė kėtė rajon. Edhe pse nga pėrfundimi i luftės ėshtė shtuar numri i partive politike dhe liderėve politik, pėrpjektet e tyre pėr ta ndryshuar gjendjen e tanishme nuk kanė dhėnė rezultate. Nuk ka ndryshuar strategjia e veprimit tė tyre. Pritja se dikush do t’i zgjidh problemet e tyre ėshtė njė politikė shterpe dhe e njohur. Diagrami i tyre politik ka lėvizur me kokė te poshtė, e asesi t’i ēojnė proceset pėrpara.

DEMAGOGJIA

Falė luftės sė UĒPMB-sė dhe bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė arritur tė formohet e ashtuquajtura “Polici multietnike” pėr tri komunat, si Preshevė Bujanoc dhe Medvegjė. Kėtė polici e pėrbėjnė njerėz qė kanė kontribuar mė sė paku pėr tė. Ndėrsa, sa i pėrket sigurisė sė rajonit, pas ēmobilizimit tė UĒPMB-sė, kėto treva janė militarizuar me forca tė shumta ushtarake dhe policore. Siguria pėr popullatėn shqiptare ėshtė nė nivelin zero. Kėtė e dėshmoi edhe njėherė rasti i vrasjes sė fėmiut 16 vjeēar Dashnim Hajrullahut nga Rahovica, i cili u vra nga forcat serbe nė Miratoc vetėm pse deshi qė tė shkonte te e ėma e tij nė Vaksincė tė Kumanovės. Kėto janė ato forca tė cilėt bėnėn kėrdi nėpėr Kosovė. Kur vriten fėmijėt, atėherė ēfarė do tė bėhet me tė tjerėt? Ēfarė ėshtė siguria e mbi 100.000 shqiptarėve qė jetojnė nė kėtė rajon? Kush garanton pėr sigurinė e tyre? E tė mos flasim pėr avancimin e tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve.

Tanimė edhe botėrisht dihet se nuk ėshtė arritur asgjė kruciale. Nuk ėshtė punuar nė drejtim tė zgjidhjes sė problemeve sipas Marrėveshjes sė Konēulit, tė nėnshkruar midis faktorit ushtarak e politik tė Luginės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare. Ēėshtja e ndėrkombėtarizimit tė problemeve nė rajon, sikur ka hasur nė vesh tė shurdhėr. Premtimet e politikanėve tė Luginės se problemet do t’i zgjidhin njė nga njė sė bashku me Qeverinė e Beogradit, pėrkatėsisht me Trupin Koordinues, tė formuar enkas pėr kėto tri komuna paraqesin llojin e njė demagogjie tė veēantė e tė paparė deri mė tani. Problemet, si amnestia pėr tė gjithė pjesėtarėt e UĒPMB-sė, kthimi i qytetarėve nėpėr vendbanimet e tyre, lėvizja e lirė e qytetarėve dhe kapitalit, simbolet kombėtare, shkollimi nė gjuhėn amtare, decentralizimi i pushtetit lokal, investimet nė ekonomi dhe nė infrastrukturė etj.; kanė hasur nė pengesė nga Qeveria e Beogradit dhe kanė mbetur vetėm dėshirė e politikanėve shqiptarė. Tė gjitha kėto tė drejta qė nga koha e Milosheviqit ishin tė mohuara, ndėrsa tani Qeveria e Beogradit ėshtė duke i trajtuar vetėm nė formė selektive e kėtė punė e bėnė jo pėr shqiptarėt, por pėr propagandė tė opinionit dhe arritjen e poenave politik para bashkėsisė ndėrkombėtare.

Politika e diskriminimit dhe pėrjashtimit tė shqiptarėve nga kėto tė drejta, por edhe nga e drejta e ligjit tė Zotit, pėr tė jetuar dhe nga e drejta e vetėpėrcaktimit dhe bashkimit kombėtar ėshtė ende nė agjendėn e Qeverisė sė Beogradit. Nė njėrėn anė kjo bėhet nga Qeveria e ashtuquajtur “demokratike” e Beogradit, por pėr fat tė keq nė anėn tjetėr njė kontribut tė ēmuar ėshtė duke i dhėnė edhe njė pjesė e politikanėve tė Luginės.

Mediokriteti i tyre politik shkon aq larg sa qė kur ata vizitojnė nganjėherė Kosovėn dhe takohen me lidershipin kosovarė dhe njerėzit me ndikim tė madh politik, e qė janė nga ky rajon, ata deklarojnė se ėshtė lehtė tė flasėsh nė Prishtinė. Mirėpo, realiteti ėshtė ndryshe, sepse po tė mos ishte lidershipi kosovarė dhe ai i Luginės, sidomos ata qė jetojnė dhe veprojnė nė Kosovė, vaj halli pėr ta dhe popullin e saj. Kjo tė pėrkujton, sikur t’i thuhet presidentit Amerikan z.Xh.W.Bush se pse ai nuk qėndron nė Irak dhe tė luftojė terrorizmin sė bashku me ushtarėt amerikanė? Ēfarė do t’u pėrgjigjej presidenti Bush ushtarėve amerikanė ? Pėrgjigja ėshtė shumė e thjesht. Ju bėni punėn tuaj, e unė bėjė punėn time pėr Amerikėn. Politikanėt e Luginės nė vend qė tė kenė kokėn nė Kosovė e bishtin nė Beograd, ata e bėjnė tė kundėrtėn. Kosova ju duhet vetėm kur janė nė zorė, ndėrsa Beogradi pėr pėrfitime tė tyre personale.

KĖSHILLI KOMBĖTAR

Dėshminė mė tė mirė kėta politikanė e kanė dhėnė, sidomos me iniciativėn e formimit tė Kėshillit Kombėtar shqiptar pėr Luginėn e Preshevės. Por, jo vetėm kaq ata janė pjesė e sabotimit tė tij. Derisa serbėt e Kosovės, Kroacisė, Rumanisė, etj kanė formuar kėshillat e tyre nacionale, tė cilėt i artikulojnė interesat e tyre kombėtare, kėtė gjė nuk mund dhe dėshirojnė ta bėjnė politikanėt e Luginės.

Shtrohet pyetja nė dobi tė kujt bėhet kjo politikė? Dihet, mirėfilli se mė sė paku nė dobi tė popullit tė shumė vuajtur tė kėsaj ane. Pėrpjektet e tyre pėr tė bėrė diē mė shumė kanė dėshtuar plotėsisht, jo pėr ndonjė shkak tjetėr, por vetėm pėr faktin se nuk janė tė zot t’i dalin pėrballė zgjidhjes sė problemeve tė shqiptarėve tė kėtij rajoni.

Demagogjia e tyre politike dhe e rrejshme ka arritur kulminacionin, sidomos gjatė vrasjes sė Dashnimit, me ērast Kuvendi Komunal i Preshevės kishte aprovuar disa pika tė cilat duhet tė pėrmbushen nga Qeveria e Beogradit dhe bashkėsia ndėrkombėtare. Mirėpo, edhe kėsaj rradhe u pa qartė se kjo ishte njė mashtrim dhe asgjė tjetėr. Pasojat e kėsaj politike mė sė shumti ėshtė duke i ndier populli nė kurriz tė vetė. Tė vritet fėmiu 16 vjeēar pa asnjė preteks, tė burgosen ish-pjesėtarėt e UĒPMB-sė nė pikė tė ditės, tė bastisen familjet shqiptare, tė mbahet nėn presion tė vazhdueshėm popullata nga xhandarmėria dhe policia serbe, tė bėhet propagandė e parreshtur pėr kinse terroristėt dhe ekstremistėt shqiptarė, e tė mos ndėrmirret asgjė nga faktori politik vendor ėshtė njė papėrgjegjshmėri e lartė politike dhe kombėtare. Ėshtė njė papėrgjegjshmėri ndaj popullit tė vet, vullnetit tė tij dhe votės tė cilėn ata kanė marrė besimin. Ēka mendojnė ata, kush do t’i mbrojė interesat e kėtij vendi dhe populli?

Mirėpo, kohėn e fundit njė gjė ėshtė shumė pozitive, populli i Luginės sė Preshevės ka filluar ta kuptojė drejt realitetin e krijuar. Nė zgjedhjet e fundit tregoi njė pjekuri politike duke mos ua dhėnė besimin e plotė asnjė partie politike. Ky mesazh tregon qartė se ai ėshtė lodhur nga mashtrimi dhe demagogjia e liderėve tė tyre. Po ashtu, njė pjesė e madhe e tyre nuk kishte dalur nė votime, kishte abstenuar nga fakti i moskėnaqėsisė ndaj tyre. Popullata e Luginės sė Preshevės, ėshtė nė kėrkim tė njė lidershipi tė ri, i cili do tė dalė zot problemeve tė grumbulluara me dekada nėn pushtetin okupues tė Beogradit. Njėherė e pėrgjithmonė do t’i zgjedhin ata qė dinė, kanė guximin intelektual e kombėtar qė tė prijnė mirė e mbarė. Ata tė punojnė sipas vullnetit tė tyre politik tė shprehur nė referendumin e vitit 1992, tė luftės heroike tė UĒPMB-sė dhe tė cilėt do tė ēojnė deri nė fund amanetit e dėshmorėve tė kombit pėr vetėpėrcaktim dhe bashkim kombėtar.